E enjte, 24.07.2025, 09:23 PM (GMT+1)

Kerko: a

Shahin Ibrahimi: Ditari i rinisë

E enjte, 12.12.2013, 07:27 PM


Shahin Ibrahimi

 

Ditari i rinisë

 

Hedh sytë mbrapa, në të shkuarën kohë

Mes tyre s`po gjejë atë, që po kërkoj,

Veç fytyra jote është kudo e plotë

Gëzimin në faqet e ditarit shijoj.

 

Zjarrit të rinisë si vë dot zjarrë

Fletët e verdhura s`mund ti gris,

Dikur i shkruaja me aq mallë

Dhe mundohesha bukur me i qëndisë.

 

I futja në xhepin e këmishës, në gji

Me gjakun e dorës, i shkrova dashurisë,

Me buzët e njoma ju dhash ëmbëlsi

Ti gris, më duket se do prish Lumturinë.

 

O fletë të zjarrta të rinisë

Me gërma shpirti e me lot,

Kaq pranë mi sollët bukuritë

Prandaj prej gazit, s`mbahem dot.

 

Shkëndinë e zjarrit nis nga vetja

Mendimet vijnë duke u shtuar,

Sa herë ju shoh më shtohet etja

Dhe s`ngopem kurrë duke lexuar.

 

 

Dua ta heq dhimjen, Çamëri

 

Unë jam një nipi jot Çamëri

Vetëm një herë në vit,të shoh nga afër

Kur të përkujtojmë me lot në sy

Ti ke rritur,prindërit e mi të dashur

 

Ti Çamëri,ishe vënd lindja e tyre

Ku shkërmoqën misrin dhe bënë bukë.

Shumë kohë ndjenë prushin,që u vure

Në kujtesë të ditëve,që i quaje të tutë.

 

Nuk po gjëj dot fjalën e duhur

Që të të heq dhimbjen,ty Çamëri

Për djeltë e vrarë dhe të humbur

Apo për shtëpitë e ngelura në vetmi.

 

Më ka marrë malli,për një tufë rigon,

Kështu thoshte nëna shpesh here,

Të pi një gotë ujë,nga pusi shtëpisë tonë

Do më shijontë,si një verë mbretërore.

 

Të bënë greminë dhe,ne na rrëzuan nënë

Oh sa me vajë e ke përjetuar,atë kohë

Por ke qëndruar kështjellë,nuk ke rënë

Bijtë e tu vazhdojnë,të të thurin kurorë.

 

Ti dhe unë,sytë i kemi me lotë

Në heshtje njëri tjetrin ledhatojmë

Unë;-Hartën tënde në gji shtërngoj fort

Ti- Varret,Shtëpitë e të parëve ngroh.

 

 

Dallëndyshja e mëngjezit

 

Mendohem e shoh ditën që zbardh

Vapa e gushtit më zgjoi më herët,

Mendimet ngjajn si hunj në gardh

Kërkojnë të lirë, të jenë të mjerët.

 

Dallëndyshja përball rri e frikësuar

I humbur, mendimet ngadalë po i zgjoj,

Ajo nga fëmijët vështron e shqetësuar

Ndërsa unë, hallet e ditës mendoj.

 

Lëviz pa ndjerë mos ta shqtsoj

Por ajo më fluturoi pranë,

Mi hodhi sytë me pakëz drojë

Dhe iku qiellit të pa anë.

 

Dhe unë sërish humba në mendime

Në sytë e saj vetveten pash,

Kjo kohë smë falka më gëzime

Më ndjk trishtim pash më pash.

 

Me dallëndyshën ngjitem larg

Të mbyll në shpirt pakëz mëngjez,

Po ulet dita përmbi prag

Mbi bar ndriçon e fundit vesë.

 

 

Dëshira

 

Net të tëra isha lutur

Ja në rrëzë të kësaj peme,

Gjersa zoti i qofsha falë

Më dhuroi këtë djalë.

 

Por asgjë, nuk shkoi mbarë

Se su bënë punët me radhë,

Nuk u bën si ç`bënë të tjerë

Por me sherr, inat e vrer.

 

Gjithçka zgjidhet me kanun

Se inatet sjellin furtunë,

Mllefet shkelin katastrofa

E nxjerrin djallin nga strofka.

 

Do ish mirë, në këtë jetë

Trandafila, shumë të ketë,

Dhe në ditën, e gjykimit

Ti ngrejmë një statujë durimit.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx