E marte, 08.10.2024, 11:31 PM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: "Rilindja" serbofile!

E diele, 04.05.2014, 06:57 PM


Kimete Berisha:

"Rilindja" serbofile!

Edi Rama dëshiron të bëjë diçka që do të cilësohet si "gjest historik" i tij.

Për të bërë ndonjë veprim "historik", ose duhet të "flas për bashkim kombëtar", ose duhet të inicojë shfuqizimin e vendimeve të Sali Berishës, që nxënësit shqiptarë në Preshevë ta kenë të ndaluar të përdorin simbolet kombëtare të Shqipërisë.

Ose duhet të pushtojë "parajsën e drogës" në Lazarat.

Por, është edhe mundësia e katërt që ia mundëson atij të futet në historinë serbe: vizita e parë pas Enver Hoxhës, në Beograd.

Ministri i jashtëm i Serbisë tha se "serbët nuk e kanë ftuar Edi Ramën për vizitë në Beograd, por vet Edi Rama ka shprehur dëshirë që ta vizitojë Beogradin".

Por, me rëndësi është që Edi Rama po thotë se Serbia zyrtare e ka ftuar për vizitë në Beograd.

Që e viziton Serbinë është punë e tij, por që nuk përmbahet nga emocionet, shkrihet nga lezeti dhe kësaj vizite patetike ia vë cilësorin "historike", kjo është për gjynah.

Serbët shkojnë e kthehen në Shqipëri, privatizojnë e marrin tendera kapital, blejnë toka e blejnë nuse shqiptare për t'i shpëtuar nga shkretërimi katundet serbe; serbët çelin shkollat e tyre në Shqipëri me planprogram çetnik e antishqiptar, çelin kafiteri serbe, e bëjnë çfarë të duan dhe Shqipërinë e konsiderojnë si vend të tyre, ndërsa Kryeministrit shqiptar i duket diçka e pabesueshme, e jashtëzakonshme, historike, vizita e tij në Beograd.

Edhe Erion Veliaj tregoi se vizita e Edi Ramës në Beograd do të jetë historike.

Erionin prej ditës së djeshme, e marrim seriozisht kur flet, pasi që për ta spikatur urtinë e tij dhe për ta fshehur fytyrën qumshtore prej Valentinoje, i kisha vënë syzet me dioptri për shikim nga larg, dhe modelin e kornizës së syzeve e kish zgjedhur pa ojna, por të rëndë, klasik, të zi, për të shprehur pakujdesinë e tij ndaj pamjes së jashtme, dhe fokusimin e tij në thellësi të çështjes.

Si nuk i vjen inat që e dëgjojnë serbët, e ia shohin inferioritetin kur thotë se takimin me ta e konsideron "historik", jo politik, jo ekonomik, jo praktik, por jonatyror, historik.

Perhani!

Tani duket si personazh i Emir Kusturicës te "Dom za veshanje". Që shpreson se e shpëton nga harresa "fuqia e magjisë serbe".

______

Lëreni të 'digjet' deri në dimër.

Dikush e bëri paranojak, kur i tregoi se nuk i ka 'punët mirë'!

Kryeministri Thashim Thaçi e ka marrë shumë seriozisht mundësinë e humbjes së zgjedhjeve, aq seriozisht, sa po duket i përhënur.

Qysh s'duket i obesionuar e i frikshëm njeriu që gjithë ditën shkon derë më derë për t'iu vardisur pa sens popullatës, e në mbrëmje ngutet për të shkuar në studio të TV Klan-it, aq shumë ngutet sa që harron t'i lajë dhëmbët që i duken të portokalltë si kokrra kallamoqi, të gatshme për 'ç'voshje'.

Mbrëmë në TV Klan, në zonën e debatit, si në repartin e neuropsikiatrisë, para gazetarit sillej si pacient, e gazetari sillej me të me fjalë të mira dhe të buta, si në 'orë psikologjie', ku psikologu e di mirë se Kryeministri tash po banon në një tjetër dimension.

Fizikisht aktiv, por psikikisht i lodhur nga forat e njejta.

Në kohën kur Albin Kurti e Shpend Ahmeti ndodhen në Washington, Kryeministri Hashim Thaçi thotë për Vetëvendosjen se kot e kanë ata mbasi që janë kundër amerikanëve.

Në kohën kur gjysmën e partisë e të Kryetarëve të Komunave e ambasadave i ka burgjeve e në arrati, ai thotë se 'kurrë s'ka futur në listë për deputetë emra nën hetime'.

Në kohën kur edhe vet është i dyshuar, thotë se lista e PDK-së do të jetë e pastër, pa emra që dyshohen apo hetohen për krime.

E ku do me lënë veten? Veç nëse vetveten paraprakisht e ka shpallur 'të pafajshëm'.

Tha se në mandatin e tretë s'do të merret me politikë, por me ekonomi.

Po, pra. Shtetet e zhvilluara ekonomikisht nuk merren me politikë, sipas filozofisë së tij më të re, që ia kanë mësuar 'do djem e vajza të mrekullueshëm' të PDK-së!

Nëse i bie të pres deri në dimër për zgjedhje të reja, s'do të kryhet, do të obsesionohet në mënyrë kronike, e do të kemi mundësi të shohim skeçe e inserte të përditshme filmike nga ana e tij.

Kush e mund Kryeministrin në zgjedhje, le të bëhet gati, se do të ketë punë me të prej këtu e deri në amshim!

Se, ai nuk fal, nuk harron dhe hakmerret më së shumti atëherë kur 'hesht'.

P.S. 'Heshtja ndërton mure' (Teki Dërvishi)

__________

Fondi për gaz-maska i Kryeministrit!

1.

Kryeministri Hashim Thaçi pritet ta vizitojë Universitetin e Prishtinës 'Hasan Prishtina'.

E kanë paralajmëruar për erën e kanalizimit që dominon në Fakultetin Filologjik, prandaj stafi ia kanë siguruar një gaz-maskë për hundë.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri, do t'u premtojë profesorëve të UP-së, se kurrë më nuk do të kenë nevojë t'i mbyllin WC-të e fakulteteve, e t'i fshehin ato, sa herë që shkon komisioni i Ministrisë së Arsimit për t'i akredituar ato fakultete.

Se era e fekaleve në UP nuk fshehet e nuk mbyllet me çelës.

Profesorëve u janë rritur pagat, po, por ata kanë nevojë edhe për ajër të pastër.

Ndoshta edhe s'kanë nevojë për ajër të pastër, mbasi që asnjëherë nuk janë ankuar në ujërat e zeza që rrjedhin si lum në Fakultetin Filologjik, dhe nuk kanë treguar se objekti i UP-së është një nevojtore e madhe që kundërmon erë kanalizimi.

WC-të e Universitetit të Prishtinës janë karantina, pa ujë, si WC-të e braktisura të stacioneve të autobusëve jugosllave gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Prandaj, niveli i dijes në UP është i ulët, dhe UP-në e mban gjallë plagjiati.

Sepse, shkenca e ka vërtetuar se era e keqe, era e rëndë dhe papastërtia humbin dhe shkatërrojnë aftësitë e trurit për mësime, ligjerime e koncentrime.

Objekti i Fakultetit Filologjik është si Venediku verës, që kundërmon jashtëqitje.

Prandaj, studentët e gazetarisë më nuk i shfrytëzojnë korridoret e Fakultetit për t'i falur namazet.

Kryeministri, përkohësisht, derisa të binden pastrueset e UP-së për ta kryer punën e tyre, do të ndaj një fond urgjent për t'i paisur studentët me gaz-maska, por edhe profesorët.

Pastrueset e Universitetit të Prishtinës dyshohen se kanë lidhje të forta me pushtetin qëndror, vet fakti që rrinë gjithë ditën me gishta në hundë, natyrisht atëherë kur gjejnë kohë të duken në punë, dhe nganjëherë, kur janë në disponim, e mbledhin bërllokun nëpër najlona të zi dhe e vendosin ballkoneve të Universitetit të cilat i kanë shndërruar në depo mbeturinash.

E në dritaret e Fakultetit Filologjik, nuk depërton shikimi nga balta, dhe mund t'i shihni edhe vet kur ndaleni për të pritur në semafor pranë fakultetit.

Por, problemi është se edhe profesorët dhe studentët provojnë për të ajrosur ambientet e UP-së, në veçanti Filologjikun, nuk hapen dritaret, e shkatërruara, që permanent rrinë të mbyllura.

Për të kryer nevojat e tyre fiziologjike, studentët duhet t'i japin nga 50 centë për të shkuar në kafiteritë afër UP-së, kinse për të pirë ujë, ata shkojnë për të derdhur ujë!

Ndërtesa e Filologjikut është rrjepur e rrudhur, e ndyrë dhe e kërditshme.

Kjo është arsyeja më e madhe pse Ministri i Arsimit, Ramë Buja, duhet të jap dorëheqje, me pretekstin, nga papastërtia.

P.S. 'Pastërtia e madhe është vyrtyt i gjenive'.

2.

Kryeministri Hashim Thaçi pritet që të vizitojë edhe formacionin humoristik 'Stupcat, për t'i falenderuar ata që mirëmbajtën dhe e ruajtën shpirtin e popullit shqiptar në kohët më të vëshira.

S'di a qesh njeriu me shpirt apo me mendje, por e di që kur qeshim, themi 'm'u kënaq shpirti'.

Humori nuk ta zgjat jetën, por ta bën jetën të bukur, pa marrë parasysh a qesh prej zorit apo prej qejfit.

Kur njeriu apo kur populli qesh, ngritet mbi dramën e tij të jetës, dhe për disa çaste bëhet i shenjtë.

E qeshura është fundi i protestës.

Ka shqiptar që nuk qesh për inat të armikut, dhe e përbien të qeshurën, por shumica e shqiptarëve i 'nënshtrohen' humorit të 'Stupca-ve' dhe formacioneve të tjera simotra.

Ta përbiesh të qeshurën, kur të qeshet, është njejtë sikur ta përbiesh zemërimin, e mos ta shprehësh me fjalë apo me gjeste.

Edhe dashuria që nuk e shpreh, dhe që për inat e mban fshehur në vete, në vend të të 'kënaq shpirtin', ajo ta helmon shpirtin!

Moto e Nënë Terezës 'Paqa fillon me buzeshje', u adaptua edhe nga delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel, prandaj Edita Tahiri secilin takim me serbët në Bruksel, e niste me buzëqeshje.

Edhe Kryeministri i buzëqeshte Serbisë, por serbët nuk i kemi parë ende të buzëqeshur, veç nëse edhe ata buzëqeshin tinëz, nga inati. Ose presin të qeshin të fundit!

__________

Një Papë shqiptar!

Kaluan 274 vite prej se një Papë shqiptar nuk e udhëhoqi Vatikanin.

Sipas enciklopedisë italiane dhe veprës 'Illyricum Sacri' të historianit kishtar Daniele Farlati, nga viset iliro-shqiptare ishin tetë papë qe drejtuan Vatikanin:

1. Shen Eleutherius (Pope Saint Eleutherius 175-189)

2. Pape Shen Urbani I Pope Saint Urban I (222-230)

3. Shen Caius (Kaji), Pope Saint Caius (283-296);

4. Papa Pali IV (Karafa) Pope Paul IV (28 Qershor 1476 – 18 Gusht 1559) ;

5. Papa Sisti V (Peretti), Pope Sixtus V (13 Dhjetor 1521 – 27 Gusht 1590)

6. Klementi XI (Pope Clement XI (1700-1721)

7. Papa Clementi XI – Gjon Francesk Albani-Laci (1700-1721)

8. Klementi XII, Pope Clement XII (1730-1740)

Kisha Katolike Shqiptare me shekuj është apatike, indiferente, dhe inferiore!

Sikur Kisha Katolike Shqiptare të bëhej e gjallë, Vatikani nuk do të mund të pengonte përjetësisht një Papë të Ri shqiptar, ashtu siç i pengon me shekuj të dalin në dritë dokumentet sekrete që zbulojnë historinë e ndritshme të shqiptarëve.

P.S. Portretin e Shen Eleutherius (Pope Saint Eleutherius 175-189) e punoi Mikelanxhelo Buonarroti, dhe ky portret gjendet në Katedralën Shën Pjetri në Vatikan.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora