Kerko: a
Erida Perlala: 20- vjetori im në grevën e Urisë
E enjte, 20.02.2014, 09:03 PM
20- vjetori im ne grevën e Urisë 91-it
Nga Erida Cela Perlala
Me 20 shkurt 91-it unë mbusha 20 vjeç.. Ditëlindje ime me gjeti ne Greve URIE.. Me kujtohet se si brohoritnin njerëzit jashtë dhe fjalimet qe mbanin ... Mamaja ime atë dite kishte radhe ne mëngjes herët ne qytetin studenti, bashke me shoqe te punës.. Im vëlla, qe punonte ne ushtri ato dite, hoqi veshjen e ushtarakut dhe shkonte civil ne pune!
DT. 20
shkurt mëngjes .. Kishim marre vesh nga njeri tjetri si një “telefon i prish”
se Sali Berisha me te tjerë kishte qene aty ne mëngjes herët dhe
Grupin
drejtues te studenteve unë nuk e njoha,
ata nuk u prezantuan dhe nuk na folën asnjëherë hapur dhe qarte.. Ketë se kam
kuptuar asnjëherë, ndoshta për frike, ndoshta edhe vete nuk kishin arritur te
njihnin njeri tjetrit aftësitë, meritat e pergjegjesite ( detyrat) .. Unë
mendoj se do te
Mëngjes rreth orës 9.00, nxora kokën ne dritaren e korridorit te katit te dyte te Kinoteatrit ku ishim vendosur qe nga dita e pare dhe pashe mbështetësit tanë qe na përshëndesnin .. Një vale entuziazmi përcillej nga kjo turme tek ne studentet. Grupi brenda dhe jashtë shkëmbenin kuraja me njeri –tjetrin.. Kontrolloj për njerëzit e mi midis turmës dhe ja..
Ime
me sa ma pa me uron për ditëlindjen...
20 shkurti është një dite e veçante ne jetën time... Ime me nga poshtë me uron
gëzuar ditëlindjen dhe me hedh sipër një qese me karamele.. Ndjehej ne faj, se
unë nuk po e festoja siç e kishte menduar ajo dhe aq me keq ne një Greve Urie..
Kisha zgjatur krahët ne dritare.. I kapa
me shume qejf qesen e karameleve, por shpejt me erdhi ne mend ku isha , kështu
karamelet përfunduan ne turme! Kisha dy dite qe kisha hyre ne greve , qe me 18
shkurt mbasdite.. Me duket rreth orës 17.00 me një shoqen time ( sot është
inxhiniere ne
Ne ishim një rini qe ju kufizuan shume gjera deri ne ato me personalet si veshja , edhe mënyra e mbajtjes se flokëve etj. Ne ndjeheshim si ne kurth dhe kërkonim hapësire për entuziazmin qe na ndizte.. Donim te jetonim te lire! Këto ishin motivet , duke dashur këto ndryshime hyra ne greve dhe nuk mendova se do te shkonte keq.. Populli ishte me ne .. Mitingjet e studenteve, kishin kohe qe diskutoheshin kudo.. Por n.q.s deri ne 18 shkurt ,ne këto mitingje pjesëmarrja ishte kryesisht me studente .. gjate ditëve te Grevës me studentet u bashkuan te gjitha shtresat e popullsisë , qe linin punën dhe ishin aty bashke me ne!
Ne greve kishin hyre dhe studente te tjerë te degës sime te Inxhinierisë mekanike te vitit te II-te .. Nuk dinim dhe nuk kuptonim nga politika atëherë, sepse u rritem ne një kohe, qe nuk flitej për politike se dënoheshe, por ndryshimet po i kërkonim çdo dite, qe nga mënyrat e ndryshme te veshjes qe binin ndesh me veshjet " E lejuara" ne atë kohe, ne muzike , arte etj...Unë kujtoj ftohtin dhe vuajtjen qe kisha gjate natës qe me duhej te rrija ulur mbi një dere poshtë dritares me xham te thyer, afër shkalleve ne Korridor .. Mbaj mend qe ato dite sundonte nje fryme vellazerimi midis studentesh, madje edhe shakat per te ngacmuar nuk i perdorem.. Mundoheshim te mbeshtetnim njeri-tjetrin shpirterisht dhe te ndihmonim.. Une netet i kam kaluar ulur ne derrase duke degjuar me kufje nga nje kasetofon dore , nje kasete me kenge te Stingut ...
Sot e kësaj dite mundohem te kujtoj mire ato dite dhe te kuptoj si ndodhi,shume pikëpyetje kam, por një gjë e kam te qarte .. Ne vinim nga një periudhe qe vuajtja dhe trishtimi i prindërve tanë, i njerëzve te dënuar për politike etj kishte arritur kulmin.. Mbas vdekjes se Enver Hoxhës , filloi një lloj liberalizmi ne mënyrën e paraqitjes dhe te muzikës, ndërsa ekonomikisht kishte mangësi dhe varfëri te madhe! Ne ishim te rinj dhe nuk mendonim friken kur hymë ne Greve.. Morëm pjese ne shume mitingje te bëra mbas dhjetorit te 90-Es deri ne ditën e Grevës qe u be ne qytetin studenti..Mbajmë mend se fare u thoshte studenteve qe shkuan për te kërkuar pluralizëm politik Rami Alia, gjë për te cilat u fol dhe u bene publike, por sot nuk e gjejmë videon ne You Tube..
Kishte
kaluar koha e " humbjes se kohës pa kuptim" .. Ne u frymëzuam për një
te ardhme te re krejt te ndryshme nga ajo qe jetuan prindërit tanë, qe
s'guxonin te gjonin një fjale për politiken! Ne donim ndryshim, donim
pluralizëm politik, donim rrëzimin e një diktature qe na varfëroi! Nuk ishim te
përgatitur për një ngjarje te tille nga ana politike, sepse na kishin edukuar
qe ne kopshte deri ne shkolle te larte te përmendnim fjalën "Partia"
sa me shume te ishte e mundur!
Z. Shenasi Ramë ne shkrimin e tij për ketë ngjarje ne lidhje me Bali Berishën shprehet “PD-ja po kërkon të përdorë një moment historik, ta përvetësojë, të lidhë shembjen e sistemit të atëhershëm me shembjen e sistemit të bijve, kjo është hilja e tyre.. Djallëzia e Berishës nuk ka fund, mirëpo edhe duhet kuptuar. Nuk ka rrugë tjetër për të ruajtur familjen dhe qentë kur grinden për kocka, fillojnë e kafshojnë njëri-tjetrin”
Për te përfunduar them se ne asnjë mënyre nuk mund te politizohet një ngjarje qe i përket një populli.. Greva e studenteve e shkurtit 1991-it nuk ishte një greve e thjeshte studentore , por shpërthimi i një populli mbas një diktature te gjate dhe izoluese!