E premte, 02.05.2025, 09:32 AM (GMT+1)

Mendime

Sadulla Zendeli Daja: Moj e dashura Arbëri

E merkure, 07.05.2014, 06:46 PM


Sadulla Zendeli Daja

 

MOJ E DASHURA ARBËRI

 

O toka ime shumë vuaj për ty

O moj dritë e Arbërisë

O vend i shqiptarisë

O atdhe i dashur

Për ty qaj me lot

Vuaj shumë për ty

Moj e dashura Arbëri

 

Jam i moshuar e s´kam fuqi

Qaj për ty o mëmëdhe

Shpirtin ma mundon atdhe

S´jam në prehërin tënd

I moshuar i përvëluar

Në mërgim i përmalluar

 

Me mbesa e stërmbesa

Me nipër e stërnipër

Mëmëdhe shpirtin ma ke lënduar

Deri n’amshim do të jemë me vajë

Do të lotoj deri në ditën e fundit

Kur do shtrihem në prehërin tënd

Për herë të fundit kur do qajë

 

 

PËRMALLIME MËRGIMTARE

 

Për ty shkruaj o atdhe i bekuar

Vetëm ti je melhem për mua

Një ditë në mëmëdheun tim

Do t’më kaplojë gjum i përjetshëm

Kur mendoj për ato livadhe

Dhe lëndina e pyje gjelbëroshe

Lumenj të kulluar si margaritarë

Dua të piskas me zë të lartë

Edhe qielli dhe stërgjyshërit

N’varr zërin tim të ma dëgjojnë

Dhe dy fjalë mërgatës sonë:

Kthehuni motra

Kthehuni vëllezër

Kthehuri mbesa e stërmbesa

Kthehuri nipër e stërnipër

Në atdheun tonë të bekuar

Në Arbërinë e bashkuar!

 

Të dashur mërgimtarë!

Unë u vonova….

U asimilova...

Emrin e mbiemrin e të parëve tanë

Në mërgim e varrosa…

Mërgimtarë të bekuar

Për Ju ende nuk është vonë...

Sot e keni derën e atdheut të hapur:

Shtetin tonë, gjuhën tonë

Dhe trojet tona, Shqipëri e Kosovë

Me gjithë vatrat tjera përreth tyre

Atdheu i pret krahëapur mërgimtarët

Janë shpirti i shtrenjtë i Arbërisë sonë...



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx