Mendime
Rexhep Dedushaj: ''Loja'' e malazezëve me flamurin
E premte, 14.02.2014, 06:18 PM
“LOJA”
Nga Rexhep DEDUSHAJ, New York - SHBA
Në
strategjinë e ofensivën shoviniste sllave për të zhdukur çdo gjë shqiptare janë
sulmuar më së shumti Flamuri Kombëtar Shqiptar dhe Shkolla Shqipe, tw cilat nuk
i kanë lejuar deri më 1941, në " Kohën e Shqipnisë". Nw ato katwr
vite funksionoi Shkolla Shqipe dhe valoi Flamuri ynë Kombëtar në të gjitha
territoret etnike shqiptare, të okupuara nga
Pas masakrave genocidiale të çfrenuara në fund të vitit 1944 e fillim të vitit 1945 (kur vetëm në Plavë-Guci u vranë më se 800 veta) u arrit’ një “qetësi” e përshkuar nga terrori Rankoviçian (Lexo librin e kryeudbashit R. Serdanoviq: "Vruca granica", Andrievicë, 2003) kur u eliminuan edhe ata pak nacionalistë shqiptar që kishin mbetur asokohe, si fjala vjen: Çung Tahir Dedushaj me nipine tij, Isuf Zymerin, Zymer Haxhia Kukaj, Cufe S. Gjonbalaj, Rrustem Thaçi, etj. U ndalua Flamuri Kombëtar dhe u mbyllën shkollat shqipe të trashëguara nga “Koha e Shqipnisë" (194 -1944 ).
Pas rënjes së xhelatit sllav, Rankoviçit, rinia e shkolluar në Kosovë e filloi njëfarë (ta quajmë) “Rilindje”e lehtë kombëtare.
Në krye të komunës në Plavë erdhi (rastësisht) Hasan M. Vuçetaj, i cili i përkrahur edhe nga ajo rini e atëhershme i bëri disa ndryshime pozitive të papritura:
U lejua heqja e viq-it (viç-it) nga mbiemri i shqiptarëve. -Mua në Kosovë më quajnë Viq(tele)- e shfryni mllefin e tij studenti Idriz Isa Gjonbalaj në një mbledhje në Vuthaj, ku ishte I pranishëm edhe kryetari i Malit të Zi, Millatoviq.
U lejua rihapja e të gjitha shkollave shqipe dhe u hapën ato në Vishnjevë e Hot.
Dhe, pas lejimit të Flamurit Kombëtar Shqiptar nga Federata Jugosllave, më 6 tetor 1968 (në një artikull timin, të botuar më parë, ka dal si gabim teknik, më 6 nëntor 1968 !) i njëjti u soll edhe në Vuthaj, po ato ditë. (Lexo, artikullin tim: "Si e shpalosëm Flamurin tonë Kombëtar në Vuthaj”, në monografinë "Çung Tahiri i Vuthajve". Pejë, 2013).
Gjatë
nëntorit të atij viti, Kosova u përfshi nga “Demonstratat, 1968”, fryma e të
cilave u ndie edhe në viset tona të pushtuara nga
Idriz I. Gjonbalaj "me flamur në gji dhe me fotografinë e Skënderbeut vjen në Plavë nga Peja, duke e kaluar Qafën e Diellit në këmbë dhe i vendos në hotelin e Plavës, ku policia nuk është lejuar nga Idrizi dhe shokët e tij që t’i marrin ato! Vetëm kryetari i komunës - Vuçetaj, arriti ta bindë që t’i hjek nga salla e hotelit dhe të shkojnë sëbashku në zyren e tij..."(Fakt i marrun nga interneti...)
Pastaj, në Vuthaj, më 28 nëntor 1968, i njëjti flamur valoi në shtëpinë e atdhetares së dëshmuar, Ajshe Gjonbalaj, Idriz I. Gjonbalaj, etj. E, në Martinaj, në shtëpinë e Bajraktarit të atij fshati - Çelë Sh. Hasangjekaj e të ndonjë tjetri, që s'më kujtohet...
Por, në
të njëjten kohë, malazezët fillojnë ta luftojnë Flamurin tone Kombëtar: Nga
shitorja "Emin Duraku" në Plavë e vodhën Flamurin nga vitrina!? Dhe,
ato ditë, kur u thirr aty një tubim për t’i dënuar demonstratatat që bëheshin
nëpër Kosovë, Zeqir Halil Balidemaj u
ngrit në këmbë e tha: "Ne nuk kemi punë me demonstratatat në Kosovë e
Kjo u pa në janar apo shkurt të vitit 1969, kur nëpër një dimër të ashpër me saja të tërhequra nga kuajtë, vuthjanët shkojnë ta marrin një nuse tek bajraktarët e Arzhanicës.
Në Murinë ishin tubuar rreth 40-50 shkije e ishin betuar se s'do ta lejojnë Flamurin Shqiptar të kaloj andejpari(!) Në momentin kur e ndalin kolonën e dasmorëve dhe tentojnë t'ia marrin nga dora bajraktarit Flamurin, i riu vuthjan Rexhep B. Gjonbalaj i nxjerrë dy bomba italiane nga xhepi. Njëren e mban në dhëmb e tjetres ia hjek kapakun për ta gjuajtur në turmën malazeze. Shkijet ikin, kush kah mundet, dhe në atë moment mbrrin kryetari i komunës, Hasan Vuçetaj me ca policë dhe e shpëtoi situatën.
Ky veprim trimëror i vuthjanëve, që shkuan e u kthyen nga Arzhanica pa therrë në këmbë, i frikësoi malazezët dhe deri në vitin 1981 nuk kanë reaguar më kësisoj kundër shqiptarëve etnik.
Pas demonstratave të atij viti u zgjuan vampirët nga gjumi dhe filluan lojën përseri me Flamurin tonë Shqiptar gjersa e ndaluan tërësisht.
Tërë ditën i shetitën nëpër Podgoricë më se 80 dasmorë nga Vuthajt, që shkonin ta marrin një nuse në Tuz. Me çdo kusht çetniko-komunistët malazezë donin t'ua merrnin Flamurin Shqiptar. Vuthjanët se dorzonin Flamurin, prandaj tërë ditën i mbajtën në qytet të rrethuar nga qindra shkije e shkina, që pështynin dhe shanin gjithandej. Së fundi, i dërguan dhe i mbajtën me orë të tëra në polici (!)
Në prill
të vitit 1983, i burgosën dhjetra nxënës të mitur të gjimnazit të Plavës, duke
u montuar faje të llojllojshme, të cilët
kanë dashtë ta shpalosin Flamurin veç të ndaluar për festën e Një Majit, etj.dhe i dënuan: Sadri
A. Ahmetaj me 5 vjet e gjysëm burg, Naim Selimaj me 5 vjet, Tahir S. Prelvukaj
me 4 vjet e gjysëm, Burim U. Ahmetaj e
Sadri Xh. Mehaj me nga 3 vjet dhe Musa Selimaj me 2 vjet burg?! (Shih, R.
Dedushaj: "Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekuj " Monografi.
Në Mal të Zi, deri në rënien e komunizmit, ishte plotësisht i ndaluar përdorimi i Famurit Shqiptar.
Me rastin
e Referendumit për Pavarësinë e Malit të Zi nga
E çka ndodhi?! U ringjallën vampirët e pangirë me gjak shqiptari në krye me Gjukanoviçin. Edhe pse në Kushtetutë flamujt e "pakicave nacionale " (siç) janë të lirë, po me një ligj qeveria e Gjukanoviçit e ka ndaluar këtë flamur, Flamurin Shqiptar.
E shtetet tona: Shqipëria e Kosova, e lënë të lirë të përdoret flamuri i Krajl Nikollës edhe pse atje s’ka fare malazezë, kurse Shqiptarët në trojet e veta etnike më se 5.000 vjeçare, që sot gjenden të okupuar nga Mali i Zi, janë lënë në mëshiren e fatit (!)
Shqipëria don ta tërheqë edhe ambasadorin e vet nga Podgorica duke ia lënë duart e lira Gjukanoviçit që t’i masakrojë shqiptarët duke i burgosur shpesheherë edhe me nga 33 veta përnjëherë..., t’i shpërngulë apo t’i sllavizojë edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur atje e “ta zgjidh çështjen shqiptare në Mal të Zi njëherë e përgjithmonë..."(!) Me Malin e Zi i kemi marrëdhenjet model, të mira, përçka duhet të marrin shembull edhe fqinjët e tjerë tonë"-thotë ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë-fatkeqësisht pinjoll i Bushatlinjëve të fuqishëm të Shkodrës që më shumë e deshtën Gucinë e Ulqinin atëbotë, sesa Shkodrën e tyre.(Shih, gazeta"Illyria",New York, 10 janar 2014).
Ndërsa këto ditë, në Munih të Gjermanisë, del në fotografi kryeministri Thaçi me M. Gjukanoviçin duke u shkrirë në gaz nga dashnija "vëllazërore "si t'ishin në muajin e mjaltit!!? Ndihmë vëllazërore kjo, apo jo?!
_________________
Historiani Rexhep Dedushaj ka lindur në Vuthaj të Gucisë në vitin 1948, ku e kreu edhe shkollën fillore e tetëvjeçaren, ndërsa të mesmen e të lartën në Pejë, Gjakovë dhe në Prishtinë. Ka punuar mësues i lëndës së historisë në shkollat shqipe të rrethit të Pejës. Në vitin 1989 detyrohet të largohet nga Kosova dhe emigron në SHBA, ku ende ndodhet në shtetin e New Yorkut. Ka botuar disa monografi: “Krahina e Plavë-Gucisë në shekuj”(1993) edhe në gjuhën boshnjake, me titull “Plavo-Gusinjska nahija vekovima” (2003),“Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë-Gucisë” (1997), “100 vjet Luftë” (1999), “Si e gjeta dhe si e lashë shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës” (2006), “Gjurmë mërgimtarësh” (2009), “Çung Tahiri i Vuthajve” (2013).
Master i shkencave historike, Rexhep Dedushaj, është dekoruar nga Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës në Tiranë me Çmimin “Pjetër Budi” (më 28 maj 2008); vlerësuar nga Shoqata Atdhetare “Dibra” me “Mirënjohje” (më 7 mars 2005) si një mësues kombëtar, ndër 12 mësuesit e përzgjedhur nga të gjitha trevat shqiptare; është një nga veprimtarët e njohur të Federatës Panshqiptare “Vatra” në Amerikë; një nga shqiptarët që në këto dy dekadat e fundit ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, etj.