Kulturë
Shaban Cakolli: Kam nevojë për emër
E enjte, 13.03.2014, 06:41 PM
Shaban Cakolli
KAM NEVOJË PËR EMËR
Alo, alo, redaksia
Përshëndetje nga Gjermania
Më i boto shkrimet e mia
Gjermania, së´shtë dhe larg
Mund të takohemi dhe në darkë
pije e meze kemi me u tapë
të vëj në gjep dhe ndonjë qindarkë
Shumë i dashur redaktor
ty kjo punë mos të vjen zor
punë të ngjeshura, tash kam boll
Në gazeta e televizor
kohë s´po kam as me lue vendi
Me rëndësi është të më rroj emri
Emër bëra, si s´di as vet
në Kosovë shkronjat, si kam ditë krejt
po, ish kanë fat ky kurbet
sa mbyllë sytë u bëra poet
poezitë kurrë si shkruaj vet
ka shumë tjerë punojnë me lek
mora emër ngjyrë e pushtet
Edhe kur mbajë orë letrare
për emra të mëdhenj se qajë kokën fare
i thërra do të nivelit tim
kështu mbajë unë dominim
Do të vlerave, s´më vijnë te themra
kokën plot, por nuk munden t´bëjnë emra
Kurse unë jam me dy zemra
mbajë kulturë, qejfe me femra
Ishalla kështu më ndihmon Zoti
Kam bërë emër , më njeh mbarë Globi
Emri është më i madh se vlera
kah shkoj unë më ndjek kamera
në ahengje më ze gjumi
n´darka, mishin s´më mbanë piruni
mbajë kravatën deri te gjuri
përplot meze, pije me grykë
dikur dehem bëhem qykë
më ngarkojnë zonjat në vetura
se ashtu e do kultura
Goxho jam unë njëfar burri
të trullos, me erë parfumi
një tubë gell, më merr frizura
m´bëhet koka, si me më lëpi murra
Ka dashtë zoti, s´po kërkoj lëmoshë
Edhe pse, jam bukur në moshë
Se të mirat s´më shmangen dot
I moshuar kush s´po më thotë
fjalën dy, kush s´ma bënë dot
kokën gjok, e mendjen zog
Ky kurbet më ka ngrohë si furra
se në vend tim, bajsha dru me turra
kur don zoti të qet në selamet
të banë prijës edhe poet
si me qenë me fakultet
Andaj kryeredaktor të lutem
në faqe të gazetave të futem
jo veç të hënave e të mërkurën
por mundësisht në çdo numër
Se kështu më mirë godas
edhe akademikut i them plaç.......
Ah, kohë e dashura kohë
Kohë e dashura kohë
më ke këndellur, e më ke ngrohë
S´po u besoj as syve të mijë
Zgjate Zot, me gëzim e shëndet
Një herë vjen, në njëqind vjet
Por kur vjen, vjen me të mira
Për diken, sjell mrekullira
Vërtetë unë i kam pas hak
Se kam bërë gjumin rehat
Jo, nuk kisha edhe aq shkollë
Situatave mendjehollë
Saherë rridhte ndonjë ndryshim
unë gjithnjë isha n´shëbim
Sillesha e pshtillesha, si ishte koha
O, të shpëtoj, o të lëndohena
Sillesha, e pështillesha brenda dite
nëpër partitë, tona politike
Herë ma dashti, herë s´ma dashti
Tuj
provue, ku
Koha sillet çdo minut
Mu pat bërë dhe vetja ujk
Tuj sjellë mirë me çdo kend but
Pa menduar kam rënë n´kolltuk.
Eh, sa but ish ky kolltuku
në te po bëhej qëngj edhe ujku
Zura miq të parës dorë
veç më thanë të duhet edhe pak shkollë!
Besa
Qysh me krye shkollën në pleqëri
Por se zoti, hallin ma diti
Kesh një ditë te akademiku
Më erdh diploma, si fryt prej fiku
I thash vetit me gjysmë zërit
Eu, ku je biri i filanit?
Jetojshe në punë kamionit
Tash çdo ditë n´bisht të aeroplanit
Mirë e solli, koha rrotën
Brenda ditës, e shetis botën
Prijësve zoti ua shtoftë bekimin
Në çdo fushë më dhanë besimin
Pak kam bërë plagjiaturë
Administroj, arsim e kulturë
sillem rrugëve me hanorar
çdo cep të botës ku ka shqiptarë
Pije e meze, në tubime e ndeja
Sdi më mirë si është hareja
Me pehrrija të çdo ane
Do bjondina, do zeshkane
Se kjo kohë korupcioni
po buron si ujë prej prroni
mos me qenë kjo korrupturë
s´na
Për ne koha, ka punue
S´di as vet, sa kam fitue
Koha është me i ba do kthesa
Duhet të bëjë ca mbulesa
Por nuk dijë, or miku im
Sot, më duhet një shpëtim
Do lëvizje për ndonjë mbulim
Sikur kërkojnë bashkëpunim
Por se mirë po më punon ndjenja
Syqeltësia me kend bëjë ndeja
S´guxoj me ndej me Ibishin
Për pak çaste, na e han krejt mishin.
Bëjë kuvende, shoq me shoq
kam disa, i mashtoj me koc
për pak euro, a dollarë
më përulen sikur zagarë
Kam zgjedhur të parë prej kuvendari
Që i djeg euro, e dollari
Nuk më dhimbsen çka ua fali
me to s´mbyllin as një vrimë gardhi
Dhe te unë mbushet hambari
Nuk guxon, askush me u qa
brenda kohës mundem me i përqa
se shqiptarët e kanë një ves
shpejt përqahen për interes
Punë e madhe s´bëhet qameti
Ata të mirren ndërmjet veti
Yeq te unë të ecë bugjeti.
Me i ardhë puna katrahurë
bëhem se sí kam njohur kurrë
Lutem zotit kështu shumë të ecë
Bashkëpunëtorët, i përdorë mbulesë.
Kohë e ëmbël mos më ik
zgjate zot edhe ndonjë ditë
me bë kohët me ndryshua
Dhe partitë duhet me i ndërrua
me sharrue në fund të moqalit
prap disi, i dilet hallit
Jetë të sigurtë i kam lënë djalit.
PO ECIM ME HAPA
po ecim shumë shpejt
Kem bërë Universitete
nëpër çdo qytet
Kem hartue projekte
të mira për rini
do i qojmë mësuesit
n´studime n´pleqëri
Rinia po mbushet
me tituj shkencor
me duar në gjepa
sillen në oborr
Kemi asfalltuar
çdo rrugë me osfallt
fshatin nuk po e dojnë
fshatarët, drejt Prishtine marshojnë
Ata po ankohen
nuk po u shkon bujqësia
qepë e mana importohen
dhe nga Suedia
Burrat nëpër tregje
punojnë me karrocë
Gratë lyhen, shminkohen
drejt në Facebook
Edhe gjyshet tona
do të mësojnë drejtshkrimin
ndryshe në internete
s´mund bëjnë komunikime
Dikush po i bënë
shumë do punë me vlera
Do fitojnë në plagjiaturë
do shesin tendera
Dikuj mirë po i ecë
dikuj s´po ia qet
dikush me gishta në gojë
Dikush me tituj, pa kanë kurrë në fakultet
DO meze plot pjatat
pijet me ibrik
Deri dje kanë shkri, plumb e xink
tani janë akademik
Disa i mbanë shpresa
disa shkrihen si vesa
disa tue shitë tendera
trashen e si nxë dera
Zot, zgjate e zgjate
kush rron mirë, zgjatu mandate
se disa të ngurët, janë bërë urë
skan jetuar dje as sot, e këtë se bëjnë kurrë.
Çka të i bësh, jeta njësoj nuk është për krejt
dikush i bie Europës, cep më cep
Dikush nuk ka para
të blejë asnjë byrek
Duket më as Zoti
nga ne nuk po i kthen sytë
sikur edhe i shejti, po anon nga pasuritë
as nuk po kem ujë, as nuk kena dritë
Dikuj dhe vehtja
ju ka bërë ujk
Dikush me pije , meze e bjondina
po rrin në kolltuk
Dhe duroni, më mirë duroni
s´ju ndihmon asgjë nëse britni
kërkoni, protestoni
na lëreni ne të jetojmë, fatin e kem në dorë
jeta është e gjatë, dikur vendet ua lëshojmë
Vuani, a fitoni, kjo më ska rëndësi
ju sollëm ate që kërkonit
Liri, demokraci, pavarësi
na lerëni të qetë, të gërryajm këtë kore
Ndoshta edhe ju, dikur ju vjen për dore