E diele, 28.04.2024, 08:49 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Lumtë ata, e mjerët na!

E premte, 07.11.2014, 08:11 PM


Lumtë ata, e mjerët na!

Interesi është litari më i fortë me të cilin thurren lidhjet mes  njerëzve.    (F.Guerrazzi)

Nga Zejdush Kastrati

Skandali “Bamieh”,apo Eulexi, që tani e disa ditë  është bërë top lajm i medieve vendore,por edhe në disa media ndërkombëtare,me gjas, do te perjetoj,  fatin e aferave  të shumta të kësaj natyre, të ndodhura edhe nëpër shumë misione tjera ndërkombëtare,në shtete tjera  të botës,  në të cilat, gjithnjë janë të involvuar politikajë  të rangut të lartë, apo then shkurt e shqip-byrokratë ndërkombëtarë, të cilët gjithnjë, kanë mbetur të pandëshkuar,(edhe kur jane  vra njerëz) e here-herë edhe të pa hetuar,por të harruar e  me dosje të mbyllyra, gjithnjë  me arsyetimin, shumë banal,se X afera, është qështje e një hetimi të mbrendshëm,dhe pike!

Në veqanti  rasti “Bamieh”,që u publikua  dhe  doli në opinion, fal edhe nje pune  shumë profesionale të gazetarit Kajtazi,prezenton  edhe një pozitivitet, në raport me gjendjen aktuale,  në të cilën, gjindet dhe po kalon  Kosova,përkundër, gjithë, këtyre strukturave ndërkombëtare, që janë stacionuar, që nga pas lufta e këndej, dhe për fat të keq, sic dihet,në të gjitha raportet që përgatiten dhe publikohen, në forumet ndërkombëtare ,(jo vetëm  raporti i progresit) ,  gjithnjë,i gjithë  faji, për dështimet dhe ngecjet,në proceset integruese,për plotësim të parakushteve, po i faturohen, popullates së gjërë kosovare, e cila, edhe,po penalizohet,  e po ndëshkohet ,edhe pse ,me shumë pak faje,në cdo aspekt.

Rasti “Bamieh” është një pike uji në oqean,krahasuar edhe  me ngjarje dhe ndodhi tjera,që fatkeqësisht,disave pritet tu dal “tymi” më vonë,por me siguri,  do të mungoj ndëshkimi dhe dënimi,pasi që, shumë nga këta byrokratë ndërkombëtarë,me perfiditet e shfrytëzuan dhe po e shfrytzojnë edhe  servilitetin e tepruar dhe veprimet puthadore, të një pjese të madhe të lidershipit vendor ,të cilët për interesa përsonale dhe klanore  nuk u “ha palla”,as për shtet e as për milet,kurse të huajve dhe më hiq.

Nuk ka kompani publike,si PTK-ja,KEK-u,Aeroporti, Dogana, Trusti,Fondi i Privatizimit…ku dora  e hajnave ndërkombëtarë dhe atyre vendor, nuk ka arritur, që në masë të madhe,  duke u permendur  edhe  shifra marramendëse,e ,që janë keqëperdor dhe keqëmenagju pa kurrfar kriteri e  kontrolli, dhe ate, mjete finnanciare të ardhura jo vetëm nga donaciorë të ndryshëm  ndërkombëtare,por edhe  para të grumbulluara nga tatimpaguesit e ndershëm kosovarë,por që janë bë “rrush e kumbulla”,dhe ,me siguri,rezultati, si gjithnjë, edhe ne këto raste  ,vetëm fushatë disa ditëshe  mediatike ,premtime për hetime, dhe, në fund - asgjë!.

Ambienti aktual, në veqanti gjatë këtyre viteve të pasluftës,ishte një rast shumë i mire, e që edhe arritën ta shfrytzojnë shumë disa që nuk janë të paktë, falë edhe një pjese të madhe të faktorit ndërkombëtar,për riinstalimin të pjesës dërmuese të disa përsonave, të cilët edhe para vitit 1999,dalloheshin si pjesë e strukturave të ndryshme  shtetërore dhe ekzekutive, jo vetëm të ish Jugosllavisë, por edhe të pushtetit apsolut sërb të kohës së Millosheviqit, e që pa ndonjë problem dhe verifikim të nevojshem u instaluan edhe në Policinë e Kosovës, Gjyqësor e Prokurori, edhe në  të gjitha Qeveritë në vazhdimësi,në Presidencë, Ambasada e qendra konzulore,e të mos flasim,në të gjitha përberjet e strukturave të 5 mandateve legjislative të Kosovës,u futën dhe u pranuan , pa asnje  analizë,”edhe maca edhe kuca” dhe, kuptohet,ja ku jemi,dhe punët kështu i kemi.?!

Kontributi dhe ndihma e  një pjese të faktorit ndërkombëtar për clirimin e Kosovës,në veqanti SHBA-ve ,Gjermanisë…,  është e pakontestueshme dhe  përjetësisht duhet  cmuar e respektuar,por për gjendjen në të cilën jemi dhe problemet me të cilat po ballafaqohemi,patjetër duhet të themi, se pos  disa  ndërkombëtarëve,pjesën më të madhe të fajit, e kanë,  i gjithë lidershipi  kosovarë,që nga  viti 1999 e deri më tash, të cilët, për të fituar pushtetin dhe fronin e të parit,dhe për të mbetur me cdo kusht, vet në pushtet,ofruan dhe krijuan alenaca me gjithëkend,pa respektuar ama  kurrfarë kriteri, duke eleminuar, në radhë të parë profesionistët dhe  ata që dijnë të thonë jo kur vidhet e trathtohet ideali dhe shteti,por  të gjithë, në kontinuitet, te cmendur  nga të mirat që u sillte pushteti (e që i lejonte qëllimisht, po ky faktor ndërkombëtar) u angazhuan me mish e shpirt, duke përdor të gjitha mjetet që kishin në disponim, për të eleminuar,etiketuar e përbuzur, pjesën dërmuese të  kuadrove të ndershëm e profesional,shpeshëherë edhe duke i shpalluar trathtarë e antikombëtar, e kuptohet duke u lënë hapsirë, atyre, që   gjendja aktuale nëpër të cilën kalonte vendi, u konvenonte, dhe jo rrallë anagazhoheshin, edhe për destabilizim e dekuarajim të situates,gjithnjë  me moton “zgjate zot…”

Nuk ka vend dhe shtet në rajon, ku  stafi ndërkombëtarë,  gëzon benefite dhe imunitet të pakufizuar, në raport ,me qasjen dhe fushëveprimin, me kompetenca të plota , pothuaj në gjitha drejtimet dhe strukturat me të cilat duhet të identifikohet një shtet normal,si është Kosova, e që pretentojmë deklarativisht  të bëhemi.Kuvendi I Kosovës,si Institucioni më i lartë legjislativ i vendit, ka  kohë që ka humb identitetin dhe autoritetin e vet,pikërisht për shkak  të servizlizmit të tepruar dhe nënshtrimit të pjesës dërmuese të “të zgjedhurve të popullit”, karshi presioneve të faktorit ndërkombëtar, e që është dëshmuar në shumë raste, ku pësoi jo vetëm demokracia dhe parlamentarzimi,por fitoi e keqja dhe u instalu  një kastë sahanlëpirsash dhe injorantësh,që po na gërdisin gjithnjë e më shumë,por, edhe kur po dalin para medias.

Dua të prezentoj një rast, i cili mendoj se  meriton që opinioni i gjërë, është mire,  ta dij dhe ta gjykojë e vlersoj, si fenomen jo i rrall dhe i vetëm për rrethanat në Kosovë.Gjatë mandatit të kaluar, kur njëri nga subjektet politike, nuk dëshironte të votonte për aprovimin e një vendimi në Kuvend,një përson nga  stafi i rangut të tret, të një ambasade  në Kosovë,e njofton shefin e ketij grupi parlamentar, që ditën e nesërme në ora  9-të, të mengjesit, të gjithë deputetët, të shkojnë në takim, në zyrat e X amabasadës për një takim me X ambasadorin.

Dhe vërtet,ditën e nesërme të gjithë deputetët në kohëne caktuar,u”viztuan” para ambasadës,dhe cka ndodhi.Ata u pranuan në sallën e madhe të pritjes,fare nuk u lejuan të ulen,nuk u shërbyen ma asgjë,nuk u takuan me ambasadorin,por vetëm iu hap dera tjetër e daljes, dhe u percollën prej kah kishin ardhur. Por, efekti u arrit.Ne vazhdim te senacës  ,me preferencë të liderit të këtij subjketi, edhe këta deputet i thane “po” aprovimit të këtij vendimi. Ata,gazetarë, që e përcjellin rregullisht, Kuvendin e dijnë se për cilin  vendim dhe cilin subjekt është fjala.

Rasti- Eulexi, dhe akuzat e kunderakuzat mes tyre ,që nga prokurorja e pezulluar,Maria Bamieh,pastaj  shefi I departamentit special të Eulexit, Jonathan  Rathel,italiani Frncesco Flori e Jorosllav Novotni ,pastaj,z.Gjentelini, janë frustrime dhe konfrontime kryekëput për interesa përsonale dhe pa ndonjë qëllim që  ndonjëherë, e vërteta, të dali, në shesh,apo të forcohet rendi e ligji në Kosovë,dhe kanë ngjashmëri edhe me disa fenomene të viteve të fundit në Kosovë,kur përsonalitete të caktuara, që deri dje ishin bashkë,sot,nuk zgjedhin mjete ,por, dëshirojnë ta shkatrrojnë njëri tjetrin.

Jo për shkak të parimeve,ideali, apo ndonjë interesi nacional,por populli me të drejt thot:”I ka mujt zullumi”…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora