E premte, 02.05.2025, 04:31 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Njeri i krizave, por…!

E diele, 11.05.2014, 05:59 PM


Njeri i krizave, por…!

E vërteta dhe politika rrallë banojnë nën një kulm. (S. Cvajg)

Nga Zejdush Kastrati

Se, kur ka dashur, dhe si ka dashur,jo vetëm me Qeverinë,ky  është edhe kryesori,por edhe me Parlamentin e Kosovës ,ka vepruar sipas skenarëve  dhe nevojave që i ka orkestruar, shumë herë,por edhe me rastin shperberjës së Parlamentit që ndodhi ditën e merkure, kryeministri në shkuarje, Hashim Thaci ,dëshmoi se është përsoni, që  asgjë nuk ia len rastit ,por  cdo veprim e bën në mënyrë të sinkronizuar dhe koordinuar mire, dhe pastaj,kuptohet,   edhe qëllimin,  po  e realizon,me perpikmëri.

Po i ceki, vetëm dy rastet e fundit, që ndodhën, pikërisht, në kët Parlament,që tashmë është zhbë..Me rastin e votimit, për qështjen e Gjykates speciale, ku  përfolej shumë,duke përmendur edhe opcione e solucione,njëri nga to , se vështirë do të sigurohen votat e mjaftueshme, dhe se do të ketë edhe kundërshti e abstenime nga ana e deputetëve,por,pak,para se të votohej  ku dokument, Kryeministri Thaci, në pytjen e parashtruar,në byfen e Kuvendit, se a i ka të siguruara votat, dhe a mund të mos marri votat e mjaftueshme ,me një gjestikulacion duarsh, që e ka shprehi gjithnjë ta përdor , tha  se ka vota edhe për eksport ,dhe, vërtet,kjo edhe  u dëshmua edhe me rastin e votimit.

Pothuaj, e njejta gjë, doli dhe u vërtetua,vetëm disa ditë më vonë, edhe   atëherë, kur  vetëm gjysëm ore, para se të votohej për shpërberjen e Kuvendit, kur ekzakt, poashtu, duke qeshur e bër hajgare në llogari të deputetëve të të gjitha subjekteve politike, tha se i ka të sigurta 9o vota ,por mund të ket edhe më tepër, dhe, vërtet  edhe kjo  doli shumë e sakt.

Se ky kuvend i shpërndarë,është vlersuar ndër më jofunksionalët dhe më të paprgatiturit,kjo është komentuar nga shumëkush dhe  kaherë,por mendoj, se  Hashim Thaci, falë vetëm kësaj përbërjeje, ka arritur që të realizoj edhe qëllimet, dhe të tregoj, fuqinë e tij dhe  ”dhëmbët”,dhe e pranuam apo jo,edhe diskutimet e tija dhe prezentimet para deputetëve,  e që gjithnjë kanë qenë akuza e kundërakuza,shumicën e herave me mesazhe e tone thumbuese e irituese,por nganjëherë edhe fyese, gjithnjë Hashën e kanë shpallur fitues dhe triumfues,karshi atyre qe e kontestuan, e etiketuan dhe  shumëherë edhe e ofenduan bukur rendë !

Eshtë një përshtypje e imja, se Hashim Thaci është një  person  dhe lider i veqant,i cili, është dhe mundet   me mbijetu, vetëm në raste krizash,dhe ate, në kët kohë dhe në këto momente, nëpër të cilat, ka kaluar, dhe po kalon Kosova.Si duket, edhe emrin konspirativ “gjarpëri” që e ka mbajtur gjatë luftës, nuk është një rastësi,por ka lidhshmëri gjenetike, me karakterin dhe veprimet e tija, që kanë vazhduar dhe po vazhdojnë edhe më tutje.

Fal këtyre specifikave dhe afiniteteve të veqanta, me të cilat, dallohet  kryeministri në largim, dhe lideri PDK-së,ky subjekt politik, i cili, për dy mandate,  mbajti primatin e subjektit më të votuar politik në Kosovë, dhe qeverisi me vendin,edhe në zgjedhjet që po hyjmë, pos ambicieve dhe dëshirave,ka edhe shumë faktorë tjerë të jashtëm e të mbrendhsëm, që e faktorizojnë dhe japin sinjale, se edhe në të ardhmen, ky subjket, mund të jetë, fuqia numër një në Kosovë.

Vazhdimi i bisedimeve të papërfunduara me Sërbinë,me siguri, për faktorin ndërkombëtarë, është një shkas dhe argument, se edhe në këto zgjedhje të lejohet të shkohet me ligjin e vjetër  zgjedhor, dhe te lejohen edhe vjedhje e manipulime, gjë që PDK-ja, ka një përvojë të madhe të materializoj në vepër,me cka edhe fitorja nuk do të mungoj, dhe vetëvetiu,krijohen rrethana dhe kushte  që bisedimet me Sërbinë, edhe në të ardhmen, të udhëhiqen e të vazhdohen nga Hashim Thaci.

Se PDK-ja është superiore karshi subjekteve tjera politike, është edhe fakti, se  ky subject, ka infrastrukturën shumë solide , qoft logjistike ashtu edhe materiale, e cila i mundëson fushatë në cdo cep të Kosovës,por edhe premtimet e realizimet joshëse për popullatën kosovare, janë fakte, që shkojnë, në favor, të fitores, të këtij subjekti politik.

Nëse, PDK-ja ,fiton edhe në këto zgjedhje,si edhe herave tjera,meritë ekskluzive është e liderit të saj Hashim Thacit,i  cili, vërtet gjatë mandatit të tij, ka bërë edhe gabime e lëshime,por   në raport me lidershipin tjetër, në Kosovë, gjthnjë, ka qenë në avantazhë, dhe ka bërë veprime të një lideri, që kundërshatrët politik i ka  mundur me metoda,nganjëhere jo edhe aq demokratike,duke ua përgatitur “kurthën” kundërshtarëve  politik,veprime,  që janë  shumë prezente ne   realitetin e ballkanit ku jetojmë dhe veprojmë edhe ne si shqiptarë.

Ambiciet dhe trumbetimet, edhe të subjektit tjetër politik,pra LDK-së, i cili subjekt tash për tash  mban vendin e dytë, se pas këtyre zgjedhjeve do të qeverisin me Kosovën,është vështirë të realizohen ,ne radhë të pare,  se ky subjket politik me liderin aktual,i cili pësoi humbje në Prishtinë,por edhe me strukturën  e “ujqëve të vjetër" që me dekada është instaluar në kët subjekt politik, vështirë se mund  të levizin nga ky rangim apo kjo pozitë ekzistuese. Përfoljet për një kooalicion të mundshëm për të qeverisur Kosovën në të ardhmen, mes Pdk dhe LDk-së ,mundet me qenë një realitet, i cili shumë lehtë, mund të mbështetet, apo edhe të përgatitet edhe nga faktori ndërkombëtar.

Subjekti  tjetër politik i cili ka mbajtur pozitën e tretë në ish Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, e që dallohet, se  për  shumë qështje, ka mbajtur një qëndrim konstant dhe parimor, kohëve të fundit”ka përzi gjakun dhe leshin…” dhe ka humbur karshi koncepteve që na ka prezentuar në fillim kur ishte edhe jashte parlamentit, por edhe gjatë këtij mandati të pare, si pjesë e legjislacionit, dhe ngjarjeve që tani e një kohë po ndodhin në këtë lëvizje politike,andaj vështirë se mund të ketë evolim pozitiv.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë këtij mandati, si pjesë e Parlementit,me përfaqsuesit e saj, dallohet per veprime dhe diskutime të disballancuara e here edhe të pakoordinuara mirë,me kërkesa nganjëherë edhe absurde,pos reflektimit shumë  të artikuluem, të shefit të grupit prlamentar  z. Gjini,por këbëngulësia e liderit Haradinaj për kryeministër,vështirë po kapërdihet.

AkR-ja   nuk veproi, asnjëherë si subjekt politik,por si edhe është formuar, si firmë private e Pacollit, ku të shumtën e rasteve, deputetja Myzeinja ishte dhe mbetet deputetja, që nuk dihej se  cka kërkonte, dhe kend përfaqësonte,kurse Pacolli me veprimet e fundit si duket, tregoi, se, ka humbur ,”rrugën” në oborr.

“Nisma” e Kupës dhe Fatmirit,mundet me qenë risia dhe befasia e këtyre zgjedhjeve ,sepse, baca Jakup, gjatë qeverisjes, si  kryeparlmentar,përkundër lëshimeve evidente,tregoi një njerëzillëk që audience e ka mirëpritë, por fatkeqësisht ,të shumtën e rasteve  reagimi i tij ka qenë i vonuar,kurse përmbylljen e senacës se fundit e pati me “mire u pafshim në senacat e radhës”me cka paralajmëroi se dëshira për të qenë pjesë edhe e legjislacionit të ardhshëm, është merak i tij.Kjo, edhe , ndoshta mund të ndodh ,por me udhëheqë Kuvendin,   është pak  vështirë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx