E premte, 19.04.2024, 03:58 PM (GMT+1)

Speciale » Karanxha

Ilia S. Karanxha: Vëllezërit tipografë De Vitali dhe portreti në veprat e tyre

E enjte, 19.09.2013, 06:00 PM


VËLLEZËRIT TIPOGRAFË DE  VITALI DHE PORTRETI NË VEPRAT E TYRE

NGA ILIA S. KARANXHA

Veprimtari editoriale dhe tipografike e vëllezërve  de Vitali në kontekstin e zanafillave të  editorisë veneciane nuk është më një argumet i pa njohur për publikun shqiptar edhe pse shkencës  albanologjike  vazhdon t'i mungojë  akoma një studim monografik serioz mbi këtë argumet. Një informacion të  menjëhershëm, kuptohet jo të  plotë, e gjejmë në rrjetin social që përfshin regjistrimet e gjithë veprave italiane të botuara gjatë  shekullit të XVI të realizuara nga Instituti Qëndror për Katalogun Unik (EDIT 16 ICCU) në harkun e shumë viteve. Megjithëatë  mbeten jashtë  këtij katalogu incunabolat (botimet e shk.XV),  një sërë botimesh të tjera të cilat shpesh edhe si ksombla të vetme kanë përfunduar në biblioteka të ndryshme jashtë Italisë  apo vepra të cilat edhe pse nuk kanë të shënuar në kolofon (të dhënat përmbyllse të një vepre) emrin e editorit janë konsideruar nga biblioteka apo studiues seriozë si vepra të Bernardino de Vitalit.

Sidoqoftë duke ju referuar informacionit që trasmeton katalogu i mësipër gjejmë 196 vepra të cilat shënojnë  si editor vetëm emrin e Bernardino de Vitalit, 9 vepra  që  përmbajnë emrat e të dy vëllezërve pra Bernardino e Matteo de Vitali; një vepër të cilën Bernardino de Vitali e ka botuar në shoqëri me një Francesco Consorti  nga Lucca  kanonik  në katedralen e Shën Markut, ndërsa dy vepra  kanë dalë vetëm me emrin e  vëllajt të tij Matteo de Vitalit. Po në këtë katalog mund të shikojmë  në një seksion të veçantë  disa nga markat  tipografike që ka përdorur De Vitali. Nga çfletimi i librave të ndryshme kmi konstatura se ata fillimisht kanë dashur të përdorin si simbol shqiponjën duke bërë edhe stilizime të ndryshme dhe njëri prej këtyre varianteve ka dalë  në disa botime si marka zyrtre e  tyre.

Në lidhje me botimet e vëllezërve De Vitali në enciklopedia Trecani  na  është dhënë një shifër  e përafërt që i vlerëson ato në  rreth 150 vepra; katalogu i mësipërm (EDIT 16 ICCU) ka mundur të regjistrojë në total 208 vepra,  të njëjtën  shifër (209) na ka dhënë edhe studiusia L. Nadin. Në një shkrim që kemi botuar më 2011 kemi referuar se vëllezërit De Vitali për periudhën  prej 1493 deri më 1539 kishin botuar  e ribotuar  265 vepra të ndryshme. Tani këtë shifër në bazë të studimeve më të thella  mund  ta korigjojmë  në favor të këtyre editoreve me origjinë shqiptare  duke regjistruar për ta mbi  300 botime dhe njëkohësisht duke përcaktuar si viti të fillimit të veprimtarisë së tyre muajt e parë të  vitit  1491 kur botojnë veprën  e Nicolaus de Boffeleo : “Indulgentia” (një libër mbi çfajësimet nga mëkatet për lebrozët e spitalit të Shën Lazarit në Jeruzalem)  dhe  jo më  vitin 1494 siç referohet në  katalogun e mësipërm dhe në mënyrë hipotetike edhe nga ndonjë studiues. Sidoqoftë   krijimi i një repertori sa më të plotë të veprave të botuar nga vëllezërit De Vitali krijon mundësinë për studime  me vlerë për shkencën albanollogjike.

Për vëllezërit De Vitali kemi bërë edhe disa  publikime të tjera ku veç jetës dhe vprimtarisë së tyre editoriale- tipografike i kemi dhënë përparësi  edhe aspekteve ikonografike në botimet e tyre. Në këtë kontekst  krahas ballinave dekorative një  vend të rëndësishëm në botimet e tyre  fillon të zerë edhe portreti i gdhëndur në dru (ksilografia)  apo në bakër i cili ndryshe nga kopertina është gjithmonë një pjesë organike dhe e pandarë e veprës.

Veç portretit të Skënderbeut(1405-1468) të mirënjohur  prej të gjithëve gjejmë gjithashtu në veprat e botuara nga Vitali edhe portretet e Ludovigo Ariosto-s(1474-1533), të Virgjilit (Vergilius Maro, Publius 70-19 para K), dy portrete të muzikantit fiorentin Pietro Aron(rreth 1480- 1545), të shënjtorit Marko(dikush e cilëson Shën Luka) në aktin e shkrimit të ungjillit  por edhe disa të tjera  në përmasa të zvogëluara  e të futura brenda gërmash të ksilografuara.  Me përjashtim të veprës së Barletit, për të cilën siç  dihet është pa datën e botimit, të gjitha portretet e mëdha  dokumentohen pas viteve 20 të shek XVI. I vetmi portret,  mes këtyre që përmëndëm,   që riqarkullohet nga publikime të editorve të tjerë është ai i Ludovigo Ariosto-s ndërsa të tjerët  u publikuan  për  herë të parë  nga  Bernardino de Vitali.

Portreti i Skënderbeut, që bën përshtypje edhe për madhësinë e tij(256x173mm), jo vetëm mes veprave të Vitalit por në gjithë botimet e kohës, duke thyer skajet e brëndëshme të kornizës së

sipërme, veçohet gjithashtu për forcën e madhështinë e imazhit që trasmetohet nga një profil disi i ngurosur. Ky është portreti i parë që ka publikuar De Vitali  për të cilin në studime të tjera kemi përcaktuar datën 1522 dhe si një vepër arti ai  ka zënë vend në një sërë botimesh që trajtojnë grafikën në fillim të shek XVI.

Më 1523 Bernardino dë  Vitali  boton veprën  “Toscanello in musica...” ku gjejmë  të skalitur në ballinë  portretin e muzikantit fiorentin  Pietro Aron  që ishte njëkohësisht edhe  autori i librit i cili më 1516 kishte  çelur në Romë një shkollë kantoje dhe në Imola ishte maestro i korit. Ky autor portretizohet në figurë të plotë i ulur në katedër.  Krahun e djathtë e mbështet mbi mbajtësen e poltronës ndërsa në dorën e majtë mban një libër. Nxënsit janë vendosur rreth tij në të dy anët. Përpara kemi një tavolinë me instrumenta muzikore e dy libra. Korniza që përmbledh këtë skenë të një ore mësimi në muzikë me ornamentet e elementët e saj kthehet pjesë e pandarë e ngjarjes. Kjo grafikë  në bazë të monogrameve që ndodhen në pjesën e fundit majtas L.A. i është atribuar gdhëndësit fiorentin  Lukantonio degli Uberti(Lucantonio degli Uberti aktiv në vitet 1503-1557) dhe e gjejmë të ribotohet  nga  de Vitali edhe dy herë të tjera më 1525 (“Trattato della natura...”) e më 1529.

Nuk është për të përjashtuar mundësia që Lucantonio degli Uberti të ketë kontribuar  edhe në zbukurimin e   veprës  “Historia de Vita et gestis Scanderbegi...”  kur ndërkohë jemi më të sigurtë që blloku i sipëm dhe i poshtëm i  katërkëndëshit në ballinën e  kësaj vepre janë realizuar  për herë të parë nga Zuan Andrea qysh më 1520.

Editorë të tjerë Melkior Sessa e Domeniko Nikolini duke ribotuar veprën  “Toscanello in musica...” (1539,1562) ribotojnë gjithashtu të njëjtën ksilografi me portretin e Pietro Aron që kishte botuar De Vitali. Mund të përmëndim  këtu që vlerat e kësaj vepre nuk kanë humbur akoma. Kështu Shtëpia botuese ’Forni’ - Bolonja  riboton së fundi të njëjtën vepër  “Toscanello in musica...’(1969)  së bashku me portretin e ksilografuar  të muzikantit fiorentin  që përmëndëm më sipër.

Është e rëndësishme të theksojmë këtu  se raportet e bashkëpunimit mes Bernardino de Vitalit   e familjes Sessa  duhet të kenë nisur qysh para vitit 1500. Më  16 maj 1498 ne i gjejmë  të botojnë së bashku veprën  e poetit  Palladius, Domicus Soranus: Epigrammata libellus... (Palldi,  Domeniko (ndryshe Domeniko Farina): Librin e mbishkrimeve) vepër e cila në fillim e në fund përmban dy marka  tipografike të ndryshme. Në krye atë  të Sessës me macen që mban në gojë miun e rrethe rrotull gërmat IBS(Johannes Baptista Sessa) e në fund  të librit atë  që do të bëhej marka e  De Vitalit, kuadratin me kryq e me rreth  e  me gërmat e  para të dy editorve. Nga lart poshtë  dallojmë I.S (Iohannes Sessa)dhe anash B.A. (Bernardino Albanesem). Është i njëjti vit kur De Vitali përdor për herë të dytë  mbiemrin “Albanese”. Atribuimi i kësaj vepre de Vitalit  bëhet nga British Library  – e Londrës (Incunabula Short Title Catalogue) duke marë shkas kuptohet nga  vepra e Sabellikos (Sabellico, Marco Antonio Coccio (1436-1506))  “Enneades...”   ku në  kolofon të librit na bëhet e ditur  se vepra u  shtyp  nga Barnardino e Matteo de Vitali  që “populli aty i quan shqiptarët” (qui vulgo dicuntur li Albanesoti).  Sidoqoftë më 1522 kur u botua vepra .. de Vita et gestis Scanderbegi bashkëpunimi nuk ishte vetëm mes Luka Ulqinakut  e Marin Beçikemit  për shkëmbimin e ksilografive të ballinës por edhe mes Bernardino  de Vitalit edhe Melchior Sessa-s të birit të Iohanni-t. Për këtë argument  kemi folur gjetkë.

Më 1527 në veprën e Amonio Alesandrinos : ’Quatuor Evangeliorum...’ (Katër ungjijtë ) në fletën e  8-të gjejmë portretin e shkrimtarit evangjelist Shën Matheo (apo Shën Markut) në tavolinën e tij të punës, një  grafikë me nivel të lartë artistik,  e cila nga ndonjë studiues është konsideruar e stilit ticianesk bile shkohet edhe më tej duke e konsideruar vepër nga vetë dora e artistit të madh.  Në këtë pikë mund të hipotizojmë edhe një kontakt të drejtpërdrejtë bashkëpunimi mes Tiziano Vecellio (1480-1576) edhe de Vitalit me që Shën Markoia në këtë variant është publikuar për herë të parë prej tij e nuk duken ribotime të portretit në edicione të mëvonshme. Por nga kritika e artit e sudimet mbi grafikën e  Tiziano-s kjo vepër duket akoma nuk ka gjetur miratimin e studiuesve prandaj mbetet të klasifikohet në stilin ticianesk e realizuar nga pasuesit e shumtë që ndoqën gjurmët e Ticianos.  Megjithëkëtë mbetet një fakt i pakundërshtueshëm i një periudhe lulëzimi ekonomik për vëllezërit De Vitali që mund t'i lejonin vehtes të angazhonin për botimet e tyre  artistë   të shquar të kohës.

Një paralelizëm mes grafikave  të Tiziano-s e portretit të publikuar nga  de Vitali mund ta gjejmë në një nga figurat tek blloku i parë që paraqet ciklin e “Triumfit të J. Krishtit” ose “Triumfi i Besimit” të realizuar mga Tiziano qysh më 1516.  Për Essling(1910) e Sander(1950)  portreti i publikuar nga Vitali paraqet Shën Lukën por kjo nuk ndryshon thelbin e  çështjes.  Ndryshe qëndron puna me portretin e poetit Ludovigo Ariosto(1474-1533) e cila tashmë me unanimitet pranohet si një vepër e Ticianos dhe shfaqet për herë të parë më 1532 në Ferrara në veprën ’Orlando Furioso’ me editor Francesco Rossi. Portreti për bukurinë e forcën e madhe shprehëse të poetit të shquar u pëlqye me njëherë nga shumë edtitorë të cilët e vendosën si ballinë në veprat e tyre. Shëmbëlltyra mbetet e njejtë por dallohen 4 variante ksilografike të poetit të madh. Vitali ishte një ndër të parët që riboton  këtë portret më 1535 në dy komeditë e Ariostos  “La Lena” e “Il Negromante”. Për këtë rast pa pretenduar ndonjë përgjithësim  mund të themi se janë të spikatura  preferncat e menjëhershme të Vitalit për portretin autentik. Me publikacionet e shumta që pati ky portreti  i Ariostos gjatë shekullit të XVI  edhe nga  shumë editorë të tjerë  e  bënë atë  mjaft popullor.

Portreti i Virgjilit u botua nga B. de Vitali më 1532 në vepra  “La Eneide...” dhe paraqet  disa karakteristika që e afrojnë me portretin e Skënderbeut tek  e shikojmë të  futur brenda një kornize dyshe  e  të zbukuruar me gjethe rrushi. Si konkluzion në lidhje me gjithë portretet e mëdha të botuara  nga  de Vitali  mund të themi se karakterizohen nga një nivel i lartë artistik, janë publikuar mbas viteve 20 të shek. XVI   dhe se kanë qënë  gjithmon objekt vlerësimesh pozitive nga kritika e artit.

Përsa i përket portreteve në dimesione te vogla ato paraqiten  gjithmonë brënda gërmash ksilografike dhe shërbejnë si pikënisje për fillimin e një vepre  apo të ndonjë kapitulli por nuk mund të themi se ato përfaqësojnë imazhin e vërtetë të autorit.  Rasti më lëndues  në Shqipëri është ai i të   ashtuqojturit  “porteti  autentik i Marin Barletit” (K. Biçoku: “Portreti i Marin Barletit...” shih: St.His. 1999/2 ) të cilin e gjejmë të publikuar  po nga Bernardino de Vitali edhe më 1927 në veprën e Alvise Cinzios degli Fabrizi  mbi “Proverbat vulgare”  (I.Karanxha: Barleti apo Beçikemi?...” 2010, f. 174) pra një klishe që paraqet si M. Barletin po ashtu edhe Alvise Cinzo degli Fabrizi. Dy autorë jo shumë të dëshëruruar në Venedik. Bile vepra e Alvise Cinzio-s pati  shumë kundërshtime e dabete  të bujshme dhe u bë shkak për vendosjen e censurës në Venedik. Me të njëjtat përmasa  të vogla  të futura brenda një gërme të ksilografuar është edhe një portret që e gjejmë në veprën e Pietro Aron mirëpo nuk ka asnjë  ngjasim me portetin e ballinës që folëm më lart.

Jo vetëm portretet  por edhe ksilografitë e tjera të përdoruara nga  De Vitali në veprat e tij përbëjnë një instrument të rëndësishëm studimi  mbi artin. Ato  jo vetëm na ndihmojmë të ndjekim  bashkëpunimin e  lidhjet e tij me editorët e tjerë venecianë por edhe për të gjyrmuar  e gjykuar raporetet e tij  me botën e artit në ato raste kur ai është origjinal pra  kur  është i pari që publikon njërën apo tjetrën grafikë. Përsa i përket raporteve me humanizmin e kohës,  autorët  apo tematikat e veprave që ai publikoi mbetet një problem i hapur hulumtimesh  të mirëfillta shkencore të cilat duhet të shmangin mbi këtë argument dilentatizmat apo konjuktura artificile mardhëniesh që  herë me qëllim për autolëvdata  e herë paqëllim  dëmtojnë ecjen përpara të shkencës albanollogjike.

Muzikanti Pietro Aron (1523)

San Marko (1527)

Virgjili (1532)

Alvise Cizio degli Fabrizi(1527) ose M. Barleti(1522)

Sprova të hershme për markën tipografike.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilia S. Karanxha: Lufta turko-veneciane (1645-1669) dhe terrorizmat turke në trojet shqiptare Ilia Karanxha: Nikolla Leonik Tomeu e humanistët anglezë Ilia S. Karanxha: Rikrijimi i traditave kastriotiane nga shkodrani Marena Ilia S. Karanxha: Shëmbëlltyra më e hershme e Skënderbeut në një vepër të V. Carpaccio-s Ilia S. Karanxha: Paolo Giovio (1484-1552) dhe shqiptarët Ilia S. Karanxha: Dokumenti më i çmuar për historinë e artit bizantin në koleksionin e Nikolla Leonik Tomeos Ilia S. Karanxha: Arkitekti e skulptori Andrea Nikollë Aleksi nga Durrësi (1420-1504/5) ILIA S. KARANXHA: IKONOGRAFIA E ADHURIMI I ZONJËS SË SHKODRËS NË VENEDIK Ilia S. Karanxha: Monumenti Tarketa në katedralen e Milanos Ilia S. Karanxha: Për mëmëdhenë - motoja e një atdhetari në një studim monumental Ilia S. Karanxha: Kryepeshkopi i Durrësit Pal Andrea Engjëlli Ilia S. Karanxha: Familja Breu në zanafillat e ikonografisë kastriotiane Ilia S. Karanxha: Pirro në Palazo Carrara në Padova (1367-1379) Ilia S. Karanxha: Ikonografia e Pirros së Epirit në Rilindjen Evropiane Ilia S. Karanxha: Zonja e Shkodrës - Histori Arbërore në themelet e Rilindjes Evropiane Ilia S. Karanxha: Shkodra dhe lufta e Perëndive (1478/1479) Ilia S. Karanxha: Giorgione dhe shqiptarët Ilia S. Karanxha: Nga Gjergj Kastrioti tek Giorgione e Leonardo da Vinci Ilia S. Karanxha: Dora D'Istria dhe arti Ilia S. Karanxha: Personaliteti i Nikolla Leonik Tomeos në artin rilindas italian

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora