E premte, 01.11.2024, 12:13 AM (GMT)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Nëna

E enjte, 22.05.2014, 05:33 PM


NENA

Nga Ksenofon  M. DILO

Për ‘të kanë folur në shekuj .  Edhe unë kam shkruar për nënën time ,po kësaj radhe do të shkruaj për një nënë ... eh, një nënë.. e cila më del përpara sa herë që sjell ndërment atë që kemi kaluar në Shqipërinë e ..okupuar nga kuçedra komuniste.

Shpesh herë në mos të gjithën ,gjysmën e rrugës Skrapar –Sheper e bëja më këmbë. Leja që merrja ishte shumë shumë 6-7 ditë e, po të përdorja lëvizjen automobilistike të asaj kohe, do të më duheshin 4 ditë për vajtjen dhe 4 të tjera për ..ardhjen. ,shqip, me shqipe të kulluar, PUSHIM NGA PUNA. Kështu që isha i detyruar të shkoja më këmbë, nga malet. Një herë ,ndërsa ndenja një ditë në shtëpi, pas dy ditëve rrugë maleve, u nisa të kthehesha.Nuk më kishte mbetur shumë kohë e, duhet ta bëja rrugën për një ditë e një natë .  Në se nuk harrija ditën tjetër në orën 8  në mësim ,nuk e di a do të mund të më mbulonte  kolegu im ,Sherifi, me të cilin ishim shokë të vërtetë. Në mes të rrugës , shoh se përpara meje me një hap të kapitur ecte një ..qënje njerëzore. Isha akoma shumë larg ,por vendosa ta harrij duke nxituar. Ishte një meso grua e rëgjuar me një fytyrë gjithë rudha të thella dhe e ngarkuar me një bohçe në kuriz që e kishte lidhur me dy litarë në gjoks. Në kohën që iu afrova , ajo ndaloi,. Merrte frymë me zor dhe ngaqë u mundua të drejtonte trupin e kërrusur, prej peshës së rëndë të çantës, humbi ekuilibrin e, për pak u rrëxua. Nxitova të ndihmoj dhe filluam të flasim

-Ku shkon moj nënë?e pyeta pa dashur të shpreh habinë time që një grua...në ato male... e vetme...

-Kam djalën në kamp pushimi-tha-ma dërguan ata maçërit e ver hoxhës.e çish më thua tinë ta lej të desë? Ka thier dhe këmben i ngrati e nuk punon e i japën 200gram bukë në ditë.e çish thua ti ta lë të më desë?

Fliste , rënkonte por vazhdonte të ecte .  Mezi sa e harrija.

-Nashti që shkoj e kam njëçikë zor, se dua të harrinj autobuzin .  Pastaj o... Tha një sharje që me thënë të drejtën e kisha dëgjuar ta thonë vetëm burrat e që për momentin më bëri të qesh.

-Ma jep një copë rrugë mua çantën- i thashë.Nuk më kundërshtoi.-ti roç mëmës o bir –më tha e vazhdoi;

Mo u ngatërro me politikë!S’të pyesin këta janë qëna. Po sdo të bëhet edhe mëma jote shoqe me mua. U e kam djalin trim, po me kta. Ska trimëri kta të vrasin pas shpine ,biroo!

-Po qysh më flet kështu- i thashë. Ti nuk më njeh. S’ke frikë se....

-E, ç’më thua derëzi- më tha- Sos je ndonjë nga ata langojtë e tij? Po ti mor bir ke si të kaltër. Zoti ta ka shkruar në ballë ndershmërinë. Po ç’them e shuara? Do jeshe maleve me këmbë nashti? Do kishe vaturë...

Eh moj nënë e mirë ! Eh moj nëna ime .   Ti ishe ajo që me ato këpucët e tua ushtarake të vjetëruara çave rrugë vazhdë mbi Shqipërpn    time...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora