Mendime
Myftaraj: Parathënia e Ramës për librin e Xhuvanit
E merkure, 05.11.2014, 06:28 PM
Parathënia e Edi Ramës për librin
e Luiza Xhuvanit
Nga Kastriot Myftaraj
Sipas agjendës së Kryeministrit Rama, ai duhet të gjendej në krah të deputetes socialiste Luiza Xhuvani disa ditë më vonë, kur të niste Panairi i Librit “Tirana 2014”, ku do të bëhej promovimi i librit që kjo zonjë kishte shkruar për historinë e djalit të saj. Libri ishte shkruar në stilin e konferencës së çuditshme për median që tashmë ish-deputetja Xhuvani dha me djalin e saj në krah, para ndërtesës së Kuvendit, disa muaj më parë. Në kapakun e librit do të ishte pikërisht kjo fotografi emblematike, e deputetes Luiza Xhuvani me djalin e saj, të veshur me një bluzë “Navy Seal” të njësisë speciale të Marinsave amerikanë, që së fundmi u bë e famshme për vrasjen e Bin Laden. Nuk do të kishte asgjë të keqe që djali i deputetes të kishte një pasion të tillë, nëse do të kishte shkuar ta ushtronte atë si komando në forcat paqeruajtëse shqiptare që shkojnë me misione të tilla në botë. Por duket se ai kishte zgjedhur ta ushtronte pasionin e tij si “navy seal” në një fushë tjetër.
Edi Rama
ishte autor i parathënies së këtij libri. Pas kthimit nga vizita e parashikuar
në
Për këtë libër tani duhet folur në kohën e shkuar sepse dje të dërguarit e Edi Ramës kanë shkuar në shtypshkronjë ku kanë marrë e kanë asgjësuar të gjithë sasinë e kopjeve të librit që tashmë ishin prodhuar. Drejtoresha e porsaemëruar e Bibliotekës Kombëtare, e besuara e Edi Ramës Persida Asllani, njëherësh edhe anëtare e Bordit të Fondacionit “Soros”, u vu në lëvizje për të zhdukur gjurmët e ekzistencës së këtij libri në Bibliotekën Kombëtare, ku regjistrohet çdo libër që do të botohet.
Por Kostandin Xhuvani, me një aksion që për nga performaca do ta bënte të krenohej edhe një navy seal (natyrisht jo për nga motivet), e ndryshoi agjendën e Kryeministrit duke e detyruar atë që të dalë në një konferencë për media, që kishte të bënte me Kostandinin, por për arsye krejt të ndryshme nga ato të parashikuara. Ishte një humor i zi, sardonik nga ana e Kryeministrit Rama, që ai në konferencën për media që dha dje së bashku me deputeten e tij, përdori qartësisht fragmente nga parathënia e tij për librin e Luiza Xhuvanit. Se vetëm parathënies së këtij libri, dhe jo reagimit të Kryeministrit me rastin e tërheqjes nga politika të një deputeteje ditën që djali i saj ka vrarë katër vetë me dorën e tij, mund t’ i përkiste fragmenti i mëposhtëm i fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama:
“Miqësia ime me Luizën e me Gjergj Xhuvanin, i ka rrënjët larg në vite, kur ishim studentë në Akademinë e Arteve. Sukseset e tyre në krijimtari më kanë bërë të ndjehem krenar që jam miku i tyre dhe i tillë do të jem deri në fund. Por sot jo vetëm unë, po të gjithë ne që besojmë tek etika e politikës, tek e vërteta se politika nuk është vetëm skena e jetës së ulët, po është edhe hapësira e pazëvendësueshme e qëllimeve të mira, ku së bashku mund ta bëjmë më të mirë vendin e jetën tonë, jemi krenar që jemi miq të Luiza Xhuvanit. Sepse Luiza dëshmoi sot se të merresh me politikë për qëllime të mira, nuk është hiç njësoj si të luash teatër.”
Duket se Kryeministri ynë nuk e kupton dot se ka momente kur heshtja është flori, siç thotë proverbi, që si gjithë proverbat ka kuptim të dyfishtë dhe në anën tjetër do të thotë se ka momente kur fjalët vetëm sa prishin punë në vend se të rregullojnë dicka, dhe në këtë momente mjaftojnë vetëm gjestet. Vetëm nga mendja e Edi Ramës mund të dilte ideja e çuditshme se kur një politikane tërhiqet nga politika për shkak se djali i saj ka vrarë me dorën e tij katër njerëz, ky është një gjest etik që duhet marrë si shembull: “Ndërsa gruaja e nëna, të cilës i ra sot fatkeqësia ta jetojë në çdo qelizë të vërtetën e asaj shprehjes, ‘Ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia!’, dhe që si asnjë burrë më parë në këtë vend, u tërhoq nga angazhimi politik për një sens etike të panjohur deri më sot në Shqipëri, i përket jetës së lartë prej nga erdhi në politikë.”
Kjo mënyrë të menduari është simptomë e padyshimtë se truri që e prodhon atë ka nevojë urgjente për asistencën e psikiatërve. Që në nisje të fjalimit të tij Kryeministri Rama tha një gënjeshtër cinike, që nëse përdor emërtimin e tij të parapëlqyer për Sali Berishën, të cilin e quante “Pinok” (Pinokut i zgjatej hunda kur gënjente), do të thosha se e bën Edi Ramën Pinok makabër. Edi Rama tha në nisje të fjalimit të tij në melodramën që kishte inskenuar dje: “E para gjë për të cilën kam menduar qysh në sekondën kur mora lajmin e rëndë për këtë ngjarje, ishin prindërit. Prindërit e të vrarëve dhe prindërit e të dyshuarit kryesor si autor i vrasjeve. Të parët qytetarë të panjohur për mua, të dytët miqtë e mi të dashur.”
Njëri nga prindërit e të vrarëve ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2005 dhe të vitit 2009, prandaj Edi Rama e njeh shumë mirë. Nuk është ironi e vogël, që në të njëjtin fjalim ku Edi Rama ironizoi Sali Berishën që mohoi baxhanakun e vet të vrarë në Gërdec, mohoi kandidatin për deputet të partisë së vet! Nuk është ironi e vogël që Edi Rama, i cili në fjalimin e vet ironizoi paraardhësin e vet, Sali Berishën, për ndikim mbi punën e policisë për të fshehur përgjegjësinë kriminale të familjarëve të vet, nuk guxoi që t’ i kërkonte Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera përkatëse që të ndërmerrnin një hetim të thellë të kësaj ngjarjeve për të zbuluar të vërtetën e saj, e cila do të shërbente si një burim i fuqishëm drite për të zbuluar lidhjet e politikës me krimin në Shqipëri. Edi Rama nuk guxoi që ta bënte këtë gjë sepse në fakt deputeti real i partisë së tij ishte Kostandin Xhuvani, ndërsa nëna e tij Luiza Xhuvani ishte në parlament si të thuash, si mëkëmbëse e tij. Ishte Kostandin Xhuvani ai i cili ishte aksioner në një milionë votat e mazhorancës qeverisëse, me së paku nja 50 mijë vota të blera. Edi Rama e di mirë se çdo hetim i thellë i ngjarjes së djeshme kriminale do të minojë themelet e pushtetit të një milion votave.
Është shenjë e një papërgjegjshmërie që arrin deri në kufijtë e patologjikes ajo që edhe kur Kryeministri Rama vendosi të mos e lerë t’ i ikë një ngjarje e tillë, si rast për të mbajtur një fjalim, ai e përdori pjesën më të madhe të fjalimit për të polemizuar me paraardhësin e vet, Sali Berishën, duke imagjinuar se si do të ishte zhvilluar kjo ngjarje, nëse do të kishte ndodhur në kohën kur ishte Berisha në pushtet. Në fakt kjo do të thotë të imitosh Sali Berishën, se ishte ky i fundit që i pëlqente shumë fantazi të tilla të llojit të rapsodive institucionale.