E premte, 02.05.2025, 12:36 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Qeveria e keq-qeverisjes theu rekordin

E premte, 09.05.2014, 08:01 PM


QEVERIA E KEQ-QEVERISJES, E CILA E THEU REKORDIN

Nga Dedë Preqi

Mund ta quajmë fatkeqësi për një qeveri, por jo fatkeqësi për një popull, sepse ëndërrat e këtij populli për të ardhmën e tij nuk mund të shuhen,  kur e ka para vetës një ushtri të tërë të RINISË. Prandaj, me shkarkimin e Kuvendit të Kosovës, po i vie fundi kësaj qeverisje, e cila nuk lë përshtypjen të thuhet se gjatë mandatit të vet shtatë vjeqar i sjelli një mirëqenje të mirë këtij populli.

Në një vend demokratik ku njeriu, apo shoqëria  nuk është në gjendje me arritë  qëllimet e veta as për ekzistencë, atëherë struktura e plotë e jetës së tyre  ndryshon dhe paraqiten shenjat e shkatërrimit shoqëror, sepse vuajnë nga një lloj i pazakonshëm i deformimit në sistemin qeverisës të shtetit, si pasojë e keqmenagjimit, apo e keq-qeverisjes.

Pavarësia e Kosovës, ishte ngjarja më e madhe për shqiptarët në shekullit XXI, e cila ngjarje e gëzon çdo zemër shqiptare, edhe pse historia kombëtare nuk mbaron  me shpalljen e kësaj pavarësie dhe nuk  fillon me 1912, me pavarësinë e Shqipërisë, por    këto dy data historike e tregojnë kulmin e historikut të kombit tonë, dhe sakrificën shekullore për liri dhe pavarësi.

Mirëpo,  ka do që nisëmi e sillemi për të treguar rrugën dhe fillet e pavarësisë    shtetit të Kosovës, nuk mund të anashkalojmë peripetitë dhe përpjekjet e presidentit  historik dr.Ibrahim Rugova, i cili arriti ta bëjë të njohur qështjen e Kosovës dhe popullit të saj në tërë botën, me ç’rast shumë vende të botës demokratike dhe SHBA-të, e vlerësuan vepren e tij, duke e mbështetë filozofinë e tillë dhe rrugën  paqësore.

Gjithëherë brengosjen e këtij populli e nxisin disa dukuri, të cilat duhet analizuar me domosdoshmëri, në mënyrë që mos të biem lehtë viktimë e demagogjive të ndryshme politike. Tani më, u bënë shumë vite dhe shekuj, shqiptarët janë regjur dhe pjekur me gjitha varacionet e mundshme politike,  qofshin propaganda, apo gënjeshtra, që të na përvetësojnë e fallsifikojnë historinë të tjerët, dhe me fjalë e lavdata të kota, të cilat i di fare  mirë edhe bota.

Por, nëse dy shtetet shqiptare demokratike dhe të pavarura  sot, kanë mungesë të programëve kombëtare dhe mungesë të programëve tjera zhvëllimore për vendin e vet, atëherë shkakëtarin duhet ta kërkojmë te vetëvetja dhe në mesin e shoqërisë tonë, që ta parandalojmë gjendjen e pa dëshirueshme  të këtij populli, i cili nuk e meriton të nënvlerësohet dhe të mos e marrë vlerën e dinjitetit të vet.

Edhe pse demokracia i ka parimet e veta demokratike, duke u bazuar  në të drejtat dhe lirinë njerëzore, ajo nuk mund të mos posedoj edhe disa të meta, sepse duke i krijuar kushtet dhe mundësitë që në jetën politike dhe institucionale të hyjnë njerëz me aftësi shkollore dhe profesionale, dhe brezi që është më i avansuar dhe njerëz që e meritojnë besimin e popullit, në këtë mes hyjnë edhe të tjerë, dhe skenës politike i ngjiten njerëz pa aftësi profisionale, pa asnjë meritë shoqërore e politike, të cilët e ndërrojnë klimën sipas interesave përsonale e klanore.

Kjo dukuri negative u bë e pranishme  edhe në shoqërinë kosovare dhe shtetin e ri të saj,  sidomos në qeverisjen e z.Thaqi,  që e ka sjellë Kosovën në një gjendje  kaotike dhe të palakmueshme. Këtë më së miri e tregon vetë populli i Kosovës,  me gjendjen e saj më të varfër në rajon, dhe e tregon Raporti  i Progresit të Komisionit Evropian, i cili  raporton  për shumë mangësi  në fushën e qeverisjes, legjislativit, ekonomisë , luftimin e korrupcionit, krimit të organizuar, arsimit, shëndetësisë dhe shumë mangësi të tjera, të cilat janë pjesë e keq-qeverisjes dhe keqmenagjimit  të kësaj qeverie.

Kjo filozofi  politike e qeverisjes,  gjegjësisht e partive në pushtet, që dominuan më së gjati, në vend të zhvillimëve ekonomike dhe politike, ato sjellin  një rrëbesh problemesh, të cilat e goditën fuqishëm gjithë infrastrukturën politike dhe ekonominë e Kosovës. Kjo elitë politike i harroj shumë shpejtë peripetitë e dhimbshme të popullit të vet, duke promovuar antivlera dhe mbi të gjitha duke promovuar një politikë të përqudshme, e cila shumë herë e anashkaloj dhe e shkeli Kushtetutën e vendit, për t’i plotësuar apetitët e veta për pushtet dhe interesa përsonale.

Kjo filozofi  qeverisëse, e cila e theu rekordin për keq-qeverisje në Kosovë, duket si një kopie e huaj politike, e cila mund të rreshtohet padyshim në shkallën e atyre vendeve që ende kanë mbetë në errësirën e korrupcionit dhe krimit të organizuar, në vend të vlerave të shoqërive civilizuese, demokratike evropiane, me të cilat mund të ndërtohet dhe zhvillohet shteti i ri i Kosovës. Epilogu i kësaj politike, mund të vlerësohet dhe analizohet tani, kur asnjë mandat të qeverisjes në pushtet nuk arriti  ta përfundoj deri në fund, apo për të krijuar hapësirë dhe rrugë në zgjedhjet e rregullta qëndrore.

Ndërtimi i Kuvendit të ri të Kosovës, zgjedhja e Presidentit  të ri  dhe Kryeministrit, poashtu edhe miratimi i qeverisë së re, duhet ti jep fund krizës politike dhe Institucionale të vendit, dhe në këtë mënyrë Kosova,  duhet ta fillojë jetën ndryshe, që të mirret më rimëkëmbjen e saj të përgjithshme, duke i besuar rinisë së saj intelektuale, të shëndoshë dhe të fuqishme.  Por, para se gjithash populli i Kosovës, në zgjedhjet e qershorit, duhet ta hedh  votën e vet syqelë, që mos të ankohet nesër për të ardhmën  e vet dhe interesat e përgjithshme të vendit. Kosova ka nevojë për një model perëndimor  ekonomik dhe politik, për zhdukjen e monopolëve  dhe zhvillimin e tregjëve të lira,  dhe sikur që thoshte Presidenti Rugova; -Gjithëherë    miqësi përmanente  me SHBA-të, dhe vendet Evropiane.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx