Speciale
Sylë Mujaj: Nish-i apo Naissus-i (4)
E shtune, 23.11.2013, 10:09 PM
Greva e
urisë
Shkruan: Sylë Mujaj
Grevat e urisë nuk ishin të pakta në burgun e Nishit, të cilat na vinin nga provokimet e padurueshme të vet drejtorisë se këtij kampi në krye me drejtor Nikoliqin, i cili njihte shumë mirë mentalitetin tonë, e i cili në çdo rast shkonte e jepte urdhra që të na provokoj, si në fryrje personale ashtu dhe deri në ushqimin tonë ditor. Si rastet e racioneve tona edhe pse ishin nën nivelin e kalorive të nevojshme, e që shpesh gjatë javës kishim atë racionin e tmerrshëm me lakra e ku në mesin e tyre na vinte veshi i derrit as i fërguar as i zier, por të thuash i freskët nga derri i prerë dhe ashtu i pa larë e me yndyra, e me leshra na u vendoste nëpër pjatat tona, jo një vit apo dy vite, por shumë vite.
Kjo apo provokimet e tjera, si rasti i individëve ordiner që na u vendoste nëpër dhomat tona që kishin misionin e provokimit të drejtpërdrejt politik, me ngacmimet e tyre në baza nacionale. Këto hordhi kriminele vinin e përfitonin me heqje apo zbutje të dënimeve të tyre si mbas rangut të provokimeve jo vetëm me fjalë, por edhe provokimeve fizike, që kishin urdhër po nga vetë drejtor Nikoliqi. Të shumtët dilnin me suksese, sepse nëse nuk ju bënte punë fjala provokative ata e përdornin edhe forcën ndaj nesh. Kemi shumë raste që shokët tanë binin pre e këtyre manipulimeve apo nuk mundnin t’i kalonin, sepse kushtëzimi i tyre ishte shumë transparent që nuk mund t’u ikje fare. Raste kemi të shumta që gjatë kësaj dekade në burgun e Nishit, mund të them se shumë raste kanë lënë edhe pasoja fizike te një numër i ish të burgosurve shqiptar; Rasti im konkret me thyerje të nofullës, rasti i Berat Luzhës, rasti i Muhamet Rogovës, rasti i Hysen Gegës, rasti i Ramadan Nikës, rasti i Selim Bucollit e shumë e shumë raste të tjera. që kjo gjindeje të kalohej apo t’i bëhej ballë këtyre grupeve kriminele të dresuar nga drejtoria, për në shpëtim i vetëm ishte greva e urisë, e jo mjetet tjera, sepse çdo mënyrë tjetër e veprimit tonë ju jepte suksese krimineleve të dresuar. Rasti më i vështirë ishte viti 1983 kur të thuash nga të 24 dhomat e izolimit të thuash se afro 6 muaj ditë i kaluam shumica jonë në qelitë e këtij kampi. Grevat tona të urisë nuk ishin të zakonshme, sepse po të lajmëroje grevën e dinim shumë mirë se ne për çfarë procedure do të kalonte; së pari na zhvisheshin krejt nga rrobë e burgut, vinin njësitë të përgatitura si gardian të specializuar si boksier e të tjerë ku fillonte shamata së pari me gazin lotsjellës, e se dyti me rrahje të kërbaçit deri në alivanosje, na tërheqshin zvarrë deri në qelinë e caktuar, na i gjuanin rrobë e kur na delte alivanosja i vishnim. Mbas tri katër ditësh na e përgatisnin raportin e llojit të veçantë si fajtor që po duam ta shkatërrojmë edhe Jugosllavinë edhe sistemin e burgut, kur kuptohet dënimet tona ishin 30 ditë qelie, këtu ishin edhe dënimet e tjera si rasti me cigare dhe çdo ditë me provokime të llojit më të ultë nga ana e gardianëve barbarë. Edhe shëtitjet tona ishin të zvogëluar në minuta, si dhe gjatë këtyre dënimeve për lëvizjen apo ngritjen, apo kthimin e kokës na kushtonte me rrahje fizike. në anën tjetër që ishim solidar me njeri tjetrin moralisht e ndienim veten të fortë, sepse çdo herë nëse njëri fillonte grevën u bashkonin të gjithë dhe pa dyshim edhe dënimi ishte me i përballueshëm kur e dije se me veti ishin shokët e tu që të përkraheshin në aspektin moral e të karakterit stoik ti bëje ballë torturave aq mizore, sidomos të veçanta në burgun e Nishit, në krahasim me burgjet e tjera të asaj Jugosllavie. Gjatë 10 vjeteshin në burgun e tmerrshëm të Nishit të thuash se gjysma e dënimit tonë u kalua nëpër qelitë e errtë të “shtëpisë se bardhë”.
Vizatimi
në burg
Ne mos mundësi të qëndrimit në ato kushte mizore të izolimit në kthinat e dhomave të tmerrshme në dimensionet aq të ngushta, në dhomën e përbëre nga katër krevate një WC-je një metër katror, në hapësirën lëvizëse në mes krevatesh nga 50 cm gjerësi, dy karrigeve të drunjta, ne na duhej të gjenim mënyra t’u bëhej ballë, njëra nder to ishte edhe mënyra e shkrimeve apo vizatimeve.
Kuptohet në kushte të pa kushte kur çdo gjë mungonte apo ishte e ndaluara që në të kishim. Ne, disa që kaluam shumë kohë e vite në këtë sistem dreqi të burgut, u morëm edhe me vizatim, ku për të kaluar kohen i gjenim mënyrat e krijimit të kushteve nga mjete të ndryshme si nga copat e kartonëve të vizitave, nga pakot e cigareve, nga lloj lloj letre që mundnim ta gjenim apo që na lejohej të hynte në kthinën tonë. Ndërsa për shkrim apo për vizatim përdornim edhe llojet e ndryshme të sallatave si rrepanin për ngjyrën e kuqa, thëngjillin e shkresave për vizatim, tulin e bukës për skulptura apo instrumente të ndryshme, penjte nga çorapet tona apo rrobat tona, margjinat e gazetave që na vinin me vonesë e lloj–lloj materiale të ndryshëm që mund të na hynte ne përdorim, asgjë nuk lëshonim dhe shih e gjenim mënyrën që nga ai trishtim të kalohet në çaste të mira apo veprave të mira burgu.
Kemi shumë materiale që u dërguan përmes enëve të vizitave, e ku në mënyrën e veçantë i shtinim dhe i kthenim në Kosovën tonë të dashur apo në familjet tona, si shkrime, letra familjare, skulptura të tulit të bukës, poezi të ndryshme, portrete te më të dashurve tanë etj, etj. Këto lloj materialesh e dokumentesh besoj se janë një thesar i mirë jo vetëm artistik, por dhe i vetë kravatave tona të veçanta se si mundet njeriu edhe në kohën e pa kohë të krijoj dhe veproj.
Pastrimi i korridorit në burg
Qëndrimi ynë me vite në kthinat e tmerrshme, dhe të ngushta të izolimit, na jepte ndonjëherë edhe ndonjë ta quash dalje apo në të ashtuquajturën pastrim të korridorit apo hollit të madh në mes të 12 dhomave kundruall 12 dhomave tjera në sistemin e izolimit. Korridori ishte i madhe të thuash afro 15 metra nga ana tjetër. Dilnim 4 veta nga dhoma i merrnim materialet e nevojshme dhe nën përkujdesjen e gardianit fillonim pastrimin e caktuar.
Shpesh në këto lloj pastrimesh ndodhnin ndeshje të tmerrshme me gardianët mbikëqyrës, sepse ndodhte që gjatë pastrimit kur ne u afronim afër derës tjetër e ku e dinim se aty është shoku ynë, ne pa zë e përshëndetnim njëri tjetrin, dhe kështu e vërente edhe gardiani, e ndërkrente punën na kthente në dhomë na e shkruante raportin shpesh edhe me shpifje dhe ne na epej urdhri që të bëhemi rresht për dy e drejtë e në qeli, që na kushtonte aq shtrenjte një muaj ditë dënim qelie.
Këso lloj dënimesh nuk ishin të pakta në burgun e Nishit.
Me të gjitha të këqijat që sjelltë dalja në pastrimin e korridorit kishte dhe të mirat e veta kur shpesh kur qëndronte ndonjë gardian jo fort i disiplinuar ne mund të kontaktonim me dhomat e tjera dhe të kuptonim gjendjen se si është situata edhe në Kosovën tonë nga shokët tanë të regjioneve të ndryshme, pra ia vlente edhe vetë dënimi ynë që ne të pajiseshim me njohuri të reja, që na vinin në një mënyrë apo rrugë të ndryshme deri në qelitë e këtij kampi të veçantë të Nishit.
Qethja në qeli
Gjeja me e tmerrshme ishte edhe qethja jonë ku mbas përfundimit të një muaji e priteshim si “dhia thikën”, që ne të qetheshim. Na ftonin të rreshtohemi e të dilnim nga dhoma, u bënim rresht për dy dhe prisnim që njëri mbas tjetrit të uleshim në karrigen e berberit. Kjo mënyrë e qethjes tonë ishte njëra nder ndodhitë më të tmerrshme, sepse vetë berberi ishte një mizor i burgosur që këtë detyrë e kishte privilegj nga vete shpifjet e tij apo denoncimet që i kishte bëre nëpër pavijonet tjera. Ky lloj berberi e çonte në mënyrë besnike këshillat e gardianit që sa me shpejte me minuta të qethej i burgosuri, lojërat e tmerrshme bëheshin kur fillonte qethja jonë, e ku me atë makinën e ndryshkur shpesh ne përgjakeshim apo mbeteshim pa një pjesë lëkurë, që këto raste nuk janë të pakta në rastet tona. Nëse kundërshtonim kërciste kërbaçi i gardianit, nëse u uleshim pa bë zë përsëri na kushtonte nga sjellja e pa cipë e berberit, ky lloj ankthi i veçantë për ne ishte çdo muaj në burgun e Nishit. Askush nuk e pësoi aq shumë sa miku ynë Ramadan Nikaj nga Drenasi, i cili mbeti i dëmtuar rëndë nga veshi.
Larja në izolim
Edhe sistemi i larjes apo pastrimit tonë i kishte veçoritë e veta në burgun e Nishit që edhe këtu ne duhej ta paguajmë dënimin e autorizuar nga drejtoria e burgut. Dilnim në pastrim në dy javë u përgatitemi me ndërresat e dhëna brekë e këmishë të veçanta apo të shqyera. Koha e pastrimit tonë ishte me minuta që këto minuta për ne ishin e mbeten të tmerrshme shpesh nga kinse gabimi i gardianëve se gabim e lëshonin ujin e ftoftë kull apo shpesh kur jepej urdhri të jemi nder tushat e tmerrshëm na rrjedhtë uji i valë që të gjithë u përpëliteshim nga muri në mur, që nuk guxonim as të kundërshtojmë, shpesh ndodhitë e tilla nga uji i ftoftë apo i valë ne kishim pasoja në lëkurën tonë që na duhej me javë shërimi, po, po kështu ishte burgi i Nishit për ne shqiptarët nga viti 1981 deri në vitin 1990, e ku çdo herë kishim nga një befasi të ndryshme nga vetë drejtoria në krye me drejtor Nikoliqin i origjinës së Kosovës tonë.
Diçka po
zihet në burgun e Nishit dhe në Kosovë
Edhe pse gazetat vinin mbas dy tri ditësh ne e përcjellim situatën e Kosovës tonë dhe i shihnim apo i ndjenim edhe vlimet edhe ndryshimet në rritjen e mos kënaqësive dita ditës. Ndryshimet i kuptonim edhe nga vizitat tona të cilat ishin të mbikëqyrura rreptësisht apo të regjistruara në manjetofonin UHER, të burgut, ku ne që nga fillimi asnjeri nuk e pranoj të folurit në gjuhën serbe, nga viti 1981 na u vendos regjistrimi i vizitave tona e ku shpesh mbas vizitave, kinse paskemi folur politikisht ne nga vizita kalonim në procesin e raportimit në drejtori që ne dënoheshim me nga 30 ditë qeli, të zakonshme, shpesh në vizita ne na u sjellin lajme me gjestikulime apo thashetheme, kinse familjare që ne i kuptonim se rrjedhat e procesit çlirim po shkonin në mënyrë të kënaqshme kundër pushtuesit serb.
Ne mbas sa e sa vitesh krijuam edhe sistemin tonë të informimeve nga muri në mur për mes alfabetit tonë të trokitjeve apo shenjave të veçanta që për një kohë të shkurtër ishim në gjendje ti kuptojmë e të bëhet një sistem i përgjithshëm që të njoftoheshim e ti njoftojmë të gjithë më të rejat nga vizita në vizitë apo nga dhoma në dhomë, apo nga lajmi në lajm apo nga përgatitja për protestë e dhomës në dhomë, këtë mënyrë të informimit nuk, munden ta zbulojnë kurrë drejtoria e burgut të Nishit edhe pse e hetoj që diçka po bëhej nga dhoma në dhomë edhe pse muret ishin aq te trasha e sistemi i sigurisë ishte aq i madh. Nuk e pritnin as ata kur në sekondat apo minutat e caktuar të gjitha dhomat ishin të gatshme për protestën e caktuar nga mënyra jonë e informimit me shenjat tona nga muri në mur. Filluam të bëhemi edhe të disiplinuar në raportet tona kundruall drejtorisë se burgut e cila ishte e hutuar se çka dreqin po bëhej në këtë mënyrë kur në afërsi të dyerve tona qëndronin me kërbaç të thuash krejt kohen gardianët. Kjo ishte mbas të thuash nëntë viteve izolim një sukses i yni që ta trandim apo ta mundim vetë drejtorinë në krye me vetë drejtorin Nikoliqin e tmerrshëm, dhe të thuash ne të ishim mirë të njoftuar edhe pa mjete të mas-medieve në lidhje me situatën aktuale ne të krejt trevën e Kosovës apo në rrjedhat e kontakteve me të gjitha burgjet jugosllave kur u arrit edhe të thuash suksesi me i madhe që të bëjmë përgatitjen e grevës se përgjithshme në krejt burgjet jugosllave e cila u arrit me datën 15 janar të vitit 1990, ku as vetë drejtoria e Nishit nuk e kishte të çartë se çka po bëhej as me burgun e Nishit as me lidhjet tona të atij alfabetit tonë të veçantë e ku pikërisht në këtë datë në grevën e përgjithshme i tronditem deri në rrëzim të vet drejtorisë se burgut ku nga sistemi ynë ne i joshëm edhe të ish burgosurit tjerë me fjalët që ne e kryem burgun, por ju duhet ta shfrytëzoni pranin tonë në lidhje me përmirësimin e ushqimit, dhe shih patëm sukses kur të thuash të gjitha pavijonet e burgut të Nishit e refuzuan ushqimin dhe punën e ku ju dha një grusht vendimtar edhe Drejtorisë se burgut të Nishit në krye me drejtor Nikoliqin i cili u rrezua pikërisht nga ana e organizimit tonë, e në burgun e Nishit për herën e parë, hynë banane e ushqim i nivelit, e jo si deri me tani vetëm mbeturina e pasteta të vitit 1956, pra kjo përvojë e jona apo këmbëngulësia jonë e disiplinuar dha dhe frytet e veta edhe politike në ndryshim vlerash edhe në kampin e tmerrshëm të Nishit edhe në marrjen e informatave mbi rrjedhat aktuale në krejt Kosovën tonë të dashur.
Epilogu i ndodhisë së burgut
Nëpër zindanët e burgut të Nishit nga viti 1981 deri në vitin 1990 kaluan afro 400 apo 500 të burgosur politik ku shumica e tyre ishin në sistemin e izolimit që të thuash shumicën e burgut e mbajtën në këtë sistem, nga 2 e deri në 9 vite izolim, Afro 100 veta të thuash që ishim në këtë kamp të pa ndarë që nga viti 1981 e deri me lëshimin tonë të datës 18 prill të vitit 1990. As kush nuk mund ta dinë me mirë se sa qindra të burgosur se si i kaluan jo një vit, dy vite, tri vite, katër vite, pesë vite, gjashtë vite, shtatë vite, tetë vite, nëntë vite, por rrumbullak 10 vite, intervistat pyetjet e çdo njeriu, kanë në kokën e tyre gjera që vërtet i duhen shtresës tjetër që mbeten jashtë burgjeve, për këtë “jete”, do të duhej të mblidheshin të gjitha bashkë të gjitha përshkrimet ku do të delte një libër aq i madh sa do të ngopeshin se lexuari se sa interesant na ishte kjo “jetë” kundruall jetës tjetër, që deri diku nuk pranohet as si e vërtetë se si u kaluan dy here e gjysme vlere e fakulteteve ato më të vështirat e psikologjise apo e filozofisë, e biologjisë, apo e vet fizikës dhe kimisë po po interesohuni të gjitha këto do t’i keni te gatshme nga këta lloj “studenteve”, që i kryen “studimet“ me nota të larta dhe sot jo rastësisht i keni karshi jush dhe interesant edhe duken të zakonshëm si Ju.
E vërteta e Paraqinit
Sa mirë kur duhet të gjendet e vërteta e Paraqinit:
Në vitin 1989 apo 1990 në një ditë në të ashtuquajturin “Grupa pojaqanih Nadzor” /Izolim/ në “shtëpinë e bardhë”, të burgut të Nishin në dhomën e prunë një njeri të moshuar, por me fytyrë intelektuali i quajtur Stamenkoviq. Mbas dy-tri ditëve që nuk e foli asnjë fjalë, filloi të më shikojë dhe më përshëndeti, për mua si i burgosur në ato rrethana mendoja se si posi të tjerët mund të jetë njeri nga ata provokatoret e rastit që vetëm ishim të mësuar nga vitet në kalim. Atë ditë kur filloi, më foli ky njeri, ishte një ditë e murmurimave dhe e shiut të madh; me njoftimet e zakonshme se kush jam e kush është: Ai tha unë jam gjeneral! Kjo fjalë me bëri përshtypje pse gjenerali këtu, ç`bën apo çdo të bëjë në dhomën time. /Pra, nga tash mendoja se ia paskan rritur “fitili”, atyre lloj-lloj vagabondësh në një shkallë më të lartë dhe shih, çka ky më thotë, unë jam gjeneral, në këtë kohë, kur murmurimat edhe jashtë e bënin të vetën në luftë me natyrën/ !!!?
Mbas disa
orëve në ato zhurma të kohës me stuhi, më tha se unë isha kur u bë përgatitja e
vrasjeve në Kazermën e Paraqinit. më goditën fjalët e tij, sepse edhe ne si të burgosur
kishim dëgjuar për këtë tmerr të vrasjeve në këtë Kazermë. Mbas disa ditësh më tha
se unë nuk jam serb, edhe kjo ishte një e dhënë që ndryshonte nga mysafirët që shpesh
na vizitonin nëpër këto vite. më tha Stamenkoviqi gjeneral se është vllah, dhe
se paskan pru këtu drejt dhe pa e dërguar në burgun hetues, sepse gjatë një mbrëmje
me oficerët dhe eprorët e tjerë në një darkë të një feste, pak dhe në ndikimin
e alkoolit paska thënë” se edhe në vllahët duhet të kërkojmë si shqiptarët e
Kosovës të drejtat e tyre bile së paku për shkollimin fillor”. Kështu, në burg,
së bashku me mua fliste ky lloj gjenerali, dhe një ditë kur përsëri binte shi i
madh ishim tash në një loje shahu kur më nisi të më fliste disa fjalë shqip, për
mua ishte çdoherë nga një befasi në tjetrën dhe disi ishte prapë ndryshe nga
tjerët vizitues. Një ditë, po si këto kur fliste, nisi e më shpjegoi se para se
të ndodhte kjo masakër të gjithë shqiptarët e rinj të anëve të ndryshme të Kosovës
u kemi dhuruar disa ditë festë që të shkojnë në shtëpi. Pra, aty gjatë punës
tonë as në kazermë nuk kemi lënë shqiptarë, kemi përgatitur terrenin që t’i
vendosim një slloven një kroat, një boshnjak, një maqedonas një . dhe kështu është
bërë mbas kthimit të shqiptarëve si ushtar janë bërë ndryshimet e caktuara.
Pra, as
kush nga ta nuk ka ditur se çka po bëhet, edhe pse ishte karakteristike jonë se
shqiptarët e rinj të tubuar çdoherë flisnin për Kosovën dhe për ju të burgosurit.
Aha, më falni të tregoj se cilat fjalë i dinte të gjuhës shqipe; lepur, breshkë,
buzë, mustaqe. Mbas disa ditëve që e vërenin nga spiuni i derës /vrima/ sa
duket që po e çonte me mua ky lloj gjenerali e hoqën, por dhe unë nuk e lashë,
ia bëra një vizatim të, portretit të tij, kam dëgjuar se sot gjendet diku në
Ky ishte ai far gjenerali i quajtur Stamenkoviq që vetën e distanconte nga serbët e asaj kohe bile e quante vetën vllah-rumun.