Mendime
Dedë Preqi: Zgjedhjet, opsion i padëshiruar
E premte, 31.10.2014, 09:01 PM
ZGJEDHJET- OPSION I PA DËSHIRUAR,
Nga Dedë Preqi
Kriza politike që e ka vërshuar shtetin e Kosovës, nuk është vetëm një ngërq politik, por një kompleks kozmopolit, të cilin ky vend nuk e ka imagjinuar. Mendimet tona shpesh herë, duke rikujtuar të kaluarën e humbin qëndrimin, dhe kjo e sotmja në këto rrethana ia shtojnë barrën e panevojshme, dhe jo vetëm e dëmshme por dhe e turpshme për liderët shtetëror. Përgjegjësia i takon të gjithve, por përgjegjësia më e madhe i takon partisë në pushtet, gjegjësisht PDK-së, në krye me z.Thaqi. Atëherë, thirrja e emrava nuk do të thotë të shëndërrohen në parada dënimi, por të bëhët rrugë-lëshimi, apo hapja e rrugëve për formimin e Institucioneve të reja, që të udhëheqët me fronte tjera partiake, të cilat kanë vizione më të qarta, për sanimin e gjendjes dhe funksionin e ligjeve shtetërore.
Shkalla e krizës institucionale dhe politike në Kosovë, po shtrihet edhe më gjerë, kjo do të thotë se partia në pushtet nuk ka se çka të pres, sepse nuk e ka vendin më në ato kulltuqe të buta, por të provojë forcat e veta në opozitë, e cila do ti kishte bë mirë dhe do të ishte më e shëndetshme për të, sepse për dy mandatet e kaluara ka bërë „mjaftë“ e cila e lavdëron vetëvetën, por për fat të keq , Kosova në këtë stad po e humb trëndin e vet pozitiv.
Është një ndjenjë e pakëndshme për ata që janë mësuar në pushtet të udhëheqin si dëshiruan vet, por fati i popullit dhe shteti është më i vlershëm se pushteti i tyre i korruptuar. Prandaj, Kosovës i duhet zgjidhje dhe jo zgjedhje, por ky veprim i së tashmës i forcave politike në këtë rast, as për së largu nuk disponojnë forcën e saj, intensitetin e veprimit, i cili do të mund të hidhte dritë të mjaftueshme në zgjidhjen e këtij ngërqi politik, duke mos lëshuar pe asnjëra palë. Nga ana tjetër, tetë vjet të qeverisjes së PDK-së, në pushtet, do të duhej ti kishin mjaftuar ta kuptonte qartë rrolin e udhëheqjes së vendit, që erdhi deri te një shëmtim totol të gjendjes së mjerueshme, pothuaj gjerë në palcë të jetës së popullatës së vendit, e cila nuk mund të durohet më.
Nëse nuk është kështu, atëherë pse populli ankohet dhe akuzon pushtetin aktual për gjendjen aktuale, dhe si mundet një qeverisje e tillë ti mbyll sytë dhe mos të shoh aq afër përballjen e njerëzve duke luftuar për ekzistencë. Kjo është sfera shpirtërore e çdo qytetari që akoma nuk e ka të qartë, sepse mund të ndodh kjo dukuri negative në një vend dhe shtet, ku shumicën e saj e përbëjnë vetë shqiptarët, të cilët ishim vetë ata, që deri dje i akuzuam armiqtë për pengesat dhe luftat kundër shtetit të Kosovës. Qendrime të tilla politike ka mjaftë,të cilat kanë qëllim të drejt ndaj kuptimit që shkon në favor të zhvillimëve politike dhe ekonomike të një vendi, por kjo që po ndodhë në shoqërinë politike të Kosovës, e kufizon interesin e popullit dhe shtetit, duke u përqëndruar në favor të grupeve dhe partive politike dhe në favor të vetë atyre që janë mësuar ti shfrytëzojnë favoret e këtij populli.
Boshti i partive në mes LWAN, thuhet se është kategorik me të drejtat e veta që marrëveshja e koalicionit nuk ndryshohet dhe i kanë numrat e ulëseve në Kuvend, për formimin e qeverisë së re, ndërsa PDK, nuk e lëshon rrugën, duke kundërshtuar me të drejtat e veta, se kjo parti i ka fituar zgjedhjet dhe i takon mandati i zgjedhjes së kryeparlamentarit. Çka do të thotë kjo, një gjendje e tillë e cila e formon ngërqin politik të vendit, si një sëmundje e verbërimt politik, që ndikon jo në gjitha meset shoqërore të emancipuara dhe tani diagnoza mbetët të zbulohet te Kushtetuta dhe Presidentja e vedit. Kushtetuta e vendit nuk mund të lëviz vetë, të cilën njerëzit e pandërgjegjshëm e kanë bërë një lodër të demokracisë, prandaj Presidentja e vendit, ndonse nuk ka rrugë të tjera, duhet të bëjë një zgjidhje, ose duhet të jep dorëheqje, sepse në një shtet demokratik, në të cilin nuk funksionojnë Institucionet e legjitimuara afro një gjysmë viti, e ka domëthënjen e një mesazhi të keq dhe shqetësues për shumë arsye, sidomos duke marrë parsysh krizën ekonomike dhe sociale të vendit.
Është fare e qartë se gjenezën e këtij problemi duhet kërkuar diku në keqardhje, sikur që janë zgjedhjet e reja, të cilat e kanë koston e vet dhe rrallë në ndonjë vend tjetër mund të bëhën të njëjtat zgjedhje brenda vitit. Mirëpo, zgjedhjet edhe pse nuk mund të jenë një opsion i dëshiruar, ndoshta do ishte diagnoza më e qëlluar. Dhe pikërisht në bazë të kësaj forme, edhe pse e padëshiruar, por do të krijohen kushtet që do ta lëvizin situatën nga ngërqi, sepse këtu do të garojnë partitë politike në një formë tjetër, sidomos ato në koalicion më njëra-tjetren, dhe fituesi i bindshëm do të merr në dorë udhëheqjen e vendit, në mënyrë që abuzuesit e votës së popullit të kthehen të zhgënjyer dhe të dëshpëruar në vendin që ju takon.