E premte, 02.05.2025, 12:23 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Zgjedhjet zgjuan intelektualët e fjetur!

E shtune, 10.05.2014, 06:00 PM


Zgjedhjet nacionale zgjuan nga gjumi intelektualët e fjetur!

Nga Florim Zeqa

Vitin e kaluar pata shkruar artikullin me titull "Intalektualët e heshtur të një populli të fjetur", jo për të bërë marketing politik dhe as për të fyer dikë. Ishte kjo periudhë e fushatës zgjedhore (lokale), ideja ishte që t'u bëja thirrje disa prej intelektualëve të kalibrit të "lartë" që të zgjohen nga agonia e fjetjës, dhe të bëhen krahë mbështetës i frymës rugoviane në ato komuna ku sfidat ishin më të mëdha dhe më të mundimshme.

Por si duket për një pjesë të intelektualëve, komuna ishte kafshatë e vogël,...e papëlqyer për t'u marrë me problemet e shumta lokale apo e papreferuar për poste dhe privilegje (të ulëta) komunale.

Tani ka ardhur momenti i duhur për ta. Zgjedhjet nacionale sikur ua kanë zgjuar epshet karrieriste  për poste të larta ministrore, poste deputeti apo fundja edhe funksione të larta në parti!

E rendësishme është ta varin "gozhdën" diku lartë, se pastaj u hapën rrugët vetvetiu, varësisht prej afërsisë më liderët shtetëror, gjindshmërisë së tyre apo elasticitetit politik.

Kështu ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara nacionale (2010), kur disa prej tyre kanë provuar të marrin besimin për deputet, sa të tjerë ishin bërë gati për poste ministrore e kështu më radhë. Por fati e deshti që LDK-ja mbeti në opozitë, dhe ëndrrat e tyre u kthyen në iluzione.

Mirëpo kësaj radhe situata është krejt ndryshe. LDK-ja llogaritet favorite kryesore e këtyre zgjedhjeve. Jo pse po e themë unë, as pse e kanë proklamuar  sondazhet e shumta vendore dhe ndërkombëtare, por pse ky është vullnet i shumicës qytetare në vend.

Kohëve të fundit kemi gjithnjë e më shumë ekspozime të intelektualëve të sapozgjuar nga gjumi nëpër tubime të ndryshme përkujtimore, rrjete sociale dhe media, duke u promovuar si bashkëpunëtor të presidentit Rugova, si bashkëpuntorë të këtij apo atij dëshmori të lirisë dhe si themelues të LDK-së...

Askush nuk ua mohon të kaluarën e largët të tyre, sikurse që askush nuk mund t'ua arsyetojë heshtjën e gjatë 10-15 vjeqare qoftë si aktivist dhe veprimtar të nivelit të lartë.

Aktivizimi i tyre në këtë periudhë të fushatës zgjedhore si mbështetës të kandidatëve për deputet, padyshim se se do të ishte i dobishëm për LDK-në.

Mirëpo riaktivizimi i tyre (i vonuar) me pretendime karrieriste mund të jetë tepër i dëmshëm për të ardhmën e kësaj partie. Në asnjë rrethanë nuk guxojnë të anashkalohen aktivistët dhe veprimtarët (siq ka ndodhur pas fitores së LDK-së nëpër disa komuna), më kontributin e të cilëve u ngrit dhe ringjall LDK-ja post-Rugoviane nga rënja drastike e 2007-s.

Zavëndësimi i energjive të reja pozitive me intelektual të përgjumosur jo vetëm që do të zvoglonte fuqinë shpërthyese të LDK-së në këto zgjedhje, për më tepër do të ndikonte në tërheqjën e të rinjëve entuziast nga partia si dhe humbjën e besimit në elektorat.

Në asnjë rrethanë nuk guxojnë të lihen anash nga partia aktivistët e rinjë entuziast dhe të guximshëm, që ishin dje, janë sot dhe do të jenë edhe nesër të gatshëm të përballën me mbeturinat staliniste,...për t'ju bërë favore karrieristëve që vizionin rugovian e mbrojnë vetëm atëherë kur ju shkonë për shtati interesit të tyre personal.

Për të qenë "rugovist" një herë në katër vjetë është punë e lehtë, por për të qenë çdo ditë, çdo orë, çdo minutë dhe çdo sekondë, përveq se një sakrificë, është edhe një privilegj i madhë,...të cilin nuk mundet çdo kushi ta përjetojë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx