Kulturë
Hilmi Saraçi: Ndëshkimi i nënës
E enjte, 09.01.2014, 07:31 PM
Ndëshkimi i nënës
Tregim nga Hilmi Saraçi
Retë
ishin lidhur njera pas tjetres dhe udhtonin nëpër hapsiren e qiellit. Filloi të
murmurojë dhe të bije shi… Natyra e errësuar dhe e mbështjellur me mjegull,
filloi t’i hap dyert e mengjezit.
Tërë jetën nëna Hankë ishte përpjekur që fëmijt e saj t’i përgatisë me vyrtyte të larta njerëzore – me sjellje dhe me edukatë të shëndoshë, siq ishte burri i saj,Heli. Tashti Penezi kishte ndryshuar dhe kishte devijuar… Of, of, gjëmonte nëna Hankë. Penezin tem e kanë mashtruar me para, e kanë përvehtësuar, e kanë bërë për veti, e kanë prishur gjakun e tij prej shqiptari. E kanë futur në punë dhe në vepra të ndyera dhe të liga. E kanë bërë bisht qeni, spiun, tradhtar të popullit. Of, of, gjëmonte nëna Hankë…Nëna Hankë tashti kishte dëgjuar për vrasjen e Kelit. Ishte piklluar dhe ishte shqetësuar shumë. Ajo kishte dëgjuar edhe më parë komentime dhe shpiegime për disa vrasje tjera, por kurnjëherë nuk kishte menduar dhe nuk kishte besuar se djali i saj, Penezi ishte njeri ndër vrasesit e vërtetë. Ishte tërhequr në vete dhe nuk deshironte të degjojë dhe të flitet për vepra kriminale…
Kur djali i saj, Ari një ditë i kishte treguar nënës,në vesh, se Penezi, djali i saj, vëllau ynë ishte pjesëtar në këtë vepër të ndytë, tradhtare, nëna Hankë ishte tronditur në shpirt e në zemer dhe gati ishte çmendur. Kurçysh nuk kishte mundur që ta frenojë dhe ta qetësojë vetën. Penezi jem e ka vra Kelin? Këtë njeri të madhë, patriot të shquar të popullit tonë?!…Penezi jem vrasës, tradhtar i kombit? Bisht i zi i armikut shekullor?!… Hë, hë, pasha zotin… veç mos ardhtë kurrë në shtëpi! Kishte thenë nëna Hankë…
Në këtë mengjez të hershëm më shi, shpirti i nënës Hankë gjithnjë ishte i trazuar, zemra kishte filluar t’i rrah me ritëm të shpejtuar. Pleqëria e kishte rënduar, e kishte përthekuar dhe e kishte ligshtuar.Vetëm vdekjen e priste që të vi sa më parë.Mirëpo e kishte të mbështjellur një lamsh në zemer: si ta takojë dhe ta shohë edhe njëherë Penezin…
Me zë të
shterrur, një ditë, i thirri dy bijt e saj që ishin në dhomën tjetër të
pritjes, gjithashtu, të hidhëruar dhe të deshpruar… Dëgjoni, o bijt e mi! Nëna,
siq po e shihni, është plakur dhe po shoh se një ditë të afërt do të vdes.
Fytin ma ka zënë dhe ma ka përthekuar diçka e pakapërditshme, po me shtërngon
krahrorin, frymen po ma zënë… Thirreni Penezin që të vi. Thuani: nëna është
duke u përmeçatur me vdekjen dhe nuk po i
Papritmas një ditë, para mengjezit ia kishte çatisur Penezi, si qen i çartur, në oborrin e shtëpisë. Nga dritarja, nëna Hankë e venëroi ardhjen e tij. U ngrit pip në këmbë kur hyri Penezi brenda në dhomën e nënës. A erdhe, o Penez?!… E priti nëna në fillim. Moti nuk ke ardhur në shtëpinë tënde?!… Ke harruar nënën plakë, gruan dhe vëllëzerit?!… Ç’po bënë, or i mallkuar, or djall i zi?!… Sytë iu mbushen me lotë nënës, mëndja iu turbulluar dhe fytyra e rudhur filloi t’i tkurret, t’i shtërngohet dhe të marrë ngjyren e urrejtjes… Me zë të shterrur nga hidhërimi dhe dëshpërimi i thirri edhe kësaj here dy bijt e saj : Arin dhe Lalin që ishin në dhomën tjetër dhe nuk deshironin që ta shohin vëllaun e tyre, zagarin e armikut. A e dini pse e kam thirrur Penezin?!… Jehoi kumbueshëm zëri i nënës. Penezi nuk është djal i jem, as vëlla i juaj. Mos qoft i Helit , ndjesë past shpirti i tij! Kurrë në jetën e tij ,Heli nuk ka bërë asnjë të ligë. Ky zagar i armikut ka shitur shpirtin dhe zemrën e shqiptarit… Ky e ka vrarë atdhetarin dhe luftetarin e kësaj ane, Kelin… Kapëni këtë zagar- tradhtar të popullit dhe lidheni menjëherë… Dhe ta vrisni si egërsiren e malit! Këtu, në shtëpi, në oborr, mos e vrisni. Soi i tij do të na flliqë shtëpinë dhe oborrin. Ngreheni zhagas dhe hudheni në përrua!… Ky pis, zagar i armikut na ka marrë fytyrën. Juve vëllezërve, nënës, babes ,ndjesë past shpirti i tij dhe mbarë kombit shqiptar… Kurrë nuk ua bëj hallall gjirin që keni pirë, nese nuk e kryeni urdhërin e nënës! Dy djemt shikuan nënën, fytyrën e saj të lavruar nga rrudhat e pleqërisë, mërëzisë dhe të dëshpërimit… E kapen vëllaun, Penezin si rrufeja. Ia lidhen të dy duart. Ia shtërnguan me sa fuqi që kishin. Penezi filloi të dridhet, të zbehet në fytyrë, të çajë, të piskasë, të lutet, të arsyetohet, të pëndohet… Por të gjitha i shkuan huq dhe nuk u muarren në konsiderim. Çdo gjë tashti kishte marrë fund. E rrotulluan disa herë duke e ngrehur zhagas deri të përroi dhe me pesë plumba të automatikut e përplasen për toke…