E premte, 02.05.2025, 12:51 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Daci lavdëron Shefqet Krasniqin

E enjte, 08.05.2014, 08:20 PM


AKADEMIKU NEXHAT DACI LAVDON VEPRAT E IMAMIT SHEFQET KRASNIQI

Nga Selim M. Nengurra

Para se me fillue me temen po du tjua perkujtojë atyne shqiptarve të "menqem" që do thonë si gjithëhere ;....... me u marr me nji njeri duhet të jesh i nivelit të ti..., pra kjo thanje nuk asht me vend dhe unë mendojë se nivelet e pregaditjeve arsimore dhe njerzore të shqiptarve nuk duhet shikue me diplomat e tyne akademike e universitare, por duhet shiku nga veprat e tyne, nga idetë e tyne dhe e thamë me plotë guxim se per momentin fatkeqësishtë nuk ka asnji akademik as personalitet shqiptarë që unë nga vogëlsia e ime duhet me ba kujdes e me tregue respekt per mos tja numrue gabimet, gafet, deri edhe poshtërsitë që ata i bajnë.

Sot isha tan ditën në Pejë dhe kalove per mrekulli në qytetin e Haxhi Zekës. Tash në lajmet kryesore të mbramjes në RTK dhe në KTV pash nji maskarallak që as në andërr nuk do e dëshroja ta kisha pa.

Në lajme u prezantue promovimi i dy librave të imamit të xhamisë së Madhe të Prishtinës efendi Shefqet Krasniqi. Per ato lbra nuk u folë aq shumë, së paku jo në lajmet që i ndegjova. Në foltore doli kryemiftiu i Kosovës efendi Naim Terrnava dhe shiti pallavra se si islami nuk qenka fe e dhunës , por e dashunisë, se nuk paska asgja me fundamentalizmin, me vahabizmin as me asnji ekstremizem tjetër etj, etj rrena pa krip. Pas këti njeriu që solli terrin dhe tmerrin në Kosovë sepse të gjithë e dim se pikrisht Naim Tërrnava asht njeriu që solli rrymat islamiste në Kosovë dhe se falë ti , apo me miratimin e ti si lider i BIK-ut të Kosovës në Kosovë pasluftës u ndertuen pa pik nevoje per askend mbi 1000 xhamija. Ato u ndertuen si qellim per prezantimin e trojeve shqiptare si troje islame dhe shqiptarët me i paraqitë si popull musliman. Pra u ndertuen per ti ba politiken e Serbisë politikë kjo antishqiptare qe perkrahet edhe nga pushteti dhe qeveria turke e Rexhep Taip Erdoganit .

Pas efendi Naim Tërrnaves per befasinë time doli në foltore ish Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, " Akademik" Nexhat Daci.

Nuk mujta tu besojë as syve as veshve me ate që pash se si nj iish  lider i legjislativit të shtetit dhe nji ish lider i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të shtetit të Kosovës flet me aq fjalë miradije per veprat e nji imami shtrigan, nji krijese monstrume , nji antishqiptari të perbetuem, nji trushperlamsi të devotshem të rinisë shqiptare e cila në mjerimin e vetë social shpesh edhe pa deshiren dhe vullnetin e sajë futet në kthetrat e Shefqet Krasniqit dhe shumë e shumë imamve të tjer mjekrrosh vahabista dhe per këte shumica e tyne si cjapi te kasapi shkuen dhe shkojnë në luftën e Sirisë dhe tashma per secilen javë  vjen lajmi se dikush nga ata vritet në atë luftë.

Sot pasi pash Nexhat Dacin se cili qenka shkova te pasqyra dhe pshtyva veten time në te sepse kur u nda LDK në Kuvendin e VI unë e pata perkrah Dacin dhe qak edhe pata formue Degen e LDD-së në Norvegji tue u ba edhe Kryetar i parë i sajë.

Nexhat Daci sot definitivisht e dëshmojë se gjithçka mund të jetë , por shqiptari ka fare pak në shpirtin e kësaj krijese që asht ba si kufomë apo ta thamë ma pershtatshem edhe per tju pershtat bindjeve të këti budalle, asht ba si me i pas ik hoxhes nga tabuti.

Derisa e pash se si e quente Profesor me plotë gojen shtriganin Shefqet Krasniqin, më ra në mend ajo fjala e popullit në Dukagjin; ... mos më pyet nga jam , por më pyet nga e kam gruen... Ky budall me tan at bagazh titujsh shkencor nuk qenka vetem dhandërr boshnjakesh, ky edhe vet qenka mjeran shqipfolës shpirt islamisto-boshnjak.

Turp le të vi o Nexhat Daci. Time veprimin tand mjeran e qyqan tradhtove njeriun që të vuni në postin e Kryekuvendarit të Kosovës, pra tradhtove Ibrahim Rugoven, tradhtove njeriun që të pranojë në koalicion dhe ta pau sherrin në zgjedhjet lokale Ramush Haradinaj dhe ti tash tradhtove edhe Akademinë e Kosovës sepse shkenca e feja nuk shkojnë kurr bashk.

Lute Naim Tërrnaven e ta gjen ndonji xhami dhe banu imam dhe shit pollavra pastaj nga posti i imamit.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx