Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kunavia (V)
E diele, 06.10.2013, 02:00 PM
KUNAVIA – 5
Ipeshkëvët e Dioqezes te Kunavise ne mesjeten e voneshme.
EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA
Historine e Dioqezes se
Kunavise, te prezantuar ne keto shkrime, e kam bazuar ne dokumenta te Arkivit Sekret te Vatikanit, te Bibliotekes
Apostolike te Vatikanit, te Arkivit te Propogandes Fide,
ne disa nga bulat Papnore, ne epistolare, ne kronikat e kohes, ne studime te botuara ne periodike shkencor e
sidomos ne vepren madhore"Illyrici
Sacri", e hartuar nga dy prelatët: Daniele
Farlato (Daniel Farlato) e Jacobus Coletus
(Jakopo Koleti). Kjo veper, trajton historine e krishterimit ne trojet
iliro-arberore-shqiptare, tregon per ipeshkëvitë, ipeshkevët, jep te dhena per
disa famulli, nga nje here dhe per prifterinjtë dhe murgjërit, qe kane sherbyer
ne kishat e manastiret tona.
Krahas
historise se krishterimit, kjo veper permban te dhena historike dhe gjeografike
per trevat e banuara nga albanezet, ndermjet tyre dhe Kunavine, ku gjejme
informacione, qe nisin nga shekulli IV para Krishtit, deri ne shekulllin e XIX.
Ne kete hapsire kohe, dioqeza e Kunavise dhe malesoret e kesaj treve, jane
protagonista te historise se Ilirise, te Principates se Albanise, te Regnum
Albaniae, te Principates te Topia, ne lufte kunder serbeve, ne lufte kunder
turqeve perkrah Gjergj Kastriotit - Zotit te Albania dhe ne plot ngjarje ne
vitet e mevoneshme.
Ne “Illyrici sacri”, Kunavine e gjejme si
trevë, qytet i lashte, dioqeze sufragane me katedralen, me kishat dhe
manastiret, ku kane sherbyer prifterinjë dhe murgjer si te huaj dhe vendas.
Nje burim tjeter te dhenash historike per dioqezen e Kunavise asht libri ne tre vellime: “Hierarchia Catholica” e Conradum Eubel, e cila mbahet si vepra historike me komplete dhe më e sakta, për sa i përket renditjes së ipeshkëvive dhe ipeshkëve të kishes katolike deri ne vitin 1503.
Trajtimi
me vehte i Kunavise, jasht ketij realiteti historik, do t’i bente keto shkrime
te thjeshta dhe skematike, per çka kam preferuar t’a pasqyroj si pjese
integrale e historise te popullit tone. Kunavia nuk mund te shihet e ndare nga
keto ngjarje historike, pasi malesoret e Kunavise jane pjesemarres aktivë,
pavaresisht se nuk pasqyrohen ne librat dhe tekstet e historise.
Te
dhena me rendesi per Kunavine kam gjetur ne "Illyrici Sacri”, nje veper voluminoze e historise se krishterimit
ne trojet tona, e shkruara ne gjuhen latine dhe e botuar ne tetë vellime.
Titulli
origjinal eshte “Illyrici sacri – iliret
e shenjte”, ndersa ne frontespicin e vellimit te I, ne qender te ilustrimit
grafik eshte shkruar “Illyricum sacrum-
Iliria e shenjte”, qe perdoret si titull i kryesor i vepres. Te dy
varjantet jane te pranueshme sepse Iliria dhe populli yne jane te shenjte.
Vellimet I - VI, permbajne
aktivitetet e ipeshkevive te Salones, te Splitit, te Jadertines, te Zagrebit,
te Ricines dhe te Kotorrit.
Vellimi
i VII, i shkruar nga Jakopo Koleti i dedikohet Ipeshkevive te Diokleas, te Tivarit,
te Durresit e Sirmienit, me dioqezat e tyre sufragane, nder te cilat dhe
Dioqeza e Kunavise me famullite saj.
Tomo 7 - Ecclesia Diocletana, Antibarensis,
Dyrrhachiensis, et Sirmiensis cum earum
suffraganeis. (Jacopo Coleti - 1817)
Vellimi
i VIII pershkruan Ipeshkevite e Shkupit, te Sardes, te Marcianopolitana,
Schridensis e
Ternobensis,
me dioqezat e veta sufragane.
Tomo 8 - Ecclesiae Scopiensis, Sardicensis,
Marcianopolitana, Schridensis et Ternobensis cum
earum suffraganeis. (Jacopo Coleti - 1819).
Vellimi
i VII i “Illyrici sacri” (me 686 faqe), i shkruar nga At Jakopo Koleti, i
botuar ne Roma ne vitin 1817, eshte përkthyer ne gjuhen shqipe me mjeshteri e me
pasion nga Dom Frano Illia, i cili shërbente
famullitar në qytezën e Milotit. Ne vitin 1963, Dom Frano Illia e perfundoj me
sukses perkthimin, duke kryer nje pune kolosale dhe patriotike, por vepra e
prelatit tone te shquar nuk u vleresua nga regjimi komunist, qe jo vetem nuk e botoj, por e burgosi Dom Frano
Illia.
Nuk
kam pasur fatin te lexoj perkthimet e Imzot Frano Illia, çka do te me ndihmonte
dhe do te me lehtesonte punen me keto shkrime. Ne keto rrethana u detyrova te
studjoj vepren origjinale ne latinisht “Illyrici
sacri”. Per te verifikuar saktesine e perkthimeve origjinale, jam
konsultuar me dy eksperta te latinishtes Prof Luka D’Ascia dhe Prof Piersante
Sestini, dy miqt e mi te apasionuar me historine e Shqiperise dhe ne veçanti me
Kunavian.
Hartimi dhe botimi i vepres madhore “Illyrici
sacri” u realizua me porosi dhe nen
drejtimin e Papa Klementi XI (drejtoj Seline e Shenjte ne vitet 1700 – 1721). Papa Klementi XI - kardinali Giovanni Francesco Albani, asht me origjine albaneze, pasardhes i familjes fisnike te
Françesk Laçit, nje nder kapidanet e Kurbinit, i cili pas vdekjes te Gjergj
Kastriotit, emigroj familjarisht dhe u vendos ne Marke te Italise. Nga familja
fisnike Albani kane dale disa kardinala, ipeshkëv dhe personalite te shquara te
kultures Italiane si Gian Girolamo Albani (i
biri i Françeskut), Annibale dhe Alessandro
Albani (nipat e Papa Klementi
XI) dhe Giuseppe Albani.
Papa Klementi i XI e deklaronte me
krenari prejardhjen albaneze dhe tregonte interes te madh per vendin e
origjines, duke e ndihmuar vazhdimisht, sidomos kontriboj ne ruajtjen e gjuhes
shqipe, ne shtypjen e librave ne gjuhen shqipe dhe ne mbrojtjen e krishterimit
ne trojet Arberore.
Me porosi e nen kujdesin e Papa
Klementi i XI, u mblodh Kuvendi i Arberit, ne 14 – 15 janar 1703, ne Merçine te
Lezhes, ku u moren vendime me rendesi per gjuhen albaneze, per
mbrojtjen e krishterimit ne trojet tona dhe per organizimin e luftes kunder
pushtuesve turq.
Papa Klementi XI, per organizmin dhe
drejtimin e kuvendit te Arberit, ngarkoj Kryeipeshkëvin e Tivarit Imzot Vinçenc
Zmajeviku (Vincentivs Zmajevichus), i
cili vizitoj çdo vend të Arbërisë, ku kishte komunitete katolike, duke
propoganduar për këtë eveniment historik të urdhëruar nga Papa. Në përfundim te kuvendit, vendimet e Koncilit te Lezhes, te shkruara në
gjuhe shqipe dhe ne gjuhe latine nga vetë Imzot Vinçens Zmajeviku, iu paraqitën
për shqyrtim Papës dhe, pasi u miratuan, më 28 janar 1704, u botuan nga
Propaganda Fide me titull: "Kuvendi
i Arbenit, ose Koncili Provincial i mbledhun ne Vjetin mijë shtaqind e tre
ndenë Papa Klementin XI Pretëmadhin...". Vendimet e Kuvendit te
Arberit jane firmosur nga:
Imzot Vincens Zmajeviku, kryeipeshkëv i Tivarit, Primat i Serbisë,
Vizitator Apostolik i Albanise.
Imzot Pjeter Karagjiku, Kryeipeshkëv i emruar i Shkupit.
Imzot Gjergji, ipeshkëv i Zadrimës.
Imzot Nikolaus Vladanji, ipeshkëv i Lezhës.
Imzot Antonius IV (Imzot Anton Babbia nga Sapa), ipeshkëv i emruem i
Shkodrës.
Imzot Marin Gjini, ipeshkëv i zgjedhun i Pultit.
Imzot Petrus III
(Pjeter Zumia, nga familja durrsake Zumia) - kryeipeshkev i Durresit dhe
Administratori
Apostolik i Kunavia.
Murgu Egidio de Arsenta, Prefekt Apostolik i Misioneve Françeskane te Albanisë.
Murgu Françek Maria da Leçe, Prefekt Apostolik i Misioneve Françeskane të
Maqedonisë.
Murgu Martin Gjonima, i pari i Provinçes së Fretënve.
Papa Klementi XI kontribuoj ne mbrojtjen e gjuhes albaneze, duke e
vleresuar si faktor me rendesi ne ruajtjen e identitetit kombetar, pasi si
dihet administrata e pushtuesve turq, kishte imponuar komunikimin vetem ne
gjuhen turke, çka rrezikonte eleminimin e gjuhes te kombit tone.
Si kam shkruar ne artikujt e mepareshme, liturgjia dhe katekizmat ne
famullite tona kryheshin ne gjuhen albaneze, rrethane kjo qe ka ndikuar ne
ruajtjen e gjuhes dhe te identitetit kombetar te popullit tone. Eshte e
dokumentuar, se se paku nga shekulli XIV dhe ne vazhdim, prane shume famullive
funksiononin shkollat e katekizmes ne gjuhen albaneze dhe shkollat e gjuhes
albaneze, te cilat pas vitit 1703 u shtuan dhe u forcuan.
Nje kontribut te veçante ne kete drejtim ka dhene Imzot Françesk Maria da
Leçe, i cili ne vitin 1702 hartoj fjalorin italisht – albaneze me 12 921 fjale
(per shume kohe mbeti i pabotuar), ndersa fjalori i Frang Bardhit (1635) kishte
4500 fjale, nga te cilat vetem 2544 ne gjuhen albaneze.
Imzot Françesko Maria da Leçe, eshte dhe autori gramatikes te gjuhes
albaneze, e botuar ne Rome ne vitin 1716 (e shtypur ne tipografine e
Propogandes Fide).
Teksti i gramatikes “Osservazioni
Gramaticali in Lingua albanese”, u shkrua per t’i sherbyer si klerikeve
italianë, duke u krijuar mundesite te zhvillonin liturgjine ne gjuhen albaneze,
por dhe per t’’ u perdorur si tekst per shkollat e katekizmave dhe shkollat e
gjuhes shqipe, qe ende funksiononin ne trojet tona. Pas hyrjes ne gjuhen
italiane, teksti i gramatikes vazhdon ne gjuhen albaneze, me nje parathenie te
shkurter drejtuar arberve:
Arbenuer i
dashtun, ket’ Gramatiken e shkrova jo per zotnine tande, i cili di ma shume e
ma kthjellet se une, veçse per ata Fratet, qe vijne prej se largu me ju
sherbyem. Dhe pse, keta njerez te Romes s’kane haber te gjuhes sate: pune e
mire asht, qe ma parë te merren vesh ketu. Ne te pelqeft hesapi i kesaj letre
(te lutem), me fal Ti o Zot, se me dhè mua shendetin me e mbarue kete pune …………….etj.
Papa Klementi i XI i dha nxitje te fuqishme rilindjes albaneze, qe ne ato
vite shenoj nje ripertritje te vlerave kombetare, te kultures, te gjuhes shqipe
dhe te krishterimit ne trojet e Albanise.
Ritheksoj se ne kishat tona, meshat, pagezimet dhe katekizma
zhvilloheshin ne gjuhen albaneze e per kete askush nuk duhet te dyshoj. Vitet e
fundit jane gjetur dokumenta qe vertetojne kete fakt, si Meshari i shekullit
XIII, qe ndodhet ne Biblioteken e Vjenes, ashtu si njoftimi i historianit dhe teologut kroat, Miroslav Vaninon, i
cili në një studim kushtuar Aleksandar Komulovi? (latinisht Comuleo)
(1548-1608), na jep një
informacion shumë të rëndësishëm për shkencën e albanologjisë, ku tregon: “Në vitin 1584, A. Komulovi?i së bashku me rektorin e Kolegjit Ilirik të
Loretos, At Tomë Ragia, kishte urdhëruar shtypjen e 500 (peseqind) katekizmave
në gjuhën shqipe, të cilat i mori me vete dhe i shpërndau gjatë udhëtimit
apostolik në Albania ne vitin 1584. Ne kete udhetim apostolik, Kumolovi?in e shoqëroj prifti albanez Amano Duka,
nxënës i Kolegjit Ilirik të Loretos”.
Ky informacion deshmon se katekizma në gjuhën
albaneze, asht shkruar dhe asht shperndare 8 vjet para vepres te Lekë Matranga
“E mbesuame Chraestere - Mesimi i
krishterimit”, dhe 29 vjet pas vepres madhore “Meshari” i Gjon Buzukut. Pra mund te konkludohet se ne trojet tona,
ne shekujt X-XVIII kishte klerike dhe banore, që shkruanin e lexonin në gjuhën
albaneze.
Keto informacione na nxisin te kerkojme dhe te
zbulojme neper arkivat e bibliotekat e huaja, ato dokumenta qe vertetojne se
gjuha jone asht shkruar shume kohe me heret.
Ne kohen e Shtetit te Arberit, ne Kunavia u themelua manastiri cisterscien
i Shen Trifonit (1192), i cili organizoj dhe zbatoj teknologjine e prodhimit te
librave te shkruar me dore dhe te plotesuara me indekset alfabetike. Kjo
teknologji e prodhimit te librave vazhdoj deri ne shekullin XIX.
Murgjerit e Shen Trifonit ne Kunavia, midis tyre dhe shume vendas, me
moton "Ora et labora - lutje dhe punë”, mbylleshin ne dhomat e shkrimit (scriptorium monasticum), shkruanin,
kopjonin e faqosnin libra. Me duart e tyre kane shkruar ungjille, kodikë,
mesharë, inkubula, letra, tekste katekizme, formula pagezimi dhe celebrimi te
martesave ne kishat. Keto doreshkrime shkruheshin ne latinisht dhe greqishte
antike, por pa me te voglin dyshim jane shkruar dhe ne gjuhen albaneze, per
deri sa kjo ishte gjuha liturgjise ne kishat tona, kjo ishte gjuha qe kuptonte
populli e vetem me kete gjuhe, femijet do te ndiqnin shkollen e katekizmes,
krezmen, besimtaret do te rrefeheshin per t’u çliruar nga mekatet e me kete
gjuhe benin lutjet. Me konceptin aktual, Manastiri i Shen Trifonit te Kunavise,
qe nga viti 1192 e ne vazhdim, ishte tipografia e kishes katolike albaneze.
Ne manastirin e Shen Trifonit kane sherbyer dhe murgjer vendas, çka mund
ta konfirmoj me faktin se disa familje ne nje lagje te fshatit Peshk, mbajne
ende mbiemrin Murga.
Historiani P: Kleinhans, shkruan se ne shekullin XVII e deri ne gjysmen e
pare te shekullit te XIX, me qindra murgjer françeskane frekuentuan Kolegjin e
Misionareve ne Manastirin e Shen Pietri te Montorio-Itali, ku shume prej tyre studiuan
gjuhen albaneze, çka deshmon se kleriket e kishes katolike, u pershtaten
kushteve e i u pergjigjen kerkesave te famullive ku sherbyen, duke e perciell
fene katolike me gjuhen e popullit, ne gjuhen albaneze. Kesisoj mund te themi
per Manastirin e Shen Martinit ne Kunavia, ku shumica e murgjerve françeskane
kishin studiuar ne Kolegjin e Shen Pietrit ne Montorio, çka sugjeron se dhe shkruanin
ne gjuhen albaneze.
Papa Klementi XI eshte ideatori,
programuesi i vepres madhore “Illirici
sacri”, pra te historikut te krishterimit ne trojet
Iliro-Areberore-Shqiptare. Per t’a konkretizuar kete nisem, Ai akordoj dhe financime, qe duheshin per te perballuar shpenzimet e udhetimeve dhe te
botimit.
Papa Klementi XI, ngarkoj urdherin Jezuit te Venedikut, qe te mblidhte dokumenta kishtare, me te
dhena mbi krishterimin ne trojet e banuara nga iliro-arberoro-shqiptaret. Per
realizimin e ketij programi, u ngarkua jezuiti Filippo Riceputti, i cili kreu disa
udhetime nga Venediku ne Tivar, ku vizitoj kishat dhe manastiret e bregut te
Adriatikut dhe mblodhi ato materiale dokumentare dhe informacione gojore, qe do
te sherbenin per hartimin e historise te krishterimit iliro-arberor.
Gjate kohes qe ishte ne Tivar, Ai dergoj prifterinje dhe murgj misionar,
te mblidhnin dokumenta ne te gjitha Ipeshkevite, kishat dhe manastiret e
Albanise. Ky material dokumentar me dorshkrime, diploma, epistolar, kodike,
libra dhe objekte historike, u ngarkua ne nje qerre, per t’u derguar ne Tivar.
Pasi kapërceu vështirësitë e terrenit
malor, baltrat e Zadrimës dhe i shpetoj perndjekjeve te turqeve, kjo qerre e
mbushur me vlerat tona kombetare, per fat te keq u mbyt në lumin Drin dhe
kesisoj humben te gjitha ato dokumenta, qe ishin destinuar te studioheshin nga
At Riceputti.
Me doreshkrimet dhe dokumentet e tjera qe kishte mbledhur gjate udhetimeve
deri ne vitin 1721, At Riceputti themeloj “Bibliotheca
manuscripta Illyricana” ose “Museum
Illyricum”, ku u ruajt e u mirembajt lenda arkivore, nje pasuri historike,
fetare e kulturore me rendesi, qe i sherbeu Atij per botimin e kesaj vepre
voluminoze, por me vlera dhe per brezat e ardhshem, qe do te merreshin me
historine kishtare dhe laike te Ilirise dhe te Albanise.
Pas disa vite pune te zelleshme At Riceputti i përfundoj katër
pjesët e para te historisë kishtare te Ilirise veriore, por nuk arrijti t’i
botoje, sepse vdiq. Per te sistemuar punen e pa perfunduar prej tij, u ngarkua
historiografi At Daniel Farlato, i cili e ripunoj dhe e risistemoj me kritere
metodike veprën e Riceputti dhe nga viti
1751 – 1769 botoj pese vellimet e para te “Illyrici
Sacri”.
At Daniele Farlato
vdiq ne vitin 1770 dhe vepren e tij e vazhdoj nje tjeter jezuit, At Jakopo Koleti,
i cili hartoj tre vellimet e tjera, qe u botuan nga viti 1800 deri ne vitin
1819, nder te cilet vellimi i VII i botuar ne vitin 1817, permbanë historine e
krishterimit ne ipeshkevite e Diokleas
(Mali i Zi), te Tivarit (Antibarensis),
Durresit (Dyrrhachiensis) dhe Sirmenit (Sirmiensis), ku jane
perfshire dhe dioqezat sufragane respektive, ndermjet tyre dhe dioqeza e
Kunavia.
Ne shkrimin e me parshem
kam prezantuar listen e ipeshkeve te dioqezes se Kunavia, ndersa ne vazhdim do
te trajtoj me gjere ipeshkevet ne shekujt XIV-XVII, te perfshire ne nje dokumentacion te dendur i ruajtur ne Selinë e
Shenjtë dhe i pasqyruar hollesisht ne vellimin e VII te “Illirici sacri”.
Fuqizimi i katolicizmit ne trojet e Albania, u
favorizua nga kushtet politike pro-katolike, që krijuan Shteti i Albania,
Regnum Albaniae dhe qendrimi properendimor e lidhjet e forta me Seline Shenjte
te Gjergj Kastriotit – Skenderbeu, qe Kuvendi i Arberit ne Lezhe e shpalli Zoti
i Albania, si rezulton ne shume letra, qe i nenshkruante me titullin Dominus Albaniae – Zoti i Albania.
At Jakopo Koleti, ne vellimin VII te “Illirici sacri”, nuk ka prezantuar
listen komplete te ipeshkeve te dioqezes se Kunavise, madje çuditerisht fillon
me Imzot Thomas (1334 - 1347) dhe nuk trajton te tjeret para tij, sidomos Imzot
Montegrano, Imzot Ndreun, Imzot de Hojo, te cilet, ne fakt i ka permendur si
ipeshkev te Kunavise, por kur trajton Ipeshkevite e Durresit e te Tivarit dhe
dioqezat e Krujes, te Stefaniaka, te Lezhes, te Bendes etj. Pavaresisht nga kjo
inkovenience metodike e autorit, ne vazhdim do te prezantoj te dhenat e
ipeshkeve te dioqezes se Kunavia, sipas “Hierarchia
Catholica” te Conradum Eubel dhe te shume dokumentave te tjera, te arkivit
te Selise se Shenjte.
Imzot Gulielm Montegrano. Eshte me origjine franceze, i lindur ne qytetin Auch, kryeqendra e Kontese te Armagnac (Armanjak) te Pirenejve, ne
jug-perendim te Frances.
Imzot Montegrano
ka qene ipeshkevi i dioqezes te
Kunavise ne vitet 1311 – 1318.
Deri ne vitin 1310, Imzot Montegrano ishte Ipeshkev i
Gaskonjes (France), ndersa ne vitin 1311, me bulën e Papes Gjoni XXII, emerohet
ipeshkev i dioqezes se Kunavia, ku qendron deri ne gusht te viti 1318 e me pas
e transferuan ne Itali. Ne 19 shtator 1318, Papa e emeron peshkop i dioqezes se Santa
Giusta ne Sardenja. Vdiq ne vitin 1319 ne Itali.
Imzot Montegrano ka qene ipeshkev me
autoritet dhe njeri i besuar i Papes, pasi si kam theksuar ne shkrimet e
mepareshme, te dy kane komunikuar mes tyre me letra, madje dokumenti i parë i kancelarise Papnore, ku permendet Regnum
Albaniae, është bula e Papes Gjoni XXII, e shkruar me 10 maj 1317,
drejtuar Imzot Guljelm Montengrano, ipeshkëvi i Kunavise, ne Kryeipeshkevine
e Durrësit te Regnum Albaniae.
Me kete bulë, Papa e
urdheron Ipeshkëvin Guljelm
Montenegro, te paraqitej në Avinjon, ku ne kete kohe ishte transferuar selia
Papale. Kjo bulë, ka vlera te medha historike kombetare, sepse asht i pari
dokument, me te cilin Papa e njeh zyrtarisht Regnum Albaniae, por dhe
sepse lidhet me ipeshkevin e Kunavise, me historine e popullit te treves te Kunavise,
qe ishte pjese integrale dhe e rendesishme e Mbreterise se Arberit dhe dioqezë,
ku ishte konsoliduar dhe zgjeruar aktiviteti i kishes katolike.
Papa Gjoni XXII e urdheron Imzot
Guljelm Montegrano të shkonte në Avinjon per t’a informuar per situaten e
veshtire, qe po kalonte popullata katolike, por dhe per te diskutuar se bashku
per organizimin e kryengritjes kunder serbeve, qe po masakronin banoret
katolike ne Albania.
Ne kete dokument nuk qartesohet ne se Imzot Montegrano, ishte i deleguar
i mbretit Karl I Anzhu, si ndodhte shpesh ne vitet e mesjetes, qe kleriket e
larte ishin dhe ambasadore te mbreterve. Eshte pak e besueshme qe Papa, ta kete
thirrur vetem per t’u informuar per situaten, kur kjo behej dhe duke i a
pershkruar me nje leter. Me shume bindese eshte se e kane thirrur per te marre
pjese ne traktativat per organizimin e
kryengritjes antiserbe, ku Imzot Montenegro perfaqesonte mbretin.
E shtroj keto varjante si alternativa, pasi plani per organizimin e
kryqezates kunder serbeve, ne fakt ishte iniciativë e Karlit I Anzhu dhe i
mbeshtetur nga Papa Gjoni i XXII, prandaj nuk perjashtohet mundesia qe Imzot
Guljielm Montegrano, te kete qene perfaqesuesi i Mbreterise se Albanise, pra i
ngarkua nga Karli I Anzhu, per te marre pjese ne bisedimet me Papen, me Filipin
e V (mbreti i Frances), me mbretin e Hungarise dhe banin e Bosnjes, te cilet se bashku kishin rene
dakort te organizonin nje kryqezate kunder mbreterise serbe te Stefan Uroshit,
qe ishte mbeshtetesi kryesor i kishes ortodokse serbe dhe pergjegjes per
fushatat e egra antikatolike ne trojet arberore.
Rruga nga Kunava në Avinjon ka
zgjatur rreth 20 ditë, sepse në bulën tjeter te dates 18 maj 1317, Papa e
urdheron Imzot Gulielm Montegranon, të paraqitet urgjentisht e personalisht
brenda 20 ditëve “infra viginti dies se
coram pontifice personaliter sistat”, çka na ben te supozojme se ka arrijt
ne Avinjon ne javen e pare te qershorit, por nuk dime sa kohe qendroj ne France.
Rendesi ka, se pasi u kthye, Imzot Montegrano u be inspiruesi dhe organizatori
i kryengritjeve antiserbe ne Kunavi dhe ne trevat e tjera si ne Trafandina
(Miredita), Mati, Kruja, Stefaniaka, Benda, Dibra etj.
Imzot Montegrano qendroj ne krye te
dioqezes se Kunavise deri ne muajin gusht te vitit 1318 e me pas e per arsye
shendetesore, Papa Gjoni XXII e transferoj ne dioqezen e Santa Giusta ne
Sardenja, ku dhe vdiq ne vitin 1319.
Me largimin e Imzot Montegrano,
vendi i ipeshkevit ne Kunavi, mbeti vakant per rreth 1 vit. Gjate kesaj kohe dioqeza
u drejtua nga Don Bartholomeos
“Boloniensi” O. P, i cili prej shume vite ishte
Rektori i Katedrales te Shen Gjon Pagezorit e kuptohet dhe mekembesi i
ipeshkevit.
Don Bartolomeo ishte domenikan i
urdherit te murgjerve predikues, Ordo fratrum praedicatorum (kuptohet
nga inicialet O.P, qe i shtohen emerit), i quajtur dhe urdheri
mendikanteve, sepse benin jete te varfer dhe lypnin. Ne fillimet e karieres
ekleziazike, Don Bartolomeo ka qene nenprimari (sottopriore), i kuvendit te
Bolonjes, prandaj e quanin “Boloniensis”.
Ne kohen qe ndodhej ne Kunavia, kisha katolike po perballesh me disa
doktrina heterodokse e per te bindur besimtaret, kerkohej qe predikimet e
ungjillit te zhvilloheshin ne nivele te larte fetare dhe kulturor. Kuvendet
domenikane ishin shnderruar ne qendra te studimeve teologjike dhe biblike e
ndermjet tyre renditej dhe katedralja e Shen Gjon Pagezorit, e drejtuar ne ato
vite nga Reektori Don Bartolomeo, çka sugjeron perse katedralja e jone ishte
bere kaq e fameshme ne boten katolike.
Imzot Bartolomeo II, O. P., u emerua ipeshkev i
dioqezes se Kunavia me 19 shtator 1319, me bulen e Papa Gjoni XXII. U quajt Bartolomeo i dyte,
pasi para tij, ne Kunavia kishte qene nje tjeter ipeshkev me emerin Bartolomeo,
por nuk dime ne cilet vite.
Sipas Konrad Eubel ne “Hierarchia Catholica”, Imzot Bartolomeo ndejti
pak kohe ne detyren e ipeshkevit, pasi ne 23 qershor 1320 e transferuan dhe e emeruan peshkop i dioqezes te Segni - Itali. Ne Arkivin dhe ne Biblioteken
e Dioqezes se Segni, mungojne te dhenat per Don Bartolomeo, pasi me bombardimin
e qytetit gjate luftes se II boterore, u shkaterrua dhe u dogj vetem pjesa e
arkivit, ku ruheshin dokumentat para vitit 1500.
Nuk ka shume te dhena per jeten dhe
vepren e Don Bartolomeo. Ndermjet tyre po veçoj nje leter te Papa Gjoni XXII (Archivio
Segreto Vaticano, Regesti Vaticani, vol. 117, p. 51, n. 290, "Cum
sicut"), drejtuar Rektorit te Kampanjes, ku shprehet me konsiderata per
Don Bartolomeo II: “..... Imzot
Bartolomeo ka eksperience dhe asht
shume i afte, prandaj do te duhej t’a kishim emeruar peshkop i dioqezes te
Alatri, ku kemi shume probleme....”.
Imzot Bartolomeo vdiq ne vitin 1321.
Shkrimet e ardheshme do t’i dedikohen ipeshkeve te tjere te shekullit XIV.