E premte, 02.05.2025, 04:24 AM (GMT+1)

Speciale

Sylë Mujaj: Nish-i apo Naissus-i (5)

E diele, 08.12.2013, 01:19 PM


Si na lëshuan nga burgu

Nga Sylë Mujaj

Me 15 janar të vitit 1990 në burgun e Nishit ishte grevë e përgjithshme jo veten nga shqiptarët, por nga të gjithë të burgosurit e krejt kampit. 15 janari ishte ditë që ndryshoj çdo gjë edhe në sistemin e organizimit të vet kampit të tmerrshëm të Nishit u rrezuan drejtor e u bënë ndryshime të mbrëmshme edhe të sjelljeve edhe të ushqimit.

15 janari nuk harrohet, sepse ishte dhe dita të thuash me e ftoftë e vitit kur mbërrini temperatura deri në minus 15 gradë celsius, po, po 15 janari nuk harrohet se pikërisht këtë dite në Rumani u vra edhe Qausheskut e Helena nga serbët e Temishvarit në marrëveshjeje me ardhje në pushtet në Jugosllavi të bankarit serbo-amerikan Millosheviqit.

Në mëngjesin e 15 janarit në hapjen e dyerve të pavijonesh, u lajmërua greva në mos punë dhe në refuzim ushqimi. Drejtoria nisi të xhindoset se nëse nuk punoni do t’u ndëshkojmë, luten në mënyra të ndryshme, por askush nuk pranonte të ndahet nga kolonat e grevës, dhanë urdhër të niseshim drejt mezes që të ushqeheshim aty iu tubuan edhe pavijonesh tjera, ku as këtu nuk u dëgjua urdhri që të ushqeheshim. Erdhën persona autoritativ që të joshnin me fillim pune, ju premtuan se nëse ndahen nga shqiptarët do t’ua plotësonin të gjitha kushtet, por për veç një numrit të vogël nuk ju ndanë grevës shumica dërmuese e të burgosurve te të gjitha llojeve.

Nga ora 09 të mëngjesit kur temperatura veç binte deri në minus 15 gradë filluan dhe kërcimet e llojeve të veçanta, se nëse nuk radhitemi në rresht për dy e të niseshim për në punë do të pësonim rendë. Mbas këtyre kërcënimesh vërtet nga dera kryesore u panë dhe siluetat e njësiteve speciale që hynë në kampin e Nishit, mbas këtyre hynë edhe kamionët cisterna dhe filluan të na afroheshin nën kërcimet e gardianeve që nëse nuk nisem do t’u del keq dhe sa e sa fyerje të zakonshme që përdornin gardianët në fjalorin e tyre. Nuk u vonua shumë dhe nga cisternat drejt nesh filloi dhe vrushkulli i ujit të derdhet nga cisternat e ku nga temperatura sa prekte uji në trupin tonë u ngrinim si të ishim skulptura akulli, kjo skenë zgjati disa orë ku të gjithëve na plandoseshin nëpër muret e pavijonit “A” dhe kur vrushkulli i ujit e gjente ndonjë të shkëputur nga të tjerët ai njeri u hidhte si një leckë nga këndi në kënd të mureve të burgut, nga mesdita filloi dhe proceduara tjetër e verifikimit se kush është shqiptar e kush tjetër, edhe këtu ishte problem në vete, sepse nga ngricat dhe lagja e cisternave e kishin vështirë të dallonin pamjen e serbit romit apo atë që e kërkonin shqiptarin.

Na tërhiqeshin zvarrë në drejtim të qelive të “shtëpisë se bardhë”, ku na vendosen ashtu si munden edhe deri në 20-30 veta nëpër qeli të ngushta. në mbrëmje filluan evidencimin e qelive dhe personave brenda, aty patëm provokime të mëdha edhe fizike që kur na hetonin se jemi shqiptar na sjellin me kërbaç deri në alivanosje, kishte shumë e shumë raste të rënda si rasti i Hysen Geges, Bajram Kosumit, Gani Krasniqit e shumë të tjerëve kuptohet edhe rasti im.

As këtu nuk munden ta thyejnë grevën edhe pse të burgosurit e tjerë i luteshin me cigare të mira dhe nëse ndahen u premtonin lloj-lloj benificioni.

Të nesërmen në grupe na vendosen në sistemin “Grupa pojaqanih nadzora” apo izolimin që ishte me të vërtetë, aty ku shumica shqiptare veç kishte kaluar me vite të tëra.

Ne këtë sistem të rënd burgu kaluam deri në muajin prill të vitit 1990, kur një ditë në derën e dhomës u lajmëruan një mori gardianesh e ku si mua edhe disa tjerëve mu drejtuan që t’i marrë të gjitha rrobat e të dal jashtë, nuk e dija ku me qonin u nisa mbas dy gardianesh dhe shih u nisen për derën kryesore të daljes jashtë burgut, te dera kryesore takova dhe Kadri Llugaliun e Hysen Gegën.

Nuk na lanë të flisnim e të përshëndetemi në mes veti. Nga njëra ane mbërrin tre “pincgavera xhipa, që secili hipëm me urdhrin e dhenë, njeri xhip shkoi në drejtim të arave me Hysen Gegen tjetri xhip u ndalua te këmbët e mia me urdhëruan të hipi edhe unë u nisa e nuk e dija se kah po shkoja, kalonim sa e sa kilometra nëpër ara të ndryshme pra ecnim unë shoferi, dhe dy gardianët, kaluam edhe shumë e shumë ara e mbërritëm në një vend që ishte si një thark i derrave, aty me urdhëruan të zbres dhe aty me lanë pa më të voglën fjalë tjetër, u kthyen dhe humbën nëpër ara ka erdhëm, unë i trullosur mbeta në atë vend që nuk kuptoja as ku jam as pse me lanë në këtë vend të dyshimtë, po i dyshimtë ishte krejtësisht që me shkonte mendja deri në eliminimin tim, nuk me vranë kur ishin me mua e tash me shtinë dyshimet se do të vijnë me vonë. Nga ky moment në kokën time rrjedhin sa e sa mendime aso të këqijave që çka vërtet po do të bëhet me mua në këtë vend.

Isha i trullosur dhe kështu me kaloi krejt mbas dita, kur vërejta se u terrua dhe erdhi nata e zakonshme, e mua me kishte gjetur krejt të pa përgatitur për gjumin e natës në atë vend. afër meje ishte një lloj barake e hapur përsipër deri atëherë as që e kisha vërejtur fare, shkova ngadalë e shikova brenda ishte një lloj krevati i mbuluar me lecka të ndryshme.

Thashë se po këtu tek është vendi im i gjumit, por mendova se po të flejë këtu unë veç jam i gatshëm vetë që të me ekzekutojnë, ishte çdo gjë e dyshimtë dhe vërtet shumë e dyshimtë, vendosa një grumbull sane e leckash nën mbulesat e ndryshme të batanijeve të leckosura e rregullova pamjen si në përrallen e “Kacel Micit”.

Tash filloi edhe nevoja tjetër biologjike e të ushqyerit, ku mund të ha, çka duhet të ha, fillova të preku lloj-lloj thesi e mbeturinash që ishin në atë lloj barake, gjeta një thes me një ere të madhe kundërmimi që më siguri ishin ushqimet e mbetura të burgut që ua sjellin derrave këtu, në një thes gjeta kothere buke që aty me një uri të madhe fillova pa i shikuar fare të ha, ashtu buke të tharë se ku ta dish që sa e sa ditë ishte aty.

Tashmë ishte natë dhe mbas ngrënies se darkës se veçantë tash kisha nevojë për ujë e terri me pengonte, sepse kotheret e thata me kishin mbetur në fyt e nuk me pritej, që të pi ujë ose do të vdes pa as një intervenim tjetër, sa e sa me ngulfatej frymëmarrja e nuk dija se kund mund të gjej ujë. Heshta një kohë që të gjeja shpëtim, dëgjova një curril uji bash në tharkun e derrave, pa ju frikësuar derrave hyra në tharkun e tyre, prekesha me dorë se kund mund të gjej ujin e jetës apo ujin e shpëtimit tim, preksha shumë e shumë derra, të baltosur hyra nëpër balten e gjeta currilin e ujit piva aq sa me këndelli të tërin se e mora veten e shpëtova, nuk ishte në pyetje asgjë tjetër, unë shpëtova dhe nuk kisha tjetër asgjë në kokën time.

Tashmë fillova të shikoj rreth e qark në atë natë të veçantë se ku jam ju largova barakës dhe prisja se kur vijnë gardianët se çka po behej brenda barakës se improvizuar, nuk e dijë as vetë kur pashë rreze dielli nga ai këndi im, dhe asgjë e re as me mua as me barakën time.

Tashmë e pashë krejt situatën dhe vendin ku grindesha, krejt gjendjen time reale. në një fushë are me tharkun e derrave, ku kalova në të njëjtën mënyrë e veprim edhe dy ditë të tjera, kur në ditën e tretë apo katërt u dëgjua një zhurmë e makine që vinte në drejtimin tim, thash se tash tek është rendi im tek erdhën, dhe vërtet erdhën mu afruan, prisja diçka të keqe, ata me dhanë urdhër ti marrë krejt rrobat dhe të nisesha me ta. U nisa nuk kishte as një fjalë apo veprime të tjera, kalonim rrugën që e kisha bërë para sa ditësh i afroheshim kampit të burgut, nga distanca vërejta disa silueta njerëzish që ishin afër burgut sa vinte e i dallova, ishte Hysen Gega, Kadri Llugaliu e Profesori Hasan Ukhaxhaj, me ta ishte edhe mizori i tmerrshëm inspektori Nesha i cili na përcolli gjatë krejt burgut tonë.

Zbrita nga Xhipi dhe u bëra së bashku me ta, mbas sa e sa minutash heshtje, dëgjuam fjalët e inspektorit Nesh i cili tha në mënyrën e vetvete zakonshme: “Mersh”, largohuni e ikni nga këtu shkoni, jeni të lirë, . Ne u nisëm nuk e dinim as në cilën anë ishte qyteti i Nishit, me parandjenjë u nisëm në drejtim veturash e një zhurmë që mendonim se do të jetë qyteti i Nishit.

Stacioni i Autobusëve në Nish

Mbas sa e sa orësh ne mbërritëm vërtet në qytetin e Nishit, në kokat tona ishte se kund mund ta gjejmë stacionin e trenave apo të autobusëve, kalonim nga një rrugicë në tjetrën. Gjendja jonë edhe në pamje ishte e trishtuar, me koka të rruara, me rrobe të leckosura që pa dyshim ishim të dyshimte për çdo kënd e sidomos qenësia jonë shqiptare në mesin e qytetit të Nishit e kishte edhe këtu rrezikun e vet nga qytetarët e tjerë.

E gjetëm edhe stacionin e autobusëve, ku edhe këtu duhej të ruheshim e mos të binim në syrin e të tjerëve, të fshehur mbas disa ndërtesave, unë e Hyseni u nisëm për në stacion ku afër ishte një byrektore ku menduam se pa dyshim do të ishte shqiptar, ju afruam dhe përshëndetem, i treguam gjendjen tonë dhe i treguam se kah po shkonim. Burektari vërtet ishte shqiptar nga Dibra që as sot nuk na kujtohet emri i tij, i cili na e dhuroj nga një byrek, dhe na ndihmoj në nxjerrjen e katër biletave të autobusit Nish-Prishtinë, ky rast mbeti i veçantë kur dihej se ne mbas të thuash 10 viteve dolëm nga tmerri i burgut të leckosur e pa asnjë dinar të asaj kohe në xhepat tanë. Nga pasditja e orës 14. 00 h. u nisëm për Kosovën tonë të dashur, shikonim nëpër dritaret e nuk flisnim fare me njëri tjetrin. në Prishtinë mbërritëm nga ora 18. 00 h. Ishim të gëzuar, por gjendja jonë ishte e lodhur aq shumë sa nuk e përjetuam ashtu si na e thoshte vetë shpirti ynë.

Ne pritje shih ishin policët shqiptar të cilët në ndryshim nga viti 1981 kishte ndryshime, na priten me buzëqeshje e na ndihmuan që të merrnim biletat e rrugëtimeve tona në drejtimet e shtëpive tona.

Ne ora 20. 00 h. Ne morëm autobusët për qytetin tonë të Pejës gjithashtu edhe Hysen Gega për Suharekë e Kadri Llugaliu për Podujevë, Unë e Hasan Ukhaxhaj hipëm në autobusin e fundit që ktheheshin studentet për në shtëpi. Befasia ishte e madhe kur në rrugëtim dikush nga studentet na pyeten se kush jemi dhe ju treguam e nga aty filloi ahengu i veçante i muzikës dhe i përshëndetjeve që për ne mbeti një pritje e llojit më të dashur mbas 10 vjet burg e kur kthehesh në popullin tënd. Gëzimi nuk u ndal edhe në qytetin e Pejës kur në vend që të shkonim nëpër shtëpitë tona ne u ndalëm në një lokal të muzikës edhe autobusi së bashku me krejt studentet e me ne.

Në ora katër të mëngjesit ne tash kërkonim se kush mund të na ndihmon ti gjejmë shtëpitë tona, sepse nuk e dinim se ku janë, rasti im që nga para 10 vitesh familjaret e mije kishin ndryshuar nga vendi në vend e nuk mund ta dija se ku e kam shtëpinë.

Së pari e dërguam deri në fshatin Carrabreg profesorin Hasan Ukëhaxhaj, e aty nga ora 05. 30 minuta mbërrimë në lagjen Dardania për mes djalit të dajës Lulëzim Kurtaj në shtëpinë time te prindërit e mi.

Skena ishte dhe mbeti për kujtim jete që kur u afruam i thash Lulit që të mos e kuptoj nëna ime që kishte probleme shëndetësore që unë isha aty.

Luli kaloi murin e shtëpisë dhe mua me la mbas murit kur Baci e dada i thanë se çka është bere, a dini ndonjë gjë për Sylen, mbas tyre aty ishin edhe shumë shok e shoqe që njëherësh kishin ardhur pikërisht për mua, sepse ishte lajmëruar se janë lëshuar të burgosurit ishin atë natë aty Xhevat Zekaj, Bedri Bajarami motra e Hydajet Hysenit e të tjerë. Dada pyeste e pyeste Lulin e unë i shtanguar mbas murit nuk lëvizja dot. Luli i tha se sa duket është lëshuar Syla, Dada i tha se ku është dhe i ra të fiket, atëherë unë dola që nga mbas murit e përqafa dhe e këndella dhe u bëra me familjaret e mi dhe me shokët e pritjes.

Isha tashme në familjen time mbas 10 vitesh, i gëzuar, por edhe i trullosur nga një skenë e dashur, por disi edhe pse isha i kësaj familje isha disi tjetër në çdo gjë në shikime në pritje në fjalë e në veprime me të tjerët që vinin pa ndërpre dite e natë që të me përshëndesin, që të me shohin, që të me pyesnin, e ku kaloi afër një muaj që të unë kishte humbur gjumi, ushqimi, sepse isha i mbushur nga vizitat e mëdha që me mahniten, erdhe nga të gjitha trojet tona, nga të gjithë njerëzit e qëllimit të mirë, që edhe sot me mbetet një vizitë e madhe vetëm me qëllimin kombëtar, dhe e një vullneti të veçante për kokën time, mbas 10 vitesh burg.

Verrat e Llukës

Dolëm nga burgjet sllave, dolëm në kohën kur populli vërtet na priti mirë ishte një vullnet popullor që duhet të kujtohet shumë, ishte një kohë kur çdo shqiptar disi mendonte dhe vepronte mirë, e ku ishte në gjendje të falte shumë, si rasti i faljeve të gjaqeve që në këtë kohë filloi ta përfshinte krejt Kosovën që çdo ngatërrese e vrasje të falej për hir të vet çështjes se mbarësisë se krejt Kosovës ishte dhe mbeti një nga ngjarjet më të dashura te populli im.

Këto ngjarje dhanë dhe suksesin më të madh në takimin e veçante te Verrat e Llukës kur u tubuan mbi një gjysmë milioni popull dhe u falen me mijëra raste të vrasje e të ngatërresave në popullin tim.

Këtu ishte ide-projekti që të kalohej në takim të “Pajtimit mbarë kombëtar”, ku këtu është edhe hajka e pro-pobratimësh që e thyen këtë ide-projekt të menduar dhe të paraparë nga studimi 19-vjeçar nëpër ish burgjet jugosllave, nga propaganda me shumicë dhe arroganca e gjykatës e prokuror që na dënuan në vitin 1981 po edhe kësaj here e dënuan krejt procesin kombëtar që u a lanë ditëve të sodit që ky proces të vijë në iniciativën kombëtare të forcave kombëtare që sot po e marrin veten për Ri-bashkimin e Kombit.

Shfrytëzoj rastin të ceku se iniciatorë ishin pikërisht vetë të burgosurit politik që edhe nëpër burgje kishin filluar faljen e shumë rasteve të vrasjeve në Kosovë e sot po kurorëzohej kjo festë e madhe, pa dyshim se njeriu kryesor tash i ish të burgosurve politikë reflektohej për mes vajzës se burgosur Have Shala e cila shtroj apelin edhe te shtresat intelektuale dhe u arrit qëllimi i shenjet e pajtim gjaqeve me shembullin e Verrave të Llukës, kur nënë hundën e pushtetit nën hundenë e tankeve në Llukën e Epërme u falem siç thash me mijëra raste të vrasjeve dhe ngatërresave shqiptare dhe i shtri dora e madhe e pajtimit kombëtar.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx