Speciale » Alia
Lutfi Alia: Dita senese
E merkure, 29.05.2013, 08:55 PM
DITA
SENESE
Nga Lutfi
Alia
Me një
veshtrim tinzar,
kundroj
buzqeshjen tënde,
e
ngjyrosur e tëra në të kuqe,
e kerkoj
sytë e tu
të
fshehur në boshllekun pezull mes nesh,
si
ëndërrat tona të ndezura flakë.
Me rri
perballe në heshtje
i hutuar
të veshtroj me ngulm
tringëllima
e fjalëve tuaja më rrenqeth trupin,
mendimet
e mbrapshta m’i largon era
flokët si
ujvarë lëshohen mes gishtrinjëve të mi
supet e
zbuluara në ajer të ngrohtë
i
perkëdhel me mall dashuror
e ndjej
nën këmishen tënde transparente
si
fërfëllojnë gjinjtë bardhoshë
që ëmbël
feksin në ngjyrë qumështi.
Në këtë
ditë mpleksur me mister dashuror,
rrezet
delikate të diellit pranverorë
ngatërrohen
në shptirtat tonë të trazuar
ku ndezur
është dashuria zjarr,
ndërsa
dita senese ngadalë merr emerin tënd.
Bashkangjitur:
-artikulli per prezantimin e vellimit me poezi të poetit Lutfi Alia
"Notturno senese", botuar ne gazeten "LA NAZIONE"