E premte, 02.05.2025, 03:07 PM (GMT+1)

Speciale

Sylë Mujaj: Nish-i apo Naissus-i (3)

E diele, 10.11.2013, 12:57 PM


Grupi i izolimit

Nga Sylë Mujaj

Shumica e shqiptareve të izoluar ishin të burgosurit politik të Kosovës nga personat me influence jo të disiplinuar qer pushtuesin apo grupe të organizuara me filozofit e tyre kombëtare, dikush veç atdhetari të pastër, e dikush me ndonjë lloj-lloj ideologjie që në fakt të gjitha drejtimin e kishin ne veprim e ne shkrim një rrugëtim një gjë për të ecur përpara Kosova që ishte ndarë padrejtësisht nga trungu i vetë Shqipëri. Është ndare pikërisht nga këta miqtë tanë të sodit që kaq shumë po na përdhelin e po na duan sot, por sot miqtë tanë duhet edhe ta dinë se nuk janë ato kohërat e kaluara janë kohëra të reja janë kohëra integrimesh jo vetëm shqiptare, por integrime botërore, edhe nëse duan nuk mund të mbyllin procesin e bashkimit shqiptare, që jo bash me dashamirësi po e shohin realizimin edhe fizik të bashkimit kombëtar shqiptar.

Për veç këtyre grupeve të organizuara nëpër territoret shqiptare pati edhe shumë personalitete edhe nga trojet tjera të pushtuara, pati nga kjo Maqedonia pati nga Malësia pati shumë nga Lugina e Preshevës Bujanovcit e Medvegjes, sa interesante ne simpatinë tonë apo në bashkëveprim patëm edhe një arbëreshë Dhimiter Patituccin i cili i shpëtoj burgut dhe dha lajmin e parë për mes gazetave italiane për mes të madhit Ismail Kadare se në Prishtinë shpërtheu mllefi shekullor i ndarjes së Kosovës, ky dha informatën në lidhje me tmerrin e krijuar apo qytetin e studentëve të bllokuar nga njësitet speciale të Nishit, ky tregoi i pari se dhjetëra e dhjetëra studente u burgosen e me mijëra po mbahen të mbyllur ne SUP-in e Prishtinës, ky tregoi rastin e masakrës me 26 mars kur u përleshen pa drejtësisht Policia speciale e Nishit e armatosur deri ne dhembë kundër studentëve me duar boshe që nuk e pranojnë me “stafetën e Marshall Titos”, (sot Dhimiter Patitucci është ne kuadrin e ndermes komunar i Milanos, ishte sekretari i Maestros tonë Ibrahim Kodra). Ishte me ne edhe Arvanitasi nga Janina; Kostas Mizis /Koqo Mizo/ që përkrahu organizimin tonë, e që ishte pjesëmarrës i kësaj Pranvere veç Shqiptare të Vitit 1981, /sot ky ekspert është ne Institutin e gjuhëve të huaja ne Tiranë/. Nëpër këto grupe u shumuan edhe grupet nga shërbimi ushtarak i asaj Jugosllavie, që pa një motive të theksuar politik i grupuan dhe i cilësuan si grupe armiqësore, si me karakteristiku Grupi i Masakrës se Paraqinit dhe vrasja e martirit Aziz Kelmendit, pati dhe me dhjetëra grupe të tilla, por nëpër burgje pati dhe shumë kryefamiljar të pa dëgjueshëm të pushtetit sllav.

Katër krevate të betonuara

Është diçka që duhet të shkruhet bile se paku të lihet diku, në lidhje me vetë dhomën dhe krevatet e betonuara apo sistemin e kësaj ti thuash jetë burgu, që më duket se ishte pak me zi se sa mendohet apo e kam parë ne të shkruarit e deri sotëm. Nga dita e parë që na vendosen katër personave na i mjeken emrat na i kthyen ne numra, unë nuk isha me Sylë Mujaj nga sot isha numër bile bukur i madhe 712-ti.

Ky ndryshim emri ne numër shumë herë na solli edhe pa kënaqësi më të trishtuara, sepse kur ekipi i drejtorisë hynte brenda ne si numra duhej të ngiteshim në këmbë shpejt e njeri mbas tjetrit të hynim në mes krevateve me kokën poshtë e me duart e lidhura mbrapa, ishte diçka e vështir, por duhej të pranohej edhe pa dëshirën tonë, kështu thoshte rregullorja e burgut të Nishit, kështu thoshte bashkëvendësi ynë Nikoliqi, i cili shumë mirë e dinte edhe shqipen, në rast se ndonjëri nga shqiptarët e pranonte vetëm pak se ka gabuar, atëherë shpirtgjerësia e tij, i ofronte lloj-lloj benificionesh të ndryshme si p.sh, nëse kishte bashkëshorte e lejonte në dhomën speciale që së paku një gjysme ore të çojnë dashuri, nëse nuk kishte ndonjëri femër, e lejonte në gjuhën shqipe të dilte në qytetin e Nishit e të kërkonte femër, disave të disiplinuar ju jepte mundësinë e daljes ne fushë, që të punonin ne ekonomi, disave ju jepte sugjerime që të lëne takim sa herë që të duan te inspektor Nesha. /rasti i Rexhep Maqedoncit të famshëm/. Kishte edhe të tjera benificione nga Nikoliqi, por po kthehem të katër krevate, të katër numrat të katër pjatat të katër lugët, te një WC brenda, të dy karriget karakteristike që edhe po të doje nuk mund të qëndrosh i ulur me shumë se sa 20-30 minuta, sepse ishin jo normale pra ishin edhe ato si mbas rregullores se bashkëvendësit tonë Nikoliqit. Karriqat ishin të thjeshta vërtet nga druri i çetinës /breut të zi/, por edhe pse nga druri i mirë kishin “sherrin e madh”, që shumicës se ish të burgosurve politikë ju kushtoj me këtë pozitën më të larta se të zakonshmet të sëmuren nga vënave e këmbëve, kjo ishte ashtu, sepse kështu e kishin parashikuar, !!!?

Te kthehem prapë te krevatet e përforcuara ne beton, struktura e krevateve ishte nga gypa të hekurit të stervjetruar dhe këto lloj gypave ishin njeheni dhe çerdhet më të preferuara ne botë me një insekt të quajtur “buba mara-buba shvaba” apo ku ta dijë se qysh quhet ky insekte që mendoj se nuk ka ne botë përsëri që shumohet kaq shumë e kaq shpejt insekte që për tri katër ditë të thuash e lëne gjysmën e trupit të vet në një si të them si një lloj baloni të vogël me larvat që mbas ndarjes nga trupi insektit të shkretë i mbeten vetëm krahët e pjesa tjetër krejt janë me mijëra larva që edhe ato duan rrugëtimin e procesit të vet ne trojet e veta nëpër gypat e hekurishteve shumë vjeçare”. Ditën rrallë dukeshin, por natën bënin kerrin nëpër batanijet dhe nëpër kokat tona, nëpër ushqimet tona, nëpër ëndrrat tona, edhe ky ishte një problem në veti, që duhej të kemi kujdes apo të ruheshim si nga problemi tjetër i personave vagabondë personave për vepra ordinere, që edhe ata ishin shumë, jo vetëm serbë, romë apo vllahë, kishte në mesin e tyre edhe asi që flasin si ne pra shqiptarët, problem tjetër ishin edhe do lloj fluturash që folenë e vet e kishin po në këto krevate të hekurta e plotë korezion /ndryshk/, këto lloj insekteve ishin nëpër dyshekët e famshëm apo “sllamaricat e shekullit të kaluar që çdo krevat i kishte nga tre dyshek; shumëzuar për ta zëmë 100 lavra fluturash të tërrit, brenda je muaji bëjnë më duket 1200 flutura, sepse në dhomë ishin 12 “sllamarica të konopta”.

Katër krevatet në vitin e parë ishin disi edhe të mirë, sepse po të kishim ushqim të bollshëm, ndonjëherë mund të bënim dhe je farë gjimnastike, sepse ju shkonte tamam lartësisë dhe gjerësisë tonë, këtë e vërejtën edhe drejtoria e cila e caktoj edhe në rregulloren e burgut se energjia e tepruar mund të na bëjnë disi të rrezikshëm, kështu, kjo edhe me shkrim u vërejte që në javën e ardhshme, me vetë kaloritë e ushqimit që mos të jemi të aftë të bëjmë ushtrime mes katër krevateve. Të gjitha këto u bënë edhe ligje të burgut ne “shtëpinë e bardhë”, ku ishim ne të burgosurit politik shqiptar, nga bashkëvendësi ynë drejtori fuqiplote Nikoliqi i Leshanit të Pejës.

Ushqimi në burgun e Nishit

Tregova se dieta jonë u ndryshua për shkak të ushtrimeve, në mëngjes, bukë e marmelate me ujë të nxehtë me pakë erë kamomile, dreka ishte shumë e veçantë ese kishte lakra të ziera, që vërtet nuk kishin shije aspak, në mesin e lakrave nga kazani tjetër na u vendoske ndonjë vesh derri, të jem i sinqertë shpesë edhe i pa fërguar mirë apo i pa pastruar me të gjitha ato që i ka derri kur ishte i gjallë, qime, yndyrëra të gjalla, në vitet e para nuk mundeshim asnjeri të hante këtë ushqim, me vonë kinse u mësuam apo nevoja për jetën ishte me e madhe se sa veshi i derrit, unë bile ju tregoj të vërtetën se nuk e lejosh të më shpëtoj as “lakra e as veshi i derrit, i lepijsha edhe qimet, nuk me pengonte as pak as yndyra natyrore, as ajo e kuzhinës, po po i haja çka me qëllonte bile po të kisha do të haja atëherë edhe një pjate tjetër. Rasti i je tjetër racioni që na vinte je herë ne javë e që ishte kryekëput urdhër i drejtorit që mos të kemi kaloritë mëdha për ushtrime: ishte je lloj uji të nxehtë me shije të domates je faferon një copë qepë e një kothere bukë. Përsëri këtu ndodhi një problem tjetër, sepse edhe pse ishte e mangët buka, ne e gjetëm një mënyrë që me tulin e bukës të bënim punime të ndryshme, si “portret Nënës”, nga tuli i bukës, gjetëm edhe një gjë interesante që unë me Hydajet Hysenin e krijuam instrumentin tonë të shenjtë çiftelinë, në fillim patëm pake vështirësi, sepse duhej edhe me u ushqye edhe me nda nga secili nga pak tul buke, nga këtu rrjedh shprehja se “ne hamë me jetuar e ne nuk jetojmë me hëngër”. Kohën e kishim ne diskonim për dy jave u be materiali i nevojshëm, që edhe aty duhej pune e mençuri padyshim. Edhe kjo mjeshtri i kishte hallet e veta, posi me vagabondët e rastit apo të qëllimtë, si me fluturat apo si me “buba maren atë insektin e tmerrit apo insektin e territ”. Edhe këtu ishte një “luftë” që tulin e bukës e ndarë me kujdes e me dhimbje lukthi”, mos të na e grabisin natën këto insektet e territ. Ha ha ha çdo kund duhej të ruheshim, ruaju nga gardiani, ruaju nga shkuji /promaja/, që fishkullonte nëpër të qarat e dyerve të hekurta, ruaju nga vagabondët, ruaju nga mjeku që kur dikujt i dhembte dhëmbi e i tregonte me gisht se ky po me dhembë, mjeku jo i disiplinuar e nxirrte tjetrin, hej ku hyra e si të dal pa e përmendur mjekun Lukiq i cili ishte tmerri i çdo shqiptari që ka kaluar nëpër duart e tij. Heu, ku hyra me falni po ua tregoj je rast, që pikërisht me ndodhi mua, por jo vetëm mua, por shumicës nga këta vagabondët që drejtoria i kushtëzonte që kalimthi të ishin nga një javë apo me shumë, që me ngacmimet e veta disi të na bëhej jeta edhe me e rënde se sa ishte ne realitet. Hyri ky far “vagabondi“ u përshëndet me mua, me tregonte se kishte lexuar shumë ishte njohës i mirë i qeshjes shqiptare, me tregonte se është me origjinë nga Mali i Zi, që në karakter disi thoshte jemi të njëjtë, ndikoj me sjelljet e tij finoke të jem jo shumë i kujdeseshim si me të tjerët vagabond, pra burrërishte ma hodhi, e jo pakë, por gati me kushtoj me jetën time. Pra mashtrimi i fjalëve nga ana e tij unë rashë të flejë duke menduar se ky njeri i “mirë”, do të jetë vërtet i mirë. Gabova e fjet, ky qohet e si mbas urdhrave e merre mjetin që ishte për pastrimin e WC-furçën e drunjtë e ne gjumin e thellë, me meshon aq shumë sa anë alivanosem, e veç kur për herën e parë e pashë vetën ne je spital të qytetit të Nishit, pra mbas të thuash 6 vitesh dola ne shehrin e Nishit, Afër meje pashë je gardian Saviqin edhe ku diku nga Llausha e Skenderait që dinte mirë shqip dhe serbisht. E pyeta se ku gjendem, me tha se krimineli. Të ka meshuar me furçën e WC, dhe e kemi dënuar. Mbas katër ditësh ne spitalin e shehrit të Nishit ku gjatë gjithë kohës isha i lidhur me pranga për krevat dhe me gardianin Saviqin, që i vinte keq për ndodhinë e rastit.

Me kthyen ne spitalin e burgut pra t’i tmerrshmi mjek tjetër Lukiqi. që në momentin e parë me tha se tek jam i çmendur, duhet të më japin iliqe kundër çmendurisë, mi caktoj edhe ilaçet e nevojshme, dhe i detyroj infermieret që në prezencën e tyre ti pije si mbas recetës se Lukiqit. Këtu mendoj se është edhe humanizëm edhe njerëzi ta ceku një serb tjetër të quajtur infermier Bora, me origjine nga Graqanica e Kosovës i cili, mi shpjegoj mënyrat, që mos ti marrë këtë recetë të hapave nga Lukiqi. Ai me përcolli deri ne WC e ku me tha shiko se ne kapsulën Chohampeniclor, e qeli njërën dhe ma tregoi një hap të vogël të një ngjyrë të mbylltë që me mjeshtri të Lukiqit ishin të vendosura brenda kapsulës me pluhur të bardhe. Nuk dija si të veproja a ti besoja tash këtij Bores apo jo, por fillova të pyes Boren e çka bënë ky hapi i vocërr brenda në këtë hapin e madh; ai me ktheu se është një lloj helmi që shkaktonte pagjumësi totale dhe mbas një kohë duhet me vdes. Unë i thash nuk dua me vdes nga ky momente po e lajmëroj “grevën e urisë që të me kthejnë ne “Izolim” te shokët, ia shtrova edhe dy tri pyetje që për këtë rast a mundet ta lajmëroj dikë nga shqiptarët ne izolim, me premtoi, dhe çertet ky Bora ma shpëto jete ta thuash.

Mbas dy ditëve në të ashtuquajturin izolim u dëgjua një zhurmë se shokët e mi paskan filluar “grevën e urisë për rastin tim”, kjo më dha forcë që edhe mjekut Lukiq ti bëje ballë, me kapsulat e tij, i merrja çdo herë me anë të gjuhës i s’postoja në njërën anë të gojës, dy herë me ka pyetur që ta hapi gojën ashtu veproja e shihte se është çdo gjë në rregull me terapinë e tij, shkonte ashtu që unë duhej ta gjeja mënyrën që edhe pse të shkrira ne gojën time të mos i dërgoja te poshtë ne lukth, i hedhja dhe ato që mund ti ndaja të pa dëmtuara i vendosja ne të thururën e këmishës, Këto kapsula me vonë që të bëhem edhe me i sinqertë me vetën e me të tjerët u vendosen ne karrocën e të ndjerit Xhavit Nuhiut nga Caravajka, i cili ishte i dënuar 5 vite burg që diku në një rrugë të Gjilanit edhe pse i paralizuar nga vetura e tije me shkronja të mëdha e paska shkruar Kosova Republikë. Ky njeri i mirë, mbas daljes nga burgu me karrocën e tij e me kapsulat e mia ka shkuar te prindërit e mi e është vërtetuar se Llukiqi ka qenë dhe mbetet një mjek që e ka harruar betimin e mjekut dhe është vërtetuar se Llukiqi mjeku i spitalit të Nishit ka shkatërruar jetë shqiptarësh të dënuar politik apo edhe sot ka lëne me pasojat mëdha jetësore e psikike pra na ishte një kriminel mjek. Ju mora pakë kohe po kthehem te tuli i bukës ku pra kërkonte vërtet një mjeshtri, që të kthehet ne diçka që tingëllon mirë e ku ta marrish ta kthejmë ne çifteli shqiptare. Ia arritëm mbas sa e sa provave, me ujë, nuk bëhej do të gjendej mënyra, nuk behej, pa tjetër duhej të bëhej diçka !!!? U gjetët që vetëm me pështymën tonë pra nga goja jone mund të bëhet dika e kërkuar apo e dëshiruar që tuli i bukës të fillojë të bëhet skulpturë e qëndrueshme apo të thuash si një lloj qeramike, si një lloj vërtet instrumenti të ëndërruar me vite. Mbas dy javësh brumë të lagur nga pështyma jonë e me qëndrimin e mbështjellë në plastike, /ne mendonim ta ruanim nga “buba mara”, por kjo kujdese e mbështjelljes me plastik e dha rezultatin e duhur edhe të vete ngjizjes apo te një lloj tharmi që ishte materiali tashme rezistencë që të punohej edhe në ajrin e hapur pa u ngrire, kjo formule e veçante prodhoj edhe shumë e shumë instrumente të tjera, që shumica e këtyre punimeve nëpër gjë sende e enët e vizitave u ktheheshin pa në Kosovën tonë.

Tuli i bukës na ndihmoj edhe në korrespondencën tonë nga dhoma në dhomë: i ndreqem fytëzat e me gjatësi të ndryshme e ku me lagjen e njerëz ane të fytëzës nga tuli i bukës i ngjitshim fytëz mbas fytëze deri në dhomën tjetër e kështu fytëzat vazhdonin punën e vetë, në tonën, insektet të vetën e vagabondët edhe ata e kryenin detyrën e vetë, asgjë nuk ishte në harmoni, por jeta kishte edhe qëllimin e vet që ne ishim në harmoni me vetë shpirtin e qëllimin tonë ta quajmë fisnik ta quajmë të qytetëruar ta quajmë disi krenare përballë rrebesheve të përditshme të burgut famëkeq të Nishit sot nën Serbi. Dy raste janë interesante për tulin e bukës: Çiftelia pra se gati harrova e cila afër e kishte edhe muzikantin e mirë Musli Kosumin, i cili na këshillonte se si duhet të vendosen perdet e zërit, sa duhet të jetë distanca, në mes perdeve ne si të dëgjuar i kryenim me disipli në këshillat e dhëna dhe ja çiftelia u be e gatshme, por mungonin telat e tash, duhet një javë punë e debate të forta se si e ku e me çka duhet të kryhet që baci Musë, të mos tallej me ne. Menduam edhe natën edhe ditën provuam ide e sugjerime të ndryshme, prapë problem, nuk ia arrinim mirë, provuam me llastiqet e çorapeve nuk i dilej, vendosem të heqim dorë dy ditë, gati një zëri e thamë të katërt baci Musë Hydajeti Unë e Fehmiu, hajde ta provojmë nga penjtë e çorapeve a del diçka. !!!?

Doli mrekullia e vitit, baci Musë u gëzua, por vërtet me shumë apo me fort u gëzuam ne të tjerët. Çiftelia kishte madhësinë e zakonshme secilën dite bëhej edhe me e bukur dhe me fibrat e ngjyrës se kafet që e ka vete tuli i bukës, vërtet dukej si një çifteli krejt e zakonshme tash me tela me perde me rregulluesit e akordeve . Të gjithë pritnim si fëmija qumështin që të kumbojë edhe zëri apo toni i parë. Falë mjeshtërisë se bacit Musë dhe me harmonizimin e notave u dëgjua zëri i çiftelisë nga tuli i bukës.

Mbas zërit të harmonizuar të notave në çifteli rrjedh po si gurra e Rugovës edhe zëri i Musli Kosumit, e ku nga kjo çifteli u kompozuan shumë e shumë këngë, diçka me dukeshin se edhe këngët janë nga tuli i bukës. Po, po, vërtet erdhi prapë ajo thënia: ”se ne hamë me jetuar e disa jetojnë veç me hëngër”. Për çiftelien u be punë madhe në disa muaj, por ndodhi që një të kontrolluar nga gardianët u gjet çiftelia, tash kishim problemin tjetër se qysh të shpëtohej çiftelia, le të na dënojnë, por çiftelia të mos shkatërrohet. heu sa na doli telashe që as vetë se kishim menduar. Të gjithë ekipi i gardianeve së bashku edhe me shefin e tyre e paskan shqyrtuar rastin e çiftelies në izolim, të gjithë ishin të ndalur vetëm te një pikë se kush e solli çiftelien në burg, kush e lejoi ketë instrument, kush duhet të shkonte në përgjegjësi, nga gardianët, kush e qon mirë me ne e kush nuk e qon mirë cili sillet me ashpër e cili me butë.

Faji thonë çdo herë mbetet jetim, çiftelia në zyrën e drejtorit e gardian mbas gardianit në stilin e zbulueseve detektiv na pyetshin veç tregoni e ua sjellim çiftelien, na ua tregonim të vërtetën, por fare nuk ju shkonte për kokë; kokës policore, donin diçka tjetër donin me çdo kushte faktorin njeri kush e solli deri këtu, prapë ne ua thoshim të vërtetën, por kryet e policit mbetet polic, mbetem pa çiftelien, por mbetem edhe pa u kuptuar askush as ata as në vete prodhuesit e çiftelisë. Çiftelia jonë e mirë nga tuli i bukës ënde qëndronte në drejtorin e burgut, me shprese se një ditë do të zbulohet e vërteta!!!!? Çiftelia shkoi, isha në qeli kuptohet me pak bukë, në racionet tona, që vërtet nuk i plotësonte as për afër nevojat tona biologjike. Nga pakë e nga pakë, edhe aty vazhdova të ndajë tul buke, diku edhe me molisjen time diku i hidhëruar, diku i terruar nga vetmia dhe terri, fillova si në shaka që ta ndreqi disi si një lloj suveniri “shtëpinë e Lidhjes se Prizrenit”, ishte punë me e lehtë se çiftelia, por me e rëndë për lukthin tim, e për shëndetin tim. Të thuash edhe një javë para përfundimit një mujor të qelisë,  në vizite më erdhi drejtor Nikoliqi, që e pa dhe e fërkoj kokën qysh është e mundur ketë mrekulli arti ta besh kështu nga tuli i bukës!!!?, I thash se është mjeshtrja e revoltës time që me mungon buka, prandaj për mos me ju dënuar Ju po e dënoj veten apo me të thënë drejt është ajo mjeshtrja e çiftelies që e ke në drejtori. !!!? Qeshjet e tij histerike nuk kishin të ndalur, por dhe ngadhënjimi im nuk kishte fuqi më të madhe se sa edhe veten e quajta Fitues në këtë “betejë të fortë burgu”. E mori me butësi ketë suvenir dhe mi foli dy fjalë edhe mua shqip: të gjithë shqiptarët janë mjeshtër me tha dhe doli, me suvenirin tim “shtëpinë e Lidhjes se Prizrenit”.

Suveniret pra nisen ti shtohen në dekorimin e zyrës se Nikoliqit, njëra nga marazi e xhelozia që ishte çiftelia dhe të dytën e mbante si një vepër të madhe artistike, duke u thënë edhe mysafireve të tij se shih çka punojnë të burgosurit nën regjimin e tij, pra të gjitha ato persekutime që na i bënte vetë personalisht i kthente në lëvdata se vetëm ky e njeh mentalitetin shqiptar dhe ishte i pa zëvendësuar nga kush tjetër Nikoliqi e veç Nikoliqi në çdo mandat. Nuk e dijë as vetë sesi apo nga kush, më siguri nga ana jonë, sepse edhe ne kemi vagabondët tonë shqiptar, që fatbardhësisht janë në zvogëlim e sipër, e këtu jap edhe një sugjerim që kjo racë e vagabondëve ordiner shqiptare edhe mos të ishte fare nuk ka problem, ketë lloj ta quash njerëz degjenerues të së keqes mund të shtyhen vetëm me vlera atdhetare e kurrë se qysh me militant klanor apo politik për ta politika është sikur ujitja apo rritja e tyre unë jam dhe mbetem artist autodidakt dhe atdhetare e jo kurrë politik, sepse ushqehen vagabondët e Kombit tim shqiptar, unë nuk i ”ujisë-ushqej” kurrë vagabondët. Drejtor Nikoliqi paska kuptuar se suveniri i artit, nuk tek është art modern nga tuli i bukës, por tek është “simboli i krejt shqiptareve”, tek është hidhëruar shumë e në prezencën e shumë mysafireve e paska hedhur shumë egërsisht në dysheme edhe “Lidhjen e Prizrenit” edhe instrumentin me antik të iliro–shqiptareve pra atë tulin e bukës të kthyer në instrumente. Ne përsëri na dënuan me nga një muaj qeli, e racionet tona gjatë këtij muaji na u epshin pa bukë, here si makarona me sheqer, herë ai lëngu i domateve, ajo lakra me veshin origjinal të derrit nuk na mungonte as një javë, të gjitha këto i kishim dhuratë nga bashkëvendësi ynë apo drejtori i quajtur Nikoliq.

Libri në burg

Ne fillim të nëntorit 1981, gjetëm disa libra shqip, ku mbas disa muajsh kur vërejtën se ne kishim nevojë për lexim shqip, i hoqën të gjitha librat dhe jo rastësisht i prunë libra në gjuhën serbe, dhe shih në alfabetin cirilik, që ne edhe në këtë aspekt të jemi disi të dënuar, ne nuk prituam ia filluam ti marrim dhe ti lexojmë pa më të voglin problem. Brenda muajit e kishim të drejtën e katër librave për lexim. Por problemi qëndronte se në dhomat e këtij tip burgu nuk kishte dritë të mjaftuar, dhe kryesisht mund të lexonim nga ora 10 e 30 minuta të ditës deri sa u shuante drita aty nga ora 15 e 30 minuta, sepse ne ishim në katin e dytë të një ndërtese ku në afërsinë tonë gjendej një pallat që na e mbyllte dritën e nevojshme.

Shpesh na shtinin që pa i lexuar librat ti kthenim e të merrnim të tjera, kjo lojë e gardianesh ishte më shumë provokative, se sa njerëzore. Shpesh në paketat tona mujore na vinin libra nga familja, por unë nuk dijë as një rast në burgun e Nishit që është lejuar ndonjë libër, por përkundrazi çdo libër i ardhur nga familjet tona, është shqyer apo hedhur në mbeturina, duke na lënduar, se edhe kështu mund të bënë udhëheqja e burgut të Nishit me vendësin tonë drejtor Nikoliqin. Megjithatë ne lexonim çka na binte në dorë, pra në mesatare apo për kokë te të burgosurit në muaj ishin 4 libra që po të pjesëtohet apo shumëzohet për 12 muaj në 10 vite mund të dalë një nivel i një fakulteti të leximit të librit dhe kulturës serbe, nëse na e llogarit dikush.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx