Speciale
Vebi Xhemaili: Beteja e Mavrovës
E shtune, 02.11.2013, 08:00 PM
KRYENGRITJA
E SHTATORIT, KA MBETUR PA HY NË HISTORI
SI KRYENGRITJA ME
ME RASTIN
E NJËQIND VJETORIT TË KRYENGRITJES SË SHTATORIT
QË TRONDITI DIPLOMACINË BALLKANIKE DHE EVROPIANE
Nga Prof.
Dr. Vebi Xhemaili
Pra kjo
kryengritje edhe pse zgjati mbi dy muaj dhe përfshiu 7 qarqe, fare pak njihet
në historiografinë botërore dhe ballkanike. Kjo kryengritje më e madhe
shqiptare në fillim të shek. XX nuk mund të krahasohet as me atë të Ilindenit, e
cila ka zgjatur vetëm një ditë dhe ka përfshi vetëm një qytet. Pra, Ilindenit i
jepet shumë më shumë peshë në politikën shtetërore maqedonase dhe atë
ballkanike, ku për fat të keq është e përkrahur edhe nga disa historianë
shqiptarë. Ndërsa Kryengritja Shqiptare e Shtatorit, minimizohet nga vetë
politikanët shqiptarë dhe institucionet e saja, nuk mbahet asnjë manifestim në
rang shtetërorë në Kosovë, as në Shqipëri, as në Maqedoni.
Pas pushtimit të
fushës së Pollogut nga ushtria serbe, ajo hasi në rezistencë dy javore në
fshatrat e Rekës mbi Mavrovë. Në këto beteja filloi lufta më e përgjakur e
shqiptarëve të kësaj ane. Kryengritësit i bënë rezistencë të paparë ushtrisë së
rregullt serbe që ishte e organizuar mirë, edhe me artileri dhe teknikë
moderne, numerikisht shumë më e madhe. Për këtë arsye, forcat kryengritëse
kërkuan ndihmë nga Komanda e Përgjithshme Shqiptare që ndodhej në Dibër. Qeveria
e Përkohshme e Dibrës, pas një analize, më 29 shtator vendosi që kryengritësve
mbi Mavrovë t’u dërgojë përforcime të reja, nga radhët e luftëtarëve që ishin
në vijën mbrojtëse Ohër-Strugë, pasi që forcat serbe në këtë drejtim
gjithnjë e më shumë po forcoheshin.1
Ushtritë serbe
pasi e pushtuan Gostivarin e dogjën dhe u hakmorën për rezistencën e bërë.
Regjimi serb vendosi për t’u hakmarrë dhe shfarosur popullsinë e pafajshme me
burra, gra, fëmijë dhe pleq, duke djegur fshatrat për rreth dhe duke rrafshuar
ato me tokë. Nga këto masakrime, mbi 5000 banorë e lëshuan Gostivarin me
rrethinë dhe u nisën në mërgim kah Elbasani.2
.3
Kjo kryengritje përfshiu shtatë qarqe shqiptare dhe zgjati mbi dy muaj në luftë
për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Raportet e
diplomatëve të huaj flasin për luftime të ashpra në të gjitha frontet e luftës,
duke theksuar se përkundër epërsisë së ushtrisë serbe me armatim, kryengritësit
shqiptarë të krahinës së Rekës në komandën e Hoxhës së Tanushës nuk zmbrapsën.
Në vazhdim të raportit, konsulli austriak nga Beogradi thekson se vazhdojnë
luftimet e ashpra, me humbje nga të dyja palët.4
Për sukseset e dobëta të depërtimit të ushtrisë serbe në të gjitha frontet,
lajmëronte edhe Zhitkovski nga Manastiri, sipas të cilit ushtria serbe nuk
ishte në gjendje që të ripushtojë territoret shqiptare në vijën
Strugë-Dibër-Kërçovë, kurse luftime tejet të rrepta ishin zhvilluar në territorin
mbi Gostivar, në vijën Vracë-Mavrovë, me fshatrat përreth.5
Derisa mbi Gostivar bëheshin luftime të ashpra, Jeliçka nga Shkupi njoftonte me
telegram se kryengritësit paskan sulmuar në fushën e Pollogut, midis Tetovës
dhe Gostivarit, një kolonë furnizimi të përbërë prej 4 kamionësh dhe 350
karrocash me bukë, ku “automobilat u dogjën, ndërsa ushqimi u rrëmbye”.6
BETEJA TË MËDHA
MBI MAVROVË DHE PJESËMARRJA E SHQIPTARËVE TË REKËS
BETEJA E MAVROVËS
Në betejën e
Mavrovës, ushtria serbe në fillim u mbraps, Shqiptarët e Rrekës nën komandën e
Hoxhë Tanushës, dukej se janë në prag të fitores.7
Në këto çaste të vështira për ushtrinë serbe komandanti i tyre detyrua me
revole në dorë të ndalë ushtarët e tij që filluan të iknin nga fushëbeteja.8
Komanda serbe, për të shpëtuar nga disfata e plotë, kërkoi përforcime të reja.
Asaj i erdhën në ndihmë njësitet e regjimentit XII, XX dhe njësiti “Car
Llazar”. Forcat serbe filluan sulmin më 27 shtator, me artileri prej së
largu, pasi me armë të tjera nuk mund të afroheshin në pozicionet e
luftëtarëve shqiptarë. Sipas raporteve serbe, në këto sulme përmenden afër
40 vullnetarë të vrarë shqiptarë.9
Më 28 shtator, forcat serbe arritën para Mavrovës, kurse këtyre njësiteve iu
bashkëngjitë edhe regjimenti VII, që u kyç në sulmin e mëtutjeshëm. Më 29
shtator, serbët pasi pushtuan Mavrovën, vazhduan marshin nga fshatrat e Rekës,
nëpër rrethinën e Zhirovnicës dhe Grykës të Lumit Radika, duke iu afruar
Dibrës. “Raportet serbe japin një numër të madh të vrarësh nga kryengritësit”.10
Ata shqiptarë që
nuk u nënshtruan urdhrave të komandës serbe, dënoheshin dhe dërgoheshin në
burgjet e Shkupit. Krerëve të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u
grabiteshin fëmijët e tyre nga mosha 8-10 vjeçare dhe dërgoheshin në Serbi,
kurse “deri tani vetëm në Tetovë janë grabitur 4 fëmijë”.11
Sipas raportit të konsullit austriak, Von Storck nga Beogradi, po veprohet
vërtet pa mëshirë kundër “arnautëve” të zënë rob, kështu që shfarosja e filluar
e elementit jo sllav, do të kryhet tërësisht “me këto ekzekutime të shumta
që u bënë në Tetovë dhe Gostivar”.12
Në betejën e
Mavrovës përleshja me armë ka zgjatur 13 ditë, duke lënë një
numër të vrarësh nga kryengritësit shqiptarë, por edhe pse mungojnë raportet
serbe për numrin e të vrarëve nga ana e tyre, ka pasur të vrarë edhe nga
ushtria serbe.122
Komanda dhe ushtria e saj më 30 shtator po përparonte kah lumi Radika në
drejtim të Dibrës. Ushtria serbe sulmonte edhe nga Kërçova, ajo pasi mori
përforcime të reja, kaloi në kundër ofensivë, kështu pas sukseseve në afërsi të
Kërçovës te fshati Izvor, mori drejtimin e Dibrës. Në këtë betejë u plagos
çetniku i njohur serb Vasilije Trbiq.13
Ushtria serbe
pasi e shoi me gjak këtë kryengritje, u soll si e çoroditur mbi tërë popullsinë
e pafajshme, shkruante gazeta “Radniçke Novine”. “Më kap tmerri kur i shoh
dhe pyes vetveten, se si njerëzit mund të jenë kaq barbarë sa të kryejnë kaq
shumë mizori”.14
Për sjelljet serbe dhe pastrimin etnik njofton edhe Mitropoli i Durrësit, ku
thotë se “duke ikur nga barbaria serbe kanë ardhur shumë njerëz nga Dibra,
Gostivari, Gjakova, Prishtina, Tetova, Prizreni, kurse me ta edhe mjaft
bullgarë (bëhet fjalë për sllavo-maqedonasit)”.15
Deri më 25 tetor nga Tetova dhe Gostivari janë shpërngulur me dhunë mbi 400
familje.16
Gjendjen faktike
në Kosovë dhe trevat lindore më së miri e përshkruan nipi i Bajram Currit, Daljan
Curri, i cili vetë u paraqit në konsullatën austriake në Shkodër, për t’u
ankuar për gjendjen dëshpëruese të popullsisë në rrethet e Gjakovës dhe
Prizrenit, për t’u lutur për këshillë dhe ndihmë. “Sipas dëshmive” të
tij, serbët, respektivisht malazezët, bëjnë masakra më çnjerëzore në ato vise,
kështu që Bajram Curri është i mendimit se ata i kanë caktuar vetes si
qëllim për të shfarosur me gjithë gra dhe fëmijë shqiptarët që jetonin
përbrenda kufirit të ri serb dhe malazez.17
Në letrën dërguar
Mis Durhamit nga Manastiri, më 21 tetor 1913, përshkruhen krimet dhe masakrat
që kanë bërë serbët në Dibër, Strugë, Ohër, Mavrovë, Gostivar, Tetovë dhe
Shkup.18
Ushtria serbe u soll shumë keq edhe në pjesën e Shqipërisë së lirë dhe të
pavarur, ku bëri kërdi në Prefekturën e Elbasanit, edhe pse popullsia e saj e
mbajti me bukë. Ajo, kur u tërhoq nga këto anë, shkatërroi çdo gjë,
madje duke plaçkitur edhe mobiliet e shtëpive.19
Para këtij tmerri, një pjesë e madhe e popullsisë së këtyre krahinave u
shpërngulë, ndërsa një pjesë e saj u vendosë në Shqipërinë e Mesme.20
Për këtë situatë të krijuar, Serbia akuzonte Qeverinë e Vlorës, e cila me
ndihmën e Esat Pashës dëshironte të dilte përsëri në det. “Serbia ëndërronte
asgjësimin e Qeverisë së Vlorës” dhe pushtimin e Shqipërisë nga veriu,
kurse Greqia nga jugu ende i mbante me këmbëngulje viset e pushtuara përreth
Vlorës.
Më 18 tetor,
Austro-Hungaria i dërgoi një ultimatum Serbisë, që brenda 8 ditëve të tërheq
ushtritë e saj nga kufijtë politikë, të caktuar me vendimin e Londrës. Me “këshillimin”
e Francës dhe të Anglisë, ushtria serbe në afatin e caktuar tërhoqi ushtrinë.
Pra, lakmitë e daljes në detin shqiptar dhe politika pushtuese sllave pësuan
një disfatë të plotë.
Qeveria e Vlorës
ndodhej në një pozitë të palakueshme: grekët assesi të largoheshin nga
Shqipëria Jugore, ndërsa serbët nga Shqipëria Verilindore.
Në anën tjetër,
Qeverinë e Vlorës nuk e njohu as Turqia. Ajo vazhdoi edhe më tutje që
Shqipërinë e Pavarur ta radhisë si vend i pandarë të Perandorisë. Xhonturqit
gjatë luftërave ballkanike përhapën një propagandë të fuqishme midis
shqiptarëve mysliman, ku munduan të bindin popullatën shqiptare për çlirimin e
trojeve të okupuara e të shkelura nga armiqtë, premtuan njohjen e Shqipërisë me
kufijtë e saj Etnik, kjo ide gjeti mbështetje të fortë te forcat liridashëse
kur panë se armiqtë sllavë morën vendin nëpër këmbë. Edhe Fuqitë e Mëdha
vendosën të vënë “gurët e ndarjes”, pasi Shqipëria në këtë kohë nuk
paraqiste forcë kombëtare midis Ballkanit. Dobësitë e shqiptarëve dhe përçarjet
tyre për interesa të ngushta karrieriste bënë që Fuqitë e Mëdha ta ndajnë
Shqipërinë copa-copa, sipas interesave të tyre politiko-strategjike, ky
popull kreshnik u shndërrua një mall tregu për ta. (V.Xh).
Nga kjo situatë e
paraqitur, shqiptarët e panë se nuk mund të pritej më shumë nga Fuqitë e Mëdha,
ngase vetëm Austro-Hungaria nuk mund t’u bënte ballë shteteve të tjera
evropiane. Prandaj, një pjesë dërmuese e popullatës shqiptare filloi ta kthejë
kokën “prapa”, kah Turqia, duke thënë se është më mirë një Shqipëri
autonome, se sa një shtet i “përgjysmuar” dhe gjoja i pavarur. Këtë ide
më së shumti e propagandonin turkomanët e zakonshëm, të cilët assesi të
bindeshin se “Shqipëria mund të ekzistojë edhe pa Turqinë”. Ideologët e
kësaj ideje ishin turkomanët Ali Tetova dhe Beqir Grebeneja, dhe ideatori i
unionit serbo-shqiptar, Arif Hiqmet Kumanova, të cilit Nikolla Pashiqi i kishte
premtuar postin e princit të Shqipërisë në tokat e pushtuara që nga Dibra Tetova
deri në Shkup. Ndërsa rryma turkomane ishte paguar nga pushteti xhonturk, për
të rrëzuar Qeverinë e Përkohshme, duke përgatitur “komplot” kundër
Ismail Qemalit.23
Por Ismail
Qemali, si diplomat i shquar me një peshë të jashtëzakonshme në diplomacinë
kombëtare dhe njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan e më gjerë, ishte
shumë i interesuar për ruajtjen e unitetit kombëtar në këto çaste kritike për
Pavarësinë e vendit. Prandaj, njerëzit e Qeverisë pasi e burgosin Beqir
Grebenenë, vetë Ismail Qemali urdhëroi që ta lëshojnë në liri, ndërsa për Esat
Pashën ka deklaruar se “ky tradhtar duhet të vritet”.24
SHTYPI I HUAJ PËR
KRYENGRITJEN E SHTRATORIT 1913
Shtypi i huaj i
dha Kryengritjes së Shtatorit dimensione të mëdha politike. Në anën tjetër
shtypi serb luajti anën e prokurorit ku shpeshherë ishte kontradiktor dhe i
rezervuar. Gazeta “Pijemont”, më 23 shtator 1913, në vend të dukshëm shkruante
për Kryengritjen Shqiptare, por vazhdonte më poshtë se Kryengritja Shqiptare i
paska rrënjët diku jashtë vendit, duke involvuar në këtë kryengritje influencën
dhe strategjinë austriake, kinse municioni dhe armët janë siguruar nga
Mbretëria e Vjenës. Poashtu edhe gazeta tjetër serbe “Narodni list” duke
shkruar për Kryengritjen Shqiptare kundër malazezëve dhe serbëve, konstatonte
se shqiptarët janë të pajisur me armatim modern, ku vihet në pah se për
shqiptarët ka prodhuar shumë armë “fabrika e Shtajerskës”.25
Më poshtë, kjo gazetë vazhdon të sulmojë politikën italiane e cila shumë “subjektivisht”
mundohet t’i sqarojë ngjarjet në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan. Ajo,
kryengritjen dhe luftën shqiptare për çlirim e pavarësi dhe bashkëngjitje me
shtetin amë, e shikonte si një grindje të re në Ballkan, në mes shteteve
ekzistuese, ku Bullgaria dhe Turqia presin ngatërresa të reja për ndarjen e re
të Ballkanit. Këto momente dhe trazira në Shqipëri mund t’i shërbejnë si “instrumente”
shumë të lira interesave bullgare dhe atyre turke.26
Gazeta serbe
“Pijemont” shkon edhe më larg, ku i jep vetes të drejtë që
Shtypi serb në
atë kohë ishte i mbushur plot mllef ndaj shqiptarëve. “Veçernje Novosti”, duke
folur në kryeartikull, pos të tjerash, kërkon nga udhëheqësit e Malit të Zi dhe
Serbisë jo vetëm dëbimin e shqiptarëve nga kufijtë e caktuar në Konferencën e
Londrës, por të hyhet edhe brenda Shqipërisë së Pavarur dhe të “pushtohen”
të gjitha ato pika dhe lokalitete që do të jenë më të nevojshme për ruajtjen e
qetësisë dhe të rendit në kufijtë e posa caktuar, si dhe të kërkohet garancë
nga Fuqitë e Mëdha, “që Shqipëria të mos e prishë më paqen dhe qetësinë në
mes të Ballkanit”.29
Kjo gazetë
vazhdon më poshtë me një porosi, se Serbisë dhe Malit të Zi nuk u mbetet asgjë
tjetër veçse ta pushtojnë tërë Shqipërinë e Veriut deri te lumi Shkumbin,
ndërsa kah deti të merret njëherë e përgjithmonë Durrësi, Lezha dhe Shëngjini,
kurse atje “të valojë flamuri serb”.30
Propaganda serbe,
për të mobilizuar sa më shumë ushtarë serbë, kishte përhapur lajmin se mbi 80
000 vullnetarë shqiptarë i kanë kapur pushkët dhe janë nisur kundër Serbisë.33
Komanda serbe, me këtë mobilizim të ri të gjashtë regjimenteve të mobilizuara
të Divizionit të Moravës, përgatiste një ofensivë të re luftarake të pushtimit
të ri. Ky operacion u pagëzua: “Ekspeditë ndëshkimi”. Qëllimin e kësaj
ekspedite kundër etnosit shqiptar, më së miri e shpreh koloneli Stojanoviq, i
cili thotë se “sulmet e shqiptarëve do t’i zmbrapsim aq keq, sa që për një
mënyrë të tillë vite me radhë do t’u mungojë qejfi për të përsëritur aksione të
tilla si kjo kryengritje”.34
Koloneli
Stefanoviq u deklarua haptazi para diplomatëve të huaj se për humbjet dhe
shpenzimet e luftës së tanishme me Shqipërinë,
Gazeta serbe
“Samouprava” shkoi aq larg, sa që kërkoi nga Fuqitë e Mëdha thirrjen e sërishme
të Konferencës për shpalljen e Pavarësisë së shtetit shqiptar, duke kërkuar
arsye që ky vendim i marrë nga Fuqitë e Mëdha është në dëm të shtetit serb.36
Ky akt është i pavend, sipas shtypit serb, dhe nuk i plotëson nevojat e kohës,
“prandaj sot shtetet e tjera ballkanike pësojnë dëme të mëdha financiare dhe
politiko-strategjike”.37
Opinioni serb
shtronte pyetje: në qoftë se Evropa nuk i ndihmon Serbisë që të revidohet
vendimi i Konferencës së Londrës dhe Shqipëria të ndahet në mes Greqisë,
Serbisë dhe Malit të Zi, atëherë pushteti serb është “i detyruar” që në
vendet e pushtuara etnike shqiptare të ndryshojë kursin e veprimit politik:
të shkojë në asimilim total, duke përdorur masa rigoroze: “Serbizim me
çdo çmim”.38
Kjo parullë ogurzeze e politikës serbe ishte lëshuar në të gjitha regjimentet e
ushtrisë, policisë dhe aradhet çetnike-serbe. Prandaj, djegiet, plaçkitjet dhe
vrasjet masive ishin shndërruar në një “sëmundje kronike”, duke filluar
prej lart, nga komanda, deri te ushtari i fundit serb.39
Derisa komanda
serbe mobilizonte ushtarë të rinj kundër kryengritësve shqiptarë, forcat
shqiptare nën komandën e Isa Boletinit ishin duke përparuar në të gjitha
drejtimet. Isa Boletini, në strategjinë e vet të kryengritjes, ishte shumë i
interesuar për çlirimin e Tetovës dhe Gostivarit, për të dominuar me Grykën
e Dervenit mbi Zhelinë, pasi kjo pikë strategjike kishte rol dominues për
kryengritësit shqiptarë në bllokimin e rrugës Shkup-Tetovë dhe
Shkup-Gostivar. Kjo rrugë e vjetër turke, që në luftërat e tij e kishte
shfrytëzuar edhe Skënderbeu në luftërat e tij për ta marrë Shkupin, ka
peshë të madhe strategjike ngase kalon rrëzë Malit të Thatë mbi fshatin
Çellopek, Miletinë, Çegran, Forinë, Çajle dhe lidhë Shkupin me Gostivar.40
Kundër kësaj
kryengritje të pastër shqiptare, regjimi i egër serb ishte kundërvu me tërë
arsenalin e vet. Politika serbe, në këto rrethana, kishte angazhuar diplomacinë
e saj me ndihmën e miqve të vet rusë e frëng. Ajo, me ndihmën e tyre, do të
mundohet të bindë Fuqitë e Mëdha, se shqiptarët janë “fajtorë” që prishin
qetësinë në mes Ballkanit, të ndihmuar nga Austro-Hungaria dhe Bullgaria. Për
këto arsye, më 26 shtator, në Manastir arriti nga Beogradi shefi i sektorit
konsullor në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, zoti Rakiq, për të ndihmuar kinse
Komisionin Internacional. Pas arritjes së tij në Manastir, ai ka deklaruar para
mjeteve të informimit, duke dashur të minimizojë kryengritjen shqiptare, se “në
mesin e kryengritësve shqiptarë janë shumë oficerë bullgarë, me komandantin e
tyre, kolonelin Markov”.41
Kjo propagandë e
hegjemonizmit serbomadh ishte shumë aktive edhe në eshalonët
ushtarako-policore. Ekzistonte hidhërimi i madh kundër Austrisë dhe Bullgarisë,
për arsye të akuzave serbe se këto kanë nxitur kryengritjen shqiptare me
përpjesëtime kaq të mëdha, që, nga kronistët e kohës, u quajt edhe Lufta e
Tretë Ballkanike. Prandaj këto forca haptazi deklaronin se “kundra arnautëve të
kapur rob do të sillen pa mëshirë dhe do të bëhej shfarosja e tyre”.43
Gazeta “Odjeg”, organi i “Partisë Radikale Serbe”, shkruante pa zbukurime se
“arnautët komandohen prej oficerëve austriakë”.44
Po ashtu, duhet theksuar se propaganda serbe kishte arritur të “bindë
popullatën serbe” se nxitëse të lëvizjes shqiptare është Monarkia Austriake, së
bashku me Bullgarinë. Si duket, ajo merr si pretekst për fillimin e
kryengritjes, “takimet” e Irfan bej Ohrit me Millan Matovin.45
Por këto takime sipas të dhënave më të reja fare nuk kanë pasur ndonjë peshë
për udhëheqësit e Kryengritjes së Shtatorit, të cilët kërkonin me çdo kusht
çlirimin e trevave të Shqipërisë Lindore dhe bashkim me shtetin amë. (V.Xh)
GJENOCIDI SERB NË
TREVAT LINDORE SHQIPTARE PAS SHUARJES SË KRYENGRITJES SË DIBRËS
Komanda serbe, në
këto rrethana, në vend që të qetësonte situatën, ajo ndërmerrte masa tejet të
ashpra kundër popullsisë së pafajshme. Arrestimet e shqiptarëve myslimanë dhe
turqve vazhdojnë pa ndërprerë. Shqiptarët e arrestuar në burgun e Tetovës
nxirren jashtë qytetit dhe pa gjykim ekzekutohen.46
Sipas raportit të nënkonsullit austriak, të përpiluar me të dhëna nga terreni
në Tetovë, më 8-9 tetor, thuhet se “me të vërtetë po veprohet pa mëshirë
kundër “arnautëve” të zënë rob dhe shfarosja e filluar më parë e elementit
shqiptar do të kryhet tërësisht”. Posaçërisht shumë keq po sillet ushtria
serbe në trevat lindore, ku pati kryengritje të armatosura. Ushtria serbe dhe
komitët e saj po bëjnë ekzekutime të papara në fshatrat e Tetovës dhe
Gostivarit.47
Raporti i
konsullit Jeliçka në Shkup përshkruan më së miri situatën dhe rrethanat
politike në Tetovë dhe më gjerë në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit, pas
mbarimit të Kryengritjes së Shtatorit. “Mjerisht, një monotoni e trishtuar
duhet ta karakterizojë raportin e këtushëm, duke marrë parasysh përdhunimet dhe
shtypjen e pjesës jo sllave të popullatës, zor se mund të ketë vend për të
regjistruar të gjitha aksionet e regjimit serb”. Në veçanti, për sa u takon
shqiptarëve myslimanë dhe turqve, ka pushuar së ekzistuari çdo siguri e pronës,
lirisë individuale, të ndërgjegjes, si dhe e jetës.48
Më poshtë në raport vazhdon: “Të gjitha xhamitë po mbyllen, pasi imamët e
qyteteve dhe të fshatrave refuzojnë që ditën e premte, lutjen e Allahut
ta zëvendësojnë me lutjen për sovranitetin e vendit, dhe në vend të Zotit, të
përmendet emri i Kral Pjetrit”. Thirrja e ezanit nëpër minaret e xhamive është
ndaluar rreptësisht, kështu që me të gjitha mjetet po punohet për “kthimin
në fenë ortodokse”.
Sukses më të madh
kanë pasur në krahinat kufitare, ndërsa në krahinën e Rrekës dhe Dibrës sot nuk
ka mbetur askush prej konfesionit islam.49
Më 29 nëntor kanë arrestuar shumë shqiptarë në Tetovë dhe Gostivar, shumë prej
tyre të besimit islam kanë filluar të braktisin shtëpitë. Vetëm nga Tetova dhe
Gostivari, prej 25-29 tetor, mbi 140 familje kanë ikur për në Shkup, për të
vazhduar rrugën e migrimit për në Turqi.50
Konsulli austriak
thekson, më 29 nëntor për të parë gjendjen faktike të shqiptarëve: “vetë e
vizitova Tetovën, me qëllim që të bindem për gjendjen dhe situatën faktike, ku
me sytë e mi pashë gjendjen trishtuese të shqiptarëve myslimanë”. Ata ishin të
terrorizuar nga arrestimet e shumta, endeshin rreth e rrotull të druajtur e
të ndrydhur, duke pritur në ankth rastin e vetëm për të shpëtuar nga
zgjedha e sundimit serbo-sllav, duke sakrifikuar tërë pasurinë e
patundshme, të cilën nuk guxojnë ta quajnë si të vetën”.
Në Teqen e
Tetovës, njëra ndër më të pasurat në kohën e Perandorisë Osmane, ku para
ardhjes së serbëve jetonin mbi 50 dervishë, duke shërbyer në një qendër të
kulturës islame dhe duke dalë në ndihmë kalimtarëve të ndryshëm, të cilët gjenin
strehim dhe ushqim pa pagesë. Me ardhjen e sunduesve serbë në Pollog, ata
së pari plaçkitën vendet më të pasura dhe më të bukura të kësaj ane, e pastaj
filluan t’i shfrytëzojnë për kazerma dhe nevoja ushtarake, si depo për municion
dhe strehimore kuajsh.51
Në raportin e vet konsulli austriak thotë: Unë dhe nënkonsulli britanik patëm një
takim me udhëheqësin e fesë islame, Mutiveliun e Pollogut, Abdyrahman
Beun, një shqiptar shumë i zgjuar dhe i nderuar, që kryente detyrën e
Mutiveliut të Tetovës. Ky udhëheqës i shquar ishte shumë i pakënaqur me
sjelljet barbare të ushtrive serbe dhe se kishte planifikuar të emigrojë në
Shqipëri, për t’u bashkangjitur me patriotët e tjerë shqiptarë. Ai mbante
lidhje të përhershme me Mehmet pashë Tetovën, Halim Beun dhe patriotë të tjerë
që ndodheshin në taborin e Ismail Qemalit, që luftonin për bashkimin e trojeve
shqiptare.52
Ky mbante kontakte me diplomatët e huaj, duke i mbrojtur shqiptarët nga
sjelljet e egra të ushtrisë dhe policisë serbe. Deri tani kishte luajtur rol të
rëndësishëm me autoritetin që kishte, që të ndalë shpërnguljet e shqiptarëve
për në Turqi.53
Se çfarë
barbarizmash ka kryer ushtria serbe në Pollog dhe më gjerë, mund të konstatojmë
nga raporti që na jep konsulli Jeliçka, pasi e vizitoi Tetovën nga fillimi i
muajt nëntor të vitit 1913, pas mbarimit të Kryengritjes së Shtatorit. Në
rrugën ndërmjet Shkupit dhe Tetovës, e cila është e gjatë 47 kilometra, në të
cilën kryhen të gjitha shkëmbimet e prodhimeve në fushën tepër pjellore, e cila
shtrihet deri në Gostivar, por edhe në krahinën e pasur dhe të populluar të
Dibrës, “nuk takova një njeri dhe as një shtëpi të banuar, me përjashtim të
dy haneve nga koha e turqve”.54
Shtypi shqiptar i
kohës, në artikujt e vet ngriti lart idealet dhe luftën e popullit shqiptar,
për çlirim e bashkim kombëtar. Përkrahje të madhe i dha kryengritjes shqiptare
edhe shtypi progresiv botëror, duke folur haptazi për terrorin serb, që kryenin
paramilitarët serbë dhe pushteti në viset e posa pushtuara shqiptare. Sipas
shtypit të kohës, shqiptarët treguan haptazi me veprimet tyre luftarake se
kurrë nuk do të njohin sundimin e egër policor serb në trojet e tyre historike,
dhe se janë në gjendje çdo herë e në çdo kohë t’i mbrojnë vatrat e veta edhe me
armë.
1 Qeveria e Përkohshme e Vlorës…
dok. 280.
2 Gazeta“ Liria e Shqipërisë” më
3 tetor 1913.
3 Gazeta “Politika”,
4 HHStA-PAA, Raport i Storckut
nga Beogradi drejtuar Vjenës më 4 tetor 1913.
5 Telegram nr.222 i Zhitkovskit
nga Manastiri dërguar Vjenës më 8 tetor 1913.
6 HHStA-PAA Telegram i Jeliçkos
nga Shkupi nr. 131 dërguar Vjenës më 11 tetor 1913.
7 Shënime të mbledhura nga vetë
autori i librit, prill, 2012.
8 A.M-Shkup, filmi 41-30, “Ratna
hronika” , f. 396.
9
10 Po aty, filmi 41-30 f. 396; sipas
të dhënave serbe në këto beteja u vranë nga forcat shqiptare te 400
kryengritës, ndërsa nga ushtria serbe u vranë 4 ushtarë dhe u plagosën 9 veta,
këto të dhëna i japim të pa korrigjuara, pasi nuk kemi pasur mundësi t’i
verifikojmë në mungesë të dokumentacionit.
11
12 Raporti nr. 218, i
nënkonsullit nga Nishi Hofleuer, konsulli austriak Von Storck në Beograd, më 14
tetor 1913.
122122 A.M.-Shkup,
“Ratna hronika”, filmi 41-30 f. 395.
13 Petar Stojanov, Makedonija vo
vremeto na Ballkanskite i Prvata Svetsaka vojna 1912-1918, vep. e cit. f.198.
14 Gazeta“ Radniçke novine” ,
Beograd, më 22 tetor 1913.
15 AQSH-Tiranë, Fondi 136, dos.11
viti 1913.
16 Raporti nr.145 i konsullit
Jeliçka në Shkup, më 3 nëntor 1913.
17 Raport nr.143 i konsullit
austriak Majerhauser nga Shkodra, më 29 shtator 1913
18 AQSH- Tiranë, Fondi 170 dos.13
viti 1913.
19 AQSH-Tiranë, Prefektura e
Elbasanit, Fondi 271, dos.34 viti 1913.
20 AQSH-Tiranë, Fondi 136 dos.11
më 28 nëntor 1913.
21 Dimitrije Tucoviq, Serbia e
Shqipëria, vep. e cit. f. 83.
22 Bogumil Hrabrak , Arbanashki
upadi i pobune, vep. e cit. f.98.
23 Gazeta “Populli”, Vlorë më 7
maj 1914: ArifHiqmet Kumanova punonte kinse për dovlet, në anën tjetër
mbronte interesat serbe për shtrirjen e saj në Shqipëri
24 Telegram nr. 192, nga Durrësi,
më 3 tetor 1913
25 Gazeta “Pijemont,
26
27
28 Shtypi serb kundër politikës
austro-hungareze “Samouprava”, “Politika”, “Pravda”, raport i Von Strock. më 21
tetor 1913; Telegram nr.199. i konsullit austriak nga Beogradi, dërguar Vjenës
më 29 shtator 1913.
29 “Veçrnje novosti”,
30 Po aty.
31 Po aty.
32 Telegram nr.219, i Bertholdit
nga Vjena dërguar Di San Guilano Romë më 18 tetor 1913.
33 Po aty.
34 Raport i atasheut austriak
Gilinek nga Beogradi më 27 shtator 1913; (qëllimet serbe në lidhje me
Shqipërinë.).
35
36
37
38 Raport i konsullit Jeliçka nga
Shkupi Ministrit të punëve të Jashtme të Austrisë, Markagraf, më 29 shtator
1912.
39
40 Vebi Xhemaili, Sundimi i Parë serb
në Pollog 1912-1915, (fejton), ”Flaka e Vëllazërimit”, Shkup 1992.
41 Raport nga Selaniku, telegram
nr. 18 më 28 shtator 1913; Diplomati Milan Rakiçi i ka takuar rrethit të
ngushtë të Nikolla Pashiqit, ka qenë delegat i dërguar në Konferencën e
Londrës, me deklaratat e veta dhënë shtypit të asaj kohe njihet në opinion si
diplomat shumë tendencioz kundër zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në
Konferencën e Londrës. Ai Konferencës i ka paraqitur gjithmonë të dhëna të
falsifikuara në lidhje me kufijtë dhe popullsinë e Shqipërisë Etnike para
diplomacive të huaja.
42 Telegram nr. 121 i zëvendës
konsullit nga Nishi, më 11 tetor 1913.
43 Telegrami nr. 218, i konsullit
austriak Strock nga Beogradi, më 14 tetor 1913.
44 Gazeta “Odejg”
45 Album Almanaha “Struga” vep. e
cit. f.102; Shpifjet serbe janë të pabaza, pasi çeta e Millan Matovit dhe
Petar Çaulevit që ka vepruar në mes Kërçovës dhe Ohrit nuk ka pasur më shumë se
100 komitë.
46 Telegram nr.148 i konsullit
austriak nga Shkupi, më 6 tetor 1913.
47 Raporti i nënkonsullit
austriak nga Shkupi, më 11 tetor 1913.
48 Raporti i konsullit Jeliçka
nga Shkupi, më 3 nëntor 1913.
49 Raporti i konsullit Jeliçka po
aty, më 3 nëntor 1913.
50
51 Po aty ; në këtë raport shihet
qartë se serbët në këto anë kanë plaçkitur gjithçka, edhe në këtë raport të
konsullit austriak dhe zëvendës konsullit britanik, të cilët në mënyrë
energjike ndërhynë te gjenerali i ushtrisë serbe Mishiq, që të urdhërojë
oficerit serb, për të kthyer kalin arab të Sheh Babës të grabitur nga teqeja
e “Harabatit” në Tetovë, i cili shërbente për nevojat e teqesë.
52 Raporti i konsullit austriak
nga Shkupi më 3 nëntor 1913; Abdyrahman beu mbante lidhje të ngushta me
Shkupin, Prizrenin, Sofjen, Bukureshtin dhe qytete tjera me rëndësi për
çështjen tonë shqiptare. Ky patriot kishte lidhje të ngushta patriotike edhe me
Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin, Elez Jusufin. Ai i informonte ata për të
gjitha ngjarjet që ndodhnin në Tetovë dhe Gostivar. Ky atdhetar mbante lidhje
të ngushta me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës duke e informuar për të gjitha
rrjedhat politike në Pollog.
53
54