| E diele, 11.05.2014, 05:39 PM |
9–Maji, një kujtesë që shqiptarët nuk duhet ta harrojnë
Nga Pirro Prifti
Dita e fitores ndaj Gjermasë naziste u festua për herë të parë në ish Republikat e BRSSS në mesnatën e 8 -9 majit të vitit 1945 (sipas orës së Moskës). Sot mbushen 69 vjet që nga ajo ditë e lavdishme që quhet ndryshe dhe dita e fitores erdhi pas firmosjes së kapitullimit pa kushte në qytetin Reim Francë në orën 2.41 të mëngjesit të 7 majit 1945 , kur Gjenerali Eisenhower dhe aleatët e SHAEF (Shtabi i përgjithshëm supreme i Forcave Expeditës Aleate) morën nënëshkrimin pa kushte të Wermahtit (forcat e armatosura të unifikuara të Gjermanise1936-1945) gjerman nga ana e përfaqësuesve të tij Alfred Jodl i cili ishte shefi i Shtabit gjerman dhe përfaqësues i presidentit gjerman Karl Donitz. Kjo u quajt `Victory Day` ose `V`-day.
Nga ana e përfaqësuesve të BRSS në Reim mori pjese një gjeneral sovjetik Ivan Susloparov, i cili nuk ishte përfaqësues legjitim.
Kështu që në mbrëmjen e 8 majit 1945 (9 maj në Moskë) Feld-Mareshalli gjerman Wilhelm Keitel nënëshkroi kapitullimin e Wermahtit gjerman përpara Mareshallit Georgi Zhukov në shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe në Karlshorst-Berlin në një vilë në rrethinat e Berlinit . Kështu për të përkujtuar këtë datë, 9 Maji u quajt dhe `Parada e Fitores` (një paradë e dytë u zhvillua si e tille më 24 qershor 1945, 4 vjet e 2 muaj që nga fillimi i Operacionit gjerman i quajtur `Barbarosa`në 22 qershor 1941).
Krahas përkujtimit të kësaj date e cila ashtu si dhe për popujt e Europës edhe për popullin shqiptar përbën një paralajmërim ndaj ekstremizmit politik cili solli aq shumë gjakderdhje dhe masakra ndaj popujve europianë me rreth 50 milionë njerëz të vrarë në të gjithë botën. Sigurisht humbjen më të madhe e patën popujt e BRSS me rreth 27.7 milion njerëz, kurse Shqipëria e vogël pati 28.000 dëshmorë (një dëshmor për km2, e cila sigurisht ishte një simbolikë ndaj sakrificës së madhe të një vëndi të vogël për luftën antifashiste). Kjo luftë e rreshtoi Shqipërinë në krah të Aleatëve anglo-amerikanë dhe sovjetikë të cilët fituan luftën ndaj nazi-fashizmit.
Është për të ardhur keq që lufta nacional-çlirimtare një nga luftrat e pakta përveç luftrave të Gergj Kastriotit-Skënderbeut e cila i dha Shqipërisë dhe popullit shqiptar nderin, krenarinë, dinjitetin e respektin që i mungonte prej kohësh. Për Shqipërinë dhe shqiptarët flitej me respekt dhe mirënjohje.
Sigurisht,
ekstremizmi politik i viteve `20-`45 të shekullit të kaluar në formën e
nazizmit dhe fashizmit, u zëvëndësua me
ekstremizmin e majtë komunist në formën e bllokut komunist ku
Kjo dhunë në formën e diktaturës së proletariatit (pra e ekstremizmit të majtë politik) shkaktoi varfëri ekstreme, izolim ekstrem, humbje të dinjitetit dhe të respektit, dhe e paraqiti Shqipërinë e viteve `90-2013, njëlloj siç e paraqiti Shqipërnë dikur atdhetari shqiptar Ndre Mjeda me një varg famoz:`dikur ke pas kenë një zonjë e rëndë, burrat e dheut të thirshnin nanë`.
Këtë datë
përkujtimorë të cilën shumë popuj e shtete e kujtojnë më krenari, por në
Shqipëri ashtu si në asnjë vënd tjetër, njëra nga partitë politike e përkrahur
dhe nga disa pinjollë të kolaboracionitëve janë përpjekur dhe jo pa sukses e
kanë paraqitur Shqipërinë si një vënd që bëri luftë civile dhe jo luftë
nacional-çlirimtare, si një vënd pa dinjitetet kombëtar, janë përpjekur të
paraqesin organizatën e Balit Kombëtar dhe Legalitetit si organizata
`atdhetare`, Ministrat kuislingë të viteve 1939 që shkuan dhe dorëzuan flamurin
shqiptar për t`i vënë dy sëpatat fashiste dhe pranimin si Mbret të Viktor
Emanuelit
Këto revanshe ekstremiste të bëra jo pa qëllim nga disa klane politike shqiptare, kërkojnë pengimin e integrimit, dhe kthimin e Shqipërisë prapa në vitet e injorancës dhe kanunit, me qëllim që të pasurohen duke e mbajtur Shqipërinë në anarki, papunësi, luftë politike pa sens, emigrim, me sytë nga baba vjetër.
Të shpresojmë që klasa politike progressive e të dy krahëve politikë të mbështetet fuqimisht në BE për të realizuar aspiratën e vjetër të pas pavarësisë për ta futur Shqipërinë në Europë, aspiratën e pas diktaturës që `e duam Shqipërinë si Europa`, duke shtuar përpjekjet për të mbajtur larg – ekstremizmin politik por dhe çdo ekstremizëm tjetër, dhe duke përkujtuar me krenari që edhe Shqipëria luftoi përkrah aleatëve perëndimorë dhe doli së bashku me ta fituese në luftën e dytë botërore.