E diele, 06.10.2024, 05:48 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Xhihadistëve shqiptarë!

E diele, 04.05.2014, 07:59 PM


Xhihadistëve shqiptarë  në shërbim të "Allahut", apo të agjenturave të huaja !

Nga Asllan Dibrani

Burimet informative    lokale dhe  ndërkombëtare   japin informata  se  shqiptarët   po vdesin   dhe vriten  në luftën e Sirisë. Nga burimet diplomatike janë   identifikuar  pos  vendaseve  nga Shqipëria, Kosova dhe shtetet ballkanike ku jetojnë shqiptarët , viktimë e propagandës dhe agjenturave të huaja kanë rënë edhe shqiptaret që jetojnë në  vendet  perëndimore . Në aksionin për  ta luftuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad në Siri , lind pyetje  apo shkojnë këto viktima në emër të  "Allahut " apo agjenturave të huaja   për të arritur   parajsën duke vrare   fëmijë , gra e burra të pafajshëm në Siri?. Për interesat e tyre    po  zhvlerësohet      qenia kombëtare .   Nga shpëlarja e trurit   qe ju ka bere këtyre te rinjve nga  literatura  e rrejshme   ,  propagandistike  dhe    antikombëtare  po e cenojne     imazhin   tone ndërkombëtar .Siria, vetëm gjatë këtij viti, mori jetën e dhjetëra  shqiptarëve. Shkuarjet e tyre për të luftuar në Siri, po komentohen në mënyra të ndryshme, kush për "Allah" e kush për para. Te vritesh për para ,ka shumë kuptime! Them se njeriut i imponohen, punë të rrezikshme profesionale  siç është  thellësia e  xeheroreve. Në hyrje të portës shkruan   qe  rrezikun  e ke   çdo moment ! Nga njëherë varfëria    e obligon njeriun të bëjë punë  që luan edhe jeta,  por  aty ku ka  nder,  respekt dhe ligj  i natyrës  profesionale ,ka  një logjikë  qe i dhimbsesh gjithkujt . Por  t'ja marrësh    jetën e dikujt duhet të  mbështet ligji e jo krimi. Të vrasësh, apo të vdesësh si kriminel dhe ta shpallesh dikë  se shkoj shehid, këtë e bëjnë  kriminelët e  kohës   së ligjeve demokratike!?.  Kjo është një propagandë  e imagjinuar   nga ideologji   të kalbura   fetare   nga hoxhallarë   qe   i nëpërkëmbin  shtetet  tona. Të   vdesësh në emër të "Allahut" në gjuhën  e   këtyre  hipokritëve , apo në gjuhen   shqipe    në emër të zotit  , është shpifja e shekullit.  Nga kjo     del një    botëkuptim  i plotë se   fajet dhe barra  kryesore   do të mbete   mbi qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës    lejuan  krimin  e tyre  me përmasa   aq brutale .Këto ditë siç duket  ju  ka rënë ne mend  me ndonjë vërejte ndërkombëtare, apo amerikane organeve tona?   Pakëz kanë  bërë një lëvizje   sado pak  të ndalimit të këtyre krimeve   të këtij fenomeni   siç ndodhi  me Interpol Tirana që  ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kërkimin ndërkombëtar të 4 xhihadistëve shqiptarë në Siri.

Flet arresti   u lëshuar për Almir Daci, Shkëlzen Dumani, Mehdi Manallari dhe Shyqyri Kaca akuzohen për nxitje dhe organizim të rrjetit të rekrutimeve të besimtarëve mysliman në Shqipëri për të luftuar në Siri.

Krimet e Rënda kanë arrestuar 9 persona dhe 4 u shpallën në kërkim. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thuhet  se  grupi i rekrutimeve drejtohej nga imami i xhamisë së “Unazës së Re”, Genci Balla dhe imami i xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa. Të tillët kanë    si  çerdhe  tëterrorizmit edhe Kosovën në krye me  imamin e Gjemisë së madhe  në Prishtinë Shefqet Krasniqin   dhe shumë      predikues të  fesë islame që   kanë kryer vepra penale    edhe ma të rënda se    lartshënuarit nga  Tirane ,qe kane lene me dhjetar gra pa  burra dhe me   qindra fëmijë pa prind .   Kështu që në bazë të  rrethojave politike që  u krijuar  në Shqipëri , në Kosovë  dhe në trojet tjera,  konstatohet se   ka nevojë  urgjente të  arrestohen  këta  keqbërës  dhe të    ndërpritet ky   fenomen varr  i shqiptareve,    shpifje e shekullit .



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora