Palltua e re e brigadierit
Tregim
Nga Përparim Hysi
Binte në
sy e dallohej nga gjithë të tjerët,
ashtu si një ka balash në një tufë me qe të kuq. Jo vetëm kishte veshur një
pallto treçerekshe të re tringo, por dhe që e mbante veshur për një ditë të
zakonshem pune. Ndërsa ai bënte paradë mode, njerëzit (qe koha kur t'i
këndonit teskeretë nga xhepi), ashtu
mbyturazi, në vënd që ta uronin, pëshpërisnin. Dhe kishin hak, me të vërtetë. Kish pesë fëmijë të mitur ( në fshat
thonë: për bukë e me lugë) dhe, veç rrogës së tij si brigadier, nuk kishte asgjë,
se e shoqja që lindte,pothuajëse, çdo vit dhe rrallë,shumë rrallë dilte në
punë. Mor,po si i del? Dhe ja tani jo vetëm me
pallto të re, po ma mban apo s'ma mban
veshur sikur pa të dhe nuk bën dot. Thoshin për pallton,se për të tjerat, i
shihnin hapur,kur vinte orari i i
drekës. Ndërsa punëtorët hapnin trastat, ai frohej dhe ku një copë e ku një
tjetër, ma mbushte trakaçen plot. Epo t'i bëj mirë,se as që llogarisin bukën nga anët tona, kur ta
falin vet atë. Kështu dhe puna e brigadierit. Qenë mësuar me këtë gjë dhe
gratë, ( këto qenë dhe më shpirtdhimbura)
tek përgatitnin çdo merrnin me
vete, llogarisnin dhe atë, brigadierin. Por dhe ai, ama, nuk e hante thatë. Sipas trastës,edhe normat kur lexonte.
Qe njëfarë marrveshje në heshtje. Ata që e shihnin se heponte keqas kandari,
nuk para ndiheshin: gjynah, ka pesë kalamanj! Ç'të bëj, ditëziu? Se, në fund të
fundit, nuk është se nuk u jepte hakën të tjerëve. Po
e lëshonte pak "dorën" për ato të trastave. Unë as do merrja
vesh këtë histori, po mos hasja një debat në zyrat e llogarisë.
* *
*
Tek zyrat
e llogarisë shkova të paguaja qeratë dhe dritat. Atje dëgjova një debat të
fortë për normat e punëtorëve të brigadës të këtij brigadierit me pallton e re.
- More,- jepnin e merrnin ata duke parë listat,- si është e mundur që ky xha
Veizi, në prag të pensionit, të bëj për një 15 ditësh me radhë nga një normë e
gjysëm, kur në brigadë ka djem në vakt,
që e hanë punën me dhëmbë, dhe rallë, shumë rrallë, e kanë tejkaluar normën?
Unë
dëgjoja tek jepnin e merrnin, por me
mënd shkoja tek xha Veizi, i
cili, shpesh, vinte e lozte domino me tim atë. Xha Veizin, po ta shihje, thoshe
se ku i mbahet shpirti. Të dukej, se po të frynte erë e fortë, mund ta merrte e
ta vërviste kushedi se ku. Por ky plak i dobët,qe burrë mjaft i zgjuar. Qe nga
ata që nuk ia hante dot qeni shkopin. E keqja (edhe ky kish 5 fëmijë që akoma nuk ishin për
punë) e detyronte të punonte për të ushqyer fëmijët. Çudia qëndronte në faktin,
se si ishte e mundur që ky plak i moshuar dhe i dobët, të bënte nga dy norma në
ditë. Pagova qeratë e dritat dhe më nuk
e di se si i dhanë dum ata të normave, por,sa për vete, do prisja xha Veizin dhe do ta nxirrja merakun.
Ashtu, në
të ngrysur, dha ballë. Hynte duke qeshur
dhe, ndërsa një nga gratë e shtëpisë, bënte gati kafet (gjithmonë me nga një
godë raki), babai i kishte shtruar
dominotë. Unë, pa i lënë të fillonin lojën, i them:
- Ore, xha Veiz, qeshë sot në zyrat e
llogarisë dhe dëgjoja që lakohej emri yt. Thoshin po si është e mundur,që të
jetë kaq punëtor ky, xha Veizi, që vazhdimisht, o një normë e gjysëm, o dy
norma?
-
Medemek, i kish zënë meraku për mua?- tha pa iu
përgjigjgur pyetjes sime. Dhe, ndërsa unë prisja përgjigje, ai përzieu
dominotë. Pa e prishur terezinë, në
prisja a s'prisja unë përgjigje dhe, pa e vrarë mëndjen ,që përflitej puna aq e
dyshimtë e normave. Kur pa që unë këmbëngula, më tha: - Ore, e ke parë atë pallton e re të
brigaderit ti? E,atë pallto e kam blerë unë. Pagova vërtet një thelë, po do ha
një pelë.
Se me aq
rrogë sa merr ai, nuk i dalin jo për pallto, po as për bukë. Unë i kisha ca lekë mënjan dhe u
morëm vesh. Si do m'i kthej? Po merret vesh. Me ato të shkretë norma. Mua më bëhet
mirë: lekët i marr dyfish dhe trupin nuk
e lodh.
* * *
Tek e
shihja brigadierin me pallton e re, e çoja buzën vesh më vesh,e më bëhej sikur
në të shikoja xha Veizin e zgjuar dhe aq
të mirë. Vërtet që nuk qe punëtor ( por vërtet si mund të ishe punëtor kur po i
rrokte të gjashtëdhjetat), por jeta e kishte pajisur me një zgjuarësi natyrale për t'u patur zili. Qe i qashtër,
mënd ta jepte shpirtin në pëllëmbë të dorës, por nevoja për të mbajtur familjen, e kish kthyer në pehlivan. Njerëzit që i
hynin në punë, i studjonte nga larg, dhe, mbasi vërente dobësitë e tyre, ua
blente shpirtin. Asnjë punë, asgjëkund, nuk e quante punëmbaruar, pa
përdorur ryshfetin. Kish bërë edhe burg dhe, megjithatë,
nuk hiqte dorë. Qe besnik që nuk kishte shok. Spiunët i urrente. Paratë , siç
më thosh, i kish vënë në kohë të fashizmit
Kish qenë ortak me një italian dhe
"xhëku" binte një thes nga mushka. Tregonte dhe ca gjëra i linte me
nënkuptime. I marrë me tregëti dhe i qe
bërë si zakon ( u binte dyqaneve rreth e përqark sikur t'i kish të tijtë) që shitësve në fshat
t'u mbante ndonjë leksion. Porosia për ta: hani si minj, jo si arinj! Kur
shihte se iks shitës dilte defiçit, i thoshte:- Po pse o bir i babait hëngre si ari?
Dëgjo,- mësonte më të riun, në fut në
ditë nga një të kuqe (qenë ato pesëqindshet e vjetra), më je në terezi dhe nuk
ka rivizor që të vë në kular, jo po në u lëshove azat si ari, më dole si ky
birçja: me këpucë të kuqe. Të tëra i
bënte haptas dhe po haptas tregonte për burgun. As që ia bënte syri tërr. - Epo
bie thesi nga mushka, se sos se qe një
mushkë, po një karvan i tërë,- mbrohej për burgun. Ky burrë shpirt
njeriu që i tregonte të gjitha, kish fituar simpatinë e gjithë
fshatit, sado që qe i ardhur në fshat.
Më tha
një ditë mua:- Nuk ma kini mësuar mirë
djalin në shkollë. Tek po matesha që t'i
thosha se i biri, ndryshe nga çupat, nuk
para mësonte, ai më tha:- E kuptoj vet. E
pyeta sa çereke ka leku dhe ngeci
karkaleci. Pra,qe nga ata që llogarinë ta bënte me çereke. Hajde që t'ia dilje
mbanë. Punët e tij i zgjidhte tak-fap. Hë,- i thosha,- kujt do t'i blesh pallto
të re. Aha,- më tha,- e navasa ndryshe.
Për të çuar çupën në shkollë,i dhashë kryetarit të kshillit, kazanin e rakisë.
Ta vjelë "vërgjinë" për vete, i shkreti. Dhe, për çudi, ma
"bleu" dhe mua shpirtin. Ndodhi në kohën e provimeve. Ai e dinte që
unë qeshë më tepër i shtrënguar se sa duhej dhe, tek po përgatitesha të nisesha
në shkollë, më trokit dera. Të trokasë
dera në mëngjes heret, nuk ndodh, por, me siguri mendova se do jetë ndonjë i
sëmurë që ka nevojë për timeshoqe (qe
infermiere) dhe, tek e hapa derën, shikoj
xha Veizin.
- Po ti, xha Veiz, ç'ne
kaq heret, mos ke njeri sëmurë?
- Jo ,
mor jo,- më tha duke qeshur,- por imbir ( ky që nuk dinte sa çereke ka leku?)
ka provimin me ty sot.
- Po le ta ketë, pse nuk e di unë që
është ytbir?
- E di,
or e di, pa e di ti që huqi del me shpirtin. Nuk zë
"bazubeja" ime, pa dhënë njëçikë plaçkë dhe, papritur, se si do të
reagoja unë, tak dhe nxorri nga nënxhaketa ( si një veprim fshehura,se ashtu i kish dukë), një shishe me raki. Ta kam
taksur, pa punë për ty, pastaj.
Po ta marr,- i thashë,- se ty nuk të
zë gjumi rehat. I vetmi ryshfet që kam
marrë në jetë. Pra, u bëra dhe unë me "pallto" të re. Qe tip i
çuditshëm dhe në asnjë rast nuk dilte huq.
Aha,- thoshte,- dora e thatë, nuk ka uratë. Dhe aq mirë i rregulloi punët
e tij,sa duhet t'i kishe zilinë. Djalin që nuk dinte sa çereke ka leku, e
dërgoi në shkollë rezevash dhe e bëri zanatçi. Për ta dërguar, kazani jepej me
"qera", qeranë e hante
kryetari dhe djali shkollën. Atje, në Kuçovë (ku mësonte djali zanat) dukej xha Veizi dhe, pas mbarimit të shkollës, po
kështu i "bleu" dikuj tjetër pallto dhe iku nga kjo botë me shpirtin
plot.
Tiranë,
21 shkurt 2014