E premte, 02.05.2025, 02:57 PM (GMT+1)

Speciale

Don Fran Sopi: Konstandini i Madh dhe autoktonia ilire e krishterimit

E enjte, 10.10.2013, 06:00 PM


Konstandini i Madh dhe autoktonia ilire e krishterimit

Shkruan Don Fran SOPI

Duke qenë se Konstandini i Madh, mbeti në historinë e fesë, si personalitet që zyrtarizoi krishterimin, duke theksuar se ai la trashëgim edhe shume të tjera, sado që ishte perandor qe mishëron forcën e armës e të luftës. Sivjet, i tërë ky vit po e shënon kujtimin e emrit të tij në mbarë botën, pikërisht pse para 1700 vjetësh, ai futi një epokë të re në Evropë, atë të Ediktit të Milanos.

Kostandini I (lat flavius Valerius Constantinus), në histori njihet si Kostandini i Madh.Për ne ka rendësi se ishte perandor romak me origjinë ilire më 280 në qytetin dardan Nish (Naissus dhe ishte djalë I komandantit ilir Kostanc Klorit-Constantinus Chlorus, dhe i Helenës). Helena njihet si shenjtore që soli nga Jerusalemi në Kostandinopojë Kryqin e Vërtetë). Mjafton të përmendet që kurë ka lindur dhe vepruar Konstandini, nuk ka pasur sllavë (sipas Prokopit: luftërat kundër Gotëve, burimi 555 pas Krishtit, biograf dhe shkrimtar oborri tek perandori Justinian). Sipas burimit të “Historisë së Kishës Lindore”, nga Eusebi, bashkëkohanik i perandorit, kur Konstandini i Madh shkonte për vizita a marshuta ushtarake nëpër Selanik apo Athinë, ai shoqërohej me dy përkthyes të greqishtes. Pra, ai nuk ishte as sllav e as grek.

1. Perandorët romakë, me urdhra dhe ligje penguan përhapjen e Ungjillit në Perandorinë e tyre, por ata u përpoqën që krishterimi te zhdukej për tre shekuj me radhë. Kundër të krishterëve u përdor çdo lloj torture e egërsie, me burgosjet, internimet, konfiskimet e pasurive, por edhe me tortura dhe vrasjet që ishin bërë të zakonshme për sunduesit dhe paganët. Përballë të gjithave këtyre masave, të krishterët vazhduan të besonin tek Jezu Krishti dhe i duruan me guxim dhe vendosmëri gjithë vdekjet, padrejtësitë dhe rreziqet. Dihet se Neroni (viti 64 pas Krishtit) i nguli në huaj, i kryqëzoi dhe ua vuri flakën mijëra besimtarëve, kur e dogji Romën dhe prej digje i akuzoi rrejshëm të krishterët. Ishin edhe tre perandorë të tjerë që Brenda 55 vjetësh kishin nxjerr 7 dekrete (Deki1,Valeriani2, Dio klitiani4 ) kundër të krishterëve. Mjaftonte një pohim i dikujt se ishte i krishterë dhe menjëherë arrestohej e torturohej e ata që rezistonin, edhe vriteshin. Në dekadën e parë të shek.. IV, bashkëperandorët e Lindjes: Galeri dhe nipi i tij Maksimini shtrënguan masat e dhunë me ligje kundër krishterimit. Dhe krishterimi nuk zhdukej. Këtë e kuptoi vonë ,në përfundim të jetës së tij, Galeri. Prandaj, ai më 30 prill 311 nxori një dekret tjetër, me të cilin u lejonte të krishterëve të ushtronin lirshëm besimin. Dekreti u dekret u zbatua nga bashkësunduesit Konstandini dhe Likini në krahinat e tyre ku ata sundonin. Një vit më vonë ndodhin vegimet e Konstandinit para betejës me Maksendin, kur edhe vjen fitorja kundër tij. Prandaj Konstandini ndryshoi qëndrimin e tij për tu konvertuar në të krishterë. Dihet se nëpërmes ilirëve, krishterimi u përhap nëpër shumë hapësira evropiane e botërore për kohën. Prandaj, edhe Konstandini i Madh e pranoi dhe e përhapi zyrtarisht krishterimin, deri atëherë të përndjekur për tre shekuj rresht nga vetë Perandoria romake.

Pasi kishin vdekur më 312 Galeri e Maksimiani, Konstandini pas betejave pushton përsëri Italinë e sotme. Sipas legjendës, në prag të betejës se Sexa Rubra-s, Konstandini pa në ëndërr Krishtin, e ditën tjetër pa një Kryq të mbivendosur në Diell me këto fjalë të shkruara: “ In hoc signo vinces!”. Nën këtë shenjë, do të fitosh!(Është fjala për shenjën e Kryqit!).

Ky fakt, që përkon me legjendat e rrëfimet historike, shënon edhe përplasjet e tij të brendshme që të konvertohet në te krishterë. Dhe përnjëmend e mposhti Maxentius në betejën e Urës së Milvianit, afër Romës, e njohur si beteja e Saxa Rubra-s. Konstantini bëhet njeriu kryesor i krejt Evropës. Senati romak e pret si shpëtimtar të Romës dhe e njohu ligjërisht si fitimtar, duke i dhënë titullin august. Ai i dhuroi papa Melkiadit pallatin antik të familjes së Lateranëve dhe ndërtoi me shpenzimet e veta bazilikën e parë të Romës, atë të Shën Gjonit të Lateranos. Ai themeloi edhe Romën e Re mbi Helespont, me rite të krishtera, por nuk hiqte dorë nga ritet fetare tradicionale e paganizmit ,duke i besuar Diellit si Zot të romakëve. Por, vlen të theksohet se është i pari perandor romak i kthyer në fenë e krishterë. Prandaj ,ai në vitin 321 ai e vendosi dhe e shpalli të dielën si ditë të shenjtë dhe ditë pushimi. Kështu, mbasi ishte perandor që ndëshkonte të krishterët, ai nisi të besonte se Zoti ,i të krishterëve është Zot i fitoreve, prandaj edhe ndaloj dhunën, kryqëzimin dhe terrorin ndaj të krishterëve. Kështu mbasi kishte lidhë aleancë me bashkeparandorin Licinus, që e bëri edhe të afërm të familjes së tij, ai më 313 nënshkroi aktin e lirës së fesë,: duke i pranuar të krishterët si pjesëtarët të Perandorisë romake. Vete ky dokument thekson: “<<kemi vendosur të garantojmë respektimin e kultit hyjnor, tu sigurojmë të krishterëve e të gjithë të tjerëve që të ndjekin lirisht çdo lloj forme besimin që tu pëlqejë, me qëllim që çdo hyjni që banon që qiej të na ndihmoj në të gjithë ata që janë nën pushtetin tonë…”. Vendimet historike që ndodhen me këtë rast janë: Krishterimi u njoh si fe e ligjshme nga shteti. Ishte njohja e parë juridike e Kishës nga ana e shtetit. Iu njoh e drejta e pronësisë dhe iu kthyen pronat, siç janë varrezat, kishat, etj. e që ishin konfiskuar më parë nga shteti romak gjatë periudhave shekullore të përndjekjeve. Të gjithë banorët e perandorisë ishin të lirë të zgjidhnin fenë që dëshironin të ndiqnin. Iu dha fund përndjekjeve ndaj të krishterëve. Kështu, tashmë do të ndjeheshin të lirë qendrat ilire të krishtera që përndiqeshin deri atëherë, si në Durrës (dyrrachium), ku ishin ngritur qendrat e para të krishtera (shek.I-Iv), mandej në Ohër, Shkodër, Ulpiana, Albanapolis, Nikopojë, Apoloni, Berat,(Antipatrea), etj. dhe kryejnë aktivitet fetar nga ipeshkvijtë më të hershëm të krishterimit si Cesari i Durrësit, Shën Asti (Shën Ashti),binjakët Floriani dhe Lauri martirët e Ulpianës (afër Prishtinës). etj. Vetë Iliria dha pra, martirët e parë të krishterimit.

2. Kjo trashëgimi e lirisë fetare sot është postulat i civilizimit evropian. Edikti dëshmon edhe rëndësinë historike tonën, se krishterimi i ligjëruar nga një perandor ilir, ishte besim autokton. Duke i afruar bashkëjetesën e paganëve me të krishterët, kjo traditë e tolerancës vazhdoi nëpër mijëvjeçarë e shekuj me radhë , sidomos si traditë ilire-arbëroreshqiptare. Këtë autoktoni të besimit të krishterë e dëshmon edhe albanologu i Mesjetës shqiptare, prof .dr.Milan Shuflaj(1879-1931)  kroat, i cili në veprën e tij “Serbët dhe Shqiptarët” (Beograd,1925) deklaron: ”Fillimi i krishterimit ndër këto vise (Iliri) bën pjesë në historinë e shekullit të parë të këtij besimi”. Mandej këtë autoktoni e dëshmoni edhe Bibla, në letrën e Apostullit Pal drejtuar romakëve:” Prej Jerusalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam përhapur Ungjillin e Krishtit …. “Ishte ashtu si Krishti kishte urdhëruar nxënësit e Tij: “shkoni pra mësoni gjithë kombet, pagëzoheni ata … mëshuni atyre që të ruajnë të gjitha sa ju kam porositur…” (Mt.28,19-20). Me legalizimin nisën të krijohen edhe institucionet kishtare ,me kishat e manastiret, me hierarkinë e saj, me kryeipeshkvijtë, abatët e dioqezat Vatikani, u kthye në qendër të fesë të krishterë. Perandori Konstandini i Madh e thirri në vitin 325 Këshillin e parë të Nikesë. Ky këshill i parë e ka rëndësinë historike të jashtëzakonshëm ,sepse është i pari Kanal ekumenik në botën e krishterë, I mbajtur në Nike të Bitanisë (Turqia e sotme) ku lindi doktrina e parë e krishterë e besimit apostolik. Aty u vendos dita e festimit të Pashkëve (ditë të Diele),u formulua parimi bazë I krishterimit : “Besoj në Hyjin ,Atit e Plotë gjithëpushtetshëm, krijuesin e qiellit e të dheut….” Sipas shënimeve të autorit Ramiz Lushaj, në vitin 1534, pas pushtimit osman, një grup shqiptarësh nga Çamëria e Morea emigrojnë në Mbretërinë e Napolit në krahinën e potencës dhe aty ngrejnë një fshat arbëresh në 38 km2 me emrin e Konstadinit të Madh. Pra  , tradita e Konstandinit të Madh ka qenë e nderuar vazhdimisht ndër shekuj, si figurë autoktone e këtij trualli.



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx