E enjte, 01.05.2025, 06:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Argatët e dreqit

E merkure, 30.07.2014, 06:00 PM


Demir Krasniqi :

Argatët e dreqit

 

Porsi petët e përpeqit –

Çdo ditë shtohen argatët e dreqit !

Nuk janë engjëj , as profet –

Por ,  e zeza e kresë së vet !

 

Kush ndërron emër , kush ndërron fe –

Ai , ndërron  komb e ndërron  atdhe !

Ai , ndërron  gjuhë e ndërron  kulturë –

Por , njeri nuk bahet kurrë !

 

Kush futë zjarr n’ baza fetare –

Ai , nxitë luftë n’ baza kombëtare !

Kush futë zjarr n’ trojet arbërore –

Ai , nxitë luftën ndër vëllazërore !

 

Dul Lilahu , ndër etapa –

E mbushë barkun me  qebapa ...

E hapë gojën si çorapa –

Bahet ma katolik se Papa !

 

Sallah Rrasa e ngritë gishtin –

S’ di kah e ka dhia bishtin  !

Mbanë fjalime zemër prishti –

Bahet ma profet se Krishti !

 

Kështu vepron Dinë Sheremeti –

Ia mohon gjuhën vet – veti !

Predikon vajze kiameti –

Ma profet se Muhameti !

 

N’ komunizëm ca të  marrë –

Shpirt e zemër ishin tradhtarë !

Deklaroheshin për gazetarë –

Po turpërohem që  jam shqiptarë !

 

Kush ndërron  gëzofët mot pas moti –

Do t’ mashtrohet   kot së koti !

Njerëzit e tillë i mallkon Zoti ,

Buka e shqipes dhe Kastrioti !



(Vota: 7 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx