E hene, 29.04.2024, 08:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevdet Ukalli: Përshëndetje për atë sofër

E diele, 04.05.2014, 06:18 PM


Xhevdet Ukalli

 

PËRSHËNDETJE PËR ATË SOFËR

 

(Për Mbrëmjen Kërçovare  Chicago  Maj 2014)

 

Për  ju, të gjithë, të mbledhur në atë sofër

Të fala nga djepat , të fala nga  varret

Dhe kurrë mos harroni, që keni një votër

Që digjet, edhe kur, nuk i duken flakët

 

Të fala nga malet që i gërryen malli

Të fala nga fushat që bëhen djerrina

Të fala nga rrugët, nga lumi nga zalli

Nga krojet e gurrat, nga bari në lëndina

 

Të fala nga sofra, saçi e çerepi

Nga magjja e vjetër, nga hambari të fala

Nga Lisi i Madh,  nga rrapi e plepi

Nga  Çelojca,Ujmiri, të fala ga Dardha

 

Të fala, dhe fëmijëve t’ua  hapni zemrat

Për  dhimbjet  në shpirt, për mallin në sy

Për  vendin , ku vazhdoni t’i shihni  ëndërrat

Edhe pse, qëmoti,gjumë  s’bëni  aty

 

Të fala nga  Markulia, Çuka e Kalaja

Nga qyteti  ynë, kjo Uskanë e lashtë

Paçi  gjithmonë shëndet e ju priftë e mbara

Respekt e paqe, Zoti  i Madh u dhashtë!

 

Të fala nga qielli, që s’është si të tjerët

Ku  ajri ka aromë dhe uji  tjetër  shije

Ku ndryshe janë dimrat, ndryshe pranverat

Në atdheun tonë,në këtë dhe  shqiptarie!

 

Në Kërçovë  02.05.2014



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora