Speciale
Sylë Mujaj: Nish-i apo Naissus-i (2)
E diele, 27.10.2013, 12:34 PM
RRUGA
E TRANSFERIMIT NË SERBI
Ekskluzive nga Sylë Mujaj
Ishte ditë
e hëne 9 nëntori i vitit 1981, kur tri ditë na kishin dhëne racione të dobëta
dhe na kishin shti që rrobën ti kthejmë për në shtëpi, kur në këtë ditë, u
ndejua shamata vetëm në gjuhën serbe, grindeshin, rrapëllonin korridoret, dëgjoheshin
klithje të tmerrshme. Aty nga ora 8 e mëngjesit na urdhëruan që t’i marrim të gjitha
rrobat me veti e në kolonë që atje të dalim ne oborrin e burgut, prapë ai
shembulli i “pincgaverëve hetohej afër derës se burgut.
Aty këtu
nëpër katet e ndërtesës SUP-it të Prishtinës shihej ndonjë fytyrë femre apo
mashkulli që qanin, shikonin pak e largoheshin, vinin të tjerë e largoheshin,
neve na shikonin me disi dhimbje e kureshtje, si dhe ne i shikonim ata, bile ne
nuk qanim, sepse nuk dinim këtë mjeshtri apo nuk e dinim se pse të qanim tash !!!?,
kur prapë nuk e dinim çka po bëhej me ne!!!? Molisja jonë e qëllimtë pa bukë tri
ditë dhe pa rrobe dimri na dërmoi edhe atë ditë acari, por shkondullimi i njësiteve
speciale të Serbisë nuk na jepte kohë as të mendonim as për urinë e as për të ftohtit.
Sillnin nga do shkonin pa asnjë arsye, shanin e fyenin, gardianët tanë,
vraponin që t’i dëgjojnë urdhrat e tyre shpesh dhe ngatërroheshin në këmbët e
tyre e rrezoheshin, edhe pa ju dhëne urdhër, sepse sillnin edhe në ta po si ne
të burgosurit. As ata as ne nuk kishim faj ishim në “dorën e dreqit”. E gjithë paradite
kaloi në maltretime, rrahje e provokime më të egrat që mund të jenë, dy tre vetë
u alivanosen sa nga goditjet fizike aq nga molisja dhe të ftohtit e urisë se qëllimtë
që veç e kishin përgatitur për këtë ditë ta quajmë të zezë. Asaj ditë që kurrë mos
u harroftë apo u ktheftë në të mirën e popullit tonë. U ndërruan edhe grupet
speciale, dolën këta që ishin e hynë të tjerët të veshura në tesha të zeza e me
fytyra të mbuluara të gjithë hetoheshin ishin serbe, nuk dëgjohej me zë shqiptari
përveç ofshamat të ndonjë të burgosuri që për arsye fizike nuk munde shpejt ti
zbatoj urdhëratë e policit, atëherë kërciste kërbaçi si në shtazë mbi trupat
tonë të lodhur apo krejt të molisur. Tash nuk vëreheshin as nëpër dritaret e
SUP-it, të tillë që qanin apo vërenin, diku ishin strukur apo frikuar, /sa
duket edhe ata u lodhen/, kjo skenë e mos shikimit të tyre disi e rëndoj edhe
me shumë situatën veç të mundimshme fizike e psikike. Na merrnin secilin nga njërin
na vendoseshin qer muri me kokë nga muri, na binin me kërbaç deri sa nuk mund të
qëndronim me në këmbë, na merrnin nga dy tre policë e na hidheshin brenda nëpër
kamionët ushtarake, vetëm në kamionin tonë, ku unë i shtrirë, e që me ndihmën e
të tjerëve u ngrita ishim 13 veta, disa me kujtohen edhe sot: profesori Hasan
Ukhaxhaj, Lulezim Haxhimusa, Ujkan Zeneli, Ramiz Thaqi, Avdullah Lohaj, Daut
Rashani.
Kur u mbyll dera, duke menduar se shpëtuam bile nga të ftohtit, filloi tjetra e keqe e frymëmarrjes se vështërsuar, ishim si peshqit e mërdhirë në konservë të ndryshkur. Udhëtonte me kamionët ushtarake pa e ditur se në ç`drejtim shkonim a nga jugu apo nga veriu, tri herë u ndal gjatë rrugës që me vonë e morëm vesh ishte burgu i Prokuples dhe Burgu i Leskovcit, që kamioni ynë dikur vonë të mbërrinte në kazamatin e Nishit në Serbi. Po kjo ishte dhe mbeti udhëtimi ynë i tmerrshëm pa e dituar as një moment se çka po bëhej me ne dhe me jetën tonë që vërtet aq ishte e molisur, të uritur të mërdhirë e gati të vdekur pa ajër të mjaftueshëm të atij ta quaj “udhëtim fantazmë”, që të thuash që e dëshironte diçka që mund të ishte e bukur atëherë pra Vdekjen, këtë e dëshironte secili jo vetëm unë.
Diku në një
shkrim e kam të cekur edhe një ta quash shqiptar i cili mbasi zbritem në një si
tunel në afërsi të dyerve kryesore të këtij kampi, u lajmërua kur doli nga një veturë
e zezë, edhe vetë ishte pak zeshkan: tha unë jam profesor i gjuhës shqipe, na
tha se na njeh të gjithëve me emër e mbiemër, na tha se ju keni gabuar rënd, e
keni dëmtuar vëllazërim – bashkimin, na tha se ju nuk jeni njerëz, me gjitha këto
të mira që na i ka dhëne vetë me dorën e vet Marshall Tita, na tha se ka me na
vra zoti, na tha se kemi me vdekur këtu, dhe këtu kanë me ju mbetur eshtrat, na
thoshte e secilën herë e ngiste zërin e lëvizte dhe me duar, e secilën herë profesori
i gjuhës shqipe që quhet Hajri Kryeziu diku nga Prizreni, përdorte fjalor jo
shqip, por si një maxhup, na quante se ne jemi mu. shqiptar, që çka mundeni ju
me i bë Jugosllavie, ju nuk mundeni ti bëni asgjë ne kemi me fituar sikur Tito
në Dervar. fliste ky njeri deri sa Ujkan Zenelit i cili ishte me i riu u rrezua
për toke. fare nuk e ndalte fjalimin profesori i cili, me gjestikulacionet
afrohej dhe na e prekte hundën e na shtynte me një gjendjeje të një pijaneci
apo të çmenduri, këto fjalë i foli në gjuhën shqipe e mos të hyjë çka llomotiti
në gjuhën serbe afro një orë e me shumë. po quhej profesori i gjuhës shqipe
civili i UDB-së:
Hajri Kryeziu, që edhe sot jemi në pritje që së paku të kërkojë një falje të vogël se sherri i tij edhe sot diku i mbështetur në ndonjë parti të shumicave apo pakicave thirret: ”se populli ma ka dhënë votën çka po doni ju, pse krekoseni vota është e shenjtë populli na donë ne e jo ju ne jemi me popullin ne dimë me e dashtë popullin“ në atë qëllimin e tij se po po ne do të fitojmë ah medet sa ka Kosova kësi profesorëve që edhe sot pa fije turpi fyejnë e shkelin mbi dhimbjet apo vuajtjet tona e ne prapë ju themi, jemi në pritje të kërkim falje. dhe vërtet do t’i falnim se ne fituam e jo Ata.
HYRJA NË KAMPIN
E NISH-IT
Te rreshtuar në kolonë dy nga dy u hapen, portat kryesore, të mëdhatë, e Zindanit të Nishit, ishte ora diku 21 apo 22 e natës se 9 nëntorit të vitit 1981, kaluam nëpër një park, kishte diçka rrugica e beton të rregulluar nga të burgosurit, tejkaluam këtë park e hymë në ndërtesën që me vonë e morëm vesh ishte “shtëpia e bardhë” apo shtëpia e zezë në origjinal. Hyrja jonë ishte dhe mbeti për shumë vite enigmë vitesh; dhe pse, ne hymë nga dera kryesore me dy tri shkallë në katin përdhese aty ishte një perde e katërt, që të paragjykonte se mbrapa perdes është mur, por aty nuk ishte mur, ishte një perde që çonte në thellësinë e një podrumi shumë të thellë nënë tokë. A ty ekzistonte dhe një korridor shumë i gjatë, por shumë i ngushtë të thuash me qindra metra që sa duket të çonte përfund tokës në anën tjetër të kësaj shtëpie; Në të dy anët e këtij korridori nëntokësor ishin qelit e tmerrshme që shumica e rinisë tonë u kalua dhe u sakrifikua deri në gjakosje, alivanosje, e vdekje pikërisht nëpër këtë korridorin nëntokësorë të shtëpisë se “Bardhë” të burgut të Nishit në Serbi. Aty përsëri në fund të korridorit kishte po si në hyrje shkallë që ngjiteshin lartë deri në katin e dytë të kësaj shtëpie të “bardhë”. Këtu ishte dhe mbeti qëndrimi ynë të thuash me dekada apo 10 vjetësh. Këtu kaloi rinia e me shumë se 200 apo 300 personaliteteve atdhetare.
Këtu ishin 24 dhoma speciale që ne gjuhën tonë quhet “Izolim” nga gjithsekush, e ne gjuhën serbe quhet “Grupa Pojaqanih Nadzora” /GPN/. Këtu dhoma ishte me katër krevate, dy nga dy njeri mbi tjetrin, të përforcuar ne beton, dy karrige të drunjta më të larta se normale me je WC, 1 m katror, gjerësia mes krevateve 50 cm e gjatësia e dhomës 5 hapa normal. Dritarja e dhomës ishte a që lart që edhe nëse hip mbi krevat nuk mund ta hapesh, dritare pa xhama, por me katër lloj grilash, e nga ana e jashtme kishte të larguar afro 10 cm. një xham të përbërë nga telat. Muri ishte afro një metër i trashë ne gjatësinë e njeriut fillonte thyerja e murit e vazhdonte afro një metër e gjysme deri të parmaku i dritares ta quash dritare, sepse vetëm nga ora 10. 30 minuta e deri nga ora 15 mund sado pak të reflektohej në ndonjë dhomë, një lloj drite e pa dritë një lloj dritë e vagullt, 12 dhoma në njërën anë e 12 dhoma në anën tjetër largësia e këtyre dy krahë dhomash përshkohej me nju korridor shumë të gjerë të thuash mbi 20 m., ku me detyrim ishim të obliguar që një herë në dy ditë të pastrohej e të lahej ky korridor ku shpesh herë për një trokitje në dhomën tjetër apo ndonjë përshëndetje ky korridore ishte arenë e gjakut shqiptar, kemi dhe ka raste të shumta, si rasti i daljes se Hazir Morines nga Suhareka kur në shenjë përshëndetjeje në këtë korridor ia thotë këngës së Dervish Shaqës;“Kur ta kthyem oj Kosovë Shpinën, apo e lamë borë e gjetëm dimër, ”Haziri na përshëndeti që e kreu burgun, por në shtëpi shkoi i përgjakur, ne ishim ata që e pastruam, ne pastruam edhe gjakun e Ramadan Nikes kur bash nga i ashtu quajturi bashkëvendësi i Ramadanit Saviqi i Drenicës, pa as një motive me kërbaç i ra ne veshin e majtë që i shkaktoj probleme jetësore, ne pastruam gjakun në këtë korridore të shumë e shumë shokëve që kur na qonin të na i heqin flokët, një herë në muaj, na i heqin flokët së bashku me lëkuren, apo nëse i thoshim pse kështu përsëri kërciste dajaku mos me fol të shkonte lëkura, me folë të shante kërbaçi, dreq pune ma ne “dorë dreqi”, nëse fliste njeri e hanin kërbaçin të katërt. Ne pastruam gjakun edhe kur shkonin të pastroheshim në një kthinë, që shpesh, kinse mungonte uji i nxehtë e kishte vetëm ujë të ftoftë, apo herën tjetër na e lëshonin ujin e valë që shumë shokë edhe sot kanë pasoja të trishtuara nëpër lëkurat e tyre.
Ne
pastronim gjakun edhe nga ordineret që nuk kishte javë që nuk u godiste dikush
nëpër dhomat. Ketë e pritnim dhe e kishim të gatshme nga drejtor Nikoliqi e
inspektor Nesha: që të rrahet irredentisti e nacionalisti shqiptar e kushtëzohej
me nga tre apo katër vite heqje burgu, ne kishim larje gjaku edhe nga ordineret
e shumtë shqiptare që ishin për vepra të tjera e i sillnin ne Izolim me kushtëzimet
që të rrahet filan profesori apo siç ishte rasti im me një far Ukë Shalën e
Ruhotit, se kinse “Uka është i çmendur e ti duhet të kesh kujdes nga Uka” /prite
shqiptar zeza prite/ ha ha ha, nuk ishte vetëm një Ukë kishte shumë kësi ukash.
është i çmendur, ma sollën në dhomë dhe po sa filloja unë të lexoja apo
vizatoja ai i mëshonte krevatit, fishkëllente, nuk me lejonte të shëtis ato pesë
hapat e mi me pengonte ne ushqim ma kërkonte ushqimin. Çdo moment apo orë apo
ditë nuk me hiqej qafë me ngacmonte që në një mënyrë apo tjetër disi ta preku
fizikisht apo ti bëj fare shenjë që ai të lëshonte një piskamë e menjëherë të vijë
10 gardianët e të më lëshohen ne shpine mua jo vetëm me gazin lotsjellës, por
dhe me forcën e kërbaçëve, dhe me dënimin një mujor në qeli, kuptohet këtë e
priteshin të gjithë edhe shqiptarleci Uka edhe drejtori Nikoliqi edhe ujqerit
gardianët me fjalët veç të përgatitura që me kishin thëne në fillim kur ma
kishin sjellë Ukën në dhomë: “Kij kujdes se është i çmendur”. apo siç thotë populli
ynë “luaje maçë kryet e buallit në muajsh me e luajt”, more nuk ish punë një Ukë,
por, por këso “çorbe” kishim çdo ditë çdo natë çdo javë çdo vit në burgun e
Nishit, jo vetëm unë, por të gjithë i kanë rastet dikush edhe shumë më të vështira
se sa të miat rastet e Beratit, Hydajetit, Ganiut, Hysenit Muhametit, Bajramit,
Ahmetit, Martinit, Musa, Ramizi, Esati, Selimi, Salihu, e të gjithë tjerët pa i
nda as njërin që ishte i dënuar politik.
flejë të qetë që së paku e bënë një veprim ta quash njerëzor që deri diku është
obligim edhe fetare, sepse do të vdesë keq. Jemi në pritje të kësaj ta quash “detyrë
shtëpie”. Kjo fjalë ju destinohet vetëm atyre pushtetarëve që deri diku gjatë këtij
30 vjetori nuk u përmirësuan fare, as nuk u disiplinuan, shih nxunë turrë edhe
si me parë nëpër pushtet dhe që një kohë vërtet ia arritën, sepse populli i
shumë vuajtur e shumë pushtuar, menduan se këto “hiena” u përmirësuan, po i
thonë edhe veti “demokrat” edhe në shtëpi edhe ne publik, bile sa e çuditshme është
rasti i kryegjykatësit tim /te ndjerin/ tash Tadej Rodiqi, i cili u zgjodhe
edhe këshilltar në krye të partisë demokristiane e i cili me “diturinë” apo
paret e majme të një kryegjykatësi beri edhe sherrin e dekadës në atë mbledhjen
e katërt të LDK-se e ku fajet ia hodhi ish të burgosurve që paskan hy këtu të “gërryejnë
partine nga brenda” a nuk ka me qesharake për popullin e shumë vuajtur që e “hëngër
keq këtë loje shtrigash demokratike”, e unë kam sa të doni këso rastesh që në veti
ka edhe dhimbje të mëdha, dhe pse mos të shkruhen e të vizatohen mirë qer hirin
e gjeneratave të reja. Gjithkund te secili njeri ka vlera dhe antivlera, ne sot
na duhen vlera kombëtarë në procesin tonë e jo militantizëm politik. Ja një shembull
si mund të kalohet ehte shembull banal, por mendoj frytdhënës për gjeneratat e
reja e të pafajshme që e duan Kosovën sa unë e sa ti: Skënderbeu e Hamza, Zogu
e Noli, Enveri e Tita, UÇK e Rugova.
Duhet një herë të ndalemi e mos ti ngatërrojmë gjerat me historinë e kohen që vetë sot ne po e bëjmë historinë e jo historia si deri me tash qer teket apo klanet të mira apo të liga e bënte dhe e shkruante ashtu si ju diktohej nga dikush, sot është edhe koha në anën tonë që ne me vlerat tona që nuk janë të paketa akademiko shkencore, institucionale kur sot kemi para veti Dy akademi Shkencave e Arteve, kemi Dy parlamente, kemi një popull të ri ne regjion, kemi një Mërgatë apo një thesar me talente të nduarnduarshëm me ekspert nga çdo lëmi duke ia filluar nga Kuzhina e deri te mjetet më të sofistikuara teledirigjuese, aviacioni, telekomunikimi etj etj. Këto vlera e presin vetëm koordinimin e mirë të parlamenteve tona që njeriu ekspert lirshëm të vijë ta kryen detyrën e vet ne Tiranë apo Prishtinë apo Shkup e në mbrëmje të kthehet të familja e vetë ne Australi apo ne Amerikë apo të udhëtojë nga Prishtina në Pejë bie fjala.
Kemi kohen dhe situatën ne disponimin tonë që kjo se paku të menaxhohet nga pushtetarët drejt e në mënyrë të përgjegjësive morale e juridike. e shumë e shumë tjera të kësaj natyre. Gjeneratave të reja ju duhen vlerat e tyre e jo nevojtoret e tyre, kështu sot kur dhe kushtet e rezultatet po shihen ne trenin mbarëkombëtar të ndalohemi e të marrim veç të mirat e të palarat e tyre ti hedhim, s`ka epokë pa të pa lara, por ka shumë të lara, s`ka njeri pa të këqija, por ka dhe të mira. Vlerat kombëtare nuk kanë limit klanor-politik apo regjional ato po mblidhen me shembullin e Rilindëseve tanë në një kauzë të vetme të formuar e të dalë hapur që quhet vlera Kombëtare Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar. I cili ka destinimin deri ne arritjen e fundit të bashkimit të kombit që egërsisht e ndanë miqtë tanë të sodit. Obligimi ynë është drejt Tribunave kulturore shpirtërore të hapura nëpër krejt planetin, pra ne diskutime me të tjerët qer mijëra e mira tema të pa njohura nga të tjerët apo me zili të anashkaluar, ky është emisioni konkret i UKSH-in tashmë e dalë hapur për krejt bashkëmendimtaret tanë apo miqtë tanë.
Vazhdon…
PS. Pikturat si ato të gdhendura në dru, si ato në pëlhurë, janë të bëra nga vet artikullshkruesi z. Sylë Mujaj…