E marte, 08.10.2024, 10:02 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Universiteti dhe Korrupsioni

E hene, 05.05.2014, 06:55 PM


Universiteti dhe Korrupsioni

Po ku janë  studentët tanë që dikur ishin krenaria e popullit dhe e kombit ..,e sot..,

Çdo ndryshim në shoqërinë kosovare fillonte nga studentët- Univerziteti

Nga Ramiz DËRMAKU

Gjatë tërë historisë sonë Univerziteti i Prishtinës ( ashtu quhej dikur) ishte vendi ku fillonin të gjitha të mirat (por edhe siq thonin komunistët edhe të ligat).Çdo ndryshim në shoqërinë kosovare fillonte nga studentët- Univerziteti. Sot nuk po mund ta kupëtoj se si studentët sot heshtin.., heshtin dhe vetëm heshtin ?! Është momenti i fundit që studentët të vetëdijsohen sepse shteti i Kosovës të cilin e ndan dhe e sakatosën liderët, e Qeverisë Thaqi , për çdo ditë po përjeton fiasko dhe po shkon drejtë humnerës (stafi i UP-së , spo kanë kohë.., të merren me çështjen  kombëtare, por po i mbushin portofolet me ; Fr e Euro, e nuk po u premton kohë të merren me çështjen kombëtare“. Pa marrë parasyshë se çka thonë qeveritarët tanë sa i përket kushteve ne të cilat studjojnë studentët tanë janë katastrofale; Shumica e studentëve pa dëshirën e tyre ( për shkak të varfërisë se skajshme, detyrohen ti nderprejnë studimet për ta siguruar ekzistenën pra kafshatën e gojës për familjet e tyre. Qeveria jonë dhe Parrlamenti i Kosovës, viteve të fundit siq po shihet i ka harruar studentët, ata janë lënë anash. Fjala e tyre nuk dëgjohet askund ? ! Po shtrohet pyetja ? Po ku janë  studentët tanë që dikur ishin krenaria e popullit dhe e kombit .., e sot nuk u dëgjohet zëri i tyre? Po duhet cekur se Qeveria e Kosovës nuk  u jep; kredi apo burs.., pra nuk marrin asi kredi e asë bursa, kushtet...., prindërit e tyre nuk janë të punësuar.., Jo asnjëra prej këtyre kushteve që i cekëm ne më lartë nuk ekziston. Por sot duhet studjuar ata studentë që kanë t’holla, ata që janë të pasur, ndersa ata që nuk kanë Lekë.., e ata që nuk e kanë lekun do mbesin në shtëpi.

Dështimi kryesorë i shtetit të Kosovës është se nuk po krijon mundësi për zhvillim për qytetarët e saj. Pa marrë parasysh se çfarë shifrash publikojnë qeveritë, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel komunash, pa marrë parasysh se çfarë premtojnë subjektet politike në zgjedhje, ajo që është e përbashkët e të gjithëve është se dështojnë të tregojnë se si do të krijojnë mundësi, oportunitete, për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për rininë e vet. Nuk është për t’u çuditur që sidomos rinia kërkon që të ikën nga Kosova dhe se më e pranueshme ju duket një jetë në ilegalitet dhe në margjinat e shoqërisë kudo në Perëndim se sa jeta në dëshpërim dhe e pa-shpresë në Kosovë.Universiteti i Prishtinës ashtu siç është sot vetëm sa e bën edhe më të rëndë këtë gjendje.Derisa shteti po dështon që t’i krijojë  mundësi  rinisë, Universiteti i Prishtinës po dështon  ta përgatisë këtë rini për të konkurruar për mundësi për jetë e zhvillim. Avancimet që janë bërë në Universitet nuk i ka monitoruar askush andaj edhe është krijuar një gjendje e tillë. Dikur, ishte një ndër vlerat më të mëdha me të cilat mund të krenohej Kosova. Nga Universiteti i Prishtinës dolën breza të shumtë që punuan e kontribuuan në të mirë të vendit. Mirëpo, këto vlera tashmë i kanë mbetur të kaluarës.

Falsifikim i notave, regjistrime ilegale, ryshfet e deri tek avancime të rrejshme akademike, kanë përfshirë të vetmin Universitetin Publik Hasan Prishtina, më të madhin në Kosovë.

Tempulli i dijes po  shëndrrohet në vend të krimit të   organizuar(shitja e notave , diplamave , plagiatur dhe shumë dukuri nagative janë një goditje me thik pas shpine ndaj qytetarve të kosoves . Ky fakt është një akt i turpshem ndaj njerzimit, dhe heret a vonë Doctorus honorus medikus corruptus d o të përgjigjen para qytetarve të Kosovës ,para  historisë por edhe pran zotit. Nuk mund të jete ndryshe universiteti kur tere pushteti eshte bere pushtet i turpit. Une perte nuk kam prit e as qe pres nje her diqka me mire. Ne kete Kosoven tone te mjere, kultivohen, rriten dhe

Universiteti po funksionon si institucion politik,prandaj edhe ka ardhë në këtë gjendje si "universitet i turpit".Kush lejoj që të luhet kështu me vatrën e dijës dhe përparimit ? Kush lejoj shitjën dhe blerjën e diplomave universitare dhe titujve shkencorë ? Kush caktoj udhëheqësit analfabetë të drejtojnë arsimin dhe universitetin në Kosovë ? Kush po luan me arsimin shqiptar ? Universiteti ka nevojë për ndihmë nga shoqëria dhe shteti,pasi rektori dhe dekanët kanë rënë në provim,bashkë edhe me shumë prof.dikur të respektuar,kurse pas luftës ,të shitur ! Studentët duhet ti marrin përgjegjësit që u takojnë,universiteti është i tyre e jo i politikanve dhe profesorëve të pa fytyrë ! Universiteti duhet të lirohet nga të gjithë ata që në çfardo forme kanë keqpërdorë pozitën e tyre. O nuk mundet Univerziteti te jete ne binar e me rregulla deri sa ne krye te shtetit gjendet mafija e shkolluar.Ata qe e duan atdheun le te punojne per vendosjen e nje qeverie te mire, e pastaj ajo i drejton gjerat o dashamir...Dikur ishte krenari e kombit e tani he medet kure mafija e perbiu kete institucion ma nuk vler.Sa profa,dokt akademik dolen per 10 vjet do tja kishte lakmi edhe gjérmania me 80 mil banor.Kemi shkue aq poshte sa qe duhen dekada deri te mekemja kombetare.Ska ore zoteri universitete kudo pa kuadra . Pe më dhimbsen me shpirt gjeneratat e reja se neve na ka honger dreqi e i biri dreqit.  Pasojat po shihen për shembull ne shëndetsi. Ka mjek që nuk dinë me analizue ankesat e një pacienti. Bëjnë diagnoza gabim. Turp ! Por gabimet do ti ndodhin ati i cili ja ka dhënë diplomën për EURO dhe rryshfet. A personi/ studenti i cili e meriton nuk vlersohet se nuk ka EURO. Por ky është aj i cili e ngrit një shoqërije lart dhe ka perfitim gjithe populli dhe shteti.

Askund  në bot nok ka përqindje ma të madhe studenta se në Kosov ,p.sh në fshatin tonë nuk ka as burra e as gra që nuk jan regjistrue në univerzitet,NJOHURIA UNK BLEHET  .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora