Mendime
Ismet Uka: Familja e heroit Meh Uka e diskriminuar
E marte, 04.11.2014, 06:57 PM
Familja e heroit të Kosovës Meh
Uka e diskriminuar gjatë komunizmit por edhe të Demokracisë.
Nga Ismet Uka
Meh Ram Uka lindi në një familje me një traditë,atdhe dashurie dhe patriotike dhe meshkujt e kësaj familje në kohërat më të hershme u gjenden për ballë armiqve të Kosovës që synonin popullin shqiptar ta venin nen robëri .Meshkujt e familjes së Meh Ukës u gjendeshin atje ku shfaqej nevoja ku shqiptarëve u shfaqej rreziku nga armiqtë pa mare parasysh se ne cilin territor të Kosovës bëhej fjalë .Kjo familje me hordhitë çetnike Serbe u përball nga data 28 qershor vitit 1811 në ketë luftë vet Braha baba i Baliut murr pjesë pas masakrës ne familjen e Dem Ahmetit,për ti lirua rejat e Demes dhe nipin e ti Islamin.
Kurse Baliu vet kishte shërbye në ushtrinë osmane dhe ishte tregua ushtar trim i dy luftimeve që disa herë ishte dal në dy luftim me oficerë rus dhe ishte dal fitimtar .Baliu djali i Brahes gjatë qëndrimit në ushtrinë otomane ishte varros 9 here ne gjoks dhe kishte arrit te mbi jetoj dhe i shëruar kthehet ne vendlindje me një provoj ushtarake por edhe politike,që përvojën e vet e përcillte te fshatarët e Bajgores por edhe të Kosovës në përgjithësi .Baliu ishte një nder më të pasurit në Shalë të Bajgores dhe kur u formua ushtria e lidhjes se Prizrenit dhe u vendosen për ti ruajtur kufijtë me Serbin Baliu para ushtarëve majti fjalë dhe ju tha .Unë si qytetar i këtij vendi nuk dot kursej asgjë për ju dhe lirin e këtij veni as bukë e as mish,por nuk do ti kursej as meshkujt e mi .Baliu u tha ushtarëve se nëse ju nuk e mbroni këtë vend shkau do t’na detyroj me dhunë të largohemi nga këtu dhe ky ven ju bëj be në çka të doni që është plot ari dhe agjent .Baliu edhe djemtë i edukoj me atdhe dashuri të madhe dhe i këshilloj ata që të jen në gjendje çdo gjë ta afrojnë dhe ta dhanë për lirin e Kosovës nëse është nevoja të flijohen dhe për lirin e Kosovës ta dhanë edhe jetën .Pra më te dalluarit si luftëtar prej djemve të Balis ishte Beha dhe Meha kështu që edhe beha u vra duke luftuar kundër xhandarmërisë dhe ushtrisë Serb ne venin e ashtu quajtur te mali i çitakut në llap,pra në ketë vend zhvillohet luftë e rreptë ,mes ushtrisë serbe dhe vriten të gjithë ushtaret e dy plave mesin vetëm Beha dhe një oficer i ushtrisë Serbe dalin ne dy luftim dhe Beha ja shkrep oficerit edhe oficeri ja shkrep Behes dhe binë që të dy .Për luftën në fjalë tregojnë vëzhguesit fshatar të asaj lufte heroike që ranë shumë ushtar shqiptar të anës së llapit një nder ta edhe Beh Uka nga Bajgora. Meha djali i Baliut e i vëllai i Behes vrahet ne gjumë në pabesi,Hajdini djalë i Baliut ishte i angazhuar për ta ruajtur dhe mbi këqyr pasurin familjare dhe për tu përgatit siguri dhe ushqim ushtarëve që ruanin kufirin dhe ishin në shoqërim me Behen por edhe pas behe Hajdini e vazhdon strehimin e ushtarëve qe luftonin për lirin e Kosovës bile Hajdini shum u sherbej dhe i ushqej dhe i ngrohi edhe ballistat ne krye me Ukshin Kovaqicen e Ahmet Selacin,të cilët luftuan dhe e ruajtën Shalën nga hardhitë çetnike partizane që në emër të lirisë vriteshin shumë fshatar nga ta .Beha djali i Bliut si trashëgimtar e la Ahmetin,kurse Hajdini e len Ramen,që të dy Rama dhe Ahmeti bëhen atdhetar të shquar ashtu qysh i kishte mësuar axha i tyre Sadriu dhe Hajdini sepse Ahmeti ishte rrit nen përkujdesjen e axhallarëve sepse Babai Beha ju kishte vra në Llap .Pra Ahmeti shkon në shërbim ushtarak në vitin 1941 në vitin kur gjermania e sulmon jugosllavin dhe me një here Ahmeti dezerton dhe në POZHEROVAC bien në duar të Gjermanëve e dërgohet si rob në Gjermani,pas luftës anti fashiste Ahmeti për të bamët e ti kundër çetniko partizanëve arrestohet dhe dërgohet në burgun e Prishtinës dhe rrezikohej që të dënohet me vdekje por intervenon Qazim Bajgorja si luftuar i dalluar në anën e partizanëve por edhe si i njohur vetëm për të mira në fshatin e vet intervenon në shtab të përgjithshëm të ushtrisë dhe Ahmetin e lirojnë .Kështu që pas luftës anti fashiste familja e Meh Ukës fillon të maltretohej në mënyre shumë të vrazhdë ,rëndohej dhe ngarkohej me tepricë ushqimi të cilën e kishte bë obligative regjimi monist .Regjimi hezitonte ti pranoj në punë Ramen dhe Ahmetin,por edhe djemtë e Sadriut edhe ky djalë i Baliut, as djemtë e ti gjatë tan jetës kurrë nuk u pranuan në mardhaje pune sa ishte regjimi Titist . Në çdo etapë te zhvillimit iniciativat e pushtetit Rankoviqist për ti maltretuar qytetaret shqiptar të Kosovës nga kjo familje dilte dikush që tu kundërvihej dhe si viktimë tani binte e ter familja,Duhet cekur se ne vitin 1956 kur Rankoviqi kërkonte pushkë nga fshataret e varfër të Bajgores Ahmetit ju kërkonin tri armë. Pushkë,pushko mitraloz dhe revole Ahmeti Gjokes dhe Kerrstes me urti burri ju tha se këto arme unë nuk i posedoj dhe ata Ahmetit i thonë që ti blen,Mirëpo Ahmeti ju tha që tani si të dal të dera më mi fal dikush e me më than,kthehu e qojav nuk kthehem më ju sjell .Atëherë Gjoka nga kjo thënie e Ahmetit mllefoset dhe e godit Ahmetin,me flakaresh e Ahmeti e përdor shkathtësinë e fuqinë e vet dhe Gjokes ja fut thoit në fyt e plandos për toke dhe e grabit pushkën e policisë varur dhe javë rras pushkën dhe ju thotë mos luani .Atëherë qëllojnë aty edhe kryetari i fshatit e intervenojnë edhe njerëz tjerë të besueshëm të regjimit dhe e eliminojn ne bes konfliktin,duke i than Ahmetit qe me ty tani e tutje ka punë Mitrovica,Ahmeti e derzon armen dhe ashtu qysh ishin marr vesh edhe u veprua problemin e Ahmetit e merr në dorë Mitrovica qe komandant policie ishte Musa Bkatalli dhe e thërret Ahmetin në bisedë .Ahmeti Musa Batallin si tregonte vet se kishte pa kurrë as që e njihte dhe kur u takua me të Musa i thotë. Ahmet e ke bë një vepër shumë të ranë që i ke sulmuar policin në detyrë,dhe po e pengon aksionin për mbledhjen e armeve nga popullata e kjo qa po bahet e dimë që njerëzit po rrahën e maltretohen po një far forme kjo shkon edhe në të mirë tonën se po vrahnë njerëzit u sakatuan mes veti. Mirëpo Ahmeti i thotë Muses se tmerrin e pash me sy te mi duke shkuar me hi në shkollë te bajgores burra të rrahur të deshur dhe të zbathur duke i detyrua Kerrsta dhe Gjoka që të qëndrojnë ne bor e të njëjtën gjë me pritke edhe mua e çfarë aksioni paskam penguar unë. Atëherë Musa Batalli Ahmetit i thot se nuk kam kohë të merrem sodë shumë me ty po shko edhe eja nesër,Musa Batalli të njëjtën dit i thotë kryetarit te fshatit që Ahmeti ma nuk ka nevojë te vjen këtu e të takohet me mua.
Prandaj qe aty u ndërpre aksioni i armeve ne fshatin Bajgore edhe Bare .Kjo vepër e Ahmetit e ber në at kohë shumë e ranë për regjimin ka mundur të shukat vetëm nga Musa sepse Ahmeti s’kishte me kaluar aq letë nga Rankoviqistet që shtypshin shqiptar të varfër me dru duke kërkuar armë që ti dorëzojnë e pate se pate .Ahmeti dhe Rama,si djem të axhallarëve kalonin mirë mes veti,dhe Ahmeti kishte respekt goxha të veçante në shtëpi sepse ishte më i vjetër,dhe ishte jetim pa Babë dhe Hajdini pasi Rama baba i Mehes ishte djalë hasreti dhe Nëna Zah ,gruaja e Hajdinit e Nëna e Rames ishte e porositur që të ketë kujdes të veçante ndaj Rames edhe Ahmetin nuk e ndante nga Rama këta Ahmeti e ka treguar dhe dëshmuar me gojë të vet .Mbi të gjitha peripetit e rreziqet të cilat i kalojnë gjatë luftës së dytë botërore Rama dhe Ahmeti mbi jetuan dhe u martuan dhe Rames si djalë hasreti i lindin nga gruja e ti Gjyla 13 fëmijë që tani prej tyre në jetë janë tetë. Katër prej fëmijëve të Rames Dhe Gjyles vdesin nga vdekja e natyrshme kurse Mehan e vret milicia Serbe në vitin 1996 ne fshatin Lusht afër Mitrovicës .Meha vritet në krye të detyrës si veprimtar për lirin e Kosovës.
Meh Uka mashkull i familjes se Bali bajgores qe me shekuj luftuan kundër Shkuat meshkujt e ti duke mos kursye as mall e as meshkuj tani Meha i ri i biri Ram dhe Gjyla Ukës i lindur në Bajgore me vitin 1962 ku lindja e ti nuk i gëzoj vetëm Babin dhe Nënën e ti dhe familjen e ti të ngushtë por lindja e Mehes futi gëzim të madh në secilën shtëpi të familjes së gjer të Mehes e te cilat familje numëronin dikund rreth tridhjetë meshkuj .Të gjithë te përgatitur për punë dhe veprim ne interes te familjes vendit dhe kombit. Meha si fëmijë ishte i shkathtë dhe reagonte ashpër ndaj padrejtësive ndonjëherë qe bëheshin gjatë lojnave si fëmijë neper fushat ku ruheshin bagëtitë me fëmijët e fshatit,dhe vërehej qysh ne femëri i vendosur dhe i fjalës dhe me ato sillje vërehej se dot ballafaqohet edhe me pa drejtësitë kombëtare qe bëheshin kundër shqiptarëve te Kosovës. Pra Meha rritej si gëzimi i familjes se Ram Ukes sepse e bënte emrin e axhës se Rames ku ma lart e kam cek se u vra ne pa besi ne mbrojtje te atdheut .Mehes i erdhi koha te regjistrohet ne shkollë fillore në fshatin e lindjes Bajgore mësuesi i tij i par ishte Azem Muja. Meha gjashtëvjeçaren e kreu me sukses te shkelqyshum ne bajgor,pasi që në Bajgore ku kishte tët vjeçaren më pastaj ju duft te vazhdoj në Mitrovicë dhe shkollën fillore tët vjeçarën e kreu me sukses te shkëlqyeshëm.
Meha pastaj u regjistrua në gjimnaz në qytetin e Mitrovicës aty ku edhe i mbaroi edhe dy vite të shkollës fillore ishte nder nxënësit e dalluar me mësime .Një vjet e kreu gjimnaz ne Mitrovicë,por ne Prishtinë u hap gjimnazi matematikore dhe prej krejt Kosovës u mblodhën nxënësit më të mirë një nder ta edhe Meha regjistrohet ne gjimnaz matematikor në Prishtinë dhe me zell te madh dhe përkushtim u rroket mësimeve dhe kështu shkon deri në përfundim të vitit të katërt ku edhe ndodhin demonstratat e vitit 1981 Ku edhe Meha del në skenë dhe që atëherë më kurrë nuk largohet nga skena .Meha me një guxim të madh gjendet atje ku e kërkonte puna në ballë të demonstratave nuk dinte fare për friken dhe regjimit donte ti tregoj se ky popull ka nevojë për barazi .Meha u arrestua dhe u burgos gjatë jetës 3 here,vetëm për veprimtarin e ti për lirin e Kosovës, dhe ne fund edhe ra në krye të detyrës duke u organizua ngadalë dal që përveç ne aspektin,politik edhe në atë ushtarak Kosova dhe populli i saj të lirohet nga dhuna çetnike Serbe .Meha vritet nga pusia ne krye të detyrës nga policia Serbe në muajin dhjetor të vitit1996 dhe familja e Meh Ukës e merr lajmin nga policia Serbe gjëja se Meha ka vdekur në aksident komunikacioni.
Meha në fund të prillit 1981 në prag të muzgut pran shkollës normale në Prishtinë e lidh telin e armaturës me shok në shtylla elektrike andej duke e pre rrugën dhe këndej rrugës ku vjen një xhip me polici Serbe në shpejtësi të madhe dhe ndeshet me telin e armaturës dhe xhipi rrotullohet dhe aty lëndohen rënd disa polic Serb, mirëpo në atë kohë grupi jetë i pa zbuluar mirëpo aktiviteti i Mehes ishte i shënuar dhe me 8 maj 1981 burgoset dhe gjykata për kundërvajtje ja shqipton dënimin prej 60 dit burg dhe u dërgua për ta majtë burgun në burgun e Smrekovnices ku Meha lirohet me 7 korrik te vitit 1981pra këtu fillon kalitja e Mehes i cili më vonë do të dënohet dhe dot mbahet për burgjet e ish Jugosllavisë vetëm që nuk u ndal kurrë duke kërkua barazi për shqiptaret në Jugosllavi .Meha ishte edhe vizionar i shkathtë politik që dinte të përfitonte masën dhe shoqërinë ti binte edhe ata ma frikacaket se për lirin e popullit duhet secili nga ne të flijohemi dhe ai që vdes me kok në jastëk pa e dhanë kontributin e vet për lirin e këtij vendi nëse ekziston kund zot me siguri se edhe atje nuk do ta ketë mirë,kështu Meha deklaronte para shokëve që i thërriste dhe i organizonte kundër Shkuat..Kurse Meha edhe në anën tjetër ka qen edhe strateg edhe luftarak sepse këtë e ka fituar nga Baba Ram duke i shpjegua se ku dhe si i marrshin pozicionet luftarake kur familja e Bali Uk Bajgores sulmohej nga hordhitë çetnike Serbe .Meha e dinte se një dit liria e Kosovës,do të vjen gjithsesi e dinte se edhe një çmim bukur të lart populli shqiptar për lirin e vet do ta paguaj dhe deklarohej që liri pa gjak nuk ka dhe shpesh here deklarohej në bisedë e sipër me meshkujt e shtëpisë dhe të afërmit e vet se i lumi ai që vritet duke e mbrojt token e Kosovës .Meha ishte i pa thyeshëm në ngjarjet dhe represionin që Serbia i bënte në Kosovë,aq sa shtohej represioni i Serbisë në Kosovë ndjehej edhe më i sigurt në fitoren të cilën e kemi para nesh .Kjo thoshte çka po bën Serbia në Kosovë janë veprimet e saj të fundit dhe kjo është vetëm një shfryrje epshi nacionalist sepse populli nuk do tu bindet këtyre veprimeve të këtij regjimi.
Mehen veprimet e e pushtetit Serb kundër shqiptarëve kurrë as nuk e befasonin as nuk e habitshin sepse e dinte që Serbia Kosovën nuk e do stabile as në aspektin politik e as ekonomik sepse Meha thoshte Serbia shqiptaret në Kosovë i konsideron si rrezik për të dhe detyrë e tyre është që sa ma shumë ta sulmoj Kosovën por detyrë e jona është që të mbrohemi.
Mehen nuk e thyen e as nuk e frikësuan vitet e kaluar në burgjet e Serbisë ,përkundrazi Meha nga burgjet e Serbisë doli edhe ma i fort ma aktiv ma i mençur dhe më trim .Burgu për burra është thoshte Meha shyqyr që po kemi burra me dërguar në burg për veprimtarin e tyre kundër regjimit Serb për lirin e Kosovës .Meha ishte i bindur se liria do të vjen një dit për shqiptarët e Kosovës por thoshte se liria donë sakrificë donë angazhim të sinqertë dhe jemi në atë fazën në të cilën duhet që mos më kurse asgjë as mall e as gjak. Pa luftë Serbia ishte i bindur Meha se Kosovën nuk do ta lëshon kurrë unë jam i përgatitur që në atë luftë të vdes me qindra shok të mi thoshte Meha nëse e kemi ymrin do ta shpëtojmë nëse jo për hajr u qoftë liria atyre qe mbesin e detyrë e tyre është që me punën e tyre ta ndërtojnë dhe zhvillojnë Kosovën ashtu siç janë shtetet e zhvilluara që secili qytetar i Kosovës të jetoj pa brenga ne token e saj. Meha u vra si burrat në krye të detyrës,për lirin e Kosovës në vitin 1996,u varros në fshatin e lindjes Bajgore me nderime të madha në varrimin e Mehes murrën pjesë patriot nga të gjitha viset e Kosovës por edhe jashtë saj atje ku jetonin shqiptar duke e lan ,Babën Ram pa djalin e ti sugar ma te dashur ashtu edhe Nënën Gjyl duke ua lan krenarin mbrapa qe rriten një trim të tillë që do ti del zot Kosovës .Meha e la te shoqen dhe tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë një djalë i lindi masë vdekjes se Mehes që sodë e mban emrin e ti Meha familjen e vet ja u la amanet,familjes shoqërisë dhe ja ,u la amanet institucioneve të Kosovës të cilat do të krijoheshin pas çlirimit të vendit.
Por kujdesi ndaj familjes së këtij heroi të Kosovës ka munguar ç’do here nga ana e institucioneve duke pretendua që familjen Uka ta ndajnë dhe përçajnë dhe ta detyrojnë familjen që të anoj prej njërës parti politike,duke e kushtëzuar se do ta afrojmë këta dhe ata .Mbi të gjitha familja Uka qe nga vitet e lashta nga viti1811 dha mall dhe derdhi gjak për lirin e popullit të Kosovës dhe qellim i kësaj familje nuk janë partitë por qëllimi i saj ka qen dhe mbetet uniteti i popullit me pushtetin demokratik që vërtet të mëriturit për lirin e Kosovës të trajtohen në mënyre institucionale ,por edhe te punohet dhe veprohet qe populli shqiptar i Kosovës të jetoj jetën pa brenga sociale ekonomike shëndetësore në token e Kosovës ky ka qen synimi i të parëve të Meh Ukës që luftën për lirin e Kosovës kështu porosiste Meha familjen e vet dhe kështu familja e Meh Ukës që gjatë luftës së fundit në të u inkuadruan vet Ram Uka,baba i Meh Ukës .Tafil Uka djali i Ahmet Ukës si dhe Ibrahim Uka djali i veli Ukës .Sodë Bashkëshortja e Meh Ukës Resmia jeton në një kthn të ndonjë qyteti në Austri me katër fëmijët të cilët i pat me Mehen,duke u rropat me vështirësi të ndryshme si azilante e askujt nuk i ra ndërmend se edhe fëmija dhe familja e Mehes duhet ta ketë nderin dhe vendin ne mesin e atyre,familjeve që derdhen gjak për lirin e pavarësinë e Kosovës .Sodë janë ndërtuar me qindra e mia memorialë përkujtues në pronat e dëshmove aty ata ku zhvilluan aktivitetin e vet kombëtar e Serbia ndërtesat dhe kullat ku ata vepronin ja u shkatërroj në luftën e fundit që nga themeli .Vetëm kompleksi banesor i familjes së Meh Ukës askujt si ra ndërmend që të rinovohet i cili kompleks banesor tri here u dogj nga forcat çetnike Serbe që nga viti 1811 e deri në luftën e fundit. sodë kompleksit të ndërtuar nga familja e Meh Ukës i kanë mbet vetëm gurtë e themeleve të atyre objekteve dhe askujt si ra ndërmend që mbas lufte të financoj në ngritjen e atyre objekteve që për rinin e Kosovës të jetë si mësim se në radhë të par lufta kundër regjimit Serb nuk ka fillua ne vitin 1997 po për lirin e Kosovës kanë ra dëshmor edhe në vitet shumë më të hershme siç janë viti 1811 viti 1912 dhe viti 1920 e kështu me radhë,dhe të javë përkujtoj të rinjve se në Kosovë nuk u luftua kundër regjimit Serb vetëm në një nahi apo regjion të Kosovës po për lirin e Kosovës u luftua në të gjitha regjionet. deri te lufta e fundit ku Kosova u çlirua definitivisht nga një regjim që në Kosovë ka shkaktuar dhembje të mëdha duke vra djeg e zhduk me qindra qytetar shqiptar të Kosovës .Historia e popujve tjerë që luftuan për lirin e vet na mson dhe naka msua qe ndaj dëshmorve dhe familjeve të tyre të jetë një respekt dhe një trajtim sa ma i veçante sepse vet gjaku i derdhur për lirin e popullit javë garanton ketë mërit në mesin e shoqërisë. Meh Uka nga institucionet e shtetit në qershorin e ketij vitit 2012 u shpall hero i Kosovës por nuk është boll veç kjo,kur dihet qe familja e ti bredh rrugëve të Evropës duke jetua nga mjetet e azilit familjaret e Mehes që e përkrahen atë sodë me fakultete e me tituj akademik bredhin rrugëve të pa punë dhe askënd nuk e vret ndërgjegjja në pushtetin komunal që këtyre familjarëve të tij,tua siguroj ndonjë vend pune .Prandaj heronjët e Kosovës nuk derdhen gjak që Kosova të udhëhoqët nga rrymat bjraktariste nepotiste dhe korruptove dhe të formohet klani i një grupi njerëzish si bos Kosove e ta malltretoj popullin duke e grabit ç’do të mirë të Kosovës për ta dhe familjet e tyre .Por heronjtë e Kosovës në mesin e tyre edhe Meh Uka luftuan që Kosova të udhëhiqet nga njerëz që e marrin votën nga populli dhe punojnë për popull dhe ardhmërinë e tij dhe secili qytetar i Kosovës ta ketë të sigurt rahatin sociale ekonomike shkollore dhe shëndetësore .Prandaj familja e heroit Meh Uka fton që të heket dorë nga veprimet e deri tanishme dhe te fillohet menjiher të mendohet për zhvillimin ekonomik të Kosovës sepse tani me shpalljen e pavarësisë janë kriuar rrethana stabile për ta ndërtuar ekonomin e ndërtimi i ekonomisë do të krijonte vende pune dhe rahati sociale për secilin qytetar te Kosovës.