E premte, 02.05.2025, 03:04 PM (GMT+1)

Speciale

Sylë Mujaj: Nish-i apo Naissus-i

E merkure, 16.10.2013, 09:10 PM


NISH-I APO NAISSUS-I

Ekskluzive nga Sylë Mujaj

Një shkrim nga i dashtuni Don Fran Sopi, me shtyri të ri-kthej vëmendjen time mbas luftës se fundit që u zhvillua në trojet tona Dardane nga pushtuesi serbo-sllav, e kur të thuash në ditët që ende shiheshin shtëpi e vatra shqiptare ndër flakën e pa mëshirshme të luftës ku pak familje shqiptare kishin mundur të qëndrojnë në shtëpitë e veta nga gjenocidi ushtarako-policor që u zhvillua nga Serbia zyrtare, shih në këto ditë unë se bashku me poetin tonë Agim Doçin u gjetëm ne Kishën e Binqës, ku u takuam me Dom Lush Gjergjin e motrat e nderit që pritja e tyre ishte aq e përzemërt e ku u tregua që edhe gjatë atyre ditësh kishin pasur kërcënime edhe vetë kisha me të madhin dom Lush Gjergjin…, u dëgjuan bisedat e motrave dhe hymë në Kishën e Binçës ku për ne ishte një mrekulli e rrethit të mureve të larta të kishës ku ishin apostujt fetar të veshur në kostume kombëtare, por e krejt ngjarja e ish luftës u dha në një intervistë te revista Ekskluzive qe udhëhiqej nga z. Doçi, si pronar nga Behgjet Pacolli.

Kureshtja ime e sodit është te fjala Nish, Nish, Nish, Konstandini i Madh, Konstandini i Madh, Konstandini i Madh, pra aty ku pikërisht jo vetëm mua apo dhjeta mijëra vetash ua morën rininë po nga qyteti i sotëm i Nishit ku lindi vetë Konstandini i Madh…, në Nishin tonë ku ne kohen e sodit u kthye nga qyteti i bukur i Ilirëve tanë në një qytet të kampit të përqendrimit ku shkuan shumë jetesa të rinisë tonë shqiptare për kauzën e Konstandini i Madh të lirisë se shprehjes të lirisë se popujve të lirisë njerëzore  që sllavët me ardhjen e tyre e kthyen Ballkanin në fuqi baroti e okupimi barbarë që po u dashkan shumë shekuj të kthehet stabilizimi dhe liria e mëvetësia e tokave dhe e kulturës tonë shih edhe në ish Nishin  tonë te civilizuar..... Konstandini i Madh.

Për këtë po e jap një blic jetës jo vetëm time, por të qindra vetash në terrin e qelive të ish Nishit tonë që populli ynë e popujt e tjerë të kanë liri e mirëqenie e jo robëri e terr:

MANI SHEKULLOR NE OBORRIN E KISHËS SE RUGOVËS

Ju, përbetohem Shqiptarisht që, atëherë mua me shkatërruan edhe fizikisht edhe psikologjikisht, /gati me mbyten krejt…., por, Zoti, apo Mani Shekullor në oborrin e Kishës së Rugovës sa duket me shpëtoj, me shpëtoj nga kthetrat e barbarëve e “beri gati veten”.

Jam, vetë Sylë Mujaj që e pagova me krejt rininë time, prandaj e dua krejt Kosovën e trojet tona, pak me tepër se dikush…. !!!

A pajtoheni miqtë e mi, po, po, unë e dua kombin tim shqiptar, dhe ndihem krenar që jam në mesin e Juaj, edhe sot i gjallë… dhe shih në mesin e Juaj miqtë e mi Kombëtar, që edhe me anën e torturave ta pranoj se e kam kallur shih: kishën time.....!!!!!???,

E cila vërtet ishte kallur nga “murgeshat” apo nga popët serbë, një javë mbase që unë veç isha i burgosur nga qendra e Studentëve të Prishtinës krenare, nuk kisha as lidhje me Pejën as me Kishën time të dashur, që mua me kushtoj gati me jetën time nga pobratimët edhe nga barbaret serb…

Me përshëndetje nga i juaji i Juaj Sylë Mujaj që edhe unë, jam i dobësuar nga sytë e dua ta preku "Manin tonë Shekullor", të dashurit e mi e faleminderit nga Ju, që po ecni Shqip, e jo, atyre me teke, me huje e me dallavere.

Gryka e Rugovës pranon mysafir të ftuar, Kamionët në qafën e Kullës nuk ndalen as gjatë dimrit të rëndë që kishte e ka pas Kosova. U rrite uji i burimit, ah sa i këndshëm ishte e provova vetë, Bacaloku në mendime, po shkruan historinë e vetë, po po po e qetë ne letër Viranën, Jetë...

Kulla e Mehmet Ramës do ta marrë vetën, një ditë, edhe çikat e Rugovës po e knojnë atë këngën e fytit, Ansambli i burrave po thërret kuvend...

Malësorët po ia thonë të vetes asaj tradicionale shqiptare, kuptohet e jo asaj të analistëve egomultietno kozmopolitopobratimoldkopdko, dreq e i biri i tij që kush si merr vesh.

Tërheqja e litarit në mes të më të mirëve Kombëtar po bëhet Sot, unë mbeta në anën e fituesit të kombit…, Guri (Ylli) i Davidit u gjet në katundin Malaj të Rugovës, Amfiteatri po thërret vlera kombëtare asoshne më të mirat, ka edhe ngjyera e jo vetëm Folklor, Rraja e Tahir Colit po ec edhe sot krenar ne vetëvendosjen e Dardanisë antike...

Edhe Miku im Gani Krasniqi i i kazamateve të zeza të ish Nishit tonë i tha dy –tri fjalë. Po fletë Hysen Gega po fletë profesor Muhamet Rogova, po flasin ish vuajtejet tona të burgut të Nishit 1981-1990.

Dhe duhet folur më shumë pse jo......po, po, dy fjalë...., ani de....duroni pak...!?.

Mani Shekullor po përtërihet e po i fton shqiptarët, që vuajnë nga verbëria që ta marrin vetën, mu ne oborrin e kishës së Rugovës–Pejës-Kosovës, që unë po shkoj i pari se kam shikim të dobësuar sa dukët.

Patrikana-Kisha shqiptare, hoxhë Tasini la porosi... Haxhi Zeka shkriu çdo gjë për Kombin, Meshari i Buzukut po thirret shqip... e vizatuar nga dorë e artistit Kombëtar shqiptar, Moisiu me unazën e inflandit po flet Shqip, edhe Maestro Kodra po e thotë të vetën, Nëna jonë Gonxhe Bojaxhiu, po na mëshiron për ish gabimet tona nëse i kishim, Labirinti i tranzicionit po del në një horizont të ri kombëtar, po shihet nga Aeroplani, i tipit Amerikano–Anglez...

Gërshërët e prerjes apo copëtimit të shqiptarëve u thyen në dy copë mu në bulonin e Beogradit, e nga ndryshkja e tyre u bezeriten krejt bota.

Konstandini po kthehet ne Naisus apo NISH!

Konstandini pas betejave pushton përsëri Italinë e sotme. Sipas legjendës, në prag të betejës së Sexa Rubra-s, Konstandini pa në ëndërr Krishtin, e ditën tjetër pa një Kryq të mbivendosur në Diell me këto fjalë të shkruara: “In hoc signo vinces!”. Nën këtë shenjë, do të fitosh! (Është fjala për shenjën e Kryqit!).

Doruntina po hynë në Kështjellën e vetë me bereqet,

Tri apo katër fetë tona janë vetë pasuria jonë më e madhe në këtë Plantën tonë, kuptohet ato tradicionale e jo me marifete të reja e "kus-kus" apo kaçamakut e pa bylmyer, apo lloj feje të re si lloj “xhihadëve mysliman”, që janë të tyre, e kjo po drithëron, sot mbas çlirimit në mbarë Dardaninë tonë…, ne jemi dhe do të mbetemi shqiptarë, sepse ashtu deshi vetë Zoti i qofshim falë, të ruhen fetë tradicionale, të jemi ne myslimanët tolerant, ta lejojmë të njohurit e vetë historisë tonë të përballemi me realitetin e çështjes kombëtare, që sot si kurrë pritet nga të shkolluarit nga shkollimi i mesëm e më lartë.

Kështu, tashmë do të ndjeheshin të lirë qendrat ilire të krishtera që përndiqeshin deri atëherë, si në Durrës (dyrrachium), ku ishin ngritur qendrat e para të krishtera (shek.I-Iv), mandej në Ohër, Shkodër, Ulpiana, Albanapolis, Nikopojë, Apoloni, Berat,(Antipatrea), etj. dhe kryejnë aktivitet fetar nga ipeshkvijtë më të hershëm të krishterimit si Cesari i Durrësit, Shën Asti (Shën Ashti),binjakët Floriani dhe Lauri martirët e Ulpianës (afër Prishtinës). etj. Vetë Iliria dha pra, martirët e parë të krishterimit.

Aha, po, po kthehem te tema e sodit te Kisha e Binçës, qoftë e nderuar..., aty takova edhe mikun tim Marjan Sebaj - Sopi, ish sportistin e dalluar të Ballkanit dikur..., publicisti ynë i dashur - atdhetari ynë i frytshëm sot e mot...

Me bereqet anija Liburna po lidhet në Molin e vet në Ulqinin, që ishte vetëm Histori, sot po hynë edhe ne gjeografin kombëtare, e Rugova krenare po debaton por pa mërrola, veç shqip....

Të folurit është për ne racën njerëzore...

Ah burgu i Nishit…, ah, rinia e pa kthyer që do duhej të më ndihmoj Konstandini i Madh që i ndihmoj krejt njerëzimit, Kostandini i Naissus – Nishin të lirë, Kostandini kundër robërisë Naissus apo NISHIN pa burgje apo thënë troç Naissus apo NISHIN ynë pa Serbi e pa burgje....

Vazhdon…

(Me lejën e autorit të shkrimit, përzgjodhi për ZemraShqiptare; Marjan Sebaj-Sopi)

PS. Pikturat si ato të gdhendura në dru, si ato në pëlhurë, janë të bëra nga vet artikullshkruesi z. Sylë Mujaj…



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx