E enjte, 01.05.2025, 07:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Haki Zllami: Shkëmbi fisnik

E merkure, 30.07.2014, 07:03 PM


SHKËMBI FISNIK

(“Gurë të ngulur në Nokshiq “, nga Shaban Bali Nokshiqi)

Nga Haki Zllami

Miku im i kahershëm, i ditur dhe i nderuar , Shaban Bali Nokshiqin, gjithmonë ka më shumë për të thënë.…Dhe vërtet kështu paska qenë, si papritur më ra në dorë libri i tij “Gurë të ngulur në Nokshiq” me  poezi popullor , përmbajtja e të cilave  është historia e gjallë  e Plavës, Gucisë, Kelmendit, Kosovës, Bytyçit , të shkruara  vitet efundit  me aq përkushtim sikur të ishte i ri .

Motivet që e nxitën autorin për të nxjerr në dritë  këtë vëllim, janë disa, por më kryesorja është, dëshira tij për t’u lenë  brezave disa të vërteta nga historia përmes vargjeve  të krijuara  nga ai vet si amanet historike për të mos harruar,  për të mos falë, por edhe  për pajtim, kur e kërkon koha…

Shaban Bali Nokshiqi, është i njohur edhe përmes librit “Nokshiqi i historisë” e shumë e shumë shkrimeve e emisioneve televizive, si një njeri i heshtur, që më shumë dëgjon se sa flet…Ai , shkroi këtë vëllim me vlera diturore si përjetime përmës vargjeve për historinë e të parëve . Pëvoja e tij e gjatë  jetësore gati matet me një shekull, diti të sprovojë në jetë ato  çfarë pau e dëgjoi në jetë. Një nokshiqas, i lindur në Llugaj të Tropojës, mësoi shumë , lexoi shumë, ruajti çdo gjë të domosdoshme, për të arritur gjer këtu që sot të dalë para lexuesve me këto  këngë  të karakterit epikohistorik që flasin qartë si rrezja e diellit, ngjarjet e së kaluarës, duke i përshkruar ashtu siç ndodhën, aty ku ndodhën,  saktësisht pa trill, pa zbukurime, si histori të gjalla, ku mëson prej tyre shumëçka. Poezitë janë shkruar me një gjuhë të pastër zanafilljane si zbatues i porosive të rilindësve tanë.

Autori, gjatë gjithë jetës ishte një nxës i zellshëm i mësimeve të odave  të burrave,  dëgjonte me vëmendje rapsodët, lexoi shumë libra,njeh mire ciklin e eposit të kreshnikëve, shetiti dhe pa shumë në Evropë, SHBA, në Tropojë, Kosovë, Plavë  e Guci…Pra,  mundësitë për ta shkruar me realizëm e me objektivitet, ishin të shumta.Shaban Balia , shkroi për bëmat e nokshiqasve,

2

të cilët  mbetën si shkëmbinj të ngulitur thellë si simbol qëndrese në luftë kundër barbarsisë serbomalazeze ndaj shqiptarëve.

Çdo lexues, pasi njihet  me këto  poezi popullore si këngë folklorike të thjeshta, si ballada apo këngë poema , bindet për mjeshtërinë artistike të derdhur më tepër kujdes,  duke mos zbatuar karakterin kolektiv të folklorit, por duke e treguar drejtpërsëdrejti autorin si një element , çka tregon origjinalitet e vërtetësi , duke zbuluar se këto i shkroi dora  e mendja e Shaban Balisë dhe vijnë të pastra si uji  i Valbonës. Këto vërtetojnë më së miri se autori ka shkruar për ato për të cilat ka njohuri të plota, për ato çfarë  ka njohur nga afër, për shokët e miqtë e shkon më tej, pra nga parimi : nga e afërmja tek e largta, ku në secilën këngë me një fabullë të caktuar, na shfaqet  edhe heroi  lirik i  cili, mediton , filozofon, ballafaqohet me realen.

Tematika e këngëve është e larmishme, që  i përshkon ideja e përgjithshme: se jeta është  e shtrenjtë, është guxim dhe dashuri për gjithësecilin, dhe sikur të gërmosh shtatë pashë në rënojat e Nokshiqit, do të gjesh vetëm, Dardani. Përsonazhet vijnë nga një  hapësirë e gjërë gjeografike  nga të gjitha trevat shqiptare. Vendet e ngjarjeve  përshkruhen me copëza nga trevat që u përmendën.

Përsonazhet që lëvizin  me vepimet e tyre  edhe këtu janë nga të afërmit e autorit: nga babaj ,Bali Bajrami,  vëllazërit: Islami, Selimi  e vijojnë  të tjerë: për Brahimi. përHyrë Bajramen, për Hamëz Isufin, për Mujë Baramin , për të pesë  trimave te Tropojës si Isuf Haxhia, Emin Arifit, Ali Musa …Ndër më të mirat janë  këngët që u kushtohen heroizmit të Bytyçit  në Stoberdë, ngjarjes së Nokshiqit, betejave të Plavës e Gucisë ...

Përmendim disa vargje të ndonjë poezie: tek  kënga, kushtuar Bali Bajramit , jme vargje malli, të zgjedhur të ndërtuara bukur, fillon e mbaron poezia:

 I lëshoj syt prej Shekullari,

Më thrret dikush, hajde Shaban ! …

3

A thue baba u çue prej vorri ?…Të birit, përgjthmonë i mbeti  si peng , varri  i babat që s’u gjet kurrë,sa për ta vaditur me lot.Disa  herë i pëfytyrohet si i gjallë. Pyetjet sugjestive ,shpeshë ia trembin gjumin e natës. Edhe të vdekur, shkijet ia torturojnë trupin e ngrirë në akull e që shkrinte në diell. Kjo na jepet e shprehur me  një antiteze me kuptim alegorik . Më poshtë lexojme një shprehje metaforike të shoqëruar me një krahasimi: ”dallgët e jetës  , fryjnë si veri”. Në një varg  të shkruar për vehten e tij: i bën apel vehtes për të thënë e shkruar vetëm të vërtetën se ajo mbetet, fjalët i merr era:

“Më pat than nji shok i vjetër

Shkruaj të vërtetë se mbetet n’letër”…

  poezinë  “Për pesë trimat e Malësisë së Gjakovës, lexojmë  :

“Në Shipshan e rriti nana

Isuf Haxhia , trim si zana.”,  është fjala për njërin nga të pesë trimat e Tropojës  , që bënë emër në Kuqisht duke përballuar me zgjuarësi e trimëri të rrallë vështirësitë; kaluan male e bjeshkë, Urën e Bistricës, ecën  shpateve të thepisura  plot me çeina , të Kershit të Vujkit në një natë me një gjysëmhëne.

“Ç’ka Kuqishta që po dridhet

Pesë malësorët të gjallë nuk lidhen” si një motiv i njohur i guximit të trimave të trimave.

Vargje me kuptim alegorik dhe metaforik gjejmë edhe te kënga  për Mujë Bajramin:

Rreth nji shekulli e dridhi  luftën

Me grykë t’pushkës vrau tutën.”

Pra, edhe Muja si vëllezërit e truallit të nokshiqasve, trim i çartun “e dridhi” luftën, e vrau frikën,  përmes një metafore foljore. Tek poezia “Jam Nokshiq, jam

4

Mekulli”,  një gjetje  tjetër përmes  shprehjes metaforike të përzier me një krahasim.

Shaban Bali Nokshiqi, në librin e tij e ka treguar pjekurinë e vetë si mjeshtër artist, duke nderuar të kaluarën, të sotmën dhe me hap të matur vështron të ardhmën, fjalën e kam edhe për ndërtimin e marrëdhënieve me fqinjtë të cilët nuk i kemi zgjedhur por, na i kanë sjellë rrethanat e caktuara historike dhe kësaj ia arriti përmes përpikëmërisë së shkrimit të fakteve e ngjarjeve . Ne i dimë mirë edhe pikëpamjet e pseudohistorianëve të tipit Çubrilloviçëve , të cilët janë orvatur e orvatën për të helmuar ndërgjegjën historike  pëmes shtrembërimeve qëllimkeqe. Edhe historia nga një herë pak na tregon, pak flet …

Me mirënjohje  shkruaj për autorin tetëdhjetë e tetë vjeçar, Shaban Nokshiqi, për meritat e tij për të na i paraqitur këto poezi popullor në dialektin gegërisht dhe sikur kërkon të na lënë si  porosi brezash,  përmes ideve te poezive. Ky libër do të zënë vendin e vetë në bibliotekat  ballakanike si objekt studimi.

Të njohësh  Shaban Bali Nokshiqi, do të thotë  të njohësh një njeri  me thjeshtësi të jashtëzakonshme ,si një shkëmb fisnik !

Presim libra të tjera.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx