Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kunavia (III)
E hene, 02.09.2013, 06:05 PM
KUNAVIA – 3
Vështrim mbi historinë e Kunavisë në shekujt IX - XIV.
EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA
Pas dyndjeve te barbareve paganë e te
sllaveve dhe me zgjerimin e mbreterise Bullgare, Arberia i humbi lidhjet
tokësore me Perandorinë, por mbeti provincë e varur nga Bizanti. Kjo rrethane,
i favorizoj arberit te liroheshin nga presioni direkt e te krijojne struktura
autonome vetëqeverisese, te cilat ne qytete drejtoheshin nga fisnikë
(arkondët), ndersa ne fshat me bujaret dhe pleqesia.
Ne kete kohe, krishterimi u perhap
gjeresisht ne trojet arberore, por me veçori, disa peshkopata vazhdonin te
mbanin lidhjen me Romen, ndersa te tjerat ruanin lidhjet me Kostantinopojen.
Me Sinodin e Fotius te vitit
879, Peshkopata e Durresit e Epirus Novus, i kaloj Patriarkanes te
Kostantinopojes, ndersa provincat fqinje Prevali, Dardania dhe Epirus Vetus,
vazhduan me Romen.
Ne shekullin e IX, ne listen e dioqezave ne varesi te Patriarkanes te
Kostantinopojes, te hartuar nga perandori bizantin Leo VI Sapiens
(886-912), renditet dhe eklezia Chonubiensem
(Kunavia), por ende nuk njohim emerat e peshkopeve e as te
prifterinjeve qe sherbyen ne kishat e shumta.
Peshkopata e Durresit kishte
ne varesi peshkopatat e Lezhes, Stafaniakes, Krujes, Kunavise, Priskes,
Skampes, Lestroensis, Amantias, Apollonise, Valones, Bendes etj, pra perfshinte
te gjitha dioqezat ne trojet ndermjet lumit Drin ne Veri e lindje dhe ne jug
deri ne Vlore.
Ne shekullin e IX, Perandoria
Bizantine, pasi u çlirua nga presionet e arabeve në lindje, i u dedikua provincave perëndimore, si Italise se Jugut,
Dalmacise dhe Arberise, që vazhdonin te sulmoheshin nga bullgaret dhe normanet.
Për te forcuar praninë në këto provinca, Bizanti kreu riorganizimin
administrativ, kesisoj krijoj provincat e tipit militare, qe u quajten Thema.
Trevat e banuar nga arberit u përfshinë
në Temen e Durrësit (Tivar - Vlorë), ne Temen e Nikopojës dhe ne Temen e
Thesalise, ku bente pjese Dardania dhe viset lindore arberore (Madeqonia e
sotme perëndimore), por me vone, keto te dyja i u shkeputen Thesalise dhe
krijuan Temen e Shkupit.
Në krye të temës qëndronte një
funksionar i lartë bizantin, i quajtur strategu, i cili ishte i veshur me
pushtet ushtarak dhe civil. Strateget e temës së Durrësit dhe te Nikopojës
quheshin dhe duka. Nën urdhrat strategeve ishte një aparat i tërë
nëpunësish ushtarake dhe civilë, që shërbenin në qendër dhe në fshatrat rreth
qyteteve e te viseve te thella malore.
Me organizimin e temave, Perandoria e
Bizantit e konsolidoj forcën ushtarake nepermjet krijimit të një ushtrie të rekrutuar nga popullata
vendase, pra nga radhët e stratiotëve (bujqeve-ushtarë), të cilet
gezonin të drejtën te shfrytëzonin një parcele toke, kundrejt kryerjes së
shërbimit ushtarak. Integrimi i banoreve
Arberit e mbrojten ushtarakisht
perandorinë, por në rradhe te parë mbrojten trevat e veta dhe nderkohe u liruan
nga detyrimet fiskale, qe kishin ndaj arkës perandorake.
Ndonese qëllimi, për të cilin u ngritën
Temat, ishte frenimi i ekspansionit bullgar, ne shekullin e X, Temat e
Thesalisë dhe te Nikopojës, njera pas tjetres u pushtuan nga Car Simeoni
(893-927).
Ne vitin 998, Car Samueli (976-1014),
pushtoj Temen e Durresit dhe më pas Dioklenë.
Pushtimi bullgar u shoqerua me fluks
imigrator te fiseve bullgare, qe u vendosen ne trojet arberore, sidomos ne Kunavine
lindore, ne dy anet e lumit Drini i Zi. Pjesen lindore te treves se Kunavise,
bullgaret e organizuan ne njesi administrative me vete, te quajtur Golloborda
(Kodrat e Çveshuna). Ne keto vise, pushtuesit bullgare ngriten adiminstraten e
vet, e cila i perktheu ne gjuhe bullgare shumicen e emerave te fshatrave,
lumenjve e maleve. Ne baze te ketyre kritereve, Okshtuni e mori emerin nga
gurgullima e lumit Okshtun, Rrëza e Kufirit u quajt Klenja, Shkrepi u quajt
Ostreni, Trelagjet u quajten Trebisht, Uji i Ftohet u quajt Studen, kesisoj u
ndryshuan dhe emerat e maleve, nga Pllaja e Molleve u kthye ne Jabllanica dhe
nga Mali i Ahishteve (sibinicum) ne Shebenik etj.
Banoret e fshatrave te Gollobordes ende
flasin gjuhen e vjeter bullgare, ndonese gabimisht thuhet se eshte gjuha
maqedonase, ndersa ne fakt nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston gjuhe maqedonase.
Enklave me popullate bullgare, u
krijuan dhe ne jug te trojeve arberore, si rreth liqejve te Prespes.
Caret bullgare, shumicen e kishave
arberore i kaluan ne varesi te Kostantinopojes, madje kishat e treves te
Gollobordes e te Pustecit, qe nga ato kohe te lashta edhe sot, jane ende te
ritit ortodoks. Në kapërcyell të shekujve X-XI, trevat arberore ishin nën juridiksionin
kishtar të kryepeshkopatave të Durresit, Ohrit dhe Naupaktit. Sejcila prej tyre
kishte ne varesi nje numer të madh peshkopatash sufragane, nder te cilat
dioqeza e Kunavisë mbeti ne varesi te Metropolise se Durresit.
Caret bullgare, e fuqizuan Peshkopaten
e Ohrit dhe e vune ne varesi te plote te Kostantinopjes, jo vetem kaq, por i
dhane nen juridiksion peshkopatat e Himarës, Butrintit,
Drinopojës dhe te Kozilit (pranë Prevezë), që i u shkëputen Naupaktit, si dhe
peshkopatat e Vlorës,
Gllavinicës, Cernikut etj, që dikur i përkisnin Peshkopates te Durrësit.
Kryepeshkopata e Ohrit, perfshiu shume dioqeza sufragane arberore. Përpos
selive që i u shkëputën Durrësit dhe Naupaktit, Ohri mori peshkopatat e Nishit,
Prizrenit, Shkupit, Dibrës, Kërçovës, Përlepit, Devollit, Kolonjës, Manastirit.
Kryepeshkopata e Ohrit e ruajti këtë
shtrirje dhe pas viti 1018, pra dhe pasi ra Perandoria Bullgare.
Me ardhjen në fron të perandorit Bazili
II, Bizanti kaloi në sulm kunder bullgareve dhe ne vitin 1005 e çliroj Temen e
Durresit. Dhe pas çlirimit nga bullgaret, Perandori Bazili II, rikonfirmoi
varesine nga Krypepeshkopata e Ohrit te Krypeshkopëve te Durresit e Naupaktit
dhe te peshkopeve e dioqezave sufragane (perfshi dhe Kunavia), pra
mbeten ashtu si i kishin lene carët bullgarë.
Ne shekujt X - XI, në viset e brendshme te Arbërisë u
shtuan kishat katolike. Keto variacione ne perhapjen e kishave te lidhura me
rRomen, apo ne varesi te Kostantinopjes, ishin ndikuar kryesisht nga rrethanat
politike, sidomos te qendrimit te fisnikeve, si do te shohim ne vazhdim.
Perandori bizantin Jan Cimiskut
(John Tzimiskes – me origjine armene) ne vitin 976, shkruan se Metropolia e
Durresit shtrihej nga Tivari ne Vlore dhe kishte ne varesi 15 peshkopata
sufragane, si Antivarin, Ulqinin, Shkodren, Drishtin, Dioklean, Pultin,
Elisonin (Lezha), Krujen, Stefaniaken, Kunavine, Benden,
Amantian, Apollonine, Vloren etj.
Në vitin 1022, peshkopatat e Ulqinit
dhe te Tivarit, u shkeputen nga Durrësi dhe kaluan ne varesi te Romes. Papa
Benedikti VIII i shpalli keto dy peshkopata, sufragane të kryepeshkopatës së
Raguzës, ndersa dioqeza e Kunavise vazhdoj te ruante varesin nga
Metropolia e Durresit.
Ne vitin 1054, ndarja përfundimtare e kishës katolike
të perëndimit nga kisha ortodokse e lindjes, i gjeti peshkopatat e Tivarit,
Ulqinit, Shkodrës, Pultit dhe të Drishit të lidhura administrativisht me Papen;
ndersa Peshkopatat e Durresit, Ohrit dhe Naupaktit, me dioqezat respektive,
ishin ne varesi te dyfisht nga Patriarkana Ortodokse dhe nga Roma katolike.
Ne vitin 1089, me kerkese te Bodinit,
mbretit te Diokleas, selite peshkopale te Ulqinit, Shkodrës, të Drishit e te Pultit, i u shkeputen Durresit e kaluan në
varësi te Tivarit, që u bë Kryepeshkopate. Dhe Peshkopata e Shasit, sapo u
krijua, menjehere kaloj ne varesi te Kryepeshkopates te Tivarit.
Në qershor te vitit 1081, normanet e
komanduar nga Guiskardi dhe i biri Boemundi, zbarkuan në Vlorë e
me pas rrethuan Durrësin. Sipas kronistes bizantine Ana Komnena,
komandanti i ushtrise se Arberit, i rezistoj sulmeve normane, por qyteti u muar
tradhetisht, vetem pasi u hapen portat e keshtjelles, nga tregetaret e Amalfit
dhe te Venedikut, qe banonin ne
Pas rënies së Durrësit, ushtria normane
pushtoj Krujen, Benden, Kunavine, Dibrën, Pologun dhe Devollin. Pas
ketyre disfatave, strategu i Durresit e riorganizoj ushtrine me malesore nga
Kruja, Kunavia, Benda e Dibra dhe te ndihmuar nga
popullsia vendase, ne 1084 e rimorën Durrësin.
Malesoret e Kunavise ishin
shquar si stratiot, si ne mbrojtjen e trojeve te veta, ashtu dhe ne luften per
çlirimin e Durresit, prandaj per te mbrojtur Selanikun, Perandori i Bizantit
kishte derguar nje repart me 300 malesore nga Kunavia. Normanet e mbajten te
rrethuar keshtjellen e Selanikut mbi 1 vit, por nuk munden te thyejne
rezistencen e malesoreve nga Kunavia. Selaniku i u dorezua normanve vetem pas
urdherit te strategut te Durresit Gjon Vrana, i cili duke perfituar nga
lufta me normanet, kishte filluar te pergatiste kushtet per t’u shkeputur nga
Bizanti. Dorezimi i qytetit u be me marrevshje dhe me kusht qe malesoret e
Kunavise te lihen te lire. Gjate dorezimit te keshtjelles te Selanikut, ushtria
normane me komandantet e saj, u rrjeshtuan ne dy radhe per nder arme,
per te respektuar e nderuar qendresen heroike te malesoreve te Kunavise, qe u
rikthyen ne vendlindje.
Ne vitin 1185, normanet nen komanden e Boemundit
e pushtuan perseri bregedetin tone, por kesaj here u ndeshen ne qendresen e
malesoreve te Arberise dhe pasi u thyen, u terhoqen perfundimisht. Ne kete
periudhe kohe mardheniet e arberve me bizantin ishin ne krize te thelle,
kesisoj sulmet normane nxiten strategun e Durresit te shpalli mobilizimin masiv
te popullit dhe organizimin e nje ushtri te fuqishme, qe e shqetesoj
Perandorine Bizantine.
Ne shekullin e XII, Peshkopata e Durrësit, që dikur shtrihej nga Tivari në Vlorë, e zvogeloj
shume juridiksionin e saj. Sipas arkimandritit Nil Dhoksopatri, ne vitin
1143, nga 15 dioqeza, qe kishte pas ne varesi, Metropolise se Durresit, i mbeten vetëm 4 dioqeza: Lezha, Kruja, Stefaniaka dhe Kunavia. Keto
tre te fundit, ishin ne territoret e Arberise dhe administrativisht te lidhura
me Durresin.
Në kronikat historike te shekujve XI -
XII, filluan te përmenden familjet fisnike arberore si Arianiti, Skura, Topia,
Muzaka, Vrana, Mekshi, Jonima, Pliti, Blinishti, Progoni, Kamona, Stepani,
Zaharia Dukagjini etj. Keto familje mbanin tituj të lartë bizantinë dhe kishin
stemat e tyre heraldike.
Ne trevat e Kunavise u shquan
familjet fisnike Skura, Muzaka, Topia, Stepani, Mansi, Palimani, Rusi, Zaboli
etj, por nuk dime çfare raporte kishin me familjet e njohura te fisnikerise
arberore.
Nje veçori tjeter interesante, eshte
fakti se ne trojet e Kunavise gjejme toponime me mbiemra te familjeve fisnike
vendase si Guri Muzhaqit (Muzakes), Guri i Topisë, Kodrat e Mansit, arat e
Shtepaneve (Stepani),
Me mbiemerin Manesi i shume
familjeve ne Kunavi, eshte mbiemer i lashte, me origjine ilire, si rezulton ne
epigramat e gureve te varrit, qe i perkasin shekujve I – II pas Krishtit.
Ne shekujt XI - XII, Kunavia ishte
njesi administrative dhe dioqeze ne varesi te Durresit dhe
Në shekullin e XII, ne trevat fshatare
u përhap titulli sebast, sidomos gjate sundimit të dinastisë Manuelit I
Komnena (1147-1181), i cili u a akordoj kete titull disa bujareve te
trevave te Kunavise, si te pareve te familjeve fisnike Mansi, Skura,
Stepani etj.
Pas rënies së dinastisë së Komnenëve
dhe me ardhjen në fronin bizantin të dinastisë së dobët të Engjëllorëve, treva
e Arbrit u zgjerua dhe filloj te fitoj me shume pavaresi. Kjo situate favorizoj
dhe fuqizimin e kishes, sidomos rritjen e influences dhe te besimit ne popull
ndaj kishes katolike.
Në 19 qershor të vitit 1166, titullari
i kishës së Arbrit, peshkopi Lazari, i shoqëruar nga Gjergji, nje murg i
manastirit benediktin të Shelbuemit te Rubikut, moren pjesë në ceremoninë e
përurimit të kishës katolike te Shën Trifonit në Kotorr, ku peshkopit Lazari, i
u dha nderi të konsakronte një nga altaret e kishës. Në kete ceremoni ishin
ftuar dhe përfaqësues te peshkopatave dhe abacive të tjera katolike nga
Drishti, Shirgji, Ulqini, Tivari, Shasi, Durresi, Miredita, Kruja, Stefaniaka,
Kunavia, si dhe asistoj vete “priori Andrea i Arberit”, që
përfaqësonte pushtetin laik të asaj treve.
Dobësimi i pushtetit qendror te
Bizantit dhe decentralizimi i tij, në fundin e shekullit XII, ndikuan që
Arbrit, te krijojne nje strukture administrative te pavarur, me tipare të qarta
shtetërore, e cila shpejt u kristalizua ne një dinasti sunduese me fisniket
vendas. Ne keto kushte historike, ne vitin 1190 u shpall Principata e
Arbërit, me kryeqytet Krujen, ose me sakte Shteti i Arberit,
i pari shtet ne historine tone mesjetare, i cili funksionoj deri ne vitin 1255.
Historiografia e njeh si Shteti i Arberit, por bazuar ne titullin
"princ" (princeps albaniae), që Papa Inoçenti III i akordoj më
1208 Dhimiter Progonit – priori i Arberise, kjo strukturë, sipas
tradites historike te mesjetes, u quajt "Principata e Arbrit".
Kjo Principate feudale e Arberit, e ruajti në mënyrë të qëndrueshme shtrirjen
Drin-Shkumbin, ku perfshiheshin Lezha, Durrësi, Puka, Miredita, Kruja, Mati, Kunavia,
Benda, Kurbini, Dibra, Skampa dhe Ohri. Themeluesi i Shtetit te Arberit ishte Progoni
(1190-1198), pushtetin e të cilit e trashëguan të bijtë, Gjini (1198-1206)
dhe Dhimitri (1206-1216). Pas dinastisë Progoni,
Arberia u drejtua nga princat Grigor Kamona dhe se fundi nga Gulamini i Arbërisë.
Shteti i Arberit kishte stemen e vet
heraldike, shqiponja me nje koke te kthyer djathtas, me krahet te hapur lart.
Stema e shtetit te Arberit eshte gjendur e gdhendur ne gure, ne kishen e Shen
Maria ne Geziq te Nderfandes ne Mirdite e cila me pas u përvetesua nga dinastia
e Dukagjineve.
Kohezionin me te madh, Principata e
Arbrit, e arrijti me Dhimiter Progonin, i cili me autoritetin e tij, mblodhi
rreth vetes, te gjitha familjet e shquara të Arbrit, si Jonimët, Kamonat,
Plitët, Stëpanët, Skurajt, Blinishtet, Vrana etj. Në një traktat paqeje të
nënshkruar prej tij më 1210 me Republikën e Raguzës, princi Dhimiter i quan
këta fisnike "njerëzit e mi - homines mei”, pra i vleresonte sipas
së drejtës feudale perëndimore.
Papa Inoçenti i III, i dha Dhimiter
Progonit titujt gjykatës - iudex dhe princ - princeps
arbanorum, çka flasin për pozitën e tij të larte në gjirin e fisnikëve të
Arberit, por Dhimitri pëlqente të përdorte dhe titujt bizantinë, sepse i rritej
prestigji, si Panhypersebast e Megas Arhond (Arkondi i Madh). Ne
periudhen e Shtetit te Arberit, bujarët ne fshatra mbanin titujt bizantinë:
sebast o protosebast, kesisoj, Dhimitri si Panhypersebast, ushtronte
pushtetin e tij mbi sebastet dhe bujaret fshatare.
Dinastia e princërve të Arbrit ishte e
ndikuar nga kultura feudale dhe kisha perëndimore, çka u shpreh me iniciativen
e princit Dhimitër ne vitin 1208, për t’u lidhur me kishën katolike të Romës,
madje Dhimitri u lidh me vete Papen Inoçenti III, të cilit i premtoi
konvertimin e tij, te bujarëve e të popullit te principates ne fene katolike.
Me princin Dhimiter filloj kthesa e shtimi i te krishterve dhe i kishave
kattolike ne trojet e Arberit. Ne fuqizimin e kishes katolike, sigurisht dha
kontribut dhe Venediku, qe ishte i pranishem ne qytetet bregdetare te Arberise
si ne Lezhe,
Karakterin dy kishtare te kristianizmit
ne trojet arberore, e analizon historiani francez Allain Doucellier, ne
studimin “Les origines du people albanais, une clef pour sa future expansion“,
i cili duke i u referuar Ana Komnenes, thote se albanezet, sipas zonave jane
krejtesisht katolikë- romanë (Tivari, Ulqini, Shkodra, Drishti, Lezha, Pulti
etj); ose popullatë "mixte", e perziere ortodoksë dhe katolikë (Durresi,
Kruja, Stefanakia, Kunavia, Benda etj), ose vetem ortodokse (Janina, Ohri
etj).
Pas renies se Kostantinopojes (1204),
ndryshimi i raporteve ne favor te kishes katolike, ishte dukuri e zakoneshme ne
popullaten arberore, sidomos ne dioqezat mikste.
Forcimin e kishes katolike ne Kunavia
e pershkruan Papa Inoçenti IV, ne letren e 8 gushtit te
viti 1250, qe i dergon Urdhrit të Predikatorëve në Hungari, te
cileve u ben thirrje, që ndër te tjera “të kujdesen ne veçanti për Kunavinë,
sepse atje, disa peshkopë e shumë klerikë, jetojnë ende nën dominimin e
grekëve, por duan sinqerisht ritin e kishës tone të shenjtë Romane"
(Šufflay, A A, I, faqe 199). Afrim me kishen e Romes, ndikoj, qe ne vitet e
para te shekullit XIV, ne Kunavia te mbizoteronin kishat dhe manastiret
katolike. Natyrisht ne Kunavi ekzistonin kisha dhe manastire katolike,
madje qe ne fillim te shekullit te XII, ne qender te Kunavise u ngrit
manastiri i Shen Trifonit, i urdherit cisterstence (themeluar me 1o98 ne
abacine Cistercium ne Borgonje- France), i njohur si urdheri manastirial me
reformatori i mesjetes europiane. Manastiri cistercens i Shen Trifonit
ne Kunavi, eshte i pari dhe i vetmi i ketij urdheri ne trojet arberore.
Por le te rikthehemi ne fundin e
shekullit te XIII.
Pas renies te Principates se Arberit
(1255), ne skenen e historise arberore shfaqet Regum Albaniae me mbret
Karli I Anzhuin (Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae: 1267 – 1373).
Mbretëria e Arbërisë u shpall
zyrtarisht si formacion politik më 21 shkurt të vitit 1272, nga Karli
I Anzhuin, por në fakt, rezulton me heret, sepse termi Regnum Albaniae
u përdor nga kancelaria Anzhuine, që ne traktatin e Viterbos, më 27 maj 1267,
te nënshkruar nga Papa Klementi IV dhe Karlit I Anzhuin dhe që
përligjte fushatën e Karlit I ne vendet e Ballkanit dhe pushtimin e trojeve
arberore. Sipas historianeve É. Léonard, P. Xhufi, G. Del Giudice, E
Carabellese, G. M. Monti, A. Kiesewetter D. Nicol, ishin "ipeshkvët,
kontët, baronët, ushtarët dhe qytetarët arberorë”, ata që e zgjodhën dhe e
pranuan Karlin I si mbretin e tyre. Kryeqyteti i mbreterise ishte Durresi,
ku ishin perqendruar organet administrative dhe Kryepeshkopata.
Albanologu M. Šufflay dhe historiani
Karabellese, bazuar ne dokumenta papnore te vitit 1272, percaktuan kufijt e
Regum Albaniae. Kufiri jugor ishin malet Akrokeraune, ne juglindje perfshinte
territoret në zoterim te Mentul Muzaka - konti i Këlcyrës; ne lindje ishin trojet
e Ohrit e te Dibres, ku sundonin baroni Pal Matrenga dhe baroni Pal Gropa; ne
qender benin pjese trojet nen zoterimin e kontit Ladislavi e te Andrea Muzaka
(Mareshalli i Regum Albaniae) dhe te kontit Gjin Muzaka i njohur si zot i
Beratit; ndersa ne veri perfshinte Mirediten, Lezhen, Ulqinin dhe Danjen, qe
ishin nen zoterimin e Guljelm Blinishtit, protosevastor dhe te baronit
Calojohannes Blinishtit.
Në dy diploma, që kishte nxjerr
kancelaria mbretrore më 20 dhe 21 shkurt 1272, Karli I Anzhu u premtoj fisnikeve
arberor mbrojtje (protectionem suam) dhe njohjen e privilegjeve, te
normave e dokeve "të mira" të mëparshme, pra pranonte kodin zakonor
arberor.
Njohja nga ana e krerëve arberorë, te
sovranitetit anzhuin nuk ishte "dorëzim" pa kushte, por një ujdi e arritur
ne mirekuptim, siç shprehej vetë mbreti Karl, "pa kurrfarë dhune e
shtrëngimi - absque aliqua violentia seu cohactione”.
Shpallja e Mbreterise se Arberise,
ndikoj qe paria vendore, te fitoj nje status politik dhe fisnikerie te
gjithhershëm, pavarësisht nga jetëgjatësia e pranise te anzhuinëve në
territoret tona e pavarësisht në se kishte gjithmonë një mbret apo jo. Një herë
e shpallur, mbretëria mesjetare e Albanise, nuk mund të shpërbehej më.
Kur hypi ne fron, mbreti Karli I Anzhu
udhezoj hartimin e statuteve qytetare, nje proçes me zhvillim paralel ne te
gjithe mbreterine, qe filloj me Consuetudines te Barit, ndersa ne trojet
tona filloj me statutin e Ulqinit me
1280 dhe vazhdoj me te Shkodrës në vitin 1349, te Vlores ne vitin 1357, te
Tivarit ne vitin 1369, te Durrësit në vitin 1392, te Drishtit 1397, etj.
Drejtimi i mbretrise dhe i shoqerise arberore me norma juridike te parashikuara
ne statutet qytetare, deshmon per nivelin e zhvillimit social-kulturor te
shoqerise arberore ne shekullin e XIV.
Mbreti Karli i I Anzhu dhe pse u
Ndonese Regnum Albaniae u shpall
zyrtarisht në vitin 1272, ne dokumentat papale, per here te pare përmendet
ne vitin 1317, ne dy bulat e Papa Gjoni XXII dhe te dyja te lidhura me
Kunavine.
Dokumenti i parë i kancelarise Papnore, ku permendet Regnum
Albaniae, është bula e Papes Gjoni XXII, e 10 maj 1317, qe i
drejtohet Imzot Guljelm Montenegro, ipeshkëvi i Kunavise, ne Kryeipeshkevine
e Durrësit te Regnum Albaniae. Ipeshkëvi Guljelm
Kjo bulë, eshte me vlera te medha
historike kombetare, si per faktin se eshte i pari dokument, me te cilin Papa e
njeh zyrtarisht Regnum Albaniae, por dhe sepse shpallet e lidhur me
historine e treves se Kunavise, qe ishte pjese integrale dhe e
rendesishme e Mbreterise se Arberit dhe dioqeze, ku po rritej roli i kishes
katolike.
Mbreti Karli I Anzhu, ishte katolik,
kesisoj perkrahu e favorizoj forcimin e
kishes katolike, si rezullton ne nje kronike te vitit 1295, te Galvano di
Levante, i cili tregon kthimin ne
katolike te shume familjeve fisnike si Skura, Matranga, Blinishti, Topia, Vrana
etj, çka nenkuptohet se dhe popullsie e ketyre trevave, ndoqi shembullin e
fisnikeve.
Kronikat e kesaj kohe japin te dhena
kontradiktore. Kesisoj, Anonimi i Gorkes, ne vitin 1308, shkruan se peshkopatat
e Arberise se mesme (Kunavia, Stefaniaka) dhe te Arberise veriore
(Pulti e Dibra), “nuk jane as thjeshte katolike dhe as thjeshte shizmatike,
por po te ishte dikush t’i u propozonte fjalen e zotit, ata do te beheshin
katolike te paster, sepse i duan latinet”, pra kuptohet se kemi te bejme me
popullate dykishtare. Ne vitin 1322, udhetari anglez Simon Simeonis, tregon se banoret e Arberise
qe ka takuar, ishin shizmatik, pra ortodoks. Ne vitin 1332, kryepeshkopi i
Tivarit Gulielmo Ade, ne informacionin per Filipin e VI ne Avinjon, shkruan se
te gjithe banoret e Arberise jane katolike. Pavaresisht nga keto mosperputhje,
rendesi ka se ne shekullin e XIV, arberit u lidhen me kishen katolike, si
tregon dhe M. Šufflay per Skampa e cile ne shekujt XI – XII ishte dioqeze
bizantino – sllave (ortodokse), ndersa ne shekullin e XIV shfaqet si dioqeza
katolike e Vregut (Vregensis, ose Bergarensis, ose Bregarensis).
Bula e dyte e Papës Gjon XXII, e 17 shtator 1317, i drejtohet Imzot
Ndreut (Andrea Croensis), Ipeshkevi i Krujes, i cili krahas detyrave te
tjera, ngarkohej nga Papa të konfirmonte emerimin e At Gjon Rubeut në
famullinë e kishës së Shën Nikolla në Petrosa të dioqezës se Kunavisë,
pra flitet per kishen e Gurakuqit te sotem, qe ne ato vite ishte ne
varesi administrative dhe kishtare nga Kunavia. At Gjon Rubeu, eshte i vetmi
prelat i famullive te Kunavise, qe
Bula papnore drejtuar Imzot Ndreut
Ipeshkevit te Krujes, asht e regjistruar dy herë, si në regjistrat e Avinjonit
dhe në te Vatikanit dhe vertetohet se është marre ne dore nga Imzot Ndreu.
Konteksti i bulave te shumta, qe nxorri
Papa Gjoni i XXII ne vitet 1317 - 1320, direkt apo indirekt lidheshin me
pergatitjet per fillimin e kryengritjes kundër mbretërisë serbe, e cila po
persekutonte arbërit katolikë në territoret qe
Nga bula papnore e shtatorit 1317,
rezulton se Imzot Ndreun nuk ishte Ipeshkev i Krujes, sepse e kishin dëbuar me
dhunë e me urdher te Stefan Uroshit mbreti i Serbise. Uroshi pasi u martua me
Simonën, vajzen e perandorit bizantin Androniku II, filloj të bëjë politikën e
Bizantit e te kishes ortodokse, ndonëse ishte rritur dhe edukuar nga nëna
katolike
Plani per kryqezaten kunder serbeve,
ishte perpiluar nga Anzhuinet dhe ishte mbeshtetur nga Papa Gjoni i XXII, i
cili ne pergjigjien e 12 maj të vitit 1319, e siguron Princin Filip te
Tarantit, se ishte i gatshëm për çfarëdo lloj iniciative dhe kesisoj mendonin
dhe Karli I Roberti - mbreti i Hungarisë (1308-1342) dhe Mladeni II - Bani i
Kroacisë dhe i Bosnjës.
Anzhuinët, me pas u prishen me arberit,
madje me sa duket kishin humbur edhe besimin e papës Gjoni XXII, për shkak të
lidhjeve, që ata kishin krijuar me Serbët shizmatikë dhe me bullgarët. Është
pikërisht kjo mungesë harmonie në pikësynimet e Papatit dhe të anzhuinëve, ajo
që pengoi realizimin e kryqëzatës së planifikuar për të cilën u thirren
fisnikët e Arberise në vitin 1319.
Ne shekullin e XIV, trojet e arberit,
natyrisht dhe Kunavia, qe ne kete kohe ishte bere katolike, u pushtuan nga
serbet. Politika e careve serb kunder popullsise katolike të viseve arberore, u
intensifikua në kohën e sundimit të mbretërve Stefan Uroshi II (1282-1321),
Stefan Uroshi III (1322-1331) dhe te Stefan Dushanit (1331-1355). Keta tre
sovranë e përqendruan dhe e fuqizuan mbretërinë serbe e nderkohe perkrahen
kishen ortodokse, sidomos kryepeshkopin Sava (djali i vogel i mbretit Stefan
Nemanja), me te cilin e ka zanafillen hierarkia e kishes greko – sllave dhe qe
e vazhdoj pasuesi, krypeshkopi Arsenije I. Kjo periudhe përkon me prishjen
përfundimtare të marëdhënieve të Serbise me Papatin dhe me fuqitë katolike, si
me mbreterine e Hungarise dhe me anzhuinët francezë.
Duke i konsideruar arberit katolikë, si
elemente destabilizues dhe aleatë te Papes dhe te mbreterive perendimore, carët
serbë zbatuan një politikë të egër, që erdhi duke u përpunuar dora-dorës dhe që
gjeti shprehje të qartë në “Kodin e Stefan Dushanit” te viti 1349. Disa
nene të kodit te Dushanit, i kushtoheshin “shkuljes së herezisë katolike”
dhe masave te rrepta kundër besimtarëve e klerikëve katolikë, që nuk pranonin
të konvertoheshin në ortodoksinë serbe. Kunder ketyre katolikve dhe banoreve
shpallej hapur prishja e kishave ne se banoret nuk ktheheshin ne ortodokse,
sekuestrimi i pasurisë, damkosja me hekur të nxehtë e klerikeve dhe banoreve,
qe refuzonin te ktheheshin ne ortodoks, dëbimi nga trojet e tyre e deri denimi
me vdekje. Kjo situate e rende, pershkruhet me shqetesim nga kardinali Guido,
ne nje leter derguar Propogandes Fide ne vitin 1350, i cili ankohet per
masakrimin nga serbet te popullit te arberit.
Dokumente të shumta të asaj kohe,
provojnë se këto masa kundër katolikëve në kodin e së drejtës mesjetare serbe,
u zbatuan me egërsi, çka provokoj rrebelim dhe kryengritjet e popullsisë
arberore, te shoqeruara me protestat e ashpra të Papatit, që arrijti te beje
thirrje per organizim te kryqëzates perëndimore për të shpëtuar popullsitë
katolike nga shtypja e mbretërve “skizmatikë” të Rashës.
Pas vdekjes së Car Dushanit, princi
Karl Topia (i biri i Tanush Topia dhe Helenes anzhu), arriti të bashkonte nën
sundimin e tij territoret nga Mati deri ne Shkumbin, te cilet kishin qene ne
zoterim te atit Tanushit dhe te ungjit Andreas e kesisoj shpalli dhe u be zoti
i Principates se Arberit.
Princi Karl Topia, formalisht
konsiderohej vasal i mbretit anzhu të Napolit, por ne çastin e duhur, i
shkëputi lidhjet dhe ne vitin 1368 pushtoi qytetin e Durrësit, pa i përfillur
protestat e anzhuinëve, ankesat e Papatit dhe shqetesimet e Venedikut, që i
trembej daljes së feudalëve arberor në det.
Princi Karl Topia e mbante veten si
vazhdues i traditës shtetërore te Principiatës te Arberit.
Në vitin 1370, Topiajt zotëronin një
pjesë të mirë të brezit bregdetar, trojet ndermjet lumit
Ne vitin 1374, Princi Karl Topia, i
premtoj Papes, se ai vete dhe populli i arberit, do te perqafonin katolicizmin.
Duke vleresuar pushtetin e Karlit, si dhe perkrahjen e lidhjen me kishen
katolike, Papa Grigori XI, i dha Karl Topise titullin "Grande Comte
d'Albania - Kont i madh i Albanise”.
Gjate sundimit te Karl Topia, kisha katolike e dioqezes se Kunavise u fuqizua. Ne kete periudhe ne katedralen e Shen Gjon pagezorit ne Kunavi, sherbyen 4 peshkope katolike: Gjoni (Johannes de Hojo), Pietro, Francesku dhe Beninjus.