E enjte, 01.05.2025, 01:49 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Thyerja e bllokut, fatale për vendin!

E hene, 03.11.2014, 07:48 PM


Thyerja e bllokut, "zgjidhje" fatale për vendin!

Nga Florim Zeqa

Formësimi i bllokut është një proces fizik i një materie, i cili me kalimin nga gjendja e lëngët në të ngurtë merrë formën e dëshiruar. Cdo veprim tjetër fizik për ndryshimin e formës së bllokut shkakton thyerje dhe shkatërrim deri në copëza të vogla dhe të papërdorshme për ndërtimin e një  objekti tjetër madhor.

Disa sikur po harrojnë se blloku është matererie e ngurtë, e palakueshme dhe e pandryshueshme deri në fund të procesit,...kot po mendohen për të metat "fizike" të bllokut, ngase  çdo "riparim" shkakton thyerje.

Blloku paszgjedhor, pavarësisht gabimeve fillestare, në këtë fazë të zhvillimeve politike, vetëm si i tillë mund të jetë funksional dhe i dobishëm për vendin, në të kundërtën shpëtimi është në shpërbërjen e plotë të tij.

Të gjithë ata që kanë përcjellur me vëmëndje shkrimet e mia, nga fillimi kam qenë kundër përmbajtjës dhe dizajnimit të këtij blloku. Janë shumë faktor që determinojnë të metat e këtij blloku; mospërfillja e fuqisë politike, intelektuale, konceptuale, parimore dhe programore,...sikurse që janë edhe shumë të tjera që përcaktojnë "forcën" e tij; interesat personale, grupore dhe klanore,...etj !

Nga mosfunksionaliteti i formulës së bllokut për krijimin e institucioneve, disa po mundohen ta gëlltitin bllokun mbrenda natës, thuajse kjo është copë djathi apo mishi i fërguar i restoranteve luksoze,...po harrojnë se është bllok i shëndrruar në murë të fortë ndarës mes të djeshmës dhe të ardhmës politike në Kosovë.

Barrikadimi para dhe prapa këtij muri ndarës, vendit i kushtojë përveqse me bllokadë politike, me ngërç financiar i cili vendin mund ta qojë në një situatë akoma më të rënd sociale, ku si pasojë e mosmiratimit të buxhetit per vitin 2015 rrezikohen të mbesin pa të ardhura personale dhjetëramijëra shërbyes civil dhe i gjithë vendi të bie në kolaps financiar, ekonomik dhe politik.

Ashtu siq u formua bloku paszgjedhor nga ana e liderëve për "mbulimin" e fiaskos zgjedhore, tani kur vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, po tentohet rikonfigurimi i tij për të mbuluar dështimin në krijimin e institucioneve dhe mbrojtjen nga ndëshkimi i eletoratit.

E kam thënë që në fillim, se hyrja në bllok paszgjedhor e partive humbëse të zgjedhjeve është hyrje në "SENSO UNICO" apo rrugë njëkahëshe,...kthimi mbrapa është dështim dhe vazhdim i keqeverisjes, imoralitetit politik dhe degradimit institucional të vendit.

Në situatën e krijuar nga "plasaritjet" e bllokut, ka mbetur vetëm një zgjidhje shpresëdhënëse për vendin; mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për evitimin e ndërhyrjës  ndërkombëtare si dhe për parandalimin e shpërthimit të "bombës" sociale në vend.

Në të kundërtën, thyerja e bllokut dhe kthimi i së cilës do parti në koalicion me partinë në pushtet, përveqse  fatale do të ishte zgjidhja më e keqe për vendin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx