E hene, 29.04.2024, 04:10 AM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: Tungjatjeta, Ramush Haradinaj!

E diele, 09.11.2014, 06:02 PM


Tungjatjeta, Ramush Haradinaj!

Nga Kimete Berisha

Sot unë jam në anën tënde, dhe bashkëndjej me ty.

Të kuptoj si ndjehesh:

i tradhtuar, i nënçmuar, të vjen gjynah prej vetes se nuk e ke pritur dhe të kanë mashtruar, ta kanë thy besën që ta kanë dhënë!

Të ka tradhtuar dikush që e ke hëngër me sy!

Isa Mustafa që e ke përshtypjen se e rrëzon edhe era pranverore! E që të duket se ai tutët prej hijes së vet e lëre më prej tradhtisë.

E kam provuar edhe vet, e di, kur i beson dikujt, e të del e kundërta e asaj që të ka premtuar, për një çast më mirë të duket të mos ekzistosh.

Ai që nuk e shkel besën, besniku, gjithmonë e han mashtrimin e besëthyesit, sepse niset nga vetja.

Prandaj, kurrë nuk ndodh që besniku t'ia kthej prej astari tradhtarit, dhe të thyhet miti për tradhtarin triumfues, por gjithmonë ndodh që tradhtari të jetë më i mençur dhe më egoist i djallëzuar dhe në fund triumfoj mbi besnikun.

Në ato momente, kur e kupton se të kanë tradhtuar, për një çast mërzitesh edhe me Zotin, që u jep gjithçka mashtruesve, dhe ua merr të gjitha besnikëve!

Gjithë natën s'të zë gjumi, zemra të bëhet gropë, dhe zgjohesh me një ndjesi sikur të ka ndodhur një tragjedi, me të cilën nuk di si do të mësohesh të jetosh!

Kur të mashtrojnë, automatikisht e pyeten veten mos e ke mashtruar edhe ti ndonjëherë dikend, dhe duke shikuar thellë në librin tënd të jetës, dalin plot njerëz që ia ke plas zemrën. Dhe, nëse s'gjen njerëz që i ke mashtruar dikur siç të kanë mashtruar ty sot, nuk e merr si ndëshkim nga Zoti, por si fatalitet!

I mashtruari nuk ka ngushëllim, por provo. Ngushëllohu me faktin se Isa Mustafa i përzuri nga partia (në emër të një testamenti gojor të Ibrahim Rugovës, testament që nuk ka ekzistuar kurrë), të gjithë njerëzit e afërt të Ibrahim Rugovës.

Pas vdekjes së Presidentit, të gjithë i gjeti të hutuar dhe arriti ta pushtojë partinë me ata që Ibrahim Rugova s'i shihte me sy.

Isa Mustafës i dukej vetja më dikushi se Ibrahim Rugova, të cilit ia rrezikoi edhe jetën, duke e lënë në terr informativ shtëpinë e tij, në kohën e robërisë së madhe, shkaku se nga 'rivaliteti' fallco, për ta kthyer nëpërmjet energjisë elektrike dhe telave të telefonit vëmendjen e Presidentit Rugova nga vetja, ai ia tërhoqi vëmendjen duke mos ia paguar rrymën e telefonin, aq hakmarrës i çmendur që është Isa Mustafa.

Ti nuk e ke merituar të jesh i tradhtuar.

Tradhtia ndër shqiptarët nuk është ndëshkuar kurrë me Ligj siç ndëshkohet sot më shumë se kurrë nga amerikanët, prandaj tradhtia te ne është konsum i përditshëm.

Burrin që rren, për ndëshkim e kisha veshur me fustan dhe ia kisha lyer buzët me karmin të kuq si all, duke ia lënë defin me xhampare në duar midis sheshit Nënë Tereza!!

Isa Mustafa e çoi LDK-në në humbje, në tkurrje, dhe e shfrytëzon ekskluzivisht për interesat e tij personale. E, s'po ti shfrytëzon të tjerët!

Kur na tradhtojnë njerëzit, na mësojnë që kurrë askujt të mos i besojmë më, përveç anëtarëve të familjes.

E pa besë, jeta është hile, është garë e përhershme se cili është më mashtrues se tjetri.

Me fitu-fiton gjithmonë mashtruesi.

Me humb-humb gjithmonë besniku. Sepse, besnikëria konsiderohet naivitet, e naiviteti konsiderohet padije.

Në fund, pasi e ke hëngër mashtrimin, të gjithë të thonë: 'qysh t'i qorroi Zoti sytë e i besove atij mashtruesi'!

Por Zoti është i madh. I djeg në zjarrin më të madh të ferrit tradhtarët. Thonë se Zoti çdo moment ua përtrien mëkatarëve lëkurën për t'ua djegur gjithmonë prej s'fillimi.

Prandaj, do ta ndëshkoj edhe besëthyesin Isa Mustafën.

Do të ndodh që shumëkush në LDK, përveç Isa Mustafës do ta kenë shansin të përmenden për t'u bërë Kryeministër.

Vjosa, Arbeni, vëllai i Arbenit, Luta, Armendi, e disa të tjerë.

P.S. I kam dëgjuar shumë qytetarë dhe politikanë duke thënë se nuk është lehtë të tradhtohet Ramush Haradinaj.

Se si ti do të çartesh dhe do të bësh 'kërdi'!

Por, unë e di se tradhtia të lig, t'i këput këmbët e nuk të çart'.

Njeriu çartet kur e tradhton dikend, e jo kur bëhet viktimë e tradhtisë.

Viktimat qajnë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora