Kulturë
Asllan Dibrani: Aziz Murati, krijues dhe piktor
E shtune, 22.02.2014, 05:53 PM
Aziz Murati krijues dhe  piktor nga ish (Hajkobilla) Gjelberishta  e Gallapit !
Nga Asllan Dibrani
Aziz Murati njëri ndër personalitet e para që ndoqi arsimin dhe u bë juristi i tretë në gjithë Kosovën. Ai pos , punës profesionale shkruante ndërkohë, po edhe ishte një piktor autodidakt i cili la peizazhe dhe vepra arti si piktura ne mesin e tyre edhe librin . Fshatin e tij e përshkroi edhe me bukurinë siç e përjetonte në shpirt me gjithë banoret e saj përmes lapsit dhe brushës . Azizi ishte një njëri modest, i qet nuk u thirrte, kurrë në pozicionin që kishte.
Malësinë e Gollakut, për nga peizazhet, malet, thyerjet , lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten, nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar, pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtetet e ma vonshme, po edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullatë ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur gllabërimin e kësaj ane shqiptare!
-Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë , instrumentistë popullor , të cilët në amfiteatrin popullor të odave , gazmendeve , ahengjeve dhe tubimeve të ndryshme popullore , kanë shënuar gjurmë në piedestal artin e krijuar nga shpirti i popullit , i cili në historinë e kulturës sonë kombëtare do të jetë një thesar i çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi.
Njëri nga këta krijues ishte edhe Aziz Murati njëri ndër personalitete e para që ndoqi arsimin dhe u bë juristi i tret në gjithë Kosovën. Ai pos , punës profesionale shkruante ndërkohë, po edhe ishte një piktor autodidakt i cili la peizazhe dhe vepra arti si piktor në mesin e tyre edhe librin "Jeta në udhëkryqet e historisë".
Fshati i lindjes së Aziz Muratit është Gjembërishta ish Hakjkobilla i cili fshat shtrihet, po në pjesën e vargmaleve të bukura në Gallap . Një fashat me peizazhe të bukura i cili përkufizohet me fshatin Dabishec , Gllogovicë, Zajçec Gregjenik dhe me vinë kufitare me Serbinë e tashme fshatin Merkojë qe përkufizohet me Tullar dhe Banjën e Sjarinës. Përkundër reprezaljeve serbe deri tash ishte i banuar me shqiptarë, pjesa dërmuese.
Në Gjembërishtë kanë mbetur shumë pak banor, por është një fshat me toka pjellore ,male , kullosa një lum kalon përmes fshatit që i shton bukurinë .
Aziz
Murati  lindi në vitin  1923. Rrjedh nga një familje   me tradita atdhetare. Sikurse  shumë familje 
që  i rezistuan   stuhive  
zullumqare  të pushtuesve    osman , serb ,  bullgar, pushtuesve gjerman  në luftën e dytë  deri në luftën e fundit   nga barbaria 
serbe, qëndroj  edhe   veproj  
edhe   kjo  familje. Kjo familje   rezistoj  
dhe  luftoj  besnikërisht për   interesat  
kombëtare. Shkollën fillore e filloj në fshatin e lindjes dhe në
Dabishec .Shkollimin e parë  që posedonte
kjo  anë 
ishin mejtepet , ku edhe ky   e
ndoqi  mësimin  aty. Nuk i flente zemra diçka si i ri në atë
shkollë . Lexuar s'kishte, por  nga
gojëdhënat   familjare   vetën e quante shqiptare ,  shkollë shqip s'kishte  ndjekja e mësimit   në mejtep 
ishte ajo arabishtja?!.  Okupimi
nga Turqia   s'kishte shumë kohë që    e kishte 
lëshuar  vendin tonë . Ky në atë
periudhë   fëmijërore  përjetoj terrorin serb nga e cila si fëmijë
nuk mund  ta perceptonte vetën ,  përse   
mejtep? Përse në gjuhe arabe qe  
asnjëri nuk e njihte as që kishte dëgjuar për ta dhe ta  mësonte 
gjuhën e tyre ,  sikur    ju bë një     mllef i brendshme në vetvete?.
-
-Pa e
mbaruar    këtë mejtep  famëkeq,  
iku në qytetin e Prishtinës për të vazhduar  prapë mësimin,  po fatkeqësisht,  prapë jo në gjuhën shqipe,  po në atë 
serbe. Synimet e armikut  ishin ta
vazhdojnë    politiken  e osmanëve qe vetëm  shqiptarëve nuk ju mundësoj  përdorimin e 
gjuhës shqipe. Vjedhurazi   
regjistroj edhe fakultetin 
juridik në 
Kishte
filluar   që herët   të 
shkruaj   kujtime ,   për kulturën,  zakonet dhe 
përjetimet  qe i kishte   prekur dhe shkelur vet   në 
periudhën e luftës.  
Për tu afruar ma tepër me atë vend qe ja kithin dhuruar dashurinë ndaj fshatit (Hajkobillë) Gjembërishtë , ai ju përvesh edhe brushës qe realizoj disa piktura me motive nga fshati. Aziz Murati gërshetoj artin pamor të pikturës që me ngjyrat e kombinuara të ngrohta krijoj një stil të pikturës në vete . Ngjyrat i përdori ato të vajt që realizoj stilin artistik të peizazheve nga fshati në stilin e realizimit. Ne pikturat e tij i gjënë lulet , gurtë , shpatet , arat , livadhet me ngrohtësinë e ngjyrave. Ma së miri tregojnë vlerat e këtij piktori autodidakt që la gjurmë në fushën e kulturës edhe ne shkallë rajoni nga të cilat do t'i shijojnë në të ardhmen brezi i ri i Gallapit piktoresk.









