Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kunavia (I)
E diele, 11.08.2013, 06:04 PM
KUNAVIA (I)
Kunavia (Cunavia), Kanova (Canova), Kanovia (Canovia), Kandavia (Candavia), Kanoviensis (Canoviensis, ose Chanoviensis), Kanovienses (Canovienses), Konubiense (Chonubiense).
EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA
Kohe me pare, gazeta shqiptare M..., botoi nje koment rreth librit te
nje sudiuesi gjerman, i cili trajton
pjese te historise mesjetare te vendit tone. Gazetari shqiptar,
shkruante me entusiazem e nuk kursente levdatat per autorin. Nga kureshtja e
lexova librin e mbeta i befasuar, pasi konstatova disa pasaktesi historike e
keq interpretime te mesjetes sone, ne veçanti kishte shtremberime historike per
Kunavine e lashte (Martaneshin e sotem) dhe per Dioqezen e Durresit.
Te shkruash e te komentosh veprat e studiuesve te huaj, qe i dedikohen
historise se Shqiperise, eshte respekt e mirenjohje, por mendoj se ne analizen
e ketyre veprave, gazetaret tane duhet te jene më objektivë dhe kompetenta, te
ruajne masen e levdatave e te mos ekzagjerojne me vleresime servile dhe
ksenomane. Duket sikur gazetaret tane kane frike t’i kritikojne studiuesit e
huaj edhe kur ato bejne interpretime te gabuara dhe kur botojne pasaktesi
historike.
Per mesjeten albaneze kane shkruar shume shkencetare shqiptare, si
historiane, arkeologë, gjuhetare, antropologë e sociologë, qe kane prezantuar
studime me nivel te larte shkencor si ne Shqiperi dhe jasht ne kongrese, ne
konferenca e ne simpoziume nderkombetare, madje kane botuar libra e shume
artikuj shkencor ne revista kombetare e nderkombetare, qe jane mirepritur e
vleresuar me objektivitet nga shkencetaret dhe shtypi i huaj. Keto aktivitete
shkencore, ne Shqiperi jo gjithmone kane pasur te njejten jehone dhe te njetin
vleresim. Une konstatoj (qofsha i gabuar), se ne Shqiperi, historianet tane nuk
vleresohen kaq shume sa te huajt.
Ne shtypin tone, nuk kam ndeshur komente me levdata ne
superlativa per studiuesit shqiptare dhe kur i kane merituar plotesisht. Nuk
shoh as aktivitete, si ato te organizuara per disa studiues te huaj, ku dominon
promovimi pompoz, me komplimenta te tepruara, me levdata e vleresime te
pamerituara, te shoqeruara me dekorata e me impenjime te tepruara te mass
media. Keto reklama te ekzagjeruara, te krijojne pershtypjen sikur vetem te
huajt e njohin historine e kombit tone. Rasti me flagrant i kesaj ksenomanie
ishte publiciteti i ekzagjeruar i botimeve te Oliver Jens Schmitt, i shoqeruar
me pa aftesi te shtypit tone per t’i u kundervene dhe per t’i kritikuar
shtremberimet historike dhe interpretimet e tij tendencioze antishqiptare.
Oliver Schimtt, ky djalë plurinacional (gjermano–zvicerrano–austriako dhe
kripto-serb), eshte historian intiligjent dhe i formuar, por ka nje difekt
genetik-profesional, qe e ka shprehur ne disa nga shkrimet e tij, si ne ato per
Gjergj Kastriotin, ku ka bere dhe shtremberime te historise te popullit tone.
Oliver Schmitt asht manipulues i “afte” i fakteve historike, sidomos i mesjetes
albaneze, qe ne disa raste e trajton me tendence, brenda kornizes te manise se
tij filosllave.
Historia iliro–albanezo–shqiptare ka indentitetin dhe individualitetin e
saj, me zanafille ne lashtesi, shume shekuj para dyndjes sllave. Historia e
popullit shqiptar ka matriks, kulture e shpirt europian, qe nuk u çduk gjate
bashkejeteses se gjate me Perandorine e Bizantit dhe me kishen ortodokse, as
gjate pushtimit sllav, as gjate pushtimit te
Ne shekujt e mesjetes, populli yne perjetoj qyteterimin perendimor,
respiroj kulturen europiane dhe ishte e mbetet pjese integrale e
Ne lidhjen e Albanise me perendimin, luajti rol dhe kisha katolike, si
thote M. Šufflai: “.. me ndihmen e Selise se Shenjte, Tivari e me pas e
gjitha
Artikulli i botuar ne gazeten M... me nxiti t’i nderpres perkohesisht
shkrimet “Urdheri françeskan ne Shqiperi” dhe te tregoj pak rreth historise te
Kunavia - Martaneshi, ose si cilesohej ne mesjetë Kunavia e fameshme dhe qe sot
perkon me bashkesine e trevave te Shqiperise veri-lindore.
Ne kete cikel te ri shkrimesh, nuk do te debatoj me autoret e huaj, as
me gazetaret, por do te ekspozoj fakte, te dhena e dokumenta historike, qe
shpresoj se do te kontribuojne per te njohur popullsine malesore te
Martaneshit, qe eshte bartes i nje historie te lashte e te lavdishme.
Veshtrim i shkurter historik mbi Kunavia.
Trojet shqiptare jane banuar që në paleolitin (100 000 – 10 000 vjet me
pare), si deshmojne zbulimet e shumta arkeologjike dhe studimet antropologjike
te kryera ne fragmente skleletesh te banoreve te paleolitit te mesem e te
vonshem, qe jane zbuluar ne Xara dhe Shpellen e Shen
Ne periudhen e bronxit (3500 – 1200 para Krishtit), tributë
prehistorike, qe populluan trojet tona, u vendosen kryesisht ne vende te
ngritura kodrinore e malore, qe ishin dhe terrene mbrojtjeje natyrore.
Ne periudhen e hekurit (shekujt XI – V para Krishtit), bashkesite
fisnore ilire autoktone, kishin zene vend ne trojet e tyre historike, duke u
sistemuar ne vendbanime te fortifikuara dhe te hapura.
Qyteza e Gajtanit ne
Rreth shekullit te VI para Krishtit, fiset ilire u shquan per nje
zhvillim te shpejte ekonomik, bujqesor e ne prodhimet artizanale, ne nxjerrjen
e përpunimin e metaleve, ne prodhimin e veglave e te armeve prej bronxi dhe
hekuri. Metalurgjia u zhvillua sidomos ne troje te pasura me minerale bakri,
plumbi e hekuri, si ne zonat e banuara nga Pirustet (Mirdita, Mati verior,
Puka, Kukesi), nga Parthinet (Mati jugor, Kunavia, Dibra perendimore), nga
Enkelejt (Tres Tabernas - Prrenjes, Lychnides - Ohri) etj.
Ky zhvillim ekonomiko-shoqerore ndikoj ne formimin e identitetit komun
te ilireve dhe grumbullimin e tyre ne qendra te banuara, te shoqeruara me
forcimin e lidhjeve tregetare me fiset fqinje.
Mbi bazen e vendbanimeve te fortifikuara ne periudhen e hekurit, u
formuan disa qendra banimi te fuqishme si Shkodra, Durresi, Apollonia, Bylis,
Amantia, Butrinti, Damastion, Arta etj.
Fiset ilire, qe banonin rreth ketyre qyteteve-shtete, kishin ne krye
mbretin e tyre. Shumica e qendrave te banuara ilire, kishte emera ne gjuhen
ilire si Skodra, Dymal, Gylacea etj, por dhe emera grekë-antikë si Damnos,
Epidamnos, Damastion etj. Disa emera ilire te qyteteve, pas kolonizimit grek
dhe pas pushtimit romak, u kthyen ne gjuhet greke dhe latine. Kesisoj, emeri
origjinal i Apollonise ishte Gylaceia, i lidhur me Gylax, iliri qe e
kishte themeluar shume kohe me pare qytetin, por ne vitin 588 para Krishtit,
kolonet greke e modifikuan, per te nderuar perendine greke Apollo.
Dhe Kunavia – Kandavia e lashte, emerin e ka te lidhur me perendite e
mitologjise antike greke.
Herodoti (484 – 425 para Krishtit) ne vepren “Le
storie, II, f. 51” shkruan: “kulti i madh i perendive u zbatua ne
Samotraçia nga Pellazget e Athines”, pra duhet te hedhim veshtrimin e te
kerkojme ne ato vite te largeta, kur stergjyshet tane pellazgë, i dhane jete qytetrimeve
te voneshme.
Emeri Kandavia, lidhet me legjenden mitike te Dardanit dhe motres se tij
Kandavia. Sipas tradites homerike, Dardani , vellezerit Lasio e Sikano dhe
motra Kandavia (Harmonia) ishin femijet e
mbretit Korito me Elektren (e bija e Atllasit dhe Pleiana), por legjenda
thote se Dardani ishte i biri i Jupiterit, i konceptuar ne lidhje dashurie me
Elektren. Pasi vrau te vellane Lasio, Dardani u ndodh perballe revoltes te
banoreve te qytetit Korito dhe per te shpetuar ndeshkimit, mori nje anije e se bashku me nje pjese te
popullit u largua dhe zbarkoj ne Samotraçia. Dihet se shume qytete dhe qendra
te banuara ilire, kane emera te lashte mitologjikë, kesisoj dhe treva e jone
mori emerin e hyjneshes Kandavia.
Disa mendojne se emeri Kunavia eshte me origjne latine, me kuptimin rruga-pyke.
Kjo teze eshte e pasakte, sepse kuna – cuna ne latinisht do te thore djepi,
ndersa emeri pyka eshte
Mendimi me bindes eshte ai i shprehur nga shkencetaret e afirmuar
Qyetet dhe vendbanimet e hapura ilire lidheshin mes tyre me rruge, madje
disa nga keto rrugekalime ishin te hereshme, te ndertuara qe ne periudhen e
bronxit e te permiresuara ne periudhen e hekurit.
Ne shekujt e pare te erës se re, u hapen shume rruge te reja cilesore,
si rruga Egnatia, rruga Pubblica, rruga qe lidhte Durresin me Shkodren dhe
Raguzen etj.
Nder vendbanimet e lashta e me te shquara te ilireve eshte qyteti i
Durresit. Ne vitin 627 para Krishtit, Durresi i ilireve, u pushtua nga helenet,
te cilet themeluan nje koloni te fuqishme dhe i dhane qytetit emerin Epidamnus
(Epidamnos – ?????????). Kolonet
helenë krijuan lidhje dhe raporte miqesie me banoret ilire te Durresit, madje
ky bashkepunim ndikoj ne rritjen e zhvillimin e tregetise me fiset ilire ne
territoret e thella, si dhe ne integrimin e kultures helene ne trevat e banuara
nga iliret.
Ne vitin 312 para Krishtit, Glauku mbreti i Taulanteve, i perzuri
helenet dhe e kaloj qytetin ne duart e ilireve, duke formuar nje mbreteri te
fuqishme. Pasardhesit e tij mbreti Agroni dhe dy mbretereshat Teuta dhe pas saj
Treteuta, arrijten ye fuqizojne ne maksimum kete mbreteri Ilire. Sipas
Strabonit, “asnje mbret nuk kishte krijuar nje mbreteri kaq te fuqishne nga
pikpamja ushtarake”.
Gjate pushtimit romak (shekulli II para Krishtit), Durresi mori emerin
latin Dyrrhachium dhe ishte kryeqyteti i Epirus Novus, nje nga
kater provincat, e Prefektures te Illiricum. Epiri i Ri, ne pjesen veri -
lindore banohej nga bashkesia e madhe e fiseve ilire te Parthineve, ku
perfshiheshin dhe banoret e Kunavia - Kandavia.
Kater shekuj me pas, Ptolemeu (Claudio Ptolemeo Alessandrino - shekulli II pas Krishtit), ne librin “Geographica”,
ato troje, qe dikur i perkissnin Parthineve, i prezanton me emerin
Nga ky pershkrim i Ptolemeut, qe citohet dhe nga shume historiane e
kronikane te me vonshem, shihet se
Shume historianë mendojne se parthinet dhe albanet jane i
njejti fis ilir, por pas pushtimit romak ata e ndryshuan emerin ilir Parthinet
(te bardhët), ne emerin latin albanët (te bardhët, bardhoshët).
Kjo teori eshte bindese. Ne fakt nuk ka mundesi, qe fiset albane te jene
shfaqur kesisoj papritur, vetem ne shekullin e II pas Krishtit, si te zbritur
nga qielli e pa prejardhje te percaktuar. Nuk na bind dhe mendimi, qe parthinet
te jene shfarosur teresisht e menjehere.
Emeri i Parthinët ruhet ende si toponim ne Kunavia, ku e gjejme ne
emerin e malit Bardheta, qe mendoj se eshte nje forme e modifikuar e
emerit te lashte Parthinet.
- Ne burimet romake (latinisht) quhen Albanum -
- Ne burimet
bizantine (greqishtja antike) quhen Arbanon - Albanon dhe
banoret Albanoi.
- Ne gjuhen sllave quhen Raban - Arbana dhe banoret arbanas.
Ne trojet e banuara nga albanet, jane
disa toponime, qe shprehin kete larmishmeri emertimesh si Kroji Albani
(Zgerdhesh – Kruja), fshati dhe fusha Arbana (Tirana), fshati Arbanas (ne
Historianet Selami Pulaha, Seit Mansaku dhe Andromaqi Gjergji, ne
studimin “Shqiptarët dhe
trojet e tyre“, botim i vitit 1982, faqe 186, shkruajne: “Kjo
na lejon të themi se emërtimi Albanon – Albania, në origjinë ka kuptimin etnik,
qe percakton vendin e albanezeve (te shqiptarëve), pra nuk mund të konsiderohet
thjesht si trevë, si kanë qenë Kunavia (Martaneshi), Cerniku (Çermenika),
Benda, Pulti e shume të tjera”.
Ne historine shqiptare, Kunavia - Kandavia na prezantohet si emer
qyteti, treve, malesh, peshkopate dhe si rrugë kalimi, më e sigurta dhe
me e shpejta nga Durresi drejt lindjes per ne Kostantinopojë.
Autorët e vëllimit të II të librit “Burime të zgjedhura për historinë
e Shqipërisë” i vitit 1962, thone se Kunavia, është nje treve e gjere, e
shtrirë në verilindje të Durrësit.
Gjeografet dhe historianet antike, te mesjetes si dhe ata bashkekohor
vendas e te huaj, e pershkruajne shtrirjen e Kunavise, ne lindje, ose ne
verilindje te Durresit, ne thellesi te trojeve te ashpra malore, qe perkojne me
rrjedhen e siperme te lumit te Matit (Emathia). Kunavia, apo Kanovia, apo
Kandavia, ne lindje kufizohej me fiset desarete, ne veri me dardanet, ndersa ne
jug me enkelejt dhe ne jugperendim me taulantet.
Emeri Kunavia, eshte toponim shume i lashte, i permendur
si emer
Pershkrimet topografike te Kunavia, qe kane bere shumica abosolute e
autoreve antikë, në se do t’i ballafaqojme me gjeografine e sotme, rezulton se
Kunavia shtrihej ndermjet Matit, Krujes, Tiranes, Dibres, Ohrit dhe Elbasanit,
pra perfshine saktesisht bashkesine e trevave aktuale te Martaneshit,
Shengjergji (Tomadhea), Guri i Bardhe, Plani i Bardhe, Vajkal –Bulqize, Gryka e
Madhe, Trenova, Golloborda, Çermenika, Sterbleva, Librazhdi, Shmil-Labinoti,
pra arrinte deri ne lumin e Shkumbinit, ku kalonte rruga antike e njohur si via
Kandiavia.
Qendra e kesaj treve ishte Martaneshi i sotem. Johann Georg Von Hahn, ne
librin “Travels in Central Albania” – botuar ne vitin 1854 shkruan: “Kjo
pamje malore (e Martineshit) formon hyrjen e pjeses perendimore te Kandavias se
vjeter......”.
Trojet malore te Kunavia, kane qene te populluara qe ne periudhen e
paleolitit, si deshmojne gjetjet e rastesishme arkeologjike ne fshatin Gjon te
Martaneshit. Ne vitin 1960, mesuesi Kujtim Gjoni, gjate punes ne kopeshtin
botanik te shkolles, zbuloj nje vater me relikue antike, nje çekiç guri
(ndodhet ne muzeun historik te Burrelit), nje grumbull me maja shigjetash prej
stralli, karfica kocke dhe fragmente te shumta terrakote (Ne kete treve nuk
eshte organizuar asnje lloj ekspedite arkeologjike dhe disa nga keto zbulime
kane qene te rastit, madje dhe jane demtuar barbarisht).
Banoret e Kunavise ishin pjese e bashkesise fisnore ilire te Parthineve.
Iliret e Kunavise, jetonin ne terrene teper malore, te lartesuara si
fortesa natyrale, ne te dy brigjet e lumit te Matit, qe buron ne keto male. Mbi
nje nga kreshtat e vargmalit te lugines se Valit, iliret
Ne shekullin e II para Krishtit, e gjithe Iliria u pushtua nga romaket dhe
Kunavia e parthineve, ishte pjese administrative e provinces te Epirus Novus
(Epiri i Ri).
Pushtimi shume shekullor romak ushtroj ndikim mbi popullaten vendase.
Deshmi e influences romake ne treven e Martaneshit jane toponominet ne gjuhen
latine, gjeresisht te pranishme ne keto troje, nder te cilet me tipike jane
vandbanimet: Vali, Luçiana, Lena, Petrosa, Kostenia, Perval, si dhe
emërat e maleve Platuni, Kaptina, Greta, Perporti, Valikardhi, Polemi, Mana
etj.
Bashkejetesa e gjate me kulturen romake, ka lene gjurme ne kulturen e popullates vendase, e cila ka huazuar dhe ruan shume fjale te burimit latin, qe perdoren ende ne te foluren e ketyre malesoreve.
Ne
shekullin e I para Krishtit, kemi deshmine me te hereshme e shkruar per treven e Kunavia – Kandavia, qe
eshte nje leter e Ciceronit (Markus Tullius Cicero), e shkruar ne mars te vitit
58 para K.
Ne letren
dramatike dergur Atikut “Consolatio dell’esilio - keqardhje per ikjen” (Epistulae
ad Atticum III), Ciceroni e njoftonte mikun, se ishte i detyruar te strehohej
ne Hellispont, prandaj i duhej te udhetonte permes Epirit te Ri e Maqedonise,
qe te arrinte ne Selanik. Fillimisht Ciceroni mendoj te kalonte permes
maleve Kandavia te Epirit, por, si shkruan ne letren tjeter te 28. 5. 58
para Krishtit, me qe kalimi neper malet e Kandavia ishte i veshtire (“exitus
difficilis”), pranoj keshillen e kuestorit G. Plancio e se bashku vazhduan
udhetimin neper rrugen tjeter: “via illa nostra ques par Macedoniam ed
usquam ad Hellespontum militaris”, pra udhetuan ne via militaris -
rrugen e ushtrise”.
Ne vitet e
më pasme, intinerarin e udhetimit te Ciceronit neper rrugen Kandavia, e
permendin Straboni dhe Polibi, qe thone se via Kundavia i perket traktit lindor
te rruges Durres-Kostantinopojë.
Ne shekullin I para Krishtit, Kunavia (Kandavia) permendet dhe ne letren
e Marko Brutit (Marcus Junnius Brutus), derguar Ciceronit me 19 maj te vitit 43
para Krishtit, nga rezulton se e ka shkruar ket leter, kur ishte larguar nga
nje keshtjelle e Kandavia se poshteme (ex castris ad imam Candaviam),
qe perkon me Çermeniken jugore, qe shtrihet deri ne lumin Shkumbin, ku kalonte
rruga militare.
Ne shekullin I para Krishtit, Kunavia (Kandavia) permendet
nga Jul Çezari, ne vepren “Il De
Gjate ketij marshimi, shumica e ushtareve epiriota (te mobilizuar ne
Epirin e Ri) nisen te dezertonin.
Ne Durres, Pompeu u thye nga legjionet e Çezarit. Pushtimin e Durresit,
Çezari e pershkruan ne § 11, te librit “Lufta Civile”, ku tregon: “Quo
cum venisset, L. Torquatus, qui iussu Pompei oppido praeerat praesidium que ibi
Parthinorum habebat, conatus portis clausis oppidum defendere, cum
Graecos murum ascendere ataque arma capere iuberet, illi autem se contra
imperium populi Romani pugnaturos esse negarent, oppidani autem etiam sua
sponte Caesarem recipere conarentur, desperatis omnibus auxiliis portas aperuit
et se atque oppidum Caesari dedidit incolumisque ab eo conservatus est” .
Nga ky pershkrim kuptohet se “Pompeu
Ne vazhdim Çezari tregon se keshtu rane njera pas tjetres Apollonia,
Billide, Amantia etj.
Pasi fitoj betejen me Pompeun, Çezari, ndoqi rrugen Kandavia,
kaperceu lumin Emathia dhe vazhdoj marshimin per ne Maqedoni (Julius
Cesare,“Commentarii bellis civilis”, lib III, f. 79).
Historiani Marko Anneo Lukano (vitet 35 – 69 pas Krishtit), ne librin “Bellum
civile – Pharsalia, vol II, faqe 24” shkruan: “Çezari, vendosi te
marshoj drejt lindjes, duke kaluar neper rrugen e vjeter (via remota), ku
kaperceu lumin Emathia te Kandavia (...qua vastos aperit Candavia
saltus, contigit Emathiam, bello quam fata parabant), duke pershkuar nje
terren te thyer me male te larte e gryka te thella. Pasi la Kunavine, Çezari e
shtriu ekspediten ne Maqedoni”
Kalimin e lumit Mat ne Kandavia, ne te njejten menyre e tregon Seneka:
“..... condixit iter, terra eque seccutus devia, qua vastos aperit Candavia
saltus, contigit Emathiam”.
Luçio Annea Seneka, e pershkruan Kunavine si “desertum -
shkretire”. Natyrisht, kjo nuk i dedikohet terrenit, i cili ndonese teper
malor, ishte i pasur me pyje dhe me faunen, por ne kete menyre, tregon se ne
shekullin e I pas Krishtit, trojet e Kandavia ishin braktisur nga nje pjese e
popullates ilire, pasi ishin persekutuar
nga legjionet romake.
Ne shekullin e I pas Krishtit, Straboni (64 para Krishtit - 19 pas
Krishtit) ne librin “Geographica - ?????????? - libri i 7°) tregon se
kjo eshte Kandavia, “quod est ad Candavia” dhe informon se me te njejtin
emer quhej dhe rruga, qe i pershkonte keto troje. Straboni per here te pare e
quan Via Egnatia, e cila vite me pare njihej si Via militare.
Sipas Strabonit, vetem ne shekujt e I – II pas Krishtit u quajt rruga Egnatia, qe e mori kete emer nga Cnaeus
Egnatius, konsulli romak i Maqedonise, qe drejtonte punimet ne ndertimin e
rruges transperandorake dhe jo nga qyteti Egnatia ne Pulja te Italise.
Sipas Strabonit,
keto treva dhe rruga e kane marre emerin nga vargmali Kandavia i Ilirise. Kete konferme e
gjejme ne shume historiane antikë, por dhe bashkekohore, por asnje nuk na thote
se ku ndodhet saktesisht
Ne menyre
provokuese, i pyes historianet: ku u çduk ky mal, si humbi dhe emeri i tij i
lashte ????
Sipas Plinit te
Vjeter (23 – 79 pas Krishtit) ne “Historiae
Naturalis” libri 3, faqe 26) vargmalet e Kandavia
shtrihen 78 milie ne lindje te Dyrrachium. Natyrisht kjo eshte largesia
tokesore, pasi ne ato vite nuk ekzistonte koncepti i largesise ne vije ajrore,
çka konfirmon qartesisht se ne kete shtrirje, qe perkon me rrjedhen e siperme e
lumit te Matit ndodhet Martaneshi, i rrethuar nga trevat, qe aktualisht jane
pjese e rretheve fqinje te Matit, Krujes, Tiranes, Dibres, Librazhdit,
Elbasanit. Pra ketu duhet t’i kerkojme dhe do t’i identifikojme keto vargmale.
Sipas
shkencetareve tane
Rruga Kandavia, njihej qe ne shekullin e II para Krishti, e permendur
per here te pare nga Polibi (206 – 124 para Krishtit), qe thote se ishte
e ndertuar ne fund te shekullit te II para Krishtit, ndersa pas pushtimit romak
te Maqedonise (146 para Krishtit), vazhdoj rindertimi. Rruga niste me dy dege,
njera nga Apollonia e tjetra nga Durres, qe bashkoheshin ne Klodiana (Peqin),
kalonte ne qytetin Skampa, pershkonte malet Kandavia dhe
arrinte ne Lychnidus (Oher), ku pasi kapercente kufirin ndermjet Ilirise me
Maqedonine, anashkalonte Heraclea (Manastiri), vazhdonte ne Edessa e Pella dhe
arrinte ne Selanik, qe ishte stacioni i fundit. Sipas Polibit, kjo rruge ishte
e gjate 267 milie romake.
Ne shekullin e I pas Krishtit, Straboni (VII, 322) tregon se kjo rruge
arrinte deri ne Kipsela te lumit Ebro dhe kishte gjatesi 535 milie romake, pra
ishte shtuar dyfish ne gjatesi.
Ne shekullin e IV pas Krishtit, rruga Egnatia arrijti deri ne
Kostantinopojë.
Historiani Michele Fasolo (La via Egnatia I. Da Apollonia et
Durachium ad Herakleia e Lynkestidos), duke i u referuar Strabonit (libri VII, 7, 4 C 322-323) dhe shume autoreve
te tjere, thote se mbetet e paqarte ne se
rruga Kandavia vazhdonte më vehte deri ne Selanik, apo ishte e bashkuar, praa e
integruar me rrugen Egnatia.
Ne shekullin e II pas Krishtit, Kunavia vazhdonte te ishte e
pushtuar nga romaket dhe rezulton ne listat e principatave te Epirus Novus,
qe i paguanin tribute Pernadorise Romake, e renditur krahas me ato te
Prefekturave te tjera, qe njiheshin si principata autonome dhe republika te
tregetise se lire (principati autonomi e delle libere repubbliche commerciali)
si: Kissamos, Kommos, Korion. Krasion. Kumasa. Kunavia. Kuphonision.
Kytaion. Lagu, Lappa, Larisa ... etj.
Ne shekujt III - IV pas Krishtit, gjate sundimit te Dioklecianit (244-311) dhe Kostantinit (274-337), Perandoria Romake u riorganizua. Njësia më e madhe
administrative ishte Prefektura, e cila formohej nga dioqezat, kurse dioqezat
formoheshin nga provincat.
Ne Prefekturen e Ilirikut (Praefectura
Praetorio per Illyricum), përfshiheshin disa dioqeza,
pikerisht ne dioqezen e Maqedonisë benin pjesë kater provinca te
banuara nga iliret e jugut:
a. Prevali (me qender Shkodra).
b. Dardania (me qender Shkupi).
c. Epiri i Ri (me qender Durresi), ku
perfshihej dhe Kunavia.
d. Epiri i Vjetër (me qender Nikopoja).
Prefekti i
Ilirisë, e kishte selinë në Selanik, ku ndodhej dhe selia e te parit të kishës
te prefektures.
Si kuptohet, keto 4 provinca përfaqësojne hapësirën gjeografike të banuar nga bashkesi fisesh ilire, qe gjate gjithe mesjetes u banuan nga albanezet dhe nga shqiptaret deri në kohen tone.