E premte, 02.05.2025, 06:09 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: 9–Maji, s'duhet harruar

E diele, 11.05.2014, 05:39 PM


9–Maji, një kujtesë  që shqiptarët nuk duhet ta harrojnë

Nga Pirro Prifti

Dita e fitores ndaj Gjermasë naziste u festua për herë të parë në ish Republikat e BRSSS në mesnatën  e  8 -9 majit të vitit 1945 (sipas orës së Moskës). Sot mbushen 69 vjet që nga ajo ditë e lavdishme që quhet ndryshe dhe dita e fitores erdhi pas firmosjes së kapitullimit pa kushte në  qytetin Reim Francë në orën 2.41 të mëngjesit të 7 majit 1945 , kur Gjenerali Eisenhower dhe aleatët e SHAEF (Shtabi i përgjithshëm supreme i Forcave  Expeditës Aleate) morën  nënëshkrimin pa kushte të Wermahtit (forcat e armatosura të unifikuara të Gjermanise1936-1945) gjerman nga ana e përfaqësuesve të tij Alfred Jodl i cili ishte shefi i Shtabit gjerman dhe përfaqësues i presidentit gjerman Karl Donitz. Kjo u quajt `Victory Day` ose `V`-day.

Nga ana e përfaqësuesve të BRSS në Reim mori pjese një gjeneral sovjetik  Ivan Susloparov, i cili nuk ishte përfaqësues legjitim.

Kështu që në mbrëmjen e  8 majit 1945 (9 maj në Moskë) Feld-Mareshalli gjerman Wilhelm Keitel nënëshkroi kapitullimin e Wermahtit gjerman përpara Mareshallit Georgi Zhukov  në shtabin e Përgjithshëm  të Ushtrisë së Kuqe në Karlshorst-Berlin në një vilë  në rrethinat e Berlinit . Kështu për të përkujtuar këtë datë, 9 Maji u quajt dhe `Parada e Fitores` (një paradë e dytë u zhvillua si e tille më 24 qershor 1945, 4 vjet e 2 muaj që nga fillimi i Operacionit gjerman i quajtur `Barbarosa`në 22 qershor 1941).

Krahas përkujtimit të kësaj date e cila ashtu si dhe për popujt e Europës edhe për popullin shqiptar përbën një paralajmërim ndaj ekstremizmit politik  cili solli aq shumë gjakderdhje dhe masakra ndaj popujve europianë me rreth 50 milionë njerëz të vrarë në të gjithë botën. Sigurisht humbjen më të madhe e patën popujt e BRSS me rreth 27.7 milion njerëz, kurse Shqipëria e vogël pati 28.000 dëshmorë (një dëshmor për km2, e cila sigurisht ishte një simbolikë ndaj sakrificës së madhe të një vëndi të vogël për luftën antifashiste). Kjo luftë e rreshtoi Shqipërinë në krah të Aleatëve anglo-amerikanë dhe sovjetikë të cilët fituan luftën ndaj nazi-fashizmit.

Është për të ardhur keq që lufta nacional-çlirimtare një nga luftrat e pakta përveç luftrave të Gergj Kastriotit-Skënderbeut e cila i dha Shqipërisë dhe popullit shqiptar nderin, krenarinë,  dinjitetin e respektin që i mungonte prej kohësh. Për Shqipërinë dhe shqiptarët flitej me respekt dhe mirënjohje.

E ky dinjitet dhe mirënjohje humbi gradualisht me izolimin e Shqipërisë nga komunizmi, për tu ri-çfaqur përsëri pas pëmbysjes së diktaturës së ekstremit të majtë komunist, pas viteve `90. Por në këtë  periudhë të tranzicionit dhe të përpjekjeve për tu integruar në BE, lufta e  ashpër (njëlloj si lufta e kaluar e klasave në diktaturën komuniste) politike midis politikanëve të preferuar e të emëruar nga Ramiz Alia (i cili u detyrua të pranojë pluralizmin partiak pas pushkatimit të Çausheskut dhe pas presionit të OSBE dhe SHBA), ka shkaktuar gjatë gjithë këtyre viteve, krahas shpresave të mëdha si `E duam Shqipërinë si Europa`,- edhe zhgënjime, dëshpërim dhe anarki, në të cilën rreth  1/3 e popullsisë shqiptare emigroi,- pra, një tregues shumë shqetësues për një vënd të vogël si ky i yni.

Sigurisht, ekstremizmi politik i viteve `20-`45 të shekullit të kaluar në formën e nazizmit dhe fashizmit,   u zëvëndësua me ekstremizmin e majtë komunist në formën e bllokut komunist ku Rumania dhe Shqipëria pas BRSS së Stalinit, mbajtën kampionin e ushtrimit të dhunës ndaj popullit të tyre.

Kjo dhunë në formën e diktaturës së proletariatit (pra e ekstremizmit të majtë politik) shkaktoi varfëri ekstreme, izolim ekstrem, humbje të dinjitetit dhe të respektit, dhe e paraqiti Shqipërinë e viteve `90-2013, njëlloj siç e paraqiti Shqipërnë dikur atdhetari shqiptar Ndre Mjeda  me një varg famoz:`dikur ke pas kenë një zonjë e rëndë, burrat e dheut të thirshnin nanë`.

Këtë datë përkujtimorë të cilën shumë popuj e shtete e kujtojnë më krenari, por në Shqipëri ashtu si në asnjë vënd tjetër, njëra nga partitë politike e përkrahur dhe nga disa pinjollë të kolaboracionitëve janë përpjekur dhe jo pa sukses e kanë paraqitur Shqipërinë si një vënd që bëri luftë civile dhe jo luftë nacional-çlirimtare, si një vënd pa dinjitetet kombëtar, janë përpjekur të paraqesin organizatën e Balit Kombëtar dhe Legalitetit si organizata `atdhetare`, Ministrat kuislingë të viteve 1939 që shkuan dhe dorëzuan flamurin shqiptar për t`i vënë dy sëpatat fashiste dhe pranimin si Mbret të Viktor Emanuelit  III,  dhe në vitin 1943 firmosën në prani të gjermanëve marëveshjen të cilën partizanët e qëlluan me top këtë asamble tradhëtare- si patriotë.

Këto revanshe ekstremiste të bëra jo pa qëllim nga disa klane politike shqiptare, kërkojnë pengimin e integrimit, dhe kthimin e Shqipërisë prapa në vitet e injorancës dhe kanunit, me qëllim që të pasurohen duke e mbajtur Shqipërinë në anarki, papunësi, luftë politike pa sens, emigrim, me sytë nga baba vjetër.

Të shpresojmë që klasa politike progressive e të dy krahëve politikë të mbështetet fuqimisht në BE për të realizuar aspiratën  e vjetër të pas pavarësisë për ta futur Shqipërinë në Europë, aspiratën e pas diktaturës që `e duam Shqipërinë si Europa`, duke shtuar përpjekjet për të mbajtur larg – ekstremizmin politik por dhe çdo ekstremizëm tjetër, dhe duke përkujtuar  me krenari që edhe Shqipëria luftoi përkrah aleatëve perëndimorë dhe doli së bashku me ta fituese në luftën e dytë botërore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx