E enjte, 24.07.2025, 10:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Ilda Dashi

E premte, 01.08.2014, 06:57 PM


Ilda  DASHI

 

E DEHUR

 

E shoh mendjen tek perpelitet

si nje gjethe qe nga pema bie

shoh si shpirti me venitet

e ne rruge te panjohura me shpie.

 

E dehur eci ne rruge ku vetem une kaloj

duke perdredhur floket e mi,

nuk shoh, nuk ndjej ndihme kerkoj,

teksa ne fund te xhades shndrin nje qiri.

 

E marr ne duar,

dhe nga era flaket e tij mbroj,

ashtu siç eshte i perveluar

fillon rrugen te ma tregoje.

 

Trokita ne shume porta,

mes cjerrjesh te mpira nxora zerin tim,

me turbullonin ndjenjat e forta,

zemra me kish ikur nga zinzhiret, pa kthim.

 

Vura doren mbi plaget e saj,

gjaku mes lumenjsh me rridhte,

e ftohte, e zbrazet, si nje akullnajw,

qe mes ujrash shkembinjte i kridhte.

 

Kisha 'pire' shume ate nate,

ndaj nuk mbaj mend plaget kush m’i hapi,

ndonje faqezi, a njeri me fat,

qe mendoi te me vidhte shpirtin, por dot s'e kapi.

 

Nuk me kishte dehur pija, jo

sec dreqin ngaterronin mendimet e mia,

teksa vetja me rrotullonte, ah ajo

vetja ime, e ngrija, e serish bija.

 

Sa here rashe,

e sa here u gjymtova.

por asnje plage ne fund nuk pashe,

kur rrugen time fillova te pershkoja.

 

 

UDHETIM

 

Ika diku, dikur, takova dike,

e athte ishte shija qe mw la

nuk mora dot asgje.

 

Valixhet mbi shpine i mora perseri,

ne kerkim te vetes,

te gjeja tw wmblen shtepi.

 

Udhetim i gjate ish ai,

mes ndjenjash qe lundronin ,

fllakadan me flake e hi.

 

Flake perveluese ishin emocionet,

ah shpirti im, sa shume ngazellehet.

 

Eca dje, sot, neser ne rruge do vrapoj,

te takoj pasqyra ku veten te shikoj.

 

 

PERSIJATJE DASHURIE

 

Mos me kerko mes fjalesh,

heshtjen kam te vetmen mike,

kur une nisa te te dua,

ti shkunde kembet dhe ike.

 

Do me pyesesh 'a qava' ?

po, lotet me rrodhen cdo dite,

por une mesova dhe i thava,

imazhi yt papritur nga syte  m’u zhduk,

mbeti vec nje ‘mit’.

 

I rrezova perdet e dijes,

dhe me ty u ula,

mesova te forcoj shqisen e shijes,

ende e dua aromen tende, por nuk u perkula.

 

E vura buzen mbi buzen tende,

dhe prita ta shijoj pa e puthur,

sodita gjate potretin tend me kende,

te perqafova por pa te ndukur.

 

Ti nuk me shihje,

pasioni i epshit te kish pushtuar,

edhe pse brenda meje fillove te flije,

nuk dite te me kujtosh pa me harruar.

 

Te emblat ndjenja,

mu desh kohe ti sheroja,

asgje sme ngeli te shprehja.

ndaj dashurine me veten fillova te mesoja.

 

 

VETJA

 

'Ku shkon aq shfrenuar'?

pyeta veten dikur,

mu pergjigj e lenduar

'Kam frike te vdes, te mos kem jetuar kurre'.

 

E pashe fytyren e saj,

qe ngjyrat nderronte nje e nga nje,

e pikelluar kafshonte ndjenjat ne faj,

kish humbur shume dite pa jetuar asnjw

 

E kapa nder duar,

dhe e pashe ne thellesi,

syte e saj te pezmatuar,

kishin nevoje per timen dashuri.

 

 

NESE

 

Nese mendon se bota do te te thote:

kush je?

e shkurter eshte rruga drejt gremines,

do biesh e nuk do e mesosh kurre perse.

 

Nese mendon se bota do te te jap medalje ari,

je driteshkurter,

e boja shpejt do te te dali.

 

Nese mendon

se bota te njeh me mire se ti vetveten,

e ke prere bileten per ne boten tjeter,

dhe sa keq, je kaq i ri.

 

Nese mendon se bota do te te dhuroje vlera,

mos harro qe rruga do te te takojw,

me horra e me plehra.

 

Nese shpreson se bota do te te beje te ditur,

injorance pa fund do gjesh,

edhe atje ku se ke pritur.

 

Nese mendon se turma te ekzalton,

harroje te jesh vetvetja,

ajo ashtu nuk te pranon.

 

Nese shpreson se boten mund ta ndryshosh,

duhet te jesh vecse ndonje i marre,

se ndryshimi nis me veten,

kur fillon te dashurosh.

 

Nese shpreson se paraja do te te jap fuqi,

do mbetesh nje vegel e dikujt tjeter,

mes flakesh do behesh hi.

 

Nese shpreson se akujt do shkrihen se do ti,

o i marre zgjohu,

vish petkun e shpirtit tend dhe zgjuar rri.

 

Nese mendon se pushteti fitohet me pasuri,

ah i mjeri shpirti yt,

qe i pangopur do te vdes per liri.

 

 

BRENDI

 

E shfytyruar,

e ndrydhur,

e kycur sot jam.

 

E zbazet,

e cale eci,

vec shpirtin lakuriq kam.

 

E thare,

e mbytur,

nga lumenj rrembyer.

 

E mpire,

e vrare,

s'me ka mbetur gje tjeter, vec teje per te urryer.

 

E enjtur,

mes lotesh,

e harruar,

arrij diku, ku zemren kam parkuar.

 

E flakte,

e kuqe,

si zjarri pervelon,

ah moj zemra ime, per ku po shkon ?

 

E fikur,

si qiri perenduar,

s'me ka mbetur te bej asgje sot,

vec shpirtit tim per te shpetuar.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx