Mendime
Arbana Xharra: “Patriotët” dhe plazmat e Serbisë
E hene, 27.10.2014, 07:22 PM
“Patriotët” dhe plazmat e Serbisë
Nga Arbana Xharra
Viteve të fundit edhe pse janë shtuar prodhimet gjermane në tregun izraelit, shumica e hebrenjve refuzojnë të blejnë prodhimet e tyre. Pas aq shumë dekadash? Ka të bëjë kjo me ksenofobinë, racizmin? “Jo, jo shkruan Dr. Michael Federman, presidenti i Dhomës izraelito-gjermane për Industri dhe Tregti dhe shpjegon: “Nuk ka aspak kjo të bëjë me aversionin e gjeneratave të reja ndaj gjermanëve të sotëm. Pas LDB-së një gjë e tillë ishte krejt normale. Nuk ia ndihmon ekonominë një vendi që të ka shkatërruar deri në aortë”. Ndërkohë, sipas tij, shumica e izraelitëve të sotëm e kanë bërë kulturë, parim që mos blejnë prodhime gjermane, sepse thonë, e para: “Jemi në treg të lirë, secili ka të drejtë të blejë çfarë dëshiron e prej kujt jo”, shpjegon Federman qasjen hebre ndaj prodhimeve gjermane edhe pas kaq shumë dekadash.
E për
patriotizmin false të shqiptarëve, flasin si askush më mirë, raportet ekonomike
të këmbimeve tregtare me Serbinë. Hiç më pak se 3 miliardë euro i kanë shkuar
Serbisë para kesh nga Kosova, që nga viti 2002. Një hulumtim disaditor i
gazetës “Zëri” ka nxjerrë në detaje
shumat marramendëse, emra dhe mbiemra të importuesve, kompanive të mëdha e të
vogla, përmes të cilëve
Disa prej të cilëve në 1999 nisën biznesin me ndihmën e oligarkut të madh transballkanik, Mirosllav Mishkoviq, i cili që nga koha e sundimit të Slobodan Millosheviqit gëzonte privilegje shtetërore për të zgjeruar perandorinë e tij ekonomike në Ballkan. Kështu një numër biznesmenësh shqiptarë, duke shfrytëzuar miqësinë e paraluftës, lehtësisht vazhduan kontaktet për të bërë biznes legal dhe ilegal edhe pasluftës.
Për një
dekade e gjysmë, shteti i Kosovës ka arritur të jetë i varur ekonomikisht nga