Kulturë
Begzat Rrahmani: Ua hapin varrin
E marte, 29.07.2014, 07:41 PM
Begzat RRAHMANI
UA HAPIN VARRIN
Darka e dreka
Hanë kanibalët
E me shumë lezet
I kollofisin fjalët!
Sllavët “vëllezër”
Paret i marrin
Njerëzve të rodit
Ua hapin varrin...?!
S’ ndalën tërë natën
Ato duke pjerdh
Darka e “shijshme”
U shton shumë vjerdh.
Shqiptarët e mjerë
S’mbushen me mend
Kriminelët e kombit
Vinë rend e rend.
Mjaftë e ka më
O popull poltron
Kërkoni përgjegjësi
Dhe dërgoni në FRON.
Nëse nuk dini
Analizoni komshinë
Për të mirën e ATDHEUT
E vrasin FËMIJËN...???!!!
Edhe ato përpara
Kanë pasur KANIBALË
Dhuratë u kanë dhënë
PLUMBIN NË BALLË...?!
AJKA KOMBËTARE
Fillim shekulli na zhduku
Fjalët komb e kombësi
U bëmë pakicë e madhe
Në shtetin Maqedoni...?!
Fjalët shqip e shqiptar
Të mos përmenden askund
Shkolla e fakultete
Të bëhen në katund...?!
Atje ka dhen e dhi
Kuaj lopë e derra
Shqiptarët le të trashen
Për PASHK si shqerra...?!
Pak nga pak
Do ti fusim në birucë
Ajka e tyre kombëtare
Është bërë krejt llucë...?!
Thonë me gojën plot
Boll e kemi lirinë
Shikoni sa na ka hije
Në kolltuk kur rimë...?!
Këtë s’na e ka dhënë
As nëna e as baba
Por as zogjtë që zhurmojnë
Që vetvetes i thonë shkaba...?!
Për atë s’ka lumturi e punë
Unë dhe ai me partnerin
Dimë të përdorim dhunë...?!
Ne bëjmë punë madhore
Për shtetin Maqedoni
Si ato të tjerët
Do të zhgërryhen në histori...?!
KOMUNAT SHQIPTARE
Komunat shqiptare
Janë maqedonizuar
Vetëm vendim tatimet
Janë dygjuhësuar...?!
Thonë Begzat RRAHMANI
Është nga Kicevo
Kjo është e vërtetë
Ti në daç mos beso...?!
Kjo më vjen prej atje
Qyteti me dy Universitet
Të kuptohet mirë dënimi
Kushtetuta sllave është e vërtet...?!
Kjo është punë madhore
Për partitë shqiptare
Me vepra janë të huaja
E me fjalë shqiptare...?!
Shkollat e fakultetet
Që janë në qytet e katund
Për pak kohë e vite
S’do të jenë askund...?!
Do të integrohen ato
Si partitë në koalicion
Do të thirren si në Parlament
Shqiptarë-Maqedon...?!
Këtë se pranojnë serbët
E as kombi rom
Thonë ne s’ jemi si ato
Një komb larm(a)on...?!
PAKICË E MADHE
U bëmë pakicë e madhe
Me të drejta të vogla
Luajnë kombet e vërtetë
Me ne biliard-gogla...?!
Kapen shqiptarët e bota
Për Marrëveshjes së Ohrisë
Flasin ato cjaporë
Për të drejtat e dhisë...?!
Ai ua kthen atyre
Si cjapi cjapit
Realitetin e pranon
Vetëm përpara kasapit...?!
Kasapët tonë
U bënë kasapulë
Përpara atij dridhen
Si shiu mbi pulë...?!
Të gjithë partitë
I ka bërë teknefes
Përveç atyre të koalicionit
Që s’ kanë asnjë ngatërresë...?!
Edhe pak kanë lëng
Si limona të kalbtë
Çdo ditë larg popullit
Bëhen edhe të tharbtë...?!
Do të hedhen në pleh
Si të thata koka
Do të qajnë për pak kohë
Por do të
jenë të
Tash kur qajmë ne
Ato na bëjnë armik
Janë më të zi se xhaxhi
Do të shkojnë vrik...?!
Për lezetin e kohës
Do të vjellin qelb e gjak
Ligji e sheriati thonë
Popullit do të kërkojë hak...?!
Mirë janë trajnuar
Prej PLUSIT gjakatar
Kanë gjen gjarpri
Aspak gjak shqiptar...?!
Më shumë te fëmijë-prind
Kësi farë përbindëshash
Në rod kurrë mos lind...?!
Kërkojnë taksë punësimi
Mevlud të madh e të vogël
Zoti ua lëshoftë belanë
Me topa e me lodër...?!
TERRORISTËT
Frikohen shtetet
Nga të rinjtë me mjekër
Populli frikohet nga qosët
Që bëhen në kolltukë të vjetër...?!
Ato hanë e pinë
Bëjnë plane fatale
Si e bëjnë krimin
Përmbysin fusha e male...?!
Civilizimi i ka kuptuar
Si komikë e qesharakë
Shkon pak ngadalë
Por do ta paguajnë hakë...?!
Ka filluar ti urrejë populli
Ato që dikur i urrente Hitleri
Dikur u duartrokitnim
Tash prej tyre na kap vreri...?!
Urrejtja e nëmët e popullit
Është e barabartë me të Zotit
Janë bërë lumenj e det
Prej burimeve të lotit...?!
Do të kthehen te populli
Kur të digjen në zemër
Siç digjen fakirët
Për të pistë emër...?!
Do ti bijën kokës
Me tokmak ferri
Herët ose vonë
Do ti gjejë sherri...?!
Pse pranojnë trajnim tradhtie
Gjakun bëjnë ujë të ndytë
Paraja e kolltukët
Do t’ua nxjerrin sytë...?!
O të marrë hapni sytë për drejtësi
Mos pritni t’u hapen me lot
Atë që do ta shikoni nesër
Populli e shikon sot...?!
KOALICIONI
Koalicioni në pushtet
Janë disa rum disa Islam
Ka edhe derra e dosa
Por shqiptar s’janë...?!
Ashtu shkrinë vilajetet
Bashkë me Manastirin
Me fjalë e dokrra plot
Por në shpirt kanë hirin...?!
Integrojnë shkollat
Si herët dikur
Gjuhës së ëmbël shqipe
Koalicioni i vendon mur...?!
Janë në shpirtrat e atyre;
Maiuli, Boçari dhe Zavella
Mirë na thotë Enciklopedia
Ato janë
nga
Lexoni për Manastirin
Dhe historinë mësuese jete
Shikoni hallet e popullit
E jo veç për vete...?!
Ato që dikur s’ janë përmendur
Tash kanë tredhur burra e gra
Tradhtia e paraja e mallkuar
Këmbë e tru ua çon në hava...?!
Në fund të këtij shekull
Tetova do të bëhet Manastir
Veç te strofat e para
Mendojnë se janë të lirë...?!
Mendohu mirë popull
Kujt ia jep votën
Vet e shkelni bukën
Dhe e thyeni rrotën...?!
LËSHON RRËNJË
Prej kur jam në koalicion
Me astmën e diabetin
Tash edhe kanceri
Ka lëshuar rrjetin...?!
Është shumë agresiv
Thotë do të çoj në varr
I thash ti ku do të shkosh
Pse bëhesh aq i marrë...?!
Edhe ti erdhi pa kusht
Si i poshtri diabet
Atëherë ai më tha:
-Mjaft astma shijon lezet...?!
Kanceri më tha:
-Unë jam mbret në botë
Por si ca njerëz
Që kanë hipur mbi rrotë...?!
E ula dje e i thash:
-Ki pak durim
Edhe ti shkon si ato
Në rrugë pa kthim...?!
Unë tha jam si shteti
Ka bërë dhe bënë rrebesh
Ishte shumë i bindur
E drejta
kurrë s’
Por ja tash doli
Si deti me valë
Mëkatet e bëra
Zoti kurrë si falë...?!
I thash me miun dhe miushin
Futu në koalicion
Dredhitë e tradhtitë miushi
Deri tash shumë mirë i çon...?!
Kanceri mjaft i bindur tha:
-Edhe pak miushi di të bie në tokë
Do të derdhet si bajgë buallice
Do ta pështyjnë miq e shokë...?!
SHERR SHERRETI
Disa të rinj shqiptar
Dolën në gjyq sot
Si përherë puna e policisë
Të mos shkojë kot...?!
Ashtu futet frika
E përfiton shteti
E më shumë koalicioni
Ai SHERR SHERRETI...?!
Ai bënë punë të mëdha
Për shtetin që shumë e donë
Ashtu si mësuesi i tij
Që aq mirë e këshillon...?!
Për të mira pa fund
Harron; babë, nënë e veteran
Ku ka të mira me bollëk
Thotë aty kam vatan...?!
Çdo kohë pjellë
Boçara e Fazliça
Shteti i bënë të parë
Edhe pse kanë ruajtur viça...?!
E shesin lirë tokën
Liqenin dhe detin
I lëvdon mësuesi
Viça e kanë bërë miletin...?!
Më shumë marrin lëvdata
Për ato me fakultet
Që të mirat i kanë në xhep
Por trutë ua ka bërë shkret...?!
Thonë punët e mëdha
I bënë veç Sherr Sherreti
Atje s’ dimë si është
Por këtu është xheneti...?!
Pudrosen e parfumosen
Por qelben si të pa larë
Lëvdojnë Sherr Sherretin
Ato fjalë përdalë...?!