E hene, 29.04.2024, 10:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Dy Zana t´malit bisedojnë

E shtune, 03.05.2014, 06:33 PM


AGIM GASHI

 

DY ZANA T´MALIT PO BISEDOJNË

 

Dy Zana t´malit bisedojnë

E të fala Arbënisë i qojnë,

U qojnë t´fala popullit mbarë

Ndëgjoni të gjithë o shqiptar;

Koha ma ska me ju pritë

Që po i shueni atdheut dritë.

 

Mblidhni mendjen, n´kambë me u que,

Plagët atdheut me ja sherue,

Janë thellu këto plagët tona

E nga malet vjen jehona;

Kush në ndihmë nuk don me ardh´,

Mos ti thotë vetit shqiptar.

 

Jemi dy Zana nga këto vrrija

Nja Kosovë e nja Shqipnija,

Ne të dyja jem bashkue

Juve kush ua ka ndalue?

Kush ju futi në palcë frik,

Edhe vllaun me e ba anmik?

 

A spo i shifni kombet tjera?

Po shkojnë para me dashuni,

Ndihmojnë vendin edhe popullin

Ndihmojnë pleq e ndihmojnë t´ri!

Ju shqiptarët pesh jeni que

Keq vetëveten e keni robnue.

 

Kurr adet ska qenë n´Arbni

Me vra vllaun për pasuni,

Me i ra plumb vëllaut

Për nji cope tokë të shkaut;

Ju ka que Zoti peshë

Me shumë mëkate jeni veshë.

 

Për me ba ju pasuni

Bani t´kqija dhe hajni,

Ju anmikun me zell nderoni

E atdheun e tradhëtoni;

Ndrroni fe, ndrroni tradita

Vllaut naten i zeni prit.

 

Ne dy zanat po u qojmë fjalë

Ashtë momentu me u zgjue,

Me e marrë në dorë atdheun

Ndryshe Zoti ka me ju mallkue;

Po ju mallkoj edhe njëherë

Sdo ta keni ma asnji derë.

 

Këtë tokë sublime ua fali Zoti

Me e dashtë e me e nderue,

Mos me e vra ju vllau, vllaun,

Mos me shitë as me e coptue;

Keq punuet, e keni nda,

Smund ma Zoti kshtu me ju pa.

 

Qonju n´kambë pra djelmënia

Të gjithë shqiptarët e vërtetë,

T´besatohemi e të punojmë

Për me ndrrue këtë t´keqe jetë;

Në emën të Zotit e atdheut

T´marrim forcë të Skënderbeu.

 

Na thërret uji, toka e dheu,

Për ne sot ka nevojë atdheu.

 

26.04.14

Düren



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora