Kulturë
Halil Haxhosaj: Valët e jetës në vargje poetike
E enjte, 31.07.2014, 07:33 PM
VALËT E JETËS
TË SHFAQURA ARTISTIKISHT NË VARGJE POETIKE
Kristina Rrasi: “Valëzimet e jetës””, poezi, botoi “LULU”, SHBA.
Nga Halil Haxhosaj
Kristina Rrasi është krijuese e re, që ka filluar të shkruaj vargje që kur ishte e vogël. Them kështu sepse ajo është e lindur në fshatin Kusar të Gjakovës, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe studimet i kreu në Luzern të Zvicrës. Kjo e re e deshi shumë poezinë, sepse duke lexuar vepra të kësaj gjinie në gjuhën shqipe, por edhe në atë gjermane, ia arriti që edhe vet të shkruaj vargje, por në gjuhën e saj amtare, shqipe.
Dhe më në fund, pra në
vitin 2013, kjo autore e botoi librin e saj të parë poetik me titull paksa
metaforik me elemente përjetuese “Valëzimet e jetës”. Libri ka
strukturim njëlinear dhe nuk është i ndarë në qerthuj apo cikle, por poezitë
shtrihen njëra pas tjetrës, në radhë të parë, sipas tematikës, por pse jo edhe
të motivit. Dhe kështu zinxhiri i strukturimit poetik
Të gjitha poezitë e këtij libri janë të veshura me ngjyrimet e jetës. Poezitë e fillimit të librit janë lirika intime të dashurisë, ndërsa të tjerat kanë jehona dhe përjetime artistike nga historia e jonë kombëtare, kushtuar figurave të ndritura të trashëgimisë tonë të lavdishme. Autorja nuk e lë anash sidomos plagën e saj të thellë të mërgimtares, e cila e përcjellë çdo ditë.
Poezitë me vargje intime të lirikës së dashurisë zënë vendin kryesor dhe shtrohen në pjesën më të madhe të librit. Në qendër të kësaj lirike është dashuria e mbushur plot ndjenja, përjetime, përshkrime, peizazhe, ëndërrime dhe bukuri të tjera. Subjekti lirik i shpreh të gjitha këto nëpërmes autores duke përdorë formën, veten madje edhe gjininë. Dhe kështu bëhet një përkujdesje nga autorja që këto vargje të kenë ngrohjen dhe përjetimet e afshit të dashurisë pa ndonjë hiperbolizim apo mashtrim të tepruar. Dashuria qëndron në qendër të vargëzimet dhe me figura poetike bëhet lapidar i jetës së dashuruarve, të cilët për të japin gjithçka, madje edhe jetën. /Dashuria shpaguan çdo gjë/ Ndaj të gjithë dorëzohen para saj/, thuhet në këto vargje të poezisë “Koha shëron me melhemin e dashurisë”. Pothuajse në të gjitha vargjet me këtë tematikë dhe motiv shprehet edhe forma e strukturimit që është një formë e monologut dhe dialogut poetik. Kjo formë është tepër e ndejshme ngase është lirikë përjetuese, madje edhe e mbarsur me frymëzime artistike. Figurat e përdorura këtu janë shprehje e ndjenjës dhe përkojnë me rrjedhën e vargëzimit. Mu për këtë, autorja në disa poezi përdor formën e monologut poetik për ta lartësuar dashurinë si ndjenjë, metaforë, sinonim, simbol, e pse jo edhe si figura të tjera. Kjo shihet në strofën e parë dhe të fundit të poezisë “Unë fle në sytë tu” ku thuhet: /O dashuria ime,/ Kur mendoj për Ty,/ Nata dhe dita më bëhen një!/.
Motivi i lirikës së dashurisë në vargjet e poezive të librit “Valëzimet e jetës” të Kristina Rrasit, përkojnë me moshën e re, andaj janë përkushtuese dhe shprehëse për këtë moshë.
Edhe poezitë me
tematikë historike e patriotike zënë vendin e vet meritor në këtë libër të
Kristina Rrasit. Në këto vargje poetike këndohet për atdheun, flamurin
kombëtar, 28 Nëntorin-Ditës e pavarësisë, Dedë Gjo Lulin, Kosovën, Çamërinë,
Shqipërinë, dëshmorët Mon Balaj dhe Arben Xheladini të vrarë në demonstratën e
shkurtit të vitit 2007, Gjakovën, e tjerë. Madje të gjitha këto vargëzime
frymojnë mirë artistikisht dhe nuk përmbytën në pellgun e realitetit të veçantë
historik, por shkrihen dhe bashkëdyzohen artistikisht. Për flamurin shkruan: /Nëpër
shekuj s’u përkule/ O, Flamuri ynë kombëtar/ Ngjyra e jote na ka frymëzuar/ Mbi
armiq dhe mbi tradhtarë!/, ndërkaq 28 Nëntori është ditë madhështore e
pavarësisë, e çlirimit, e gëzimit të cunguar, sepse mbetën të ndara trojet
tona. Kjo plagë ende kullon, andaj në këto vargje
Edhe plaga e mërgimit zë vend të vargjet e poezisë së Kristina Rrasit. Meqë shumë e re shkoi në mërgim, kjo plagë ende kullon mall e nostalgji për vendlindjen, për shokët e shoqet, për miqtë e farefisin dhe për Kusarin e Gjakovën, sepse: /Në fëmijërinë time,/Nga shtypja dhe mjerimi/ Më larguan nga ty/ E dashura ime Gjakovë/ I bëra kaq vite në mërgim/ shfaqet ky mall nëpërmjet vargjeve të poezisë “Gjakovës sime”. Mërgimi pasqyrohet edhe në disa poezi të tjera si plagë e rëndë për mërgimtarët tanë.
Poashtu hasen edhe vargje me tematikë humori e satire që janë burime të përditshmërisë njerëzore në përgjithësi, por edhe të asaj shqiptare në veçanti. Dukuritë negative të njeriut, pastaj veset dhe dobësitë e tjera, kjo autore, i vargëzon kryesisht në vargjet e poezisë me titull “Çka s’ka”, në të cilat me pak humor e me shumë satirë, edhe i kritikon. Madje njerëzit që i bënë të gjitha këto janë budallenj, që nuk ecin në tokë, por duke shikuar në hava, sepse asgjë nuk dinë e shtirën të ditur e të mençur, e të tjera.
Ekzistojnë edhe elemente të tjera të rëndësishme në poezitë e këtij libri të Kristina Rrasit. Një veçanti që dominon është sepse autorja përafërsisht në fund të të gjitha poezive shënon datën e shkrimit të tyre dhe vendin. Kjo gjë është e rëndësishme, sepse kjo është vepra e parë e botuar e kësaj autoreje, në njërën anë, kurse në anën tjetër pasqyrohet edhe koha e shkrimit apo e botimet të tyre.
Sido që të jetë më librin “Valëzimet e jetës”, Kristina Rrasi dëshmon talentin dhe dashurinë për poezinë. Këtë me siguri do ta trasojë, e pse jo edhe do ta avancojë, duke e vazhduar krijimin artistik e poetik të vetin në të ardhmen.