Mendime
Kim Berisha: Lamtumirë 'Bllok'!
E premte, 07.11.2014, 07:01 PM
Lamtumirë 'Bllok'!
Nga Kimete Berisha
'Blloku-t' që sot vetë e pranuan se nuk u takon pozita e Kryeparlamentarit, nuk u takon as qeveria.
PDK nuk mund të konsiderohet parti fituese e zgjedhjeve vetëm sa i përket pozitës së Kryeparlamentarit, dhe pastaj të konsiderohet parti jofituese sa i përket qeverisë.
Kjo është fora që e hëngër Isa Mustafa, një ditë pasi u këshillua nga Ambasadorja Amerikane që të mos e dhjerë punën!
Nuk ka selektim të vendimeve, një vendim të Gjykatës Kushtetuese po e pranoj e tjetrin që nuk më konvenon s'po e pranoj.
Kur ia
Isa Mustafës tani i ka mbetur ta pranojë vetëm edhe faktin se më 1 Korrik 2014 Kushtetuesja e ka qartësuar se nuk e pranon koalicionin paszgjedhor dhe të drejtën e nominimit të Kandidatit për Kryeministër e kanë vetëm partitë dhe koalicionet parazgjedhore.
Në Aktgjykimin në rastin KO103/14, të parashtruar nga Presidentja Atifete Jahjaga, thuhet:
b. Përdorimi i termave “parti politike ose koalicion”, kur përmenden në lidhje me nenin 84 (14) dhe me nenin 95, paragrafët 1 dhe 4, të Kushtetutës, nënkupton partinë politike ose koalicionin që është regjistruar sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, merr pjesë si subjekt zgjedhor, është i përfshirë në fletëvotim të zgjedhjeve, e kalon pragun dhe, rrjedhimisht, fiton vende në
Kuvend.
P.S. Së paku do ta kemi Institucionin që e përbën për ta shpërbërë Parlamentin, dhe për t'i shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme.