Faleminderit
Tuna Prekpalaj: Filozofia e shën Françeskut të Asizit
E hene, 15.09.2014, 07:08 PM
Filozofia e thjeshtësisë e shën
Françeskut të Asizit
Ekskluzive nga Tuna Prekpalaj
Françesku
i Asizit (emni i tij i vërtetë ishte
Giovanni di Pietro Bernardone) Lindi në
Shën Françesku lindi në nji familje shum të pasun. Ai ishte djali i biznismanit të pëlhurave, i stofave. Ai u rrit si nji Don Juan italian i vërtetë. Jeta e tij u përmbante me udhëtime, festime, dëfrime dhe me grâ. Si i ri ai andërronte me u bâ nji ushtar dhe luftëtar i madh. Me pas suksese te mdhaja në luftë, me i fitue gradat ma të nalta në karieren e ushtrisë. Ashu dhe vetëm ashtu mund të bahej i famshëm, mendoi Françeku i ri. Kjo ishte ândrra ma e mirë e rinisë së tij. Nji herë ai iu bashkangjit në nji expedicion, i cili ishte në rrugë për betejë. Por në të parën natë e pati nji andërr të kjartë. Në këtë andërr dikush i thot që të kthehet menjiherë në shtëpi se atje e pret nji detyrë plotësisht tjetër, e madhe, dhese nuk duhet me shkue në betejë. Por ai nuk kthehet, por merr pjesë me shokët e tij në betejë. Në atë betejë u kap dhe u fut në burg. Kur u kthye në shtëpi, dalëngadalë filloi Françesku me u ndrrue. Ai filloi të ketë nji frigë të çuditshme. Nuk e dinte se prej çkahit ka frigë. Ashtu i erdhi te mendimi se duhet me bâ diçka, për me iu shgmang frigës. E prej kësaj frige ai filloi – si nji eksperiment - me u lutë. Ia filloi me e lutë Zotin. Dhe ashtu prej njanës vjen tjetra. Përvoja e luftës dhe robënisë e tronditën aq shum saç dhe jetën e tij në përgjithsi e drejtuen nji gjendje të tillë që t’a rishqyrton tân jetën e tij. Shpallja ma e madhe e vërtetës gjindet në heshtje. Në heshtje Françesku filloi me mendue mbi jetën e tij, mbi domethanjen e jetës së tij, mbi çka âsht dhe çka don me thanë kjo jetë. Pse jetoj, pse baj ate çka jam tue bâ dhe se a âsht mirë të baj ate çka jam tue bâ. Këto yetje (por edhe të tjera, natyrisht!) i bani siç i ban edhe çdo filozof. Duket se janë gjana fëminore, por nuk âsht. Këto pyetje janë të thjeshta, por thjeshtësia asht thelbi i shëndrrimit total të jetës. Me te mirren vendosje kapitale dhe hapa gjigante. Ashtu ai filloi me i mbledh mendët. Dhe filloi me e ndrrue komplet jetën e tij.
Nji ditë
ai i hypi kalit dhe u
Françesku ishte ma se i bindun se dëshira për mos me pasë pasuni materiale âsht rruga ma e shkurt për me e mbrri lumtuninë. Ai ishte i bindur se varfënija âsht nji element qiellor, me të cilën krejt çka âsht tokësore dhe e përkohëshme mbaron në asgjâ, dhe se varfëmija mund njeriun me e shti në lidhje me knaqësi, hujni dhe përjetësi. Kurse, pengesa ma e madhe që ishte për te – në fillimin e metanojes së tij - ishte lidhja me familjen e tij. I ati i tij ishte kundra të birit të tij, i cili e ka krijue nji botëkuptim dhe filozofi komplet tjetër se sa ishte normale në atë kohë. Kur Françesku i shiti do pëlhura të kushtueshme të të atit të tij për me mujt me e rindërtue nji kishë, kcei i ati i tij si knusi i idhnuem. Ai e paditi djalin e tij edhe te ipezhvi (nji auktoritet i madh i shtetit në atë kohë) . Ipezhvi i tha Françeskut se duhet me ia kthye të hollat të atit. Françesku duel cipri cullak jasht pallatit të ipezhgvit. Ai i kishte mshtjell të hollat dhe stofin e çmueshëm të atit të tij në rrobët e veta dhe i ka gjujt posht në kambët e atit të vet dhe i tha: "Deri tash unë të kam quajt i ati i im nbi tokë: nga tash e ma tutje unë mund të them me siguri nuk të konsideroj mâ si atin tim, përpos atin që gjindet në qiell: Atit tonë që gjindet në qiell, atij ia kam vendos thesarin tim, besimin tim dhe shpresën time." Ati i tij u largue shpejt e shpejt nga pallati i ipezhgvit (drejtorit të priftnave katolik dhe famullive në krahinë). Kurse Françesku në ipezhgvni bani nji përshtypje të madhe për kurajon dhe për sakrificën e tij. Dhe qysh nga atëherë Françesku mundi të kushtojë jetës sëtij në thjeshtësi dhe varfësi. Ai rregullisht i predikoi kafshëve dhe zogjve në pyll. Ai mendoi se nëse njerëzit nuk janë në disponim me i ndigjue fjalët e tij, atëherë ma mirë âsht me i predikue shtazve dhe kafshëve. Të njejtën gjâ e baj edhe unë: Nëse fëmitë e mi dhe kjo shoqni nuk âsht në gjendje me më kuptue, atëherë shkoj në gjoking në mal. E kur jam pak i lodhun i përqafoj drujt në pyll dhe i tham: “nëse ata nuk dojn me ndigjue, ju jeni të vetmit në gjendje me më kuptue”.
Truporja e shën Françeskut në kopshtin zoologjik në Amersfoort (Holandë)
Në atë
kohë nuk ishin monikët pa pronë. Apt –përkundrazi – ishin të pasun me pronë. E
Françesku mendoi me e formue nji rend të ri që do të quhej në latinisht fratres
minores që do të thot rendi i vllazënve
të vogël apo – ma vonë do të quheshin -
Françeskanët. Secili që donte me e
ndjek shën Françeskun në idetë
dhe parimet e tij jetësore u detyronte me i lanë mbrapa të gjitha pasunitë, tân
pronën dhe të dashtunit e vet. Edhe nuk u dashunojshin në vajzat e bukura. Dhe
ai që kishte të holla dhe pronë, u dasht me e shit pasuninë, kurse të hollat me
ia dhanë të varfunve. Françesku me ndjekësit e tij nuk kishte as shtëpi as kulm
mbi kokën e tyne. Për ate ata u detyroheshin me fjet në kashtë, ku flejshin
kafshët e katundarëve. Përpos pasunisë dhe pronës, Françesku dha dorëheqje nga
ditunija (e panevojshme dhe e rrejshme)
dhe librat. Sepse – simbas tij – ditunija e shmang njeriun nga ditunija
ma e nalt, nga ditunija hyjnore. Ai tha: “Gjuni librat prej dritarës” në pus
sepse – me fjalë të tjera - ashkush nuk
ia ka pâ “hajrin”. Edhe njimdend. Pse duhet me i ditë apo me i
pranue e me i ngranë të gjitha ato gjana që po naj shërdbejn medijat (gazetat, televizioni, interneti dhe
“baksuzat” tjerë) në pjatë. Ne fitojm shum informata të pavlefshme, të
gabueshme, të pavërteta dhe tejet të tepërta. Kure, çka i përket pronës,
pasunisë, Françesku mendonte se nëse dikush âsht i lidhun për pasuni, nuk âsht
njeri i lirë. Nuk e ndin vetvetin të lirë. Ai njeri gjithmon mendon për pasuni
dhe ka dëshirë me pas edhe ma shum, gjithnji e ma tepër. Kurr s’âsht boll. E shpirti vuen. Për ate, njeriu pa pasuni e
ndin vetvetin ma të lirë. Madje edhe nuk mund me humb asgjâ. Sepse, në të
vërtetë, nuk mun të humbet ate çka s’ka. Në këtë kohë mund të ilustrohet si nji
shembull “taze”. Shum njerëz të cilët i
Në këtë
kohë të revolucionit kompjuter-internetit-mobil-it (KIM-it T.P.) shofim se shum njerëz smuhen
psiçikisht. Njerëzit po bahen gjithnji e ma tepër të komplikuem. Pa thesht’si.
Shpesh prej pyllit nuk i shofin as drujt mâ. Specialisti (me të gjithë atë dije
që e ka thith gjat sdudimeve, hulumtimeve dhe punës praktike) e ka trunin të
përziem si rrushi me kumlla, saç ban edhe gabime fatale. Âsht fakt se nji
specialist në vend se me ia amputue kambën e djadht të nji vajze 13 vjeçare, ia
ka amputue kambën e shmajt. Âsht dasht, pra të dy kambët me i amputue. Dhe
mandej do të mendojm se për gjana tjera a jan këta specialista (pa kompetent)
në gjendje njimend me bâ operacione si duhet? Mjeku i cili âsht msue vetëm me i
dhanë të smunve medicina e vetëm medicina, pa e shqyrtue mirë gjendjen se çka
ka pacienti; prifti në nervozën kapluese që ia mshel derën e kishës
besimtarëve. Kjo ndodh në Kishën Katolike edhe në Kosovë. Vetë papa Françesku
haptas ka thanë në nji predikim të tij se ka priftna në kishë që ia mshelin njerzve
derën në faqe. Unë vet e kam ndigjue dhe e kam pa në televizion që e ka thanë
këte. Në realitet priftat po i shtin njerëzit në fé, por edhe p’i largojn prej
fesë; hoxhat që – me tendenca jorealiste e kanalizojn ujin në mullkinin e tyne
tue e quejt Nanën Terezë prostitue, Gjergj Kastriotin tue e quejt tradhtar të
popullit shqiptar e tj. Lexova në nji gazetë të Maqedonisë mbi intelektualët e
Univerzitetit të Prishtinës: ç’far intelektualë janë ata që kanë vjedh në
Univerzitetin e Prishtinës prej ndihmës së subsidiumeve të Evropës së ngratë?!
Evropa i ka dhanë ndihmë me e përmirësue inteligjencën e Kosovës, e cila duhet
me kanë shtylla e shoqnisë për nxitjen e përparimit të gjeneratave të reja.
Evropa e ngratë dhe naive i besoi intrizheve fantastike të “inteligjencës”
tonë.
Në realitet neve nuk duhet të mendojm aq radikalisht sikurse shën Françesku mendojm për t’u shkoqit plotësisht prej botës së pasunisë. Parimin dhe fjalën “Varfëni” duhet t’a shikojm në diapazan ma të gjanë se sa na paraqitet vetëm skoqitja nga pasunia materiale. Pasunija ose prona i përfshinë edhe vetitë tjera, si për shermbull, krenaria, zemërimi, inati, zilia, mendjemadhësia, lakmia, grykësia. E di se Marksi si element ma kruyesor në jetën e njeriut e konsideroi ekonominë. Por, kjo filozofi e Marksit âsht nji e vërtetë parciale, e pjesshme. E interpretuesit e tij e futën ujin në mullinin e tyne dhe ia çrregulluan teorinë. Por nji gjâ âsht ma se e vërtetë se, nëse nji njeri e kupton se nuk âsht ai që vlenë ma tepër se tjetri, do të jet edhe tolerant për të tjerët, ka me pâs respekt për të tjerët dhe nuk do të çfrytzon e nuk do ta nënçmon të tjetrin. Këto janë parimet e shën Françeskut, prej të cilit duhet me mësue edhe papa emënbajsi i shën Françeskut së bashkut me të gjithë ata që gjinden në piramindën e Kishës Katolike dhe mbarë njerëzimi në rruzullin e tokës. E këtu âsht pyetja kyqe se a do të jet në gjendje papa Françesku me e përvehtësue thjeshtësinë e shën Françeskut. E kam nji dyshim të madh.