E diele, 13.10.2024, 05:49 AM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (9)

E merkure, 05.06.2013, 06:00 PM


HIMARA NË DOKUMENTAT ARKIVORE (9)

-...Në shumë dokumenta të Venedikut, Vatikanit, Mbreterise se Napoli dhe te Perandorise Ottomane, banoret e ketyre trojeve jane regjistruar te kombesise albaneze. Ky eshte nje fakt i dokumentuar dhe i pakontestueshem, por ne regjistrimin e popullates shqiptare nga administrata turke, banoret e besimit kaltolik cilesohen latinë, te besimit mysliman quhen turq dhe ata te besimit ortodoks, regjistrohen si grekë-

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA (MD, PH)

Kronika e historise te Provinces se Himares ne shekullin e XVII, eshte e mbushur me ngjarje, ku nderthuren rezistenca kunder turqeve dhe masat mbrojtese per te ruajtur autonomine, me perpjekjet per te forcuar jeten ekonomiko – shoqerore, per te mbijetuar ne rrethanaat e nderlikuara e kushtet e veshtira, qe jetonte populli i Provinces se Himares, per ruajtjen e vlerave kombetare autoktone gjuhesore, kulturoro e shpirterore, por dhe per te shmangur ndikimet turke dhe te kishes ortodokse greke.

 

Ne vitin 1670 ishin perhapur lajme, se tuqit po pergatisnin nje ekspedite ushtarake per te pushtuar kete krahine rrebele, çka krijoj nje situate alarmi ne rradhet e prijesave dhe te popullit, qe filloj te mobilizohej per te perballuar operacionet e egra te ushtrise turke. Per rrezikun e sulmit te turqeve, misionaret informuan sekretarin e Propognades Fide, ku nder te tjera i kerkonin, te miratonin largimin e tyre nga Himara, per t’i u shpetuar reprazaljeve turke, por Sekretari i Propogandes Fide i urdheroj te qendronin ne krahine e te mos e braktisnin popullin ne keto momente te veshtira dhe te vazhdonin te mbanin aktiv misionin.

Gjithashtu, ne leter, Imzot Stanila dhe At Gjon Kamilli informonin se pikerisht ne kete periudhe, Peshkopi shizmatik Serafini, vazhdonte t’i persekutonte mizorisht misionaret dhe popullin e Provinces se Himares. Perpos incidenteve te me pareshme ne lidhje me mbledhjen pa te drejte te dhjetes ne popullaten e Dhermiut dhe te dhunes ndaj At Gjon Kamilli, prifterinjt ortodoksë, me kercenimet per çkisherime e me mallkime, po i impononin  banoret e Dhermiut, te mos i dergonin femijet ne shkolla, kesisoj filluan te çkisherojne te gjithe ata, qe nuk i bindeshin urdherave te Serafinit. Kuptohet se ne ato vite, çkisherimi ishte ndeshkim shume i rende, ishte fyerje dhe poshterim per malesoret, pasi kesisoj u mohohej feja,humbnin te drejtat per t’u falur, per t’u rrefyer, nuk mund te pagezonin femijet, nuk mund te celebronin martesat, nuk mund te kryenin ritet mortore, pra ndjeheshin te perjashtuar nga jeta kolektive dhe nga besimi fetar. Ne keto vite, kisha ortodokse e intensifikoj sulmin dhe kunder shkollave, madje dha urdher te mos studjohej ne gjuhen albaneze (shqipe). Ne kete veprimtari te eger kunder arsimimit, kultures dhe kunder katolicizmit, kisha ortodokse e Himares, u rendit krah pushtuesev turq e ne kete menyre u be nje aleate besnike ne politiken anti-albaneze.

Per kete ngjarje, ne letren derguar Propogandes Fide, Don Kamilli shkruan: “keto presione nuk kane natyre ekleziastike, por jane te karakterit civil, sepse urdherojne, qe femijet te mos mesojne ne gjuhen albaneze”.

Peshkopi Serafin, ne kete veprimtari intensive kunder kishes katolike albaneze, shfrytezonte predikimet ne kishat ortodokese, madje aty i shpallte te çkisheruar prifterinjt katolikë edhe pse kjo nuk ishte kompetencen e tij, por kete e bente per te çoroditur popullin, kesisoj i detyronte malesoret te konvertoheshin e te kalonin ne besimin ortodoks (Archivio Propag. Atti. del 1670, Congregazione del 7 luglio). Rreth ketyre lajmeve te derguara nga Imzot Andrea Stanila dhe Don Kamilli, Propoganda Fide, i kishte kerkuar dhe Peshkopit te Korfuzit dhe Peshkopit te Leçes, te cilet kishin derguan te njejtat informacione.

Ne keto kohe te veshtira, Himara u trondi dhe nga nje ngjarje tragjike, qe e rendoj shume situiaten. Nje dite, ne qytetin e Himares, dikush, per hakmarrje vrau nje person. Misionaret shkruajne, se nuk munden te njohin motivet e verteta te kesaj vrasje, por sipas ligjeve te drejtes albaneze, kjo ngjarje provokoj shperthimin e nje vargu gjakmarrjesh, qe perfshiu te gjitha lagjet, te cilet moren armet e filluan nje lufte vllavrasese, nje lufte e vertete mes tyre, qe çuditerisht implikoj dhe fshatrat per rreth. Imzot Stanila e pershkruan me dhimbje kete situate: “Jemi te pikelluar se çdo dite shohim plot te vrare e te plagosur, brenda e jasht qytetit. Rruget dhe sheshet jane te boshatisura, por njerezit nuk ndihen te sigurte as brenda ne shtepite e tyre, pasi te gjithe jane te ngaterruar ne kete gjakmarrje te tmerreshme. Shume te vrare, shume lot e dhimbje. Himarjotet, te perfshire ne kete vellavrasje mizore e harruan rrezikun e ekspedites turke, por dhe pse ne gjendje lufte mes tyre, ata e mblodhen dhe paguan tributin turkut e kete e bene me qellim, qe te shmangin sulmin kunder Himares. (Korolevsi, loc. cit. pag 71).

Kete situate te nderlikuar te vitit 1670, misionaret e perjetuan me shqetesim e krahas impenjimeve te perditeshme ne ritet mortore, ne varrimin e shume te vrareve, u angazhuan aktivisht per te bllokuar keto akte barbare gjakmarrje, sidomos At Gjon Kamilli, i cili per keto arsye u be objekt sulmi nga disa banore te prapë e shpirtligj. Ne relacionin rreth kesaj ngjarje lexojme se Imzot Stanila i trajton kete problem me shume shqetesim, madje thekson se: “disa njerez te prapë, me shume keqësi tentuan te kryejne veprime te tilla, qe po te ishin realizuar, do te kishte qene fundi i misionit dhe fundi i im”. (idem Korolevsi, loc. cit. pag 71).

Megjithe kercenimet dhe rreziqet qe krijoj kjo situate, Don Gjon Kamilli nuk i nderpreu mesimet ne shkollat, por per dite mblidhte femijet dhe te rinjt ne mesimet e gjuhes dhe te ungjillit dhe pse shume prej tyre nuk arrinin te frekunetonin rregullisht.

 

Ne relacionet e Peshkopit te Korfuzit dhe te Leçes, te 1 dhjetorit 1670 pershkruhen te njejta situata dramatike e njekohesisht e informojne Romen dhe per keqesimin e gjendjes shendetesore te imzot Andrea Stanila. Ne letrat e tyre rezulton se, ne kete situate te veshtire, misonaret u gjenden prane dhe e ndihmuan popullin, madje dhane nje kontribut te madh ne shuarjen e ketij konflikti vellavrases.

Peshkopi ortodoks Serafini, beri te kunderten, ai vazhdonte sulmet e shpifjet kunder banoreve katolike dhe kunder misionareve  (Arch Prop. Atti. del 1670, Congregazione del 1 dicembre).

Ne pergjigjien e sekretarit te Propogandes Fide, qe i dergon Imzot Staniles lexojme: “Persekutimet nga kisha shizmatike, nuk perbejne motiv, qe ju te braktisni misionin. Gjithashtu ju informojme se nuk ekziston rrezik aktual, qe Turqia te sulmoje e te pushtoj Provincen. Ju vazhdoni vepren tuaj, te predikoni e te edukoni keta bij te perendise me doktrinen dhe besimin katolik”. (Korolevsi, loc. cit. pag 70 - 75).

Ne fund te vitit 1670, gjendja ne qytetin e Himares u qetesua, por la pas plage te renda e dhimbje ne kete popullate te martirizuar. Me keto ndodhi te renda, populli ndjehej me i izoluar, i braktisur, i lodhur nga luftrat me turqit e me konfliktet e brendeshme, por i rrenuar dhe nga varferia, qe nga viti ne viti po behej me masive dhe e renduar me shume nga tributi i madh, qe i paguanin Portes se Larte, per te ruajtur autonomine.

Pas ketyre ngjarjeve, populli i Himares u afrua me shume me misionaret, madje Pleqt e Himares shkuan ne nje takim e shkembyen mendime per te gjetur nje rrugezgjidhje, qe te shpetonin popullaten himarjote nga ky kalvar i gjate e mundues. Kete takim e pershkruan me hollesi Don Kamilli ne nje nga relacionet, qe i dergon Romes: “Ne kete kohe, kur turku e kishte renduar gjendjen me sulme e kercenime per ta pushtuar Provincen e Himares dhe kur tributi ishte bere i pa perballueshem nga populli, nje dite erdhen ne qytetine Himares e me takuan kryepleqt e disa fshatrave.

Ata me thane se Ti e flet gjuhen dhe i njeh zakonet e Italise, prandaj duhet te na shoqerosh ne udhetimin per ne Mbreterine e Napolit e te dy Siçilive, ku do takojme zevedes-mbretin, te cilit do t’i kerkojme te na japi disa toka te mbreterise, per te sistemuar nje numer familjesh albaneze, qe per te ruajtur besimin katolik e per t’i shpetuar tiranise se turkut, do ta lenë Provincen tone e do te shkojne te jetojne ne Mbreterine e Napolit. Une i lavderova per kete nisme e u premtova se do te beja gjitheçka, per te realizuar deshiren e tyre. (Arch Prop. Atti. del 1670, Congregazione del 1 dicembre).

Ne vazhdim te letres derguar Propogandes Fide, Don Kamilli i rendit arsyet perse banoret e Provinces se Himares kerkonin te braktisnin trojet e te shkonin ne Itali. Ne vazhdim po i prezantoj te permbledhura:

- Provinca sulmohej vazhdimisht e rrezikohej te pushtohej nga turqit

- Kisha ortodokse e kishte intensifikuar presionin ndaj popullates katolike per t’u konvertuar. Peshkopi Serafin dhe prifterinjt e tij, vazhdonin te persekutonin banoret e besimit katolik e me dhune e kercenime per çkisherim, kishin arrijt te detyronin disa prej tyre te konvertoheshin.

- Tributi i larte vjetor, qe i paguanin Turqise, i kishte rrenuar ekonomikisht, madje shume familje nuk arrinin te dorezonin kuoten e caktuar. Kete rrethane e shfrytzoj Porta e Larte, e cila e rriti presionin per pagesen e taksave e nga ana tjeter perdori politiken e kompromisit fetar, duke i shkarkuar nga detyrimet tributare, familjet e konvertuara ne fene myslimane. Keto rrethana ndikuan, qe nje pjese e popullates se varfer, sidomos te asaj qe jetonte ne thellesi te territoreve te Provinces, per te mos paguar taksat, u detyrua te kaloje ne fene e Muhametit.

- Nje nder faktorete tjere, qe i shtynte himarjotet te largoheshin, ishte steriliteti i ketyre trojeve, varferia ne sendet e nevojshme per te jetuar. Pak toka, pak bageti. Shume prej familjeve malesore, ne pjesen me te madhe te vitit mblidhnin e gatuanin barishte te egra. Varferia e madhe kishte nxitur kusarine brenda dhe jasht Provinces, si dhe piraterine ne det. Keto situata favorizoheshin nga fakti se ne Provincen e Himares nuk ekzistonte nje qeveri politike, qe te drejtonte e te mbante rendin me ligje e rregulla te jetes civile, kesisoj i lihej shteg banditizmit, kusarise e kriminalitetit.

Nga keto dokumenta rezulton se ne Provincen e Himares, konvertimi i nje pjese te banoreve ne myslimanë filloj ne vitet 1665 - 1670. Vlen te theksoj se si per nje pjesa te popullates se Himares, ashtu dhe ne krahinat e tjera te Shqiperise, islamizimi eshte kryer me force nga Porta e Larte, me presion te eger ekonomiko – politik dhe me reprazalje me ekspedita ushtarake.Feja islame u dha turqve armën ideologjike për të përforcuar nenshtrimin e popullit tone ndaj sulltanit dhe për të justifikuar luftat e tyre pushtuese dhe gjenocidin ndaj albanezeve.

Si kuptohet, banoret e provinces se Himares ishin te tre besimeve fetare: katolike, ortodokse dhe myslimane. Kjo rrethane asht keqperdorur nga pushtuesit turq dhe nga Patriarkana e Kostantinopolit, te cilet per qellime keqdashese politike, e fshehin kombesine e banoreve dhe e evidencojne vetem perkatesine fetare.

Banoret e Provinces se Himares, ne regjistrat kadastralë te perandorise Osmane të vitit 1520, rezultojne te gjithe albaneze e ndersa Patriarkana e Kostantinopolit, me tendence, i prezantom banoret e besimit ortodoks si grekë, madje kete politike ndoqi dhe administrata turke. Ne shume dokumenta te Venedekut, Vatikanit, Mbreterise se Napoli dhe te Perandorise Ottomane, banoret e ketyre trojeve jane regjistruar te kombesise albaneze. Ky eshte nje fakt i dokumentuar dhe i pakontestueshem, por ne regjistrimin e popullates shqiptare nga administrata turke, banoret e besimit kaltolik cilesohen latinë, te besimit mysliman quhen turq dhe ata te besimit ortodoks, regjistrohen si greke.

Kete politike diskreminuese, me tendence per te fshehur perkatesine kombetare te popullit tone e gjejme te dokumentuar ne te gjitha regjistrat turke te te gjithe trojeve shqiptare, si p.sh ne nje regjistrim te viti 1861 te adminsitrates turke, ne Martanesh, banoret rezultojne 31 % latinë, 54 % turq dhe 15 % greke, qe kuptohet se sipas perkatesise fetare jane te besimit katolik, shume te konvertuar ne myslimane dhe te besimit ortodoks.

E njetja situate rezulton dhe ne regjistrimet e popullates ne Kruje, ne Kurbin, ne Miredite, ne Mat, ne Diber, ne Shpat, ne Berat, ne Kukes e ne Hot e Grude etj. Gjithkush me mend ne koke, e kupton se nuk ka pasur kurre greke ne fshatin tim, as ne Diber, as ne Kukes e as ne Hot e ne Grude, prandaj duhet te sqarojme njerezine se ne keto troje, krahas kishave katolike, kane funksionuar dhe kisha ortodokse, qe Patriarkana me qellim te keq i quan greke. Kjo ngaterrese shtjerrakeqase dhe djallezore e politikes te Portes se Larte dhe e Patriarkanes te Kostantinopolit, duke i identifikuar popujt ne baze te perkatesise fetare, eshte pasqyruar dhe ne dokumentat administrative te kohes, po ashtu dhe ne dokumenta e vepra historike, si deshmohet nga shume kronika te ketyre viteve.

Jo vetem kaq, por kjo terminologji konfuze, u huazua dhe nga Bashkesia e Shenjte e Propogandes Fide, e cila kur flet per kishat katolike, qe ngrijten imigrantet albaneze ne trojet e Puljes, Kalabrise dhe Siçilise, shpesh i quajten te ritit grek, disa i quajne te ritit bizantin, te tjere i quajne te ritit ortodoks, por ne fakt si deshmohet ne nje dokumentacion voluminoz ne Biblioteken e Grottaferrata, keto jane kisha katolike dhe banoret jane arbereshe, qe ne vazhdimesi flasin gjuhen tone te bukur e nuk perdorin asnje fjale greke. Madje vlen te theksoj se dhe vendet ku ato u ngujuan, moren emerat e vendeve te origjines nga e kishin origjinen.

Keto jane argumenta historike te qarta e nuk e vlen te zgjatem, prandaj po rikthehem ne ngjarjet e Himares.

Don Kamilli nuk mundi t’i shoqeronte Pleqt ne udhetimin per ne Napoli, pasi Roma nuk i dha leje per t’u larguar nga Himara. Mos aprovimi nga sekretaria e Propogandes Fide, beri qe ky udhetim te mos realizohej.

Ne relacionin derguar Romes, Don Kamilli krahas kerkeses per t’i dhene lejen qe te shoqeronte Pleqesine e Himares, njekohesisht u lutej Kardinaleve te plotesonin kerkesen e tyre, qe nje pjese e konsiderueshme e popullates, t’a braktiste Pprovincen e Himares e te sistemoheshin ne Itali, ashtu si kishin vepruar me dhjetra mijera albaneze, qe vite me pare ishin vendosur ne Pulje, ne Kalabri dhe ne Siçili e qe kishin mbetur te fese katolike. Natyrisht, kjo kerkese u refuzua me ashpersi nga Roma.

Ne relacionet e misionarev te vitit 1672, informohemi se populli i kesaj krahine u godit masivisht nga zia e bukes, nje fatkeqesi tjeter e madhe dhe me pasoja te renda, qe e rendoj me shume gjendjen e mjeruar te popullates. Izolimi, qe i kishte krijuar pushteti turk, tributi qe i paguanin Portes se Larte dhe prodhimi i paket i dritherave, ne ate vit me klime te thate, e me demtime te shumta te bagetise, i kishte varferuar banoret, aq sa nuk ishin ne gjendje te blenin bukë. Shume femije e te moshuar vdiqen nga urija, ndersa te rriturit ishin derrmuar fizikisht, pasi barishtet e egra nuk mjaftonin te shuanin urine e ata ishin shnderruar ne “kadavra” te gjalla. Per kete situate Don Kamilli shkruan: “Rrugezgjidhja me e mire ishte emigrimi ne masë i himarjoteve, kesisoj te shpetonin nga tirania turke, nga armiqesite e brendeshme dhe nga urija, qe po e shfaroste kete popull. Shpresat per nje zgjidhje te shpejte ishin te pasigurta. Per fat te keq, varferia, ky mjerim dhe  urija, e detyroj kete popull te kryente dhe vepra jo kristiane”.

Grupe djemsh himarjota u organizuan ne banda grabitesish. Nje dite ata sulmuan ne det te hapur, dy anije te huaja te ngarkuara me drithe, i sekuestruan tere mallin e i a shperndane popullit. Gjithashtu, keta djem himarjote, shkruan Don Kamilli, nje dite tjeter zbarkuan ne Korfuz, e sulmuan nje manastir, ku grabiten tere bagetite (dhente dhe lopet), qe kullosnin ne livadhet per rreth dhe i çuan ne Himare.

Ne muajt e fundit te vitit 1672, pas 3 vjet misioni e aktiviteti intensiv ekleziastike dhe shoqeror, Propoganda Fide urdheroj largimin e Don Gjon Kamilli nga Himara dhe kthimin ne Rome. Kur u lrgua nga Himara, Ai mori me vehte dhe tre djem vendas, per t’i shkolluar ne kolegjet katolike. Ne nje leter te 28 nentorit 1672 te Imzot Stanila, derguar Propogandes Fide shkruhet: “.... ne muajin e ardhshem Reverendo Don Giovanni Kamilli, largohet nga misioni. Ai eshte person i rralle, me moral te shendoshe, qe ne emer te Shkelqesive tuaja, sherbeu nga 10 maj 1668 e na solli shume besim fetar, kujdes, vrull e shpirtin e Kishes se Shenjte. Ai qendroj 2 vjet ne Dhermi dhe 1 vit ne Himare, ku ngriti shkolla, predikoj, degjoj rrefimet e u mesoj me zjarr ungjillin ketyre banoreve, por kaloj dhe shume peripeci si nga turqit, por dhe nga rrebelat vendali.......”

Ne relacionin e 18 prillit 1673, Imzot Andrea Arkadi Stanila, Peshkopi i Myzeqes dhe Mekembesi Apostolik i Provinces se Himares, i prezanton me levdata dhe elozhe cilesite e larta fetare e morale te Don Gjon Kamilli, si misionar fillimisht ne Dhermi dhe me pas ne Himare, ku gezonte respekte e admirim nga populli.

Pasi u larrgua nga Himara, Don Kamilli u emerua kardinal prane Propogandes Fide dhe me pas Peshkop ne Munkasz te Hungarise (2 prill 1690). Vdiq ne Romë ne vitin 1706.

Sipas rregullave te Bashkesise se Shenjte te Propogandes Fide, misionaret sherbenin vetem 3 vjet dhe me pas transferoheshin ne vende te tjera, praktike kjo qe zbatohet dhe ane ditet e sotme. Perfundimi i misionit te Don Kamilli i kishte preokupuar Prijesit dhe kleriket e Provinces se Himares, te cilet, qe ne 22 maj 1672 i kishin derguar nje leter Shume te Larteve Kardinala, qe po e prezantojme ne vazhdim:

Shume te Lartët Kardinala te Bashkesise se Shenjte te Propagandes.

Keto dite, me lejen e Shenjterise se tij Imzot Arkadio Stanila dhe per kenaqesine tone, do te largohet nga kjo Province dhe nga qyteti i Himares, i adhuruari Don Giovanni Kamilli, i cili do te arrij ne Rome.

Largimi i tij na ka hidheruar shume, sepse gjate gjithe kohes, qe ka qendruar me ne, ka sjelle shume miresi dhe virtyte, per çka te gjithe e kemi konsideruar Atin tone shpirteror, mesuesin, predikuesin e udheheqesin spiritual. Ashtu, si Ai na ka dhene ne shume kenaqesi, ashtu shpresojme se dhe Ai eshte i kenaqur me ne.

Per kete, ju falenderojme Ju Shume te Lartet, qe keni denjuar te kujtoheni per ne varfanjaket, duke na derguar nje mesues dhe person te thjeshte. Tani ju lutemi, te mos na harroni dhe te na dergoni nje mesues tjeter, qe te mos mbetemi ne erresiren e injorances dhe te pagdhendur.

Me deshiren e te Madhit Zot, deshirojme nga Ju shume te Lartit, te shikojme nje shenjë drite, meshire dhe adhurimi ndaj Zotit, andaj ju pergjerohemi, te ndertoni nje manastir ne token tone, ashtu si urdheruat Ju Shume te Lartet ne letren e tuaj te mepareshme.... Nderkohe, ketu ne Himare ndodhet Imzot Stanila, qe fal Zotit eshte me gjendje më te mire shendetesore, nga ç’ishte. Ne e duam dhe e respektojme shume, per veprat e mira qe ka bere ashtu si i don i Madhi Zot dhe si mesuesin i diturise.

Kesisoj, me perkulje, i u puthim duart e shenjta Ju Shume te Lartëve Kardinala

Himara 22 maj 1672

Une Papà Nikolla – protopapa i Himares.

Une Papà Aleksi – Eksarho i Himares.

Une Giorgio (Gjergj) Koka – Kryeplaku dhe ne emer te gjithe pleqeve te Provinces se Himares.

(Archiv. Propag. S. R. Vol. 439, fol 316 e Seggretar. 1672).

Me largimin e Don Kamilli, mikut e bashkpuntorit me te ngushte, Imzot Stanila i kerkoj Propogandes Fide ta zevendesonte me misionar te tjere, sepse ishin “shume te nevojshem per te miren e ketij populli”.

Ne arkivat e Propagandes Fide eshte nje liste e gjate, me emerat e te gjithe prifterinjeve kandidate, qe ishin parashikuar te niseshin per ne Provincen e Himares, por asnjeri prej tyre nuk shkoj, keshtu qe misioni dhe per shume kohe mbeti ne duart e Imzot Stanila dhe te pak prifterinjeve albaneze, qe e ndihmonin ne punet e misionit, sidomos ne zhvillimin e riteve fetare e ne organizimin e meshave ne ditet e djela.

Ne kete kohe, gjendja shendetesore e Imzot Stanila ishte perkeqesuar, kesisoj, ne fund te vitit 1675, Ai kerkoj largimin nga Himara, si rezulton ne letren e 25 gusht 1675, drejtuar Bashkesise se Shenjte, ku lutej ta lironin nga keto detyra dhe ta sistemonin ne nje vend te qete.

Ne fakt, Roma e liroj dhe e njoftoj te largohej nga Himara, por nuk dihen motivet perse ndejti dhe me shume, madje hyri ne debate te egra me Peshkopin e ri ortodoks, te quajtur Kalliniko, i cili zevendesoj Serafinin, qe kish vdekur pak muaj me pare. Peshkopi Kalliniko, e filloj misionin me mallkime, me sharje, me fyerje, me çkisherime e kercenime per te vrare Imzot Stanila. Jo vetem kaq, por ai arrijti te bindi dhe disa prifterinje katolike albaneze, qe te konvertohen e njeri prej tyre ishte At Elia Aleksi, ish miku me i ngushte i Stanila.

Kete situate e gjejme te pershkruar ne nje relacion, qe ai i dergon Romes ne viti 1676.

Mbeta vetem ne Himare. Banoja ne shtepine e At Aleksit, por duke pare cmiren dhe inatin e shprehur nga disa banore gjate predikimit tim, te premten e muajit Mars dhe i befasuar nga konvertimi ne ortodoks i At Aleksit, u largova nga shtepia e tij dhe vajta e bujta ne shtepine e te vellait Spiro Aleksit. Ne kete periudhe vetmie, ne Korfuz u shfaq epidemia e murtajes, çka me pengoj te shkoja per t’u keshilluar me miqt e mi e kesisoj mbeta i izoluar ne Himare. Çuditerisht, At Aleksi, tani i quajtur Papà Aleksi, po kryen nje fushate te kunder meje. Kur shkoj ne Sarande, Ai i prezantoj popullit nje leter te fallsifikuar, sikur e kishte derguar Metropoliti, ku njoftonte se Turqit, se shpejti do te sulmoj Himaren e kete e bente te me trembete e te me detyronte te largohesha nga Himara”.

Ne kete vit, ne Himare erdhi nje far Papà Gjergji, me origjine nga Voskopoja (Korçe), i cili pretendonte se ishte nipi i Patriarkut te Ohrit dhe kishte kerkuar te punonte me misionin. Ky Papà Gjergji, qe si kuptohet ishte nje mashtrues, nuk kishte leter rekomandimi nga Patriarku, kesisoj Imzot Stanila nuk e pranoj, por me qe i ati i Kavalier DinoVarfi kishte kerkuar nje mesues per femijet dhe nipat e tij, prandaj Ai e mori ne shtepi. Nderkohe Papà Gjergji frekuentonte kishen dhe ndiqte leksionet e Imzot Stanila, kesisoj mesoj te predikonte ungjillin ne familjen e Dino Varfit, qe e kishte bujtur.

Ne kohe te shkurter, Papà Gjergji demostroj se ishte njeri i pabese dhe me moral te dobet, çka e tregoj me  tradhetine qe i beri Imzot Stanila, duke shkelur ne mikrpitjen dhe besimin qe i dha Imzot Stanila. Papà Gjergji, mbante lidhje te fshehta me Papà Aleksin duke e informuar per te gjitha veprimet e Imzot Stanila, madje i kishte vjedhur dhe nje leter, qe e kishte shkruar per komandantin Venecian te Korfuzit e kete i a kishte dorezuar Aleksit e ky Peshkopit Kalliniko, i cili shpertheu nje stuhi shpifjesh e fyerjesh kunder Stanila.

Nje dite prej ditesh, kur Imzot Stanila po zhvillonte meshen ne Kishen e Shen Mikelit – Engjell, Papà Gjergji dhe Papà Aleksi, kishin hyre ne Shtepine e Imzot Stanila e i kishin grabitur te gjitha paisjet e sherbesave fetare. Kur degjoj per kete ngjarje te shemtuar, Kavalieri Dino Varfi, mori pushken e u shkoj drejt e ne shtepi e i detyroj te rikthenin te gjitha gjerat e vjedhura.

Situata ne Himare po nderlikohej gjithnje e me shume. Peshkopi ortodoks Kalliniko vazhdonte sulmet, duke e pershkallezuar persekutimin dhe te prifterinjeve katolike  albaneze dhe te popullit. Kete fushate te eger, Kalliniko e shoqeronte me mbledhjen me force te dhjetes se kishes, keshtu grumbulloj nje shume te madhe parash, i pervehtesoj te gjitha, pra vodhi te dhjeten e kishave dhe pasi u vetdorehoq, u largua nga Himara e u mbyll ne nje manastir ne Korfuz, ku jetoj ne mireqenie e ne rehati e “kesisoj - shkruan Imzot Stanila - i la te lire e ne paqe albanezet”.

Shendeti i Imzot Stanila ishte perkeqesuar e gjate nje vizite ne Korfuz, Imzot Barberigo Peshkopi i ri i Kishes Katolike, e mbajti ne shtepine e tij, ku qendroj 40 dite ne kujdesin dhe kuren e mjekeve, sidomos te Dr Skuffi.

Pasi u sherua, Imzot Stanila u rikthye ne Himare, i shoqerua nga misionari i ri, jezuiti At Gjon Korinthio, me origjine nga Negroponte, te cilin i a dha Imzot Barberigo, duke pare se Propoganda Fide nuk po dergonte misionar te tjere. At Korinthio do t’i ndodhet perkrah, deri ne fund Peshkopit te Myzeqese Imzot Stanila.

Ne vitet 1665 – 1668, kisha ortodokse u fuqizua e nje pjese banoresh te provinces u konvertuan ne ortodoksa. Ne vend te peshkopit “hajdut” e “pro tempore” Kalliniko, qe u largua, erdhi Zakaria, i cili me pare njihej si Papà Zotto, qe kishte ushtruar profesionin e argjendarit e pasi u shugrua prift, beri nje karriere te shpejte e tani ishte emeruar Peshkopi ortodoks i Himares.

Sapo arrijti ne Himare, Ai u lidh me Papà Aleksin e se bashku kurdisen te njejtat prapaskena e te njejtat presione e persekutime si peshkopet e me parshem, madje kur Imzot Stanila zhvillonte mesha, ose predikime ne kishat e karahines, Peshkopi Zakaria, bashke me Aleksin dhe disa banore himarjote shizmatik, e kishin sulmuar disa here gjate sherbesave ungjillore, duke e akuzuar si papist, heretik etj.

Ne keto vite, kisha ortodokse greke e intensifikoj aktivitetin dhe propoganden kunder kishes katolike, me synim per ta detyruar popullaten e provinces te konvertohej ne ortodokse, per kete qellim ata mobilizuan dhe shume murgj e prifterinj nga manastiret e malit Athos (kallogjera greke), te cilet bridhnin neper fshatra duke mbledhur lemosha e duke nxitur popullaten te konvertohej ne besimin ortodoks.

Imzot Andrea Stanila, Peshkopi i Muzakise dhe i Spathia dhe Mekembesi Apostolik i Himares, tashme ishte i plakur, i lodhur e me shendet te lig e perpos ketyre, dioqeza e tij ishte varferuar shume, aq sa s’kishte parà per te mbajtur shkollen e pergatitjes te prifterinjeve albaneze,per  çdo vit nga 12 prifterinje.

Nder dokumentat e vitit 1678, qe ndodhen ne Arkivin e Propagandes Fide, eshte dhe letra e Imzot Stanila, i cili i lutet sekretarit, te pranoje kerkesen e tij, per te dorezuar postin e mekembesit Apostolik te Himares, pasi ishte i semure e nuk mundi t’i perballoj persekutimet e shizmatikeve. Ne keto rrethana ai kerkoj te shkonte ne nje vend tjeter, ku mund t’i sherbente me mire besimtareve katolike.

Per gjendjen jo te mire shendetesore te Stanila, dhe Barberigo, Peshkopi i Korfuzit, ne nje leter te 24 shtatorit 1680, informon Propoganden Fide, duke i propozuar qe ta kthejne ne Rome. Ne vitin 1683, Imzot Andrea Stanil, Peshkopi i Myzeqese dhe i Spathia dhe Mekembesi Apostolik i Himares, u nis me anije per Vnencia, ku qendroj per disa kohe, pasi semundja e podagres e kishte renduar shume, sa nuk mund te levizte.

Ne Himare mbeti prifti Giona (Gjoni), te cilin e mori ne mbrojtje kavalieri Dino Varfi e me pas si Mekembes Apostolik i Himares u emerua Don Nilo Katalano.

Imzot Andrea Arkadio Stanila, vdiq me 9 shtator 1693 ne kolegjin e Shen Bazilio ne Rome.

Nga viti 1693 dhe ne vazhdim, Propoganda Fide dërgoi në Himarë disa misionarë, që zëvendësuan në detyrë njëri- tjetrin, duke filluar me klerikun 22 vjeçar, Don Nilo Katalano dhe më pas, klerikët Filoteo Zassi, Basilio Matranga (1715), Xhuzepe Skiroi (1715-1741). Për t’i u rritur prestigjin, secilin prej tyre e emeruan Peshkop të Durrësit dhe Mekembes Apostolik të Himarës.

Keta misionare, i derguan Propogandes Fide relacione te shumta, me të dhëna të rëndësishme, jo vetëm për gjendjen kishtare, por në përgjithësi, për historinë e Himarës, kultutën dhe zakonet e vendit, gjendjen ekonomike e sociale, rezistencen ndaj turqeve, presionin e klerit ortodoks në jetën publike dhe kishtare etj.

Don Nilo Katalano. ishte italian i lindur në rrethinat e Messinës. Burimet qartësojnë se Katalano, para së të nisej në detyrë, iu vu me shumë ngulm studimit të gjuhës shqipe dhe nisi të hartojë edhe një gramatikë dhe të hartojë një fjalor të saj. Don Nilo Katalano nuk u nis i vetëm në Himarë, por me një klerik tjetër ndihmës të përzgjedhur prej tij e ky ishte arbereshi Don Filoteo Zassi, i lindur në koloninë arbëreshe të Mezzoiusos, pra ai fliste gjuhen arbereshe, si kuptohet e njihte e gjuhën e vendit ku po shkonte.

Pas vdekjes së Don Nilo Katalanit, në vend të tij si Peshkop i Durresit dhe Mekembes Apostolik te Himares, u emerua pikerisht Don Filoteo Zassi, nje klerik i përgatur, me gjuhe ametare shqipen (nativa albanese).

Don Nilo Katalano nuk jetoi gjatë. Pasi arrijti në Provincën e Himarës, ai shkoj ne Dhërmi e me pas në Vuno, ku u keqesua gjendja shendetesore e menjehere e derguan ne Korfuz, ku mjeket konstatuan se gjendja e tij ishte e rende dhe pa shpresa. Megjithëse jetoi pak, Don Nilo Katalano zhvilloi nje aktivitet intensiv klerikal e shoqeror, sidomos në organizimin e shkollave, qe frekuentoheshin nga shume te rinj albaneze dhe qe me pas u mbajten ne aktivitet nga Don Zassi dhe misionaret e tjere, duke kontribuar me dinjitet e pasion ne mesimin e gjuhes shqipe.

------------------------

-...Cikli vazhdon edhe në një numër të ardhshëm-

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-

- Nga Italia, 5 Qershor, 2013-



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora