Mendime
Baki Ymeri: ''Komisari sovjetik'' s'njeh Kosovën
E premte, 09.05.2014, 08:05 PM
Pamflet
JA SE KUSH ËSHTË “KOMISARI SOVJETIK” QË S’E NJEH KOSOVËN!
(Iat? cine este „comisarul sovietic” care nu recunoa?te Kosova!)
Nga Baki Ymeri
Rumania në mbretërinë e frikës. Famë, pushtet, para dhe gënjeshtra. Shqiptari duron, duron, duron, dhe më në fund shpërthen si Mitrush Kuteli në poemin e tij kushtuar Kosovës. “Nuk është Rumania, dhe nuk janë rumunët fajtorë për mosnjohjen e Kosovës, por është një diktator i çmendur”, emrin e të cilit s’po e përmendim për të mos patur punë me ligjet!” Jo unë e thash këtë, por këtë, sipas një poeti dhe kuadri universitar (B. Ç.), e ka thënë një përfaqësues i Rumanisë në strukturat e shërbimeve amerikane të mbrojtjes. As se është “komisar sovjetik” presidenti rumun që e mbajti dhjetë vjet në pranga Rumaninë, nuk e kam thënë unë, por këtë e ka thënë ministri i Jashtëm, Titus Kërlocean (rum. C?rlo?ean). Shih linkun e parë: „Trajan Bësesku manipulon si një komisar sovjetik”! Presidenti Basescu ka disa merita, se u dha të drejtë qytetarëve të Moldavisë të marrin nënshtetësinë rumune, se e ndëshkoi komunizmin si një regjim kriminal, edhepse edhe vetë ka qenë komunist. Merita tjera nuk garantojmë se ka, por garantojmë se ai nuk do të mbetet në histori si një lavdi e përjetshme.
Gëzimet dhe shqetsimet e mia, e përbëjnë, faktikisht, motorin që më vë në lëvizje. Gabojmë dhe e mashtrojmë opinionin shqiptar po qe se themi se vetëm Basescu është kundër njohjes së Kosovës në këtë vend. Ka edhe injorantë tjerë të panumërt në fushë të politkës që s’e njohin historinë, që e krahasojnë Kosovën me Krimenë apo kërkesat e hungarezëve të Transilvanisë për autonomi territoriale. Për fat të keq, populli rumun me të cilin kemi lidhje të lashta farefisnore, është i infektuar nga pallavrat gjoja se serbët qenkan miqtë më të mirë të tyre! Këtë mund ta konstatosh në çdo tubim publik. Me gënjeshtra të këtilla absurde mund të mashtrohen vetëm çiliminjtë dhe politikanët injorantë, por jo edhe shkencëtarët apo ata që e njohin historinë. “Jo me serbët jemi vëllezër ngase ata janë sllavë, por me shqiptarët jemi vëllezër, sepse ata janë ilirë, ishfqinj të trakëve.”, thekson një marangoz (Nenea Gica). Basescu nuk është proamerikan në materje të Kosovës, por avokat dhe marionetë e Beogradit dhe Moskës, ndërsa Kosova nuk është Krimeja, por Basarabia e Shqipërisë. “Shefi i shtetit rumun mashtrohet” ka theksuar këto ditë presidenti i Parlamentit European, Martin Schulz. Pse? Sepse Traian Basescu del TV me qëndrime absurde kundër liderit të palës socialiste në parlamentin respektiv, siç del deri në bezdisje me të njëjtat qëndrime, proserbe dhe proruse lidhur me Kosovën. Unë respektoj institucionin e presidentit të Rumanisë, por nuk do t’i përgjigjem në të njëjtin nivel T. Basescut, ka thënë Schulz, në Antena 3, sipas Mediafax.
Radu
Tudor: Basescu vuan nga paranoja. (Antena 3.
Ja se kush është marinari që s’e njeh Kosovën?
Kosova nuk ka det por shpirti i kosovarit është e gjerë si deti. Duron, duron, duron, dhe një ditë shpërthen si vullkani me stuhi në ballë, me flamurin kuq e zi. Vdiq nga mëria pse Bësesku nuk e njihte Kosovën xha Nasi i ndjerë (Thanas Kristo Rëmbeci), i cili më ftonte në dhomën tjetër të mos na dëgjojë kush, për të ma shprehur një brengë që e mbante në shpirt, duke më thënë: “O mor Durim Daka që shpërthen si flaka! Mua ma merr mendja se Bësesku nuk e njeh Kosovën sepse ministri i punëve të Jashtme të Serbisë mund t’i ketë thënë se të dërgoj sa të duash lekë në konton tënde po qe se nuk e njeh Kosovën!” Ky ishte mendimi i tij i paverifikuar, por kjo nuk don të thotë se një gazetar tjetër i famshëm (Robert Horvath), nuk e ka lënë pa e demaskuar Bëseskun lidhur me shitjen e flotës rumune. Dhe pas flotës vijnë dallavere tjera ekonomike, tereni Nana, disa qindra hektarë, i blerë nga e bija e presidentit, Ioana Bësesku. Para disa vitesh, njerëzit e Bëseskut ua krasitën rrogat dhe pensionet rumunëve të rëndomtë. Bësesku del në shesh me qëndrime kundër Kosovës. Ke gjë kundër Amerikës që e ka njohur Kosovën, tovarish Bassecu? Ka gabuar Amerika që u ka besuar gënjeshtrave të Bëseskut gjoja se qenka demokrat? Po, ka gabuar dhe pas 6 muajsh vjen koha kur Amerika do ta qesë në harresë, duke e përkrahur presidentin e ardhshëm Victor Ponta. Poeti Daniel Marian e hedh Bëseskun në gjyq “për denigrimin e sovranitetit të atdheut tim”, por nuk pat fat sepse Basescu ka imunitet presidencial. Dikush tjetër boton në Facebook fotografinë e Bëseskut me sintagëm “Unë jam armiku i popullit rumun” (Eu sunt du?manul poporului român). Pastaj, nga frika e ka fshirë! Presidenti rumun ka tre mëkate të pafalshme ndaj kombit shqiptar: Mosonjohja e Kosovës, dekorimi i policëve që vranë dy viktima në Kosovë, mosdemaskimi i deputetes Oana Manolescu që ka gëlltitur buxhetin qeveritar të komunitetit shqiptar. Përfundimisht mund të themi se Çaushesku ishte më patriot se Bësesku. Dhe pse jo, edhe ish-presidenti Emil Konstantinesku ishte më patriot se Bësesku, sepse derisa Bësesku e përsërit deri në bezdisje sintagmën se “Rumania nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, Emil Constantinescu i dha leje NATO-s të shfrytëzojë hapsirën ajrore të Rumanisë për bombardimin e infrastrukturës kriminale të Millosheviqit (1999).
Ja se çka na bashkon me sivëllezërit tanë rumunë
Enver
Hoxha i likuidonte kundërshtarët politikë, ndërsa presidenti rumun i arreston
sipas direktivave të tij. Shantazh, fyrje dhe kërcime kundër njerëzve të
kryeministrit Ponta. Kush është maskarai që tentoi
ta hedhë në gjyq kryeredaktorin e revistës Shqiptari? Është burreci i një
gruaje që zhvillon propaganda basiste dhe antipontiste në Facebook. Jo unë e
kam pagëzuar me epitetin “një maskara politik” (“un derbedeu politic”), por një
kuadër universitar (Hanibal Dumitra?cu) në programin e TV Antena
3 (
Politikanët e Kosovës me 2 milionë banorë na dolën shumë më të mençur se presidenti i një vendi 20 milionësh. Presidenti Fatmir Sejdiu pat deklaruar në kohën e tij se “është punë e Rumanisë në do na njohë apo jo”. Ngjashmërisht ka deklaruar edhe kryeministri Thaçi. Po të kishin alergji kosovarët ndaj Rumanisë siç ka presidenti i saj alergji ndaj Kosovës, nuk do porosisnin përkthime librash në gjuhën e Emineskut që ka thënë në kohën e tij: “Sipas mendimit tim, shqipja është gjuha më e zhdërvjelltë në botë”. Merre me mend, poeti i ndjerë Abdulla Konushevci më shkruante para 5 vitesh se, edhepse policët rumunë ia vranë kushëririn në ngjarjet e shkurtit 2007, ai nuk ka alergji ndaj gjuhës rumune dhe popullit rumun me të cilin na lidh një farefisni e lashtë.
Rumania është një vend që shpreh admirim ndaj shpirtit shqiptar
Bashkëpërkimet folklorike ndërmjet shqiptarëve dhe rumunëve, është një subjekt atraktiv që i ka joshur folkloristët më të shquar të të dy popujve. Taqe Papahaxhi me prejardhje arumune, qysh para 50 vitesh e ka prekur këtë temë, duke identifikuar një serë korrespondencash ndërmjet këngëve rumune dhe atyre shqiptare. Për kët subjekt kanë bërë fjalë edhe Mitrush Kuteli, Nikolla Xhamo, Luan Topçiu, Këtëlina Vëtëshesku. Zonja Emilia Pavel nga Moldova, boton para dhjetë vitesh në një revistë shkencore të Institutit Trakologjik në Bukuresht (Relations Thrako-Illyro-Helleniques), një studim mbi ngjashmëritë e kostumeve kombëtare rumune me ato shqiptare. Një shkencëtar tjetër i shquar, e konsideron Shqipërinë si “El-Do-Radoja e folklorit botëror”. Studjues të tjerë mahniten me hijeshinë e këngëve polifonike dhe të kostumeve kombëtare, të frashërllinjve të Shqipërisë. Edhe studjuesit tanë që kanë patur rastin ta njohin për së afërmi folklorin e këtushëm, kanë shkruar me admirim për këngët dhe veshjet e vashave në veri të Danubit. Lukrecia Çobanu, Aneta Stani, Valeria Arnëutu, tri nga këngëtarët më të njohura të Rumanisë. Mbiemri i kësaj të fundit ta përkujton periudhën e arnautëve që e qeverisnin Moldavinë, përmes dinastisë së Gjikajve.
Një numër i madh i shqiptarëve me emrin “arnautë”, ishin inkuadruar në ushtrinë e princërve dhe të bujarëve rumunë. Perikle Papahaxhi, pohon se “një numër dakorumunësh në Munteni dhe Moldavi, emrin shqiptar e merrnin ngase vinin prej krahinave shqiptare”. Maria Çobanu, njëra nga këngëtarët më të njohura të Oltenisë, thekson se fama e femrave rumune tejmatanë kufirit, është rritur gjithmonë në bazë të folklorit. Lulja e kuqe porsi zjarri, Ti mor mall që ma kall zemrën, Djalo kur u dashuruam, Nëpër luginat e maleve, Le të thotë bota se jam e vogël, Pse po ik moj qyqja ime, Po lind dielli në një shpat, Moj luginë me kullosë jeshile, janë disa nga këngët më të preferuara, të këngëtares që përnga emri e përmallimi, t’i përkujton shqiptarët: Valeria Arnëutu. Laura Rushani i thot legjendës së kultur?s shqiptare në Suedi (Sadulla Zendeli Dja), se edhe në Rumani, në rrethin e Xhurxhiut paska një komunë që quhet Daja (rum. Daia), që ta përkujton kompozitorin e njohur shqiptar, Tish Daia. Po qe se shfleton katalogjet telefonikë të Bukureshtit e të qendrave tjera të këtij vendi, ke rastin të ballafaqohesh me qindra mbiemtra të ngjashëm me mbiemrin e saj. Në to, do të gjesh edhe mbiemrin e një banori bukureshtar, pasardhës i drejtëpërdrejtë, i voskopojarëve të shekullit të XVII-të: Anastas Kavalioti, edhe ky, njëri nga arnautët e panumërt, të një vendi që përmes shkencëtarëve të vet, shpreh admirim ndaj shpirtit shqiptar.
Traian Basescu nuk është presidenti im
ARGUMENTE
http://www.cotidianul.ro/traian-basescu-manipuleaza-ca-un-comisar-sovietic-236634/
http://devanewyork.blogspot.ro/2010/05/basescu-agent-kgb-acest-serialtrebue.html