E diele, 28.04.2024, 10:15 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kush po e shkel verdiktin e popullit

E hene, 10.11.2014, 08:42 PM


KUSH  PO E SHKEL VERDIKTIN E POPULLIT

Nga Dedë Preqi

Në krizë të padyshimtë është platforma politike e Kosovës, e cila në labirinthin e ngarendjeve të ethshme po lansohen në skenë të hapur, shpesh pa asnjë shije, argumente e elemente amorale politike, ide e opsione për të zgjedhë qështjen e ngërqit të qeverisë së re të Kosovës. Për këtë duhet të jetë e bindur vetë udhëheqja në ikje e shtetit, e cila nuk po mundet të krijoj kushte të mjaftueshme për ta bindur popullin, se Kosova do të jetë ndryshe, sepse një gjendje e tillë e situatës në këtë vend, nuk ka hapësirë të besohet se në këto kushte mundet një vend të ngritët, apo të jetohet më mirë. Prandaj, mbase edhe shkaku i gjithë kësaj situate, nuk mund të besohet në vakumin e intermexos programatike, apo të tmerruar nga një koncept i dyshimtë dhe jo produktiv me nivele të ulëta zhvëllimore, e cila e ka vetëm një moto rituale, të luftohet vetëm për pushtet.

Pa kuptuar as vetë, apo ndoshta pikërisht si pjesë e paramenduar e së njëjtës shfaqje politike, ky plan i ri, inkarnim i moderuar i strategjisë së pushtetit në ikje, është vetëvetiu në mënyrën e tij, revizion i gjithë asaj kupole të tërë iluzionesh, qëndrimesh e korrupsioni, që afron pamje bajate në zhvillimin e një populli dhe shteti, apo sikur që është në fakt vetë Kosova. Dhe qështja e problemit të Kosovës, nuk paskësh qenë në demonin e nacionalizmit shqiptarë, por në vetë shqiptarët, të cilët nuk janë në gjendje ti zgjedhin problemet në vete, të cilat probleme kanë marrë jehonë globale.

Ndërkaq, tani pas 16 vitëve të pasluftës, në ecje të pluralizmit demokratik, akoma nuk bien maskat dhe bëhët zbulimi i fytyrave  të tipit egoist, e cila nuk është në shërbim të këtij populli dhe kombi, e për tu vënë në shërbim të kësaj doktrine na qenkan  vullnetarë  të luftës dhe të punës, hibrid të njëjtës rrënjë, që model  kanë mjerimin e e këtij populli dhe shteti. Filozofia e re e Kosovës nuk është diçka mbi kombet tjera, dhe zgjedhja e problemit të saj në këtë rast ndërtohet shumë lehtë, vetëm të largohet urrejtja ndërpartiake, klanore e farëfisnore, e cila e ka sjellë gjithë këtë rrëmujë dhe gjendje kaotike në vend.

Dhe pastaj, për të penguar formimin e klasave sunduese politike, për mentorët e kësaj politike, vlenë të thyhet edhe bërthama e bajraktarizmit partiak, për të krijuar një shoqëri të pastër si përmbyllje logjike dhe integrimin e lirë të të gjitha partive në pushtet. Po e lëmë mbrapa një gjysmë viti, një zbrazëti politike dhe aktive në shtetin e Kosovës, që po i kushton shumë këtij populli dhe vendit, po e lëmë mbrapa një lajthitje  dhe humbje të energjisë dhe kohës, pas diçkaje, që nuk sjelli fitore për asnjërin, sidomos për popullin, i cili po e humbë besimin në qeveritarët e vet, dhe po zhgënjehët në shkeljen e verdiktit të vet.

Në këtë mënyrë, populli nuk mund të quhet mëkatarë, edhe pse përditë zihet si dëshmitarë kufinjëve të ndryshëm perëndimorë, duke kaluar dhe sakrifikuar në mënyra të ndryshme, për të gjetë një tokë të premtuar, apo për të jetuar më mirë. Kemi plot shembuj të ndryshëm, ku shqiptarët kalojnë kufinjtë në mënyrën e tyre të mundshme, duke kërkuar në shumë vende perëndimore azil ekonomik, për të cilët është shumë vështirë të arsytohen kushtet në vende e tilla, kur Kosova ka mundësi që ti afroj dhe punësoj njerëzit e vet, së paku të krijojë kushte minimale për jetë dhe të mos krahasohet me vende më të varfëra në botë.

Nga këto arsye, e quajmë të mbrapshtë dhe të pa frytshëm vizionin e tillë të pushtetit aktual në ikje, e para si qështje e cila është deshtë që moti të riparohet dhe sanohet gjendja e mjerueshme  e këtij populli, dhe e dyta si mënyrë e domosdoshme zgjedhja e problemit të punësimit ka mundur, jo të definohet, por së paku të zbutët, në mënyrë që populli mos të largohet në mënyrë masive, duke rrezikuar dhe me jetën fizike nëpër brigjet e lumnjëve dhe rrugëve të pa kalueshme.

Pikërisht një orientim i tillë  i shtetit dhe qeverisë së Kosovës, nuk mundet ti tejkaloj problemet e një populli, pa u përballë me sfida të jashtëzakonshme, si dhe me dialog të të gjitha forcave politike. Vetëm në këtë mënyrë promovohen kushtet e një atmosfere të lirë, alternativa e së cilës mundet të krijojë kushte të reja për një Kosovë të lirë dhe demokratike, që respekton të drejta e çdo qytetari në mënyrë të barabartë.

Nuk mund të gjejmë arsytim të mjaftueshëm në mes partive politike, sidomos e atyre që janë të dyshimta, që ta marrin edhe njëherë pushtetin në dorë, sepse duke u bazuar në rrezulltatët e më parshme nuk përputhën dhe i plotësojnë  nevojat e qytetarëve, të cilët kanë kaluar në një poezitë të palakmueshme sociale, të cilët nuk kanë besim në të ardhmën e tyre më të mirë, ndryshe nuk mund të arsytohen gjitha ato skandale dhe pësime pas luftës që ndodhën në mesin e tyre. Madje, një politikë e tillë të vazhdohet me këtë egoizëm të turpshëm, pikërisht ky qëndrim i tillë nuk mund të durohet, sepse nxitë revoltën qytetare, prandaj duhet të respektohet verdikti qytetar i Kosovës, dhe të bëhën ndryshime të munshme, që të dëshmohet një politikë ndryshe për shtetin dhe popullin e Kosovës, ndaj së cilës kërkohet program pozitiv, i cili i plotëson nevojat elementare të jetës qytetare, sipas kushteve dhe standarteve normale dhe njerëzore si  çdo qytetari në botë.

Besimi në fuqitë perëndimore nuk duhet të na mungojë, por duhet të pendohemi  dhe të ndjehëmi pakëz më të shkathtë në politikën tonë të  shtetndërtimit dhe jo të presim gjithherë që dikush të na trokasë te koka dhe të na  mësoj si duhet akoma të ecët rrugëve demokratike, sikur që është qështja aktuale e formimit të qeverisë së re. Qeveritarët e Kosovës duhet të pendohen, sidomos me fjalët e ambasadorës Amerikane , nga zonja T.Jakobson, e cila nuk kishte rrugëdalje tjetër, që ta sqaroj rrolin e politikanëve kosovarë. Formimi i qeverisë së re të Kosovës, nuk duhet të shkakëtojë aqë rrëmujë politike, sepse konflikti, apo neglizhenca ndikon në mënyrë negative ndaj politikës dhe gjendjes sociale të vendit, dhe kjo ndodh përshkak se nuk mirren parasysh ndryshimet e vendit, dhe shkohet  sipas asaj që nuk mirret parasysh  zhvillimi dhe prosperiteti ekonomik i vendit, por paraqiten dallime që dalin nga grupet e interesit dhe egoizmit  klanor të njerëzve, që u pasuruan brenda një kohe të shkurtër me djersën dhe gjakun e këtij populli .

Fokusi i arkitekturës së re politike të Kosovës, të mos varet nga këto paqavura politke dhe politikanë të kompremituar, që prodhojnë dhunë dhe urrejtje, sepse këto janë tiparët që e thëllojnë edhe më thellë gjendjen e vendit, që të mos tërheqët nga gremina, por përpjekjet për ta ndërtuar demokracinë dhe shtetin e ri të Kosovës, duhet të bashkohen të gjitha forcat politike e shoqërore të shoqërisë kosovare për një shtet të qëndrueshëm e zhvëllimor , dhe vetëvendosja e tyre demokratike për të gjithë si një parakusht i hyrjes së lirë në Evropën e re, përndryshe do të ngelim pengje të ekskluzivizmave nacionale, që nuk mundëmi të vendosim kurrnjëherë për vetëvetën.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora