E hene, 10.02.2025, 07:08 PM (GMT)

Mendime

Asllan Dibrani: Edi Rama në Serbi, hero i kombit!

E diele, 09.11.2014, 05:00 PM


Edi Rama  në vizitën  e  Beogradit ke mundësi të mbetesh hero i kombit shqiptar!

Nga Asllan Dibrani

Kurrë Serbia  nuk ka pas  vullnet të takohen me shqiptar edhe me shekuj në vijim!

Marrëdhëniet  shqiptaro serbe kurrë në histori nuk kanë qenë    të mira. Historia  tregon se   hegjemonizmi serb   dhe propaganda e Serbisë  ka  nëpërkëmbur  gjithmonë  interesat  shqiptare. Këto marrëdhënie  janë përplasur shpeshherë  pas  përshkallëzimeve     dhunës serbëve me    politiken    antishqiptare. Trysnia   e realizimit te kësaj  vizite   e ministrit Edi Rama në Beograd ,    është e ndihmuar  nga qarqet ndërkombëtare,  nga se  kurrë Serbia  nuk ka pas  vullnet të takohen edhe me shekuj në vijim.  Serbia   ju ik kontakteve  dhe   takimeve  me karakter   Shqipëri-Serbi, sepse  faktet,  dëshmitë dhe    gjuha  e argumenteve dhe    e   bindjes  është në anën e shqiptareve . Pikërisht   shqyrtimi  i marrëdhënieve  me Serbinë ,  gjithsesi  Serbia del e  humbur  ngase    gjithmonë u thirrura në    Rusinë    edhe ishte në   fuqi      vitet 1913 që copëtoj Shqipërinë në disa shtete. Çdo   takim   me karakter të  marrëdhënieve të  Serbisë me Shqipërinë,  do të jetë një kapitull  i ri  në anën e Shqipërisë.

Buja që u  bë dhe pluhuri i Serbisë për ngritjen  e flamurit kombëtar  mbi Beograd rikujtoj padrejtësinë  shekullor të fshehur nga   fuqitë e mëdha, po edhe nga vet Serbia!!!???

Buja qe u  bë dhe pluhuri i Serbisë për ngritjen  e flamurit kombëtar  apo i Shqipërisë  mbi Beograd sikur  e   nxiti  konfliktin  shekullor  dhe padrejtësinë të fshehur nga   fuqitë e mëdha, po edhe nga vet Serbia. Disa analistë që pretendojnë qe mos të shkon Rama në Beograd është gabim, sepse duke ju ikur tryezave dhe duke ndejtur nën  hijen e   hegjemonizmit sllav mbetem   siç mbetem deri me ditët e sotshme . Një  logjikë  e  shëndosh është qe Shqipëria   është e barabartë me  Serbinë   ne te gjitha   konventat ndërkombëtare, pos që Shqipëria është edhe    anëtare e paktit NATO, nga e cila ka epërsi nga Serbia.

Zoti Edi Rama ka një   pozicion    të volitshëm që tu tregoj  evropianëve  të rinj se baballarët e tyre  bënë pazarllëqe në  dëmin e shqiptarëve!

Prandaj  zoti Edi Rama s'ka çka të hezitoj  ,por ta zyretarizoj  bashkimin kombëtar edhe në  Beograd, ngase  e ka një te drejt    legjitime nga vet  pozicioni  e dy shteteve  shqiptare  dhe  krahina e   aneksuara nga vet  Serbia,   Greqia,  Mali  i Zi dhe Maqedonia. Zoti Edi Rama ka një   pozicion    te volitshëm që tu tregoj  evropianëve  të rinj se baballarët e tyre  bënë pazarllëqe në  dëmin e shqiptarëve.

Serbi a s'ka çka frikësohet nga realiteti   gjeostrategjik i shqiptarëve!

Padrejtësia që ju bë shqiptarëve  të qitet në tryezat e Beogradit të Brukselit dhe  në Tiranën zyrtare qe te jetë si përfaqësuese e të drejtave    shqiptarëve ne Ballkan. Serbia s'ka çka frikësohet nga realiteti   gjeostrategjik i shqiptarëve edhe  nuk ka mundësi as   forcë t'i rezistoj këtij  realiteti , por as te klith ma, por duhet të demokratizohet   dhe t'i lejë shqiptarët të lirë  në trojet e veta po që edhe nëse mbërrijnë deri në  Nish ,Leskovc,  Vranjë , apo në  territoret tjera   sipas   tapive posedueses që ekzistojnë në Stamboll. Është   fakt i freskët    dhe mehaen mend   ai terror   para 100 vitesh se deri ku u fol shqipja, territore që u   zbrazen  ishin te banuara  vetëm me  shqiptarë si pasardhës te ilirëve. Në këtë takim zotit Edi Rames nuk do ti mungoj dija as vullneti  qe të jetë edhe përfaqësuese i   normalizimit të marrëdhënieve  të Serbisë me Republikën  e Kosovës, po edhe t'i kërkoj njohjen  e Republikës së Kosovës nga Serbia.

Edi Rama  në vizitën  e  Beograd ke mundësi të mbetesh hero i kombit shqiptar!

Ose  ne njëfarë mënyre  ta qet Serbinë në një  pozite të detyrueshme që ta pranoj pavarësinë e Kosovës.   Nga  zoti Edi Rama,  presim që të jetë udhërrëfyes i përmirësimit të marrëdhënieve  me Serbinë dhe me shtet  në rajon. Kjo  nuk realizohet  duke ndejtë si spektator     zyrat  e shteteve ballkanike që na i morën tokat tona  dhe po i mohojnë te drejtat tona  aty ku jetojmë  , por ta   ngre zërin dhe të  jetë  një   kushtrim  mbi  unitetin tonë kombëtar qe fillimisht te përgatitet një betejë nga vet në shqiptarët për një unitet. Zoti  Edi  Rama   le ta zhvilloj një bisede me Beogradin  duke i qit kushte  Beogradit  e jo si deri me tash që  Beogradi ka qit kushte   dhe  pala shqiptare  ju ka nënshtruar gjithnjë  sikur te ishte vet fajtore e jo Serbia , nga e cila, sot po na   kushton  ne brezit të ri. Të rroj Shqipëria unike  , të rroj  populli shqiptar i bashkuar. Edi Rama  në vizitën  e  Beograd ke mundësi të mbetesh hero i kombit shqiptar, prandaj mos  hezito shpalos historinë qe ta ndërtojmë të renë në interesin e kombit tonë !.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora